Home Blog Page 6089

Kapet me drogë në Vërmicë

0

Policia e Kosovës kanë vënë në pranga, dje në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës, një person të gjinisë mashkullore, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 100 gramë, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit, sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vazhdojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

0

Janë duke vazhduar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasave të para, pesta dhe të nënta. Sot ekipi i profesionistëve shëndetësor të QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, është duke i kryer vizitat e nxënësve të SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë.

Këto vizita, sot i ka inspektuar dhe drejtori komunal për shëndetësi, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me ecurinë e realizimit të vizitave.

“I tërë procesi është organizuar dhe monitoruar nga DSHMS-ja, ndërsa me sukses të jashtëzakonshëm është realizuar nga profesionistët shëndetësor të QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë. Me këtë rast i falënderoj të gjithë drejtorët e shkollave në të cilat kanë përfunduar vizitat sistematike, për bashkëpunim dhe krijim të hapësirës dhe kushteve për profesionistët shëndetësor duke e bërë të mundur që i gjithë procesi të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë drejtori komunal i shëndetësisë Hajdin Berisha.

Sipas Berishës, të hënën me datë 20.03.2017, këto vizita janë planifikuar të kryhen në SHFMU “Salih Bytyqi” në Shkozë, ndërsa këto vizita gjatë javës së ardhshme do të realizohen edhe në SHFMU “Emin Duraku”në Dragobil, në SHFMU “Ganimete Terbeshi” në Astrazup si dhe në SHFMU “Ruzhdi Xhyliqi” në Marali, me çka edhe përfundojnë vizitat sistematike. /PrizrenPress.com/

Testohet barka e shpëtimit në liqenin e Mirushës

0

Sot, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe i Shpëtimit (SHZSH), në liqenin në Mirushë, ka testuar barkën e shpëtimit dhe në të njëjtën kohë edhe ka demonstruar edhe aftësitë e saj, në rastet emergjente të ndërhyrjes në ujë, përkatësisht në liqe. Pjesëtarët e njësisë së shpëtimit, kanë treguar se janë të përgatitur në rastet emergjente, për të intervenuar.

Kjo, njësi edhe më herët ka demonstruar aftësitë e saj në liqe, përkatësisht intervenimin me barkë, mirëpo tani, falë një ndihme nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME), janë pajisur edhe me motor për barkë, dhe tani intervenimi në rast nevoje, është shumë më i lehtë, si ne liqe, ashtu edhe në rrjedhën e lumit Mirusha.

Aziz Telaku, përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ka konfirmuar se ky motor është dhuruar nga ana e AME-së, ndërsa do të jetë në shërbim të njësisë së shpëtimit.

“Pajisja me këtë motor ka qenë shumë e nevojshme për njësinë”, tha Telaku.

Edhe zyrtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku dhe Gani Kryeziu, të cilët e kanë parë nga afër këtë demonstrim, kanë thënë, se “njësia e shpëtimit është shumë mirë e përgatitur për këtë lloj të intervenimit në liqe, apo ujëra”.

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, është njëra nga krenaritë e Malishevës, pasi në shumë raste, brenda dhe jashtë Malishevës, kanë treguar rezultate shumë të mira, në intervenimet e tyre dhe janë njëra prej njësive më efikase në nivel vendi. 

Tërhiqet shorti i LK-së, super ndeshje në çerekfinale

0

Në Nyon të Zvicrës është zhvilluar ceremonia e tërheqjes së shortit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich do të përballet me Real Madridin, derisa Juvntus me Barcelonën. Kurse,  Atletico Madrid me Leicester City dhe Borussia Dortmund me Monacon.

Ndeshjet do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 prill.

Prizren: Shantazhon të dashurën me publikimin e fotografive, arrestohet

0

Policia në Prizren ka vënë në pranga një person të gjinisë mashkullore për shkak se ka shantazhuar të dashurën e tij.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari i kishte kërkuar të holla dhe stoli ari në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë dhe komunikimet e tyre, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër K-Shqiptare duke i kërkuar të holla dhe stoli ari në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë dhe komunikimet e tyre pasi që të njëjtit ishin në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e PK-së, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Larot e Pendës

0

Nga Faik Konica

Botuar më 1923

“Në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerëzish që quheshin ‘valets de plume’, domethënë ‘hyzmeqarë të pendës’.

Në Shqipëri, ku rastet e historisë dhe aspak dëshira e popullit, e çliruan vendin, leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i ‘hyzmeqarëve të pendës’.

Gjithë ata njerëz të cilët, po të kishte mbetur Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë ‘laro’, domethënë njerëz të paguar për të ndihur në vrasje e në grabitje, mbeten sot pa punë; dhe që të mos rrinë pa bukë, ndërruan formën e veprimit të tyre, dhe nga ‘laro të pisqollës’ u bënë tani ‘laro të pendës’.

Domethënë i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër.”

LDK-ja dhe VV-ja, të pavendosura për ushtrinë

0

Partia që e drejton Qeverinë e Kosovës (LDK) dhe subjekti më i madh opozitar ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë në Kuvend projektligjin për FSK-në, i cili i jep kësaj të fundit kompetenca të ushtrisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtuesit e partisë së kryeministrit Isa Mustafa kanë shprehur pakënaqësi me iniciativën e presidentit Hashim Thaçi që ta bëjë ushtrinë pa ndryshime kushtetuese, ashtu siç po kërkojnë aleatët strategjikë të vendit, SHBA-ja dhe NATO-ja, por nëpërmjet ndryshimit të Ligjit mbi FSK-në, ndërsa partia më e madhe opozitare vlerëson se pavarësisht se Kosova ka nevojë për ushtri, presidenti Thaçi është i pasinqertë dhe po tenton që me një iniciativë të tillë ta faktorizojë veten dhe ta avancojë pozicionin e tij.

Në anën tjetër, partia më e madhe politike në vend (PDK) dhe dy subjektet opozitare kanë konfirmuar për “Zërin” se do ta votojnë këtë ligj.

Sot tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve

0

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve do të tërhiqet sot nga ora 12:00. Kurse, ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 prill.

Skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve janë: Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Leicester Cityt, Monaco dhe Atletico Madrid.

Rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës

0

Që nga viti 2009 e këndej, rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo shifër konsiderohet nga ekspertë të zhvillimeve në vend si mjaft shqetësuese.

Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia në të shumtën e rasteve ka të bëjë me faktin se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian.

Numri më i madh i qytetarëve të Kosovës që janë liruar nga nënshtetësia, ka treguar Krasniqi, janë pajisur me nënshtetësi gjermane.

“Nga viti 2009 deri në janar të vitit 2017, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë humbur me lirim, 37,823 persona. Duke pasur parasysh që shumica e shteteve të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, atëherë shtetasit e Kosovës që kanë vendbanimin e rregullt në këto shtete në rast të plotësimi të kushteve për fitimin e shtetësisë së këtyre vendeve janë të obliguar të heqin dore nga shtetësia paraprake”, ka thënë Krasniqi.

Zara Hetemi, së bashku me familjen e saj katër anëtarëshe, jeton në Gjermani dhe ka zgjedhur nënshtetësinë e këtij shteti, duke hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Ndonëse vendimi për ta lënë shtetësinë e Kosovës nuk ka qenë i lehtë, ajo thotë se kishte arsye të shumta pse e kishte ndërmarrë një hap të tillë.

“Kushtet të cilat na i ofronte Gjermania nuk do ta na i ofronte Kosova. Kështu që vendosëm të bëhemi shtetas të Gjermanisë. Emocionalisht nuk ka qenë e lehtë, por duke pasur parasysh që Kosova nuk ofronte arsimim cilësor për fëmijët, kushte ekonomike më të mira dhe shëndetësi të mirë, ne u detyruam të heqim dorë nga nënshtetësia e Kosovës”, thotë ajo.

Njohës të zhvillimeve në vend, lirimin e qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës e konsiderojnë një lajm të keq dhe mjaft shqetësues për vendin.

Si e tillë, kjo dukuri, thonë ata, kërkon reflektim serioz të atyre që e bartin përgjegjësinë publike.

Driton Selmanaj, nga organizata Demokraci Plus, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo dukuri është mesazhi më i qartë dhe më trishtues që do të ishte për institucionet e Kosovës dhe për ata të cilët menaxhojnë me shtetin.

“Nëse kemi pasur një vlug të madh të njerëzve të cilët pas luftës u kthyen në Kosovë për të ndërtuar jetën e tyre nga gërmadhat, gjithçka nga zero, dhe tash me vetë dëshirë pas 17 viteve liri dhe 8 viteve pavarësi, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, do të duhej të ishte shqetësimi më i madh për klasën tonë politike. Kjo tregon faktin se deri ku e kemi sjell dilemën e njerëzve për të jetuar apo mos jetuar në Kosovë”, thotë Selmanaj.

Kosova gjatë kësaj periudhe të shtet-ndërtimit, thotë Selmanaj nuk ka arritur të krijojë një shtet me qëndrueshmëri ekonomike dhe zhvillim, arsim më cilësor dhe shëndetësi më të avancuar.

“Mënyra se si është qeverisur Kosova, mënyra se si institucionet e Kosovës kanë menaxhuar me vendin ka dekurajuar perspektivën e njerëzve në Kosovë dhe shumica e të rinjve perspektivën e tyre e shohin vetëm jashtë vendit, duke marrë edhe vendim eklatant, pra duke hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës”, thotë Selmanaj.

Në bazë të regjistrimit të deritashëm, janë mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Regjistrimi i diasporës është duke vazhduar dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Derisa, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. (REL)

Reali përgatit ofertën për Donnarummën

0

Pak ditë më parë puthi fanellën e Milanit, një farë premtimi besnikërie por në futboll asnjëherë nuk mund të jesh i qetë, kështu dhe tifozët kuqezinj në lidhje me fatin e një prej zbulimeve më të mëdha të këtyre viteve të fundit. Gigio Donnaruma i ka magjepsur të gjithë por problemi është se në ndjekje të tij tashmë është vënë edhe Reali i Madridit. nëse në Itali donnaruma konsiderohet si trashëgimtari i Buffon, te Reali dy vjet pas largimit të Casillas, ende janë dëshpërimisht në kërkim të një trashëgimtari të denjë.

Portieri i Milanit ka mahnitur Europën dhe nëse verën e ardhshme tentativa e disatë e Realit për të arritur te De Gea do të dështonte, donaruma mund të detyrojë Los Blankcos të zgjidhin qesen, për të arritur te një portier që jep garanci për shumë vjet. La Liga fitohet duke blinduar portën ndërsa Reali këtë sezon edhe pse kryeson kla pësuar më shumë se një gol për ndeshje. Klubi madrilen do të ishte gati të plotësonte të gjitha kushtet, jo vetëm ekonomike të Milanit që dëshiron ti rinovojë kontratën Donarumës deri në vitin 2020. Për të kënaqur portierin i cili dëshiron të mbajë veshur fanellën kuqezi deri sa të kuptojë se cila do të jetë e ardhmja e Milanit, por edhe për të lejuar një rritje të mëtejshme të kartonit të tij, që edhe tani e ka kaluar vlerën e 50 milionë eurove. vec të tjerash tifozët e Milanit kështu do të mund të qetësoheshin duke fituar pak besim, në pritje të ditëve më të mira.