14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6075

Opozitarët akuzojnë Komunën e Prizrenit për kushtet e rënda të zjarrfikësve

0

Shërbimi Zjarrfikës dhe i Shpëtimit në Komunën e Prizrenit vazhdon veprimtarinë me burime të kufizuara njerëzore dhe teknike.

Një gjë e tillë ka bërë që qytetarët, në raste të caktuara të intervenimit, të adresojnë kritika sa i përket efikasitetit të kësaj brigade, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët komunalë pranojnë se në këtë shërbim ka sfida të shumta, ku si çështje kryesore veçojnë numrin e pamjaftueshëm të zjarrfikësve dhe pajisjet e automjetet e vjetruara. Por këshilltarë të Kuvendit të Komunës nga radhët e subjekteve opozitare theksojnë se përgjegjësinë për këtë situatë të rënduar nuk mund ta mbajë ky shërbim, por Komuna e Prizrenit që nuk është angazhuar mjaftueshëm që me nivelin qendror të ofrojë kushte të duhura për punën e zjarrfikësve.

Anëtari i KK-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në disa raste gjatë seancave plenare të organit më të lartë vendimmarrës lokal ka ngritur shqetësimin rreth kapaciteteve të kufizuara të zjarrfikësve.

Trekëndëshi që i rrjep qytetarët

0

Trekëndëshi – avokatë, prokurorë dhe gjykatës, i cili do të duhej të ishte njëra nga shtyllat më të forta të shtetit të ri të Kosovës në luftimin e të këqijave dhe vendosjen në mënyrë meritore të drejtësisë për të gjithë qytetarët e vendit njësoj, për fat të keq që nga paslufta e deri më sot ka vazhduar të çalojë, duke mos qenë në nivel asnjëra nga këto tri hallka me rëndësi për secilin shtet. Të paktën, kështu vlerësojnë analistët dhe njohësit e kësaj fushe. Analisti dhe njohësi i fushës së drejtësisë në vend, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se të tre mekanizmat, sikurse është prokuroria, gjykatat dhe avokatia në Kosovë janë instrumente, të cilat në një mënyrë apo tjetrën gjenden në duart e shtetit dhe veprojnë mbi bazat, të cilat i ka pushteti shtetëror, derisa, sipas tij, edhe keqpërdorimet e pozitave të tilla janë të mundshme, pikërisht nga fakti se te mekanizmat në fjalë përfshirë edhe policinë ndërlidhen njëra me tjetrën dhe i ndihmojnë njëra-tjetrës.

“Dyshohet se ka raste kur një gjykatës, një prokuror apo një polic ose hetues i drejtohet klientit të vet, duke i thënë se është mirë të shkosh ta marrësh këtë apo atë avokat, pasi ka lidhje me të dhe nëpërmes këtyre pastaj është ajo përqindja që ndahet midis strukturave të tilla të institucioneve, gjë që e dokumenton se kemi të bëjmë kryesisht me instrumente, të cilat nuk janë të lira, po ashtu nuk janë të pavarura, por janë me njerëz, të cilët duhet domosdo të mënjanohen nga skenat e tilla”, theksoi Kelmendi.

Forca e parasë dhe rrjeteve klienteliste

Sipas Kelmendit, kjo dukuri negative mund të shmanget nëpërmes Ligjit mbi spastrimin e figurave të tilla, por, sipas tij, nuk mund të bëjmë spastrimin në polici, pastaj në kuadër të avokatisë, të prokurorisë dhe Gjyqësorit. Ai thotë se këto instrumente dhe këta mekanizma varen nga politika, e që kjo e fundit nëpërmes formave të ndryshme ndikojnë tek ta dhe pastaj kemi çrregullime të tilla ligjore, ku nuk sundon ligji, por sundon fuqia, sundon klientelizmi, oligarkia dhe sundon paraja, ku ai që ka para natyrisht e blen “drejtësinë”.

“Drejtësia nuk blihet, por zgjidhet në dhe mbi baza të ligjit çfarë është e mirë dhe çfarë e dëmshme”, është shprehur profesori Muhamet Kelmendi. Analisti dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se në shoqëritë tranzicionale dhe post-konfliktuoze të pasluftërave, siç është edhe shteti ynë, është e natyrshme në një mënyrë dhe në një masë që të mos këtë konsolidim të rrjetave të këtyre trendeve demokratike dhe trendeve të mirëfillta të konsolidimit të institucioneve, veçanërisht atyre të drejtësisë dhe gjyqësisë dhe për rrjedhojë, siç tha, të ketë edhe moskonsekuencë, po ashtu të ketë abuzime dhe të ketë korrupsion e papërgjegjësi, ashtu siç po ndodh në shtetin tonë fatkeqësisht.

“Pra, pikërisht ato hallka të ndërlidhura institucionale të lartcekura, trekëndëshi i mësipërm pa dyshim që percepcioni i përgjithshëm pothuajse i opinionit publik dhe i sondazheve të caktuara që mund të jenë bërë në ndërkohë e që janë bërë tregojnë se në raste dhe segmente të caktuara ka edhe ndërlidhje të bashkëpunimit, me qëllim abuzimi në dëm të qytetarit, në dëm të realizimit të të drejtave të qytetarëve në institucionet gjyqë- sore dhe të drejtësisë në mes të shërbimit të avokatisë, natyrisht edhe këtyre hallkave të tjera të gjyqësisë e prokurorisë”, ka theksuar ai/kosova sot/

Prizren: Teqeja e Saraçhanës është qendra e 12 teqeve halveti të Kosovës

0

Tarikatet e ndryshme islame gjetën shtrirje gjatë shekujve edhe në hapësirat shqiptare. Një shembull i tillë është edhe qyteti i Prizrenit, që shquhet për harmoninë ndërfetare. Një prej tarikateve të njohura është edhe tarikati Halveti. Themeluesit e Tarikatit Halveti fillojnë me Hazretin Piri Umeru Halveti, ku dihet se viti i vdekjes së tij shënohet me 1347 në Azerbajxhan. Tradita e këtij tarikati vazhdon me Hazreti Ahi Mirim Halveti, Izzeddin Halveti dhe Sadredin Hijavi. Po ashtu këtij tarikati i kanë kontribuar Hazreti Pirin Sejjid Jahja Shirvan, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1464 në Azerbajxhan, për të vazhduar me Muhamed Erxinxhani, Ibrahim Kami Kajseri, Alaudin Ushaki, Pirin Ahmed Shemsedin Marnovi, pastaj Mehmed Kasim Larendevi, Ahmed Mijjedin Krahisari. Si themelues i Teqesë në Prizren llogaritet se ishte Hazreti Pirin Ramazanuddin Mahfi, ku thuhet se vdiq me 1616 në Stamboll.

“Për këtë Tarikat në Serez të Greqisë, para 300 vitesh atje studion i pari i Teqesë së Saraçhanës, Haz. Shejh Osman Prizreni dhe nga ku fillon së funksionuari kjo teqe”, shpjegon për “Kosova Sot” Sheh Abedin Shehu, kryesues i Teqesë. Ai tregon se në kohën e komunizmit ka pasur presion të madh mbi njerëzit e fesë. “Zyrtarisht nuk ishte e ndaluar feja, por realisht në hyrje të derës së teqesë ishin sigurimi shtetëror që pastaj i keqtrajtonin njerëzit deri në vdekje. Duke parë këtë gjë paraardhësi im i urdhëron që besimtarët mos të shkojnë në teqe. Në vend të kësaj, ai i vizitonte vetë ata. Kjo kohë ishte një kohë plot rreziqe. Prandaj roli dhe rëndësia e teqesë atëbotë u pa se ishte jetike”, rrëfen ai. Kjo teqe është selia e tarikatit Halveti për gjithë Ballkanin. Shejh Abedin Shehu aktualisht udhëheqës i kësaj teqeje, është intelektual i shkolluar në Universitetin e Prishtinës dhe në Turqi.

Duke folur për “Kosova Sot”, ai shpjegon edhe hierarkinë e kësaj teqeje. Sipas tij, i pari i kësaj teqeje ishte Shejh Osmani i lindur në Vlesh të Dibrës, pastaj në krye të kësaj teqeje kanë ardhur Shejh Ahmeti, Shejh Sinani (nipi i Shejh Osmanit), për të ardhur pastaj Shejh Shihabudin që ishte nipi i Shejh Osmanit prej djalit, pastaj Shejh Xhemajliu, Shejh Shibahudini (nipi i Shejh Shihabudinit të parë), Shejh Alajdini, Shejh Hyseni, Shejh Hasani, Shejh Nexhati për të ardhur tash në krye të saj Shejh Abedin Shehu. Duke folur për rolin kombë- tar që ka pasur kjo teqe, Shejh Abedin Shehu përmend rastin e dënimit të Shejh Shihabudinit, të cilin qeveria osmane e dënoi me 101 vjet burg, sepse ishte prefekt i Lumës dhe organizator i kryengritjes kundër qeverisë osmane. Rol shumë të rëndësishëm ka pasur edhe Shejh Hasani, i cili ishte prijësi kryesor i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

“Shejh Hasani ishte figura atdhetare që assesi nuk pranoi të shiste as edhe nderin e vetëm një shqiptari, si veprimtar i palodhur i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Vepra e tij është vepër e paharruar”, shprehet Shehu.

Teqeja e Planejës ishte çerdhe atdhetarie

Ndërsa, studiuesi Nexhat Çoçaj shprehet se edhe Teqeja e Planejës ishte njëra ndër teqetë më atdhetare për shekuj të tërë. “Sheh Sylejmani ishte bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës e Isa Boletinit. Rrahman Shehu ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Shtjefën Gjeçovit, i cili gjatë kohës sa shërbente në Zym, më shumë ka qëndruar në Planejë se sa në Zym. Qëllimi i Gjeçovit ishte që përmes Teqesë së Sheh Tahirit t’i bindte popullin e Hasit të besimit islam që të mos shpërngulen për në Turqi. Kjo ishte edhe arsyeja e lidhjes së ngushtë të Gjeçovit me këtë teqe. Muharrem Shehu, që ishte pjesëtar i kësaj teqeje, kishte edhe miqësi me gjithë Hasin dhe në këtë mënyrë u zhvillua kjo veprimtaria e madhe kombëtare, duke mos lejuar që të shkonte askush për në Turqi”, shprehet Çoçaj. Ai rrëfen se kur vritet Gjeçovi, Rrahman Shehu organizon popullin e Hasit të besimit islam dhe për një javë të mbajnë zi për vrasjen e Gjeçovit. “Për një javë ditë as arat e Hasit nuk i lëvruan. Ky mesazh iu dha për të kuptuar edhe regjimit, por edhe dashakeqëve se mbi të gjitha tek shqiptarët është toleranca dhe atdhetaria e kësaj teqeje”, shpjegon dr. Nexhat Çoçaj.

Themelues i Teqesë në Planejë është Sheh Tahiri

Një prej tarikateve të tjera prezente në Prizren është edhe ai Nakshibendi .Ky tarikat mendohet se e ka marrë emrin nga Muhamed ibin Muhamed Bahudin al-Buhariju Nakshibendi (i vdekur në vitin 1389), e që në fakt ky tarikat nuk fillon me Bahudin Nakshibendin si themelues, por nga shumë studiues të këtij lëmi mendohet se themelues i vërtetë i këtij tarikati është Abu Jakup Jusuf al – Hamadanijem (i vdekur më 1140 ), i cili kishte hartuar listën me tetë rregulla fetare, ndërsa Nakshibeni e kishte rritur këtë numër në njëmbëdhjetë rregulla dhe kishte bashkëpunim me të gjitha tarikatet ekzistuese në atëkohë. E këtij rendi në Has është teqeja e Sheh Tahirit në Planejë, e cila u ngrit në mesin e dytë të shekullit XIX, po në atë vend ku gjendet edhe sot. Themelues i Teqesë në Planejë është Sheh Tahiri, i biri i Imerit. “Ndonëse nuk kemi të dhëna të sakta për jetën dhe veprën e Sheh Tahirit të parë, për të cilin mendohet se ishte bashkëkohanik i atdhetarit Ymer Prizreni, mendojmë se Teqeja e Planejës është themeluar përafërsisht rreth vitit 1853, pra para 159 viteve.

Këtë përllogaritje të themelimit e mbështes në numrin e kuburëve në tyrben e kësaj teqeje, në udhëheqësit e teqesë dhe në analizën e disa rrethana historike, që lidhen me kontributin e kësaj teqeje. Sheh Tahiri, i cili kishte arritur të shkollohet, për një periudhë kohore kishte shërbyer si udhëheqës i disa institucioneve arsimore në Stamboll. Në mungesë të të dhënave historike, këto supozime mund t’i bazojmë vetëm në gojëdhëna, të cilat jo se nuk kanë bazë, por mbetet detyrë e studiuesve e në veçanti e familjarëve, që të hulumtojnë në arkivat e Stambollit, kohën kur ai ka qenë drejtor i shkollave të mesme në Stamboll. Në anën tjetër, Sheh Tahiri, themelues i teqesë në Planejë, për pak kohë kur ishte kthyer nga Stambolli ka shërbyer kadi në Prizren”, rrëfen Çoçaj.

Në bazë të rrjedhave historike, mendohet se Sheh Tahiri, profesionin e tij kadi e ka ushtruar nga maji i vitit1851 deri në qershor të po këtij viti. Për arsye se ai duhej t’i gjykonte njerëzit e gjakut të tij, pra shqiptarët, vullnetarisht e la punën e kadiut dhe pushteti otoman e internon në afërsi të fshatit Dedaj. Meqenëse Sheh Tahiri në atë kohë ishte rreth të pesëdhjetave, për të mbajtur familjen e tij, ai nisi ta ushtrojë profesionin e imamit dhe kryente edhe shërbime të tjera fetare. Brenda një periudhe të shkurtër ai bëhet i njohur në Krahinën e Hasit edhe si besimtar, por edhe si njeri i shkolluar. Sipas shumë dëshmive, të cilat ku më shumë e ku më pak janë publikuar, mendohet se ShehTahiri ishte në njëfarë mënyrë këshilltar politik i Ymer Prizrenit, sepse që të dy ishin nxënës të një rryme fetare, pra shehlerë të tarikatit Nakshibendi. Kontributi i Sheh Tahirit në çështjen kombëtare është i madh, i cili në atë kohë do ta ndihmojë lëvizjen kombëtare dhe organizimet e shumta për t’u çliruar nga zgjedha e Turqisë.

Një kontribut të madh Sheh Tahiri i parë do ta japë edhe në ngritjen e teqesë së Kaderive në Lugishtë të Hasit, duke e ndihmuar Sheh Salihun, që ta ngrejë teqenë e vet disa vite me vonë. Sa i përket angazhimit kombëtar të kësaj teqeje, pos Sheh Tahirit, themeluesit të teqesë, me një aktivitet të bujshëm kombëtar ka qenë i njohur jo vetëm në Has, por edhe më gjerë edhe Sheh Sylejmani, nipi i Sheh Tahirit të Parë, apo i biri i Sheh Imerit. Emri i Sheh Sylejmanit gjendet hiq më pak se në pesëmbëdhjetë dëshmi në Arkivit Shtetëror të Tiranës, në dosjet e Prefekturës “Kosova” me selinë Krumë, Në Arkivin e Prishtinës e në dokumente të tjera të shkruara. Sipas të dhënave të shkruara, aktiviteti atdhetar i Sheh Sylejmanit i njohur si Sheh Syla, ka qenë nga viti 1912 e deri në vitin 1931, kur mendohet se ka kaluar nga kjo jetë e postin e tij e merr Sheh Tahiri i Dytë, djali i dytë i tij. Kontributi i Teqesë së Sheh Tahirit, gjithsesi do të jetë interesimi i studiuesve të mirëfilltë të historisë, sepse deri më tash askush nuk është marrë me historinë e bujshme të kësaj teqeje e në veçanti për kontributin e Sheh Tahirit të Parë (1796 -1882), Sheh Sylën (1871-1930), por gjithsesi kontribut në çështjen kombëtare ka luajtur edhe Sheh Tahiri i Dytë dhe Muharrem Shehu.

(Kosova Sot)

Protestë gjithëpopullore në Prizren për lirimin e Haradinajt

0

Më 11 janar do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004.

Protesta mbahet me moton “Haradinaj është Kosova”, si dhe “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj me fillim në ora 11:55.

Image may contain: 1 person, text

Filma për intelektualë

0

Gjatë viteve, qindra filma janë bërë kult në mesin e të dashuruarve pas kinemasë, të cilët janë në kërkim të subjekteve komplekse intelektuale dhe filozofike.

Bright Side ka përzgjedhur 16 filma të fundit të këtij lloji.

Hidhini një sy, ndoshta mund të përfundoni duke i përfshirë në listën tuaj të filmave më të preferuar të kinemasë.

The Imitation Game

The Girl on the Train

Now You See Me

The Judge

Prisoners

The Big Short

Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children

Kingsman: The Secret Service

La Migliore Offerta

Mr. Holmes

En Man Som Heter Ove

American Hustle

Time Lapse

Limitless

Inferno

The Accountant

Noli ateist?

0

Një letër e vitit 1915, paracaktuar të ishte një përcjellje të dhënash mes një konsullate dhe një ambasade greke në Shtetet e Bashkuara thoshte se Fan Noli ishte ateist e ndonëse i tillë, qe dorëzuar prift. Në të njëjtën letër vërehej se ai, Theofan Mavromati (Noli) bashkë me Faik Bej Konicën arritën t’i bëjnë fanatikë shqiptarët autentikë.

Dokumenti është shkëputur nga botimi “Helenizmi i Epirit të Veriut dhe Marrëdhëniet Greko-Shqiptare”, Vëllimi I, 1897- 1918, botuar nën kujdesin e Vasilis Kondis, Athinë, 1995. Në shqip është përkthyer nga Sokol Çunga dhe është pjesë e një vëllimi me dokumente të historianes Ledia Dushku. Biogra? i Fan Nolit, prof. Nasho Jorgaqi, i pyetur nga “GSH” se çfarë di për teorinë e “Nolit ateist”, përgjigjet duke sjellë në vëmendje përgjigjen që vetë Fan Noli ka dhënë kur e kanë pyetur në beson në Zot. Si ?llim, prof. Jorgaqi thotë se nuk është aspak e vërtetë që Noli ishte ateist.

“Nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë dokument që të tregojë që Noli ishte ateist. Ka qenë lakuar edhe më herët, por kjo është diçka që e fyen Nolin dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Si biograf i Nolit, mund të kujtoj se ka aspekte me vlerë në jetën e tij”. Takimi me Helena Liolin Jorgaqi tregon se ai u njoh me të ëmën Artur Liolinit kur ajo erdhi në Shqipëri pas viteve 1990. “E njoha gjatë kësaj vizite, që ajo bëri në Shqipëri dhe më pas e kam takuar disa herë. Ajo ishte nga të paktat që e kishte njohur nga afër Nolin. Ishte soprano, kishte mbaruar konservatorin e Bostonit dhe ishte grua e zgjuar dhe me kulturë.

Noli dihet që ishte i apasionuar pas muzikës, çka e afronte me të më shumë. Kam bërë disa biseda me të dhe kam mësuar shumë materiale prej saj”, thotë biogra? i Nolit. Ai kujton se, “në ?llimin e viteve 1990, duke e ditur që për?itej se Noli nuk besonte, i thashë zonjës Helena, a besonte Noli në Zot apo jo, çfarë dinte ajo sepse bëhet shpesh kjo pyetje, o nga njerëz të painformuar, o nga njerëz qëllimkëqinj. Ajo më tha se do më përgjigjej me një përgjigje që vetë asaj i kishte dhënë Noli”, – thotë Nasho Jorgaqi për “GSH”.

Rrë?mi i Helenës shtrihej më thellë në vite, në kohën kur Noli, atëherë peshkop, çdo vit udhëtonte nga Bostoni për në 12 kisha shqiptare, që ishin në qytete të ndryshme të Amerikës dhe mbante meshë. Helena ishte e martuar në Nju Jork, ku ishte edhe kryetare e gruas shqiptare të Nju Jorkut. “Kur Noli shkonte në Nju Jork për meshën vjetore në kishën e Shën Nikollës (Kolli), Helena tregonte se një natë përpara gjithnjë takohej me të. Në këto takime, Noli pyeste gjithnjë se çfarë kërkesash kishin gratë që t’i kishte parasysh edhe për meshën”, kujton Jorgaqi nga biseda me Helena Liolinin. Në një prej këtyre rasteve, pyetja e parë e grave për kryepeshkopin kishte qenë: Si të vijmë në kishë me kapele, apo pa të?

Dhe Noli ishpërgjigjur se nuk ka rëndësi se çfarë ke mbi kokë, rëndësi ka se çfarë ke në kokë. Pyetja e dytë ishte: A do ishte mesha ulur apo në këmbë, sepse gratë duhet të dinin se çfarë veshjeje të zgjidhnin. Dhe Noli kish thënë se ‘këto janë vendimet e tyre, nuk më takon mua t’u them se çfarë të veshin në kishë’. Ndërsa pyetja e vështirë, tregonte Helena sipas prof. Nasho Jorgaqit, kishte të bënte pikërisht me besimin e Nolit, çka e kishte vënë në pozitë të vështirë. “Shqiptaret e Nju Jorkut i kishin kërkuar asaj të pyeste Hirësinë e tij, Nolin, në është e vërtetë që nuk besonte në Krisht?”, – thotë Jorgaqi. Ai kujton se, “Helena më tregonte se Noli qeshte, me një lloj pakënaqësie e me një ironi dhe tha: ‘Si thua zotrote, të ketë njeriu një jetë, t’ia kushtojë një ideje që nuk e beson?”

Biogra? i Nolit vëren se Helena tregonte që ajo e kish pyetur në fakt, në është e vërtetë që ju besoni më shumë në politikë se sa në Krisht, sepse i kish ardhur zor t’i thoshte a është e vërtetë se nuk besonte në Krisht. Ai u përgjigj me kundërpërgjigje: “Të kesh një jetë, t’ia kushtosh atë fesë dhe kishës, të kesh pra një qëllim që i kushton jetën dhe të mos i besosh?”.

Me këtë përgjigje të vetë Nolit, Nasho Jorgaqi e mbyll edhe sqarimin e tij mbi “ateizmin” e Fan Nolit. Çfarë thotë letra e 1915-ës Dokumenti i vitit 1915 është një shkëmbim të dhënash mes diplomatëve grekë të kohës, në të cilën për ish-Kryeministrin e Shqipërisë thuhet se ka ‘pasur baba grek’ e po ashtu, thuhet se qe ateist e ndonëse i tillë, qe dorëzuar prift. Në këtë dokument, Noli ‘akuzohet’ se, “atëherë mori rol aktiv në shtypin e huaj për të minuar qëllimet e Greqisë dhe me pam?etin e tij antihelenik që dërgoi në tubimin helenik të mbledhur në ‘Ferway Hall’ deshi të ndalte lëvizjet ?lohelenike të amerikanëve”.

Dokumenti është shkëputur nga botimi “Helenizmi i Epirit të Veriut dhe Marrëdhëniet Greko-Shqiptare”, Vëllimi I, 1897-1918, botuar nën kujdesin e Vasilis Kondis, Athinë, 1995. Në shqip është përkthyer nga Sokol Çunga dhe është pjesë e një vëllimi me dokumente të Ledia Dushkut. Letra Konsullata e Bostonit për Ambasadën e Uashingtonit Boston, 20 gusht 1915 “Raportojmë se veprimtaria kombëtare dhe propagandistike e shqiptarëve në Boston zgjat prej shumë vitesh dhe është veçanërisht e frytshme pas mbërritjes së Faik Bej Konicës në qytet. Faik Bej Konica, me bashkëpunëtor dikur të quajturin Theofan Mavromati, sot Fan Noli, arriti t’i bëjë fanatikë shqiptarët autentikë.

Në vijim raportojmë se Fan Noli e ka prejardhjen nga një fshat i Maqedonisë, është grek nga babai dhe shqiptar nga nëna, zotëron nëntë gjuhë dhe është ateist. Nga viti 1902 deri më 1905 dha mësim në shkollat greke të Egjiptit, ku shfaqi edhe shenjat e para të prirjes së tij shqiptare. E dëbuan prej andej dhe shkoi në Amerikë, ku gjeti përkrahje nën mbrojtjen e Faik Bej Konicës.

Megjithëse ishte ateist, u dorëzua prift i famullisë shqiptare të Bostonit, (ku shërbeu) deri sa shpërthyen Luftërat Ballkanike. Atëherë mori rol aktiv në shtypin e huaj për të minuar qëllimet e Greqisë dhe me pam?etin e tij antihelenik që dërgoi në tubimin helenik të mbledhur në ‘Ferway Hall’ deshi të ndalte lëvizjet ?lohelenike të amerikanëve. Pasi nuk ia arriti qëllimit, u hodh në Trieste, bashkë me Faik Konicën. Nga atje u kthyen bashkë me Koço Çekrezin, i cili është redaktor i gazetës së Faik Bej Konicës, “Dielli” në Jamestown të Nju Jorkut. Duke dashur të riorganizojnë bashkësinë shqiptare, ndërtuan shoqëri vullnetarësh. Shoqëria e Bostonit ka 50 anëtarë. (…)”

Dy burra bëjnë për spital një person në Prizren

0

Policia e Kosovës bën të ditur përmes një komunikate për media se një person është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi është sulmuar fizikisht nga dy burra të tjerë.

PK thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, kurse dy të dyshuarit janë në arrati.

Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë ndërsa njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Tre të lënduar në aksident trafiku në Gjonaj të Hasit

0

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Gjonaj në Has.

Policia bën të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe përveç dëmeve materiale u lënduan tre pasagjerë që u dërguan për tretman mjekësor.

Të enjten mund të lirohet Haradinaj

0

Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten mund të lirohet me kusht lideri i AAK-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.

“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Ashtu siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime ndërkombëtare, lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodh shkaku i zvarritjes së rastit nga ana e Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgaditur dokumentët e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgadit ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të gazetës.

Ndryshe pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lëm pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ramush Haradinaj, është ndaluar të merkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

Disa thënie plot urtësi, nga Fjodor Dostojevki

0

Mbi të gjitha, mos gënje veten. Njeriu që genjen veten dhe dëgjon gënjeshtrat e tij, vjen në një pikë që s’mund të dallojë të vërtetën brenda tij, ose rreth tij, dhe kështu ai humb gjithë respektin për veten dhe për të tjerët. Dhe duke mos pasur asnjë respekt, ai pushon së dashuri.

Çfarë është Ferri? Unë mendoj se është vuajtja e të qënit të paaftë për të dashuruar.

Njerëzit flasin ndonjëherë për mizori “shtazarake” të njeriut, por kjo është tmerrësisht e padrejtë

dhe fyese për kafshët. Asnjë kafshë s’mund të jetë kurrë aq mizore sa është një njeri, aq dinakërisht dhe artistikisht mizor.

Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.

Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se sa thënia e të vërtetës, dhe asgjë më e lehtë se lajka.

Gjëja më e tmerrshme është se bukuria është sa misterioze aq edhe e tmerrshme. Zoti dhe djalli luftojnë mes tyre, dhe fushëbeteja është zemra e njeriut.

Sipas mendimit tim, është njeriu më i zgjuar nga të gjithë, është ai qe e quan veten budalla të paktën një herë muaj.

Shkalla e qytetërimit të një shoqërie, mund të gjykohet nga kqyrja e burgjeve të tij.

Lumturia më e madhe është të njihni burimin e palumturisë.

Misteri i ekzistencës njerëzore, nuk qëndron vetëm tek të qënit gjallë, por në gjetjen e

një qëllimi për të jetuar.

Çdo i rritur nuk e di se një fëmijë mund të japë këshilla të jashtëzakonisht të vlefshme, edhe për rastet më të vështira.

Asnjë burrë dhe komb nuk mund të ekzistojnë pa një ide sublime.

Mëshira është ndoshta ligji i vetëm më i rëndësishëm i ekzistencës njerëzore. /bota.al