12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6077

Latifi akuzon Thaçin për arrestimin e Haradinajt

0

Ish-kryetari i Rahovecit, njëherit anëtari i kryessisë së AAK, Smajl Latifi, përmes një reagimi në lidhje me arrëtisimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka hedhur akuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi duke e akzuar si njeri qe po e pengon shtetin e Kosovës.

“Para 100 vjetësh Franca, Rusia, Serbia dhe Mali i Zi e kanë pas gjetur një bashkëpunëtor që të punojë kundër krijimit të shtetit shqiptar. Ai ka qenë Esat Pasha. Historia po përsëritet, i njëjti bosht sot e ka gjetur një bashkëpunëtor tjetër, që të pengoj shtetin e Kosovës! Hashim, a mos je ti? Se ish-shefi i Shërbimit Francez, Pierre Siramy ka thënë PO”, ka thënë Latifi

Mein Kampf si Bestseller

0

U rikthye në librari në 2016, pas 70 vjetësh, dhe menjëherë u shndërrua në Bestseller.

Bëhet fjale për librin Mein Kampf të Adolf Hitlerit i ribotuar për herë te pare qe prej Luftë së Dytë Botërore e i shitur në më shumë se 85 mijë kopje brenda një viti.

Vëllimi prej 2 mijë faqesh është pasuruar edhe me vlerësime të studiueseve që kundërshtojnë tekstin hitlerian, me themelet e ideologjisë naziste.

Ndoshta kjo është edhe veçantia, përpos kureshtjes për një libër të ndaluar për një kohë të gjatë, që dekretoi një sukses përtej pritshmërive.

Për Andreas Wirsching, drejtor i institutit të historisë kontemporane në Mynih, shifrat janë mbresëlënëse.

Vendimi për të ripublikuar librin famëkeq u ndesh me kritikat e grupeve hebreje…Mein Kampf u botua fillimisht në 1925-n, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet.

Ai parashtron idetë raciste që nazistet i vunë në praktike më vonë, përfshirë denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve.

Mirë se vjen Trainspotting 2

0

Premiera e The Trainspotting 2 tashmë është bërë e ditur në detaje, ndërkohë që filmi i parë – ai origjinali – do t’u rikthehet kinemave për një natë të vetme.

Trainspotting 2 – zyrtarisht i njohur si T2 Trainspotting – paraqiten aktorët që luajtën në filmin e parë të vitit 1996, përfshirë yjet si Ewan McGregor dhe Robert Carlyle, të cilët sërish vijnë në bashkëpunim me regjisorin Danny Boyle.

Filmi do të dalë më 27 janar në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 3 shkurt në SHBA.

Premiera botërore e T2 Trainspotting do të mbahet në Edinburg, më 22 janar, në Cineworld në Fontain Park. E gjithë kasta e aktorëve dhe ekipi i filmit pritet të marrin pjesë.

Autori i Trainspotting, Irvine Welsh, duke folur për NME, ka thënë se filmi do të jetë shumë emocionues. “Filmi i ri ka arritur të marrë elementet më dinamike të librit (Trainspotting) dhe Porno (vazhdimit të librit Trainspotting, në të cilin T2 është bazuar pjesërisht), por edhe të shohë se si filmi mund të jetë bashkëkohor dhe i kohës së tashme… Në një farë mënyre, mendoj se është film më i mirë se Trainspotting. Ata janë bërë personazhe aq ikonike dhe tash vetëm sa do të çimentohet ky status edhe më shumë”.

Welsh, po ashtu, ka pohuar se në T2 do të jenë personazhet shumë të dashura – Renton, Begbie, Sick Boy dhe Spud, duke gjetur një mënyrë “shumë inovative” për t’u inkuadruar në boten e pornografisë.

“Ju them se ky film do të jetë tejet emocionues për njerëzit. Filmi do t’ju shtyjë të mendoni për veten. Do të thoni: Dreqin, çfarë kam bërë me jetën time?”. / Politiko.net

Mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Halil Cikaj- sinonim i suksesit

0

I ka të freskëta kujtimet e fillimit të karrierës. Helmimi i të rinjve shqiptarë në vitin 1990, si dhe shërimi i qindra civilëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, mbeten periudhat e paharruara në karrierën e tij.

Pas përfundimit të luftës, veçon angazhimin në TMK.

Në fundvit, është shpallë mjeku më i mirë i Kirurgjisë  për vitin 2016.

Dr. Halil Cikaj, specialist i ORL-së në Spitalin e Prizrenit, ndjehet krenar për vlerësimin që ka marrë nga kolegët.

Thotë se askush më mirë se kolegët nuk mund të vlerësojnë punën e tij.

“Kolegëve u jam mirënjohës për këtë vlerësim”, shprehet Cikaj për “PrizrenPress”.

Ai, premton se do të vazhdojë të punojë për shëndetin e pacientëve.

“Misioni i mjekut është pacienti, prandaj e kemi obligim profesional që të kujdesemi për shëndetin e tyre”, shprehet ai.

Cikaj thotë se deri në arritjen e këtij suksesi, ka kapërcyer shumë sfida.

Ai, në një intervistë për “PrizrenPress”, tregon se karriera e tij, si mjek ka filluar në kohën e helmimeve të të rinjve shqiptarë.

“Helmimet e të rinjve shqiptarë të gjithë studentëve na kanë gjetur në orët e fundit në lokalet e Fakultetit. U mobilizuam nën udhëzimet e prof. Sali Ahmetit. Filluan të vinin të rinj të helmuar nga e gjithë Kosova. Të gjithë studentët dhe personeli mjekësor i Universitetit ishte në këmbë”, kujton Cikaj.

Dr. Halil Cikaj u lind 1963 në fshatin Gjonaj të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ai ka qenë nxënës dhe student i dalluar.

Si student Cikaj, ishte angazhuar edhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me Anton Çettën

“Ishim shumë studentë të Hasit. Për 3 muaj lëvizëm në çdo shtëpi në Has, ku kishte hasmëri dhe ngatërresa”, tregon ai.

Dr. Cikaj, si mjek ka qenë i angazhuar edhe në “Nënë Terezë” .

“Këtu kam punuar dy vjet”, tregon ai.

Gjatë luftës, ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ai në këtë periudhë ka shëruar qindra civil dhe ushtarë të UÇK-së në Has.

“Kam qenë pjesë e Brigadës 126-Hasi. Komandanti i im ka qenë dëshmori Zenun Çoçaj”.

Cikaj kujton momentin me të rëndë të luftës.

“Momenti më i rëndë ka qenë “larja” e duarve me gjakun e dëshmorëve”.

Cikaj kujton rënien e dëshmorit Zenun Çoçaj.

“Na ndanin minutat kur ra Zenuni në altarin e lirisë. Ai e fitoi lavdinë, kurse unë humba shumë nga ajo krenari që fituam së bashku”.

Ai thotë se rënia e shokëve të luftës, kanë qenë momentet më të vështira në luftë.

“Rënia e shokëve, por edhe mungesa e ilaçeve, kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime në luftë”,tregon Cikaj.

Ai thotë se, sot për dëshmorët po flasin horrat.

“Sot, për dëshmorët po flasin horrat e dezertorët”.

 

Dr. Halil Cikaj, pas përfundimit të luftës ka punuar mjek në TMK. Ai ndjehet krenar që ka qenë pjesë e TMK-së.

“Isha pjesë e kësaj strukture për 6 vite”, tregon Cikaj.

Nga viti 2007, Cikaj punon specialist i ORL-së në Spitalin e Prizrenit . Ai thotë se në këtë institucion shëndetësor po bëhet një punë e mirë.

“Jemi një ekip kompakt, i përgatitur profesionalisht dhe shumë kolegial “, tregon Cikaj. /PrizrenPress.com/

Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme

0

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme nacionale gjatë këtij viti duket një proces i pashmangshëm, pavarësisht faktit se partnerët e koalicionit qeverisës insistojnë se këtë vit do të ketë zgjedhje lokale, ndërsa ato parlamentare do të mbahen gjatë vitit tjetër.
Kadri Veseli, kreu i partisë më të madhe në vend(PDK), dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se fundi se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet vetëm nëse ekziston një marrëveshje midis pozitës dhe opozitës, e jo, siç ka deklaruar ai, për shkak të presioneve të kësaj të fundit.

“Prandaj, si drejtues i partisë kryesore në vend, mund t’ju them se opozita nuk do ia dalë që të na detyrojë ne që të heqim dorë nga mandati që na ka dhënë populli me një shumicë dërmuese votash. Zgjedhjet mund të bëhen para kohe vetëm në momentin kur ka një marrëveshje politike pozitë-opozitë”, ka deklaruar për medie Veseli.

Në anën tjetër, subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), nuk sheh opsion tjetër këtë vit përveç zgjedhjeve.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në këtë subjekt politik, Teutë Rrusta, ka vlerësuar se pavarësisht deklaratave të Veselit, vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Duke folur për marrëveshje, pozita mundohet që t’i fshehë temat të cilat e kanë sjellë vendin në gjendje të paqëndrueshme politike, ekonomike e sociale”, ka deklaruar ajo.

Rrusta thekson se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, siç thotë ajo, vendi domosdoshmërish duhet të orientohet në këtë rrugë. “Janë domosdoshmëri duke pasur parasysh qe kemi një Qeveri dhe një kryeministër që, në njërën anë kanë degraduar edhe më shumë kushtet në të cilat jetojnë qytetarët. Nuk ka përparim në fushat kryesore të vendit”, ka deklaruar Rrusta.

Kurse elementi i tretë siç vlerëson Rrusta, për shkuarjen e parakohshme në zgjedhje është kushtëzimi i Qeverisë nga Lista Serbe.

“Është edhe një element i tretë pse kjo Qeveri e ka të pamundur që të vazhdojë qeverisjen e vendit. Isa Mustafa është Kryeministër i kushtëzuar nga Beogradi përmes Listës “Srpska”. Një Qeveri e Kushtëzuar dhe që mirëmban ato marrëdhënie nuk mund të Qeverisë në dobi të vendit”, ka përfunduar Rrusta. /Zëri/

Humbin shpresat për liberalizim të vizave më 2017

0

Kosova mund të mos radhitet në mesin e shteteve me lëvizje të lirë as edhe në këtë vit, marrë parasysh zhvillimet e brendshme dhe problemet politike në vend, thonë disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” , të rinjtë e anketuar thonë se që nga vitit 2010, kanë dëgjuar vetëm premtime, por gjendja ka mbetur e njëjtë.

Tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur, ata thonë se i kanë humbur shpresat për liberalizim të vizave.

Antigona Imeri është studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se nuk pret që të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti:

“Jo nuk pres të ketë. Ashtu siç nuk ka pasur deri tani, nuk pres se mund të ketë edhe gjatë këtij viti”.

Ngjashëm shprehet edhe Ardita Xhelili:

“Nuk besoj se do të ketë, nuk ma merr mendja”.

Kosova llogaritet të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë dhe për t’u mundësuar qytetarëve të saj lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së, ajo duhet t’i përmbushë edhe dy kriteret e mbetura; ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë përmes rezultateve konkrete luftën kundër korrupsionit.

Drilon Tahiri, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se përveç premtimeve të dhëna për liberalizimin e vizave, autoritetet e vendit nuk kanë bërë as një hap konkret përpara për këtë çështje.

“Jo nuk pres se do të ketë, kur shihet se në çfarë gjendje të rëndë politike po kalon vendi, dhe duke parë kundërshtimet e mëdha që kanë deputetët e partive në pushtet dhe opozitës për çështje të caktuara”, thotë Driloni.

Mungesa e konsensusit politik për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, thotë Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik, do ta bëjnë të paarritshëm liberalizimin e vizave edhe për një kohë të gjatë.

“Jo nuk mendoj, për arsye se një vit na ka shkuar dhe nuk jemi marrë vesh me çështjen e demarkacionit dhe nuk mendoj as këtë vit se do të ketë liberalizim”, thotë Fatoni.

Blend Morina, student i Mjekësisë e sheh më se të nevojshëm liberalizimin e vizave. Ai thotë se duke parë rëndësinë e lëvizjes së lirë të të rinjve, udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

“Do të doja të shpresoja që këtë vit do të ketë një risi dhe të bëhet liberalizimi i vizave, sepse do të na shërbente më shumë për studime dhe për të pasur një të ardhme më të mirë”, thotë Blendi.

Nëse do të bëhej liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të rinjtë thonë se do ta shfrytëzonin më shumë për studime jashtë vendit dhe për qëllime turistike.

Abetare Syla, studente e Fakultetit të Arteve, thotë se do t’i shikonte mundësitë për studime jashtë vendit:

“Ne nuk jemi gati si shtet të kemi liberalizimin e vizave, pavarësisht asaj që ne kemi dëshirë dhe kemi nevojë të kemi liberalizimin e vizave në mënyrë që të mund të shkojmë për studime, për punë dhe për qejf, për të shëtitur jashtë Kosovës”.

Edhe Blend Morina, student i Mjekësisë, thotë se liberalizimin e vizave do ta shfrytëzonte për të studiuar diku në vendet e Bashkimit Evropian.

“Unë do ta shfrytëzoja më shumë për të shkuar në një universitetet diku jashtë dhe që të ketë diçka më mirë sesa që pritet të ketë në Kosovë”, thotë ai.

Ngjashëm, shprehet edhe Leonita Berisha:

“Do të doja të studioj jashtë, por me këto mundësi, nuk e di se a do të kishim mundur. Nuk e di”.

Ardita Xhelili, ndërkaq, mendon se liberalizimi i vizave do të ishte një mundësi e mirë edhe për punësim jashtë vendit.

“Ndoshta për të rinjtë do të ishte më mirë për punësim, pasi po shihet se nuk ka punësim”, thotë ajo

Për qëllime turistike liberalizimin e vizave thotë se do ta shfrytëzonte edhe Drilon Tahiri:

“Do të udhëtoja”.

Të rinjtë, po ashtu, thonë se liberalizmi i vizave nuk do të mund të shfrytëzohet edhe aq shumë nga të rinjtë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike që kanë ata.

Antigona Imeri shprehet:

“Po edhe nëse ndodh, nuk mundta shfrytëzojmë, nëse është ashtu siç tregonin se se duhet të kemi para në bankë. Nuk mundemi ta shfrytëzojmë se ne jemi vetëm studentë”, thotë ajo.

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të botës, dhe për të afërmit e tyre që janë në Kosovë liberalizimi i vizave do t’iu mundësonte atyre që t’i vizitojnë ata.

Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik thotë se ka shumë të afërt që jetojnë në vendet e BE-së dhe se udhëtimin e tij të parë, nëse do të bëhej liberalizimi i vizave, do ta bënte në Belgjikë.

“Liberalizimin e vizave do ta shfrytëzoja për t’i vizituar të afërmit e mi, kam familjarë që jetojnë në Belgjikë, atje do të shkoja”, thotë ai.

Mospërmbushja e kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian, mund ta lërë Kosovën pa u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave edhe gjatë vitit 2017, kanë tërhequr vërejtjen njohës të proceseve integruese evropiane.

Lypsari në Prizren, i shtrirë në borë në -13 Gradë

0

Fotoja të cilën e ka siguruar Telegrafi, është bërë para pak çastesh në Prizren.

Në të shihet një lypsar, një nevojtar, që është shtrirë në borë, tek Sheshi Shatërvan.

Ndërkaq, temperatura në kohën kur është bërë fotoja ishte minues 13 gradë Celsius.

Shqipëria, dhe shumë shtete tjera, si rezultat i temperaturave të ulëta, shtresat e rrezikuara sociale i ka vendosur në strehimore të veçanta.

Deri në këto çaste, temperatura më e ulët në Kosovë ka shënuar -17 gradë. Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit ajo pritet të zbresë në -24.

Ministria e Arsimit shtynë fillimin e mësimit për shkak të motit

0

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

“Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MASHT’it.

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

Prizren: Bashkëshorti nën ndikim të alkoolit sulmon bashkëshorten

0

Në Prizren, viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit , është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 10 fishekë.

Nuk raportohet për të arrestuar por me urdhër te prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rahovec: Sulmohet fizikisht nga bashkëshorti

0

Mbrëmë rreth orës 18:00, në Rahovec, në rrugën “Milazim Isma”, një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, njofton Klan Kosova.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.