11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6057

Familja e katër dëshmorëve nga Prizreni, tregon se si u mashtrua për një vend të punës

0

Anëtari i familjes së katër dëshmorëve, Fidan Shala, ndjehet i mashtruar nga pushtetarët. Ai thotë se që 18 vite është mashtruar për një vend të punës.

“Fillimisht më thanë “kur e kryen Fakultetin nuk ka diskutim, ti do të jesh i pari. Pasi që diplomova më thanë që nuk ke përvojë të punës, edhe pse kisha mbi 5 vite përvojë të punës”, rrëfen ai.

Fidani është anëtari i familjes Shala, që Kosovës, ia ka dhënë katër dëshmorë; babin, dy vëllezër dhe axhën.

Ai, në një postim në Facebook, tregon se si janë mashtruar në mënyrë më bizare nga pushtetarët për një vend të punës.

“Ndihem shumë i shqetësuar me këtë gjendje, ku unë Fidan Shala tash e 18 vite, nuk e kam gjysmën e familjes. Sa herë ulem në sofër për të ngrënë bukë, mua më mungon një sofër njerëz, që dhanë jetën për këtë liri e pavarësi të Kosovës,që 18 vite pas luftës, ende bredhim rrugëve të pa punë”, rrëfen ai.

Shala tregon se djali i vetëm i vëllait dëshmor është detyruar të emigrojë për shkak mungesës së një vendi të punës në Kosovë.

“Është i vetmi djalë që ma ka lënë dëshmori, dhe sot ky djalë i vetëm i dëshmorit, i dëshpëruar është detyruar që të bëj një zgjidhje për ekzistencën e tij dhe ka bërë një vizë pune dhe me datë 24 të këtij muaji po ikë për në Gjermani”.

“ A ka ma turp se kaq, ku edhe fëmijët e vetëm të dëshmorëve i detyrojnë të emigrojnë nga ky vend?!”.

“Babai i tij në vitin 1998, e la Perëndimin dhe u kthye për të dhënë jetën në Kosovë”.

“Turp ju qoftë!”

“Zoti herët apo vonë do të i dënojë, sepse historia e shqiptarëve, gjithmonë u fitua me luftë, por më pas ajo u rikthye, sepse si popull harrojmë shumë shpejt të kaluarën dhe mendojmë vetëm për veten dhe ata që ju shërbyen armiqve tanë”.
“Këtë brengë e mora vetëm si shembull për veten dhe familjen time. Mirëpo, unë si nënkryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve – Dega në Prizren, dëgjoj edhe më keq, kur ka fëmijë të dëshmorëve që tashmë nuk e kanë edhe të drejtën për pension, sepse i kanë kaluar 18-të vite dhe nuk e kanë asnjërin prindër dhe ata sot kërkojnë edhe lëmoshë”.

Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së (SHIL ) në Prizren, Burim Shala, ka akuzuar ndërkaq bashkëluftëtarët e tij, se nuk kanë bërë asgjë për fëmijët e dëshmorëve.

Ai thotë se fëmijët e dëshmorëve janë të vetmit që nuk janë punësuar, pas përfundimit të luftës.

“Disa bashkëluftëtarë tanë që sot janë në politik kanë punësuar fëmijët e spiunëve, vëllezërit e motrat e tyre, kurse kanë harruar fëmijët e dëshmorëve”, tha Shala,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, fëmijët e dëshmorëve janë lënë anash, “sepse dëshmorët janë harruar”.

“Fëmijët e bashkëluftëtarëve tanë që sot janë dëshmorë i kemi lënë në lëmosh dhe kemi dëshirë të vinë të luten tek ne, për ndonjë vend pune”,
“Nuk ka ma turp se ti thuash dikujt ky është djali ose vajza e dëshmorit që ti e ke pasur kinse shok në luftë dhe po këta fëmijë janë ende të pa punë”, shprehet Shala./PrizrenPress.com/

Limaj: Akuzat ndaj meje për vrasjen e dy shqiptarëve janë bizare

0

Fatmir Limaj i ka cilësuar si bizare, akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e dy shqiptarëve.

Ai ka potencuar se abuzimi me drejtësinë është krimi më i madh që mund t’i bëhet një vendi.

“Unë dhe bashkëluftëtarët e mi jemi të njohur për mbrojtjen e qytetarëve. Nuk i kam ikur asnjëherë ftesës së drejtësisë, por kjo mënyrë dhe kjo qasje është tepër. Që të abuzohet me drejtësinë është krimi më i madh që mund t’i bëhet një vendi” ka thënë Fatmir Limaj për Klan Kosova.

Reagimi i tij ka ardhur pas akuzave për vrasjen e dy shqiptarëve në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Një muaj paraburgim për babë e bir nga Vlashnja e Prizrenit

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarve për falsifikim të dokumenteve, babë e bir nga fshati Vlashnje.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj tha se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

“Të pandehurit D.H. dhe S.H. dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse prej datës së pavërtetuar e deri më datën 27.12.2016, në Prizren, në marrëveshje paraprake mes vete, i ndryshojnë letrat me vlerë me qëllim të përdorimit si të vërteta dhe për t’ia dhënë tjetrit për t’i përdorë”, tha ajo,shkruan PrizrenPress.

Sipas saj, të dyshuarit në Agjencinë e tyre “Geosmart Consulting”, kanë falsifikuar dokumentet duke ndryshuar edhe aktgjykimet.

“Me këtë veprim të pandehurit me inicialet D.H dhe S.H. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale falsifikim të letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës”, tha Kicaj/PrizrenPress.com/

Vehapi dëgjon hallet e qytetarëve

0

Komuna e Rahovecit, nëpërmjet një komunikatë për media ka bërë të ditur se kryetari i kësaj komune, Idriz Vehapi, ka pranuar qytetarë e kësaj komune në zyrën tij dhe i ka dëgjuar hallet e tyre.

Sipas zyrtarëve të kësaj komune thuhet se kjo është mënyra më e mirë, për të qenë më afër qytetarëve dhe për të dëshmuar se të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit para kryetarit janë të njëjtë.

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për korrupsion të Komunës së Prizrenit

0

Gjykimi i paraparë të mbahej të hënën, ndaj të akuzuarve, Bashkim Krasniqi, Bedri Bytyqi, Ilaz Susuri dhe Faton Hoxha, është shtyrë për muajin tjetër. Kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, ka konstatuar se nuk i është dorëzuar prova e saktë të cilën e ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit.

Gjyqtari Elshani ka sqaruar se paraprakisht mbrojtja ka kërkuar nga gjykata që në mënyrë zyrtare të sigurojë nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizimit, dëshmi se janë bërë ankesa ndaj vendimeve të kësaj drejtorie dhe se nëse janë përfunduar lëndët. Krejt kjo për të dëshmuar se ngritja e aktakuzës ka qenë e parakohshme pasi që procedurat administrative nuk janë shteruar, të cilat do të dëshmonin nëse ka pasur parregullsi.

Mirëpo gjyqtari ka thënë se atij i është dorëzuar një fotokopje nga regjistrat intern të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku dëshmohet se i akuzuari Faton Hoxha ka atakuar konkluzionin e Komunë së Prizrenit për rrënimin e objektit afarist të tij.

Avokati Florin Vertopi, ka thënë se edhe në kërkesën e hedhjes së aktakuzë ka cekur se aktakuza në fjalë është e parakohshme, pasi që nuk janë shterur të gjitha shkallët brenda institucioneve administrative.

Prokurori Metush Biraj ka thënë se ankesat ndaj konkluzioneve të Komunës së Prizrenit, kanë të bëjnë vetëm me ndërrimin e pronarit dhe e jo me vendimet e Komunës së Prizrenit.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, ka thënë se nuk mund të procedohet më tutje pa sqaruar këtë çështje, andaj ka shtyrë shqyrtimin për 13 shkurt 2017, në ora 13:00.

Aktakuza e përfaqësuar nga prokurori Metush Biraj, i ngarkon të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës, Bashkim Krasniqi, në cilësinë e inspektorit komunal për ndërtim, nuk ka vepruar për rrëzimin e objektit afarist-banesor të të pandehurit Faton Hoxha, të ndërtuar pa leje në pronë komunale.

I akuzuari tjetër Bedri Bytyqi akuzohet se duke qenë drejtor i Inspektoratit, megjithëse ka nënshkruar aktvendimin për rrënim të objektit, nuk ka vepruar për të realizuar atë, duke i mundësuar Faton Hoxhës që të vazhdojë ndërtimin.

Ndërsa i akuzuari, Ilaz Susuri akuzohet se ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën ku është ndërtuar objekti, ku të njëjtën, pa fletë-poseduese, ia ka shitur të pandehurit Faton Hoxha për 35 mijë euro.

Poashtu i akuzuari Faton Hoxha akuzohet se pa kontratë të vërtetuar dhe pa dokumentacionin përkatës ka blerë pronën në fjalë nga i pandehuri, Ilaz Susuri dhe më pas ka ndërtuar objekt afarist në atë pronë./betimiperdrejtesi/

Berisha: Të gjithë ata që abuzuan me paranë publike të dalin para ligjit

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, ka veçuar se jorastësisht e kemi një situatë të tillë të rëndë në drejtësinë kosovare, pasi dyshohet se një pjesë e madhe e tyre janë vetë pjesë e kapjes nga politika për shkak të privilegjeve dhe përfitimit të pasurisë në kurriz të qytetarëve.

“Por, besoj se të gjithë ata që kanë keqpërdorur dhe abuzuar me paranë publike për përfitime personale duhet të dalin para drejtësisë derisa në këtë aspekt ajo pasuri jo vetëm t’u konfiskohej, por të njëjtët do të duhej edhe të ndëshkoheshin dhe dënoheshin pa marrë parasysh se kush është apo çfarë funksioni bart”, ka shtuar ai. Përndryshe Berisha ka nënvizuar se pasurimi i tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore nuk mund të justifikohet assesi dhe në asnjë mënyrë, nëse siç tha merret parasysh gjendja ekonomike në vend.

(Kosova Sot)

Aksident në Suharekë, nëntë të lënduar

0

Nëntë persona janë lënduar, në një aksident trafiku në Suharekë. Policia e Kosovës, njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit.
“I dyshuari duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin tjetër, të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona gjashtë meshkuj dhe tri femra. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Presidentja e Speciales nis punën zyrtarisht

0

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së.

Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë. Këtë për gazetën “Zëri” e ka konfirmuar zëdhënësja Avis Benes.

Ajo i ka thënë gazetës se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët.

“Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët (gjë e cila natyrisht do të jetë e mundur pasi që ata të caktohen)”, ka thënë Benes. /Zëri/

101 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

0

Sot bëhen 101 vjet që nga vrasja e pabesë e Isa Boletinit. I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.

Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.

Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt.

Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu.

Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”

Virusi i korrupsionit e nepotizmit nuk përjashton asnjë parti

0

Sado që në deklarimet e tyre për konsum medial pozita dhe opozita angazhohen fals kundër krimit dhe korrupsionit, familjarizimit dhe nepotizmit në institucione, deri më tani asnjëherë nuk kanë arritur që të ndërtojnë një platformë të përbashkët veprimi, ta harmonizojnë një deklaratë konsensuale apo ta miratojnë në Kuvend një rezolutë në funksion të interesit shtetëror, për t’u shkëputur politika detyrimisht nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, nga nepotizmi, militantizmi, mitomania dhe për t’u hapur rrugën njerëzve meritorë në institucionet e shtetit.

Deri më tani praktika ka treguar se secila parti që vjen në pushtet e përdor atë për të punësuar njerëzit e politikës, me qindra e mijëra, kështu ndodhi me PDK-në, LDK-në, që erdhi sërish në pushtet në martesën e re politike PDK-LDK, e kështu ndodhi edhe me ‘Vetëvendosjen’, e cila punësoi militantet e vet në Prishtinë, të vetmen komunë që qeveris. Sipas analistëve politikë, kjo formë e ruajtjes së lidhjes politike me klientelat dhe nepotizmin në jetën institucionale tregon se të gjitha partitë në pushtet dhe në opozitë janë të infektuara dhe bashkëjetojnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, në të gjitha pushtetet dhe në të gjitha nivelet.

“Ky fakt tregon vetëdijen tonë të ulët kombëtare, nivelin e ulët të vlerave tona morale. Është pasojë e mungesës së besimit në zemrat tona. Feja është në sipërfaqe e jo në brendi të shpirtit tonë. Si t’i besojnë njerëzit njëri- tjetrit apo partitë politike njëra-tjetrës, nëse nuk i besojnë Zotit, që është personifikim i të gjitha të mirave hyjnore e njerëzore. Mungesa e besimit në Perëndi rezulton mungesën e besimit reciprok te njerëzit në një shoqëri, e kjo pamundëson çfarëdo konsensusi e natyrisht edhe atë kombëtar”, theksoi profesor universitar Nexhmedin Spahiu

Badallaj: Partitë që vetë kritikojnë, adaptojnë të njëjtat standarde të punësimeve

Politikologu Arsim Haziri, duke analizuar këtë gjendje, thotë se Kosova thuajse përfaqëson rast “sui generis”, pasi si politika, ashtu edhe një pjesë e shoqërisë, të vetmen rrugë drejt mbijetesës e shohin politikën.

“Shoqëria konsideron se i vetmi mjet, nga i cili mund të nxjerrin mbijetesë financiare është mbështetja e një subjekti politik. Në këtë frymë shkon edhe orientimi politik, ata pavarësisht mjeteve që përdorin, shtypjen që realizojnë, e vetmja ambicie e tyre është mbetja me çdo kusht në politikë”, shprehet Haziri. Sipas analistit Albrim Badallaj, ky virus i lidhjes së politikës me krimin dhe korrupsionin e ka gjenezën e kontinuitetit që nga konsolidimi i ri politik në periudhën e re të pasluftës për të vazhduar edhe sot e tutje, për çka një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe qytetari.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe të pasluftës, ka munguar vullneti politik te klasa udhëheqëse politike, por edhe tek qytetarët, që të shpëtojmë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Shpeshherë me apo pa dëshirë edhe vetë populli është bërë pjesë e hallkës së korrupsionit, duke filluar nga institucionet lokale e deri tek ato qeveritare. Për këtë flasin edhe shumë raporte dhe hulumtime edhe të organizatave të huaja, të cilat e paraqesin Kosovën në fillim të ranglistës së Evropës për korrupsion”, është shprehur ai. “Ne jemi dëshmitarë se si edhe partitë, që vetë kritikojnë dhe akuzojnë, kanë adaptuar standarde të tilla të punësimeve apo edhe i kanë tejkaluar pritshmërinë se do të veprojnë asisoj. Mbi të gjitha është vetëdija e ulët ajo që po prodhon kësi lloj situatash, por edhe gjendja e renduar ekonomike e sociale”, theksoi Albrim Badallaj për “Kosova Sot”.