15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6056

Në Suharekë sulmohen policët

0

Një polic ka marrë lëndime trupore dhe dy të tjerë janë penguar gjatë punës nga pesë të dyshuar: tre meshkuj dhe dy femra, në fshatin “Krushicë e Poshtme” në Suharekë, pasi shkuan për t’i lënë ftesa për intervistë tre të dyshuarve nga e njëjta familje.

Me përdorimin e mjeteve të forta, janë shkaktuar dëme materiale edhe në automjetin e policisë, duke i thyer dy xhama, njofton Klan Kosova.

Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati.

Parlamenti Studentor i UPZ-së: Lajmi për Fidan Shalën na ka trishtuar

0

Parlamenti Studentor i UPZ-së është trishtuar, kur ka dëgjuar se ish-kolegu i tyre, Fidan Shala, nuk është punësuar edhe pse i përket familjes së katër dëshmorëve.

“ Të trishtuar dhe te zhgënjyer me lajmin se ish- studenti i Universitetit “Ukshin Hoti”, familjar i 4 dëshmorëve të dekoruar nga Presidenca, “Heronjë të Kosovës” që dhanë jetën për kombin, dhe 2 martirëve, Fidan Shala, edhe pas diplomimit prej disa viteve mbetet i papune”, thuhet në reagimin e Parlamentit të UPZ-së.

“Ky lajm na ka turpëruar të gjithëve, gjithë këtë klasë të korruptuar të shoqërisë të cilët udhëheqin sot me institucionet tona”.

“Fidani nuk punësohet sot për faktin ai nuk jep ryshfet për një vend pune”.

“Fidani nuk punësohet sot edhe për faktin që nuk është familjar i ngushtë i këtyre njerëzve që e kanë pështjellur pushtetin lokal në Prizren”.

“Fidani nuk punësohet sot se kësaj shoqërie dhe këtij kombi i ka dhënë 4 anëtarë më të ngushtë të familjes”.

“Një gjë është e sigurt, Fidani nuk do gjunjëzohet para askujt për një vend pune sepse e ka traditë familjare mosdorëzimin, dhe se një ditë ai do të ketë një vend pune, mirëpo turpi dhe ndërgjegjja këta pushtetarë të sotëm do i ndjek gjithë jetën si një hije e zezë”.

“Urgjentisht kërkojmë ndryshimin dhe qasjen më ndryshe të politikave te punësimit për gjithë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”.”, shkruan PrizrenPress.

“Është i tmerrshëm fakti se studentët pas diplomimit janë të detyruar të emigrojnë jashtë shtetit sepse këta pushtetarë ia kanë vrarë edhe shpresën”.

Anëtari i familjes së 4 dëshmorëve, Fidan Shala është ndjerë i mashtruar nga pushtetarët e Prizrenit.

“Fillimisht më thanë “kur e kryen Fakultetin nuk ka diskutim, ti do të jesh i pari. Pasi që diplomova më thanë që nuk ke përvojë të punës, edhe pse kisha mbi 5 vite përvojë të punës”, ka treguar ai.

Fidani është anëtari i familjes Shala, që Kosovës, ia ka dhënë katër dëshmorë: babin, dy vëllezër dhe axhën.

“Ndihem shumë i shqetësuar me këtë gjendje, ku unë Fidan Shala tash e 18 vite, nuk e kam gjysmën e familjes. Sa herë ulem në sofër për të ngrënë bukë, mua më mungon një sofër njerëz, që dhanë jetën për këtë liri e pavarësi të Kosovës,që 18 vite pas luftës, ende bredhim rrugëve të pa punë”, ka thënë Shala./PrizrenPress.com/

Si vdiq Poe?

0

Vdekja e shkrimtarit amerikan Edgar Allan Poe (1809-1849) është një mister.

Në shtator të vitit 1849, shkrimtari 40-vjeçar i kërkoi një gruaje që të martohej me të: ndihej mirë dhe e kish kokën të mbushur me projekte. Në 3 tetor u gjet në një rrugë në Baltimore: kishte ethe dhe halucinacione, mbante veshur rroba me masë të gabuar. Nuk dinte të thoshte se çfarë i kishte ndodhur, as pse mbante veshur rroba të tjetërkujt. Katër ditë më vonë, vdiq.

Gazetat fajësuan alkoolizmin për vdekjen e tij, por simptomat e regjistruara në spital e përjashtojnë këtë hipotezë. U mendua për një akt sulmi, për meningjit, epilepsi apo sifiliz.

Në vitin 1996, një kardiolog i Universitetit të Maryland, Michael Benitez, deklaroi se ndoshta shkrimtari ishte kafshuar nga një kafshë shtëpiake dhe ishte prekur nga tërbimi.

Deri tani, asnjë hipotezë nuk mbështetet nga prova të sigurta.

Kapet me tri qese najloni drogë në Vërmicë

0

Në PKK Vërmicë, dje në orët e mbrëmjes (17:15), sipas raportit të sotshëm të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte ai janë gjetur dhe konfiskuar tri qese najloni me peshë 0.84 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Burri i dehur del me pushkë në Rahovec

0

Në fshati Drenoc të Rahovecit është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ishte në posedim të një pushke gjuetie për të cilën nuk posedonte leje përkatëse, thuhet në raportin e Policisë, përcjellë PrizrenPress.

Sipas Policisë, arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacion policor derisa të këndellet. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Vërmicë, prezantoi letërnjoftimin me emër tjetër

0

Në pikë kalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar një mashkull, pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin me emër të një personi tjetër, thuhet në raportin e Policisë, përcjellë PrizrenPress.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Kafshohet nga qentë, rahovecasi përfundon në spital

0

Një person është kafshuar nga 4 qenë në fshatin Hoqë e Vogël, të Komunës së Rahovecit.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në fushë është sulmuar nga 4 qenë dhe si pasojë e kafshimit nga qentë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës”, njofton Policia, përcjellë PrizrenPress.

Policia ka bërë me dije se, lidhur me rastin, është intervistuar pronari i qenve dhe i njëjti ka deklaruar se qentë i mban për t’i ruajtur delet.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Arrestohet në Prizren, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Një person është arrestuar në rrugën “Ulqini” në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

Prizren: Poston foto me armë në Facebook, ia konfiskon policia

0

Në Prizren, Njësiti policor me urdhëresë nga gjykata ka bastisur shtëpinë e një të dyshuarit shqiptar, pasi i njëjti kishte postuar në rrjetin social Facebook disa foto ku ekspozonte një armë.

Sipas Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK-47, përcjellë PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Zvarritja e Policisë gjyqësore zbeh drejtësinë

0

Formimi i Policisë gjyqësore tanimë është bërë thuajse imperativ i kohës dhe shumë i domosdoshëm për ecurinë e zhvillimeve pozitive në fushën e drejtësisë, duke u paraqitur tashmë si nevojë ashtu siç ekziston në shumë shtete të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Të paktën, kështu kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët kanë thënë po ashtu se kësisoj Policia gjyqësore veç të tjerash do të ishte nën ombrellën e ‘Prokurorisë’, dhe do t’i raportonte kësaj të fundit, ku për rrjedhojë do ishte edhe larg ndikimeve eventuale të politikës. Prokuroria e ka të vështirë që të ketë sukses në punën e saj pa e pasur Policinë gjyqësore nën urdhrat strikte të saj. Por, a do të ndodhë ky ndryshim që do të ishte në favor të Prokurorisë, tani për tani mbetet mister, ani pse do të ishte më se i nevojshëm për punën e Prokurorisë që të jetë sa më e pavarur dhe e pandikuar, por edhe e papenguar nga politika.

Sipas analistëve, policia merr urdhra dhe i raporton MPB- së, e që ka dyshime se mund të jetë edhe e ndikuar, duke paraqitur kësisoj një pengesë për hetimet dhe përzierje të rrezikshme kompetencash për hetimet e mirëfillta.

Shtimi i efikasitetit në luftën kundër krimit

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se vetë mungesa e Policisë gjyqësore është një hendikep për Prokurorinë, derisa kjo polici do të plotë- sonte më mirë kompetencat dhe përgjegjësitë në raport me veprat penale. Kjo po ashtu, sipas Kelmendit, sigurisht se krahas prokurorit do të ndihmonte edhe në kryerjen e hetimeve paraprake, sikur ekziston çdokund Policia gjyqësore, mbledhjen e provave dhe fakteve dhe në hetimin e veprave penale, ato të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Andaj, ky do të ishte një ndryshim në favor të Prokurorisë dhe në efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar të të gjitha formave. Konsideroj se Prokuroria do të duhej të jetë tejet e pavarur në zhvillimin e hetimeve ndaj veprave penale dhe po ashtu me një Polici gjyqësore totalisht të pavarur dhe të pandikuar e jo sikur është tani, ku kjo polici që merr urdhra dhe i raporton MPB-së, pra që do të thotë se mund të jetë edhe e ndikuar, nga kjo e fundit”, është shprehur analisti Naim Kelmendi. /Kosova Sot/