Home Blog Page 6114

Mbrojtësi i Bajram Kolgecit të UPZ-së, kërkon hedhjen poshtë të aktakuzës

0

Mbrojtësi i të akuzuarit Bajram Kolgeci, avokati Visar Vehapi, ka thënë se i mbrojturi i tij është akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke u bazuar në supozime. Vehapi, gjatë shqyrtimit të dytë të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kërkuar hedhjen e aktakuzës në fjalë.

Sipas dispozitivit të aktakuzës, Kolgeci në cilësinë e zyrtarit për prokurim publik në Universitetin e Prizrenit (UPZ), ka shpallur tender publik në kundërshtim me Rregulloren për Prokurim. Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari në fjalë, në momentin e shpallje së tenderit për furnizim dhe montim të inventarit në UPZ, nuk ka caktuar sasinë e përafërt të artikujve, të cilën e parasheh rregullorja, duke lënë hapësirë për manipulime.

Avokati Vehapi deklaroi se mundësia për keqpërdorim nuk do të thotë se është bërë keqpërdorimi. Sipas tij, për gabime të mundshme nga personat zyrtarë në institucionet publike, ekzistojnë mekanizmat përmirësues administrativ. Ai tutje ka shtuar se krejt aktakuza është bazuar në një ekspertizë financiare, e sipas të cilës ekspertizë nuk ka pasur të dëmtuar nga tenderi në fjalë.

“Është rasti më i veçantë në karrierën time 12 vjeçare si mbrojtës, por besoj edhe në praktikat e prokurorive dhe gjykatave, që dikush të akuzohet se kinse ka krijuar mundësi për të kryer veprën penale” tha Vehapi. Andaj ka kërkuar që aktakuza si e tillë të hudhet në mungesë të provave.

Prokuroi i rastit, Genc Nixha ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes si e pabazuar dhe të shkohet në shqyrtim kryesor.

Vehapi sërish ka marrë fjalën dhe ka thënë se faza e kundërshtimit të provave dhe hudhjes së aktakuzës, nuk është vetëm fazë e kotë procedurale por është mundësi e dhënë nga ligjvënësi, me të cilin hudhen aktakuzat e pabazuara, si kjo në rastin konkret.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka njoftuar palët se rreth kërkesës së mbrojtjes, do të përgjigjet me shkrim./betimiperdrejtesi/

U nda nga jeta albanologu i njohur austriak Hermann Ölberg

0

U nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, albanologu i njohur austriak prof. dr. Hermann Ölberg. Akademia e Shkencave të Shqipërisë shprehu ngushëllimet për këtë humbje. Në traditën e shkollës austro-gjermane të albanologjisë, prof. dr. Hermann Ölberg, i njohur për kërkimet e tij në fushën e gjuhëve indogjermane, ia kushtoi mendjen dhe intelektin e tij në veçanti gjuhës shqipe dhe historisë së saj, studimit dhe mësimdhënies së kësaj gjuhe në Universitetin e Innsbruck-ut, ku gjithashtu drejtoi për një kohë të gjatë degën e albanologjisë. Ai hyri në këtë rrugë menjëherë pasi mbaroi studimet universitare, duke ia kushtuar studimet pasuniversitare dhe specializimin e tij gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Prof. dr. Hermann Ölberg ndoqi udhën e hapur prej gjuhëtarësh të mëdhenj austriakë që zgjodhën albanologjinë si fushë studimi, si Norbert Jokli, të cilit në vitin 1972, në 50-vjetorin e viktimizimit nazist, i kushtoi një konferencë shkencore-universitare ndërkombëtare, aktet e së cilës janë sot një urë për të depërtuar në thellësi të kontributeve të këtij personaliteti parësor të studimit të shqipes.

I ndjeri Hermann Ölberg ka botuar shumë artikuj shkencorë për gjuhën shqipe dhe ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ai ka pritur në aulat e universitetit ku punoi pedagogë e studentë nga universitetet shqiptare. Prof. dr. Hermann Ölberg, që nga viti 2005 mban titullin e nderit ”Doctor honoris causa “ i Universitetit të Tiranës.

Prof. dr. Hermann Ölberg bëri jetën e një njeriu të thjeshtë dhe të ndershëm. Ai qe një studiues, pedagog e mik i nderuar prej gjithkujt që pati fatin ta njohë nga afër ose nëpërmjet prurjeve të tij shkencore.

“Me vdekjen e prof. dr. Hermann Ölberg dijet shqiptare në Austri, gjuha shqipe dhe kultura jonë kombëtare, humbën një studiues të rendit të parë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë një mik të çmuar.

Akademia e Shkencave ndan ngushëllimet e veta me bashkësinë e studiuesve albanologë në Austri, në Shqipëri e jashtë vendit”, thuhet në deklaratën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Szczesny mendon rikthimin te Arsenal

0

Wojciech Szczesny ende i pavendosur për të ardhmen e tij.
Portieri polak nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Szczesny është i huazuar te Roma nga Arsenali, por ai nuk përjashton mundësinë që të kthehet sërish në Londër.

Në një intervistë për mediat angleze, reprezentuesi polak ka shfaqur dashurinë që ka për ‘Topçinjtë’.

“Londra mbetet shtëpia ime e dytë, pasi që aty kam kaluar vite shumë të bukura”, ka deklaruar ai.

“Edhe në Romë jam shumë i lumtur, por në fund të stinorit do të ulem dhe të bisedoj me agjentin tim për të ardhmen”, ka theksuar Szczesny.

Aktakuzë ndaj njëzet policëve nga Prizreni

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër njëzet 20 zyrtarëve policorë.
“Sh.D., S.V., N.R., A.R., M.B., I.D., I.A., A.E., B.Z., B.Z., Q.B., A.G., A.R., S.N., Sh.G., Sh.Z., A.K., L.G., Sh.Z. dhe N.Z., akuzohen për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit, zyrtarë policorë në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar tiketa të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së./Telegrafi/

E duan rikthimin e Rooneyt

0

Klubi anglez, Everton nuk e fsheh dëshirën për ta rikthyer në skuadër ish-yllin e tyre, Wayne Rooney.

Mediat britanike shkruajnë se krerët e Evertonit bashkë me trajnerin Ronald Koeman janë duke menduar rikthimin e sulmuesit anglez, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Old Traffordi.

Rooney prej kohësh është i lidhur me transferimin në Kinë, por siç raportohet lojtari është i gatshëm ta shqyrtojë ofertën e klubit të tij nga fëmijëria. Evertoni do të provoj që në këtë vera ta rikthej reprezentuesin e Anglisë në skuadër.

Zafir Berisha: Mbatja peng e Ramushit, lojë djallëzore

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Franceze për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke e quajtur si një “lojë djallëzore të qeverisë”.

“Mbajtja peng e Ramushit, lojë djallëzore e qeverise esadiste në vende”, ka thënë Berisha në Facebook.

Suharekë: E rrahin burri e vjehrri, largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët

0

Në Suharekë, viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe babai i bashkëshortit të saj.

Viktima është detyruar që së bashku me fëmijët e saj të largohet nga shtëpia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe kanë marrë viktimën me tre fëmijët e saj, të cilët janë trajtuar në bazë të procedurave vepruese.

Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të arrestuar

Nait Hasani kërkon rikthimin e Speciales në Kuvend

0

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputet që në seancën e ditës së sotme të futet sërish në rend të ditës diskutimi për Gjykatën Speciale.

Hasani ka thënë se beson që Gjykata Speciale është kundër interesave të invalidëve të luftës e të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Po kërkoj nga grupet parlamentare që të shtijë në rend të ditës këtë çështje”, ka thënë Hasani.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje serike në Prizren

0

Është arrestuar një i dyshuar i cili para tre muajve kishte kryer disa vjedhje të rënda në Prizren

Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha tha se policia ka siguruar prova të besueshme për dy rast të cilat e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

“Hetuesit thonë se me datën 28 nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në marketin “Ibra Trade” në rrugën “Shotë Galica” dhe nga aty kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme; dy telefona celularë dhe gjësende tjera ushqimore”, tha Berisha.

Po ashtu është zbuluar edhe vjedhja që kishte ndodhur me datën 11 shkurt 2017 në furrën “Zyberi” që ndodhet në rrugë “Reshat Karjagdiu” me ç’ rast ishin vjedhur para të gatshme.

“Hetuesit po punojnë për ndriçimin e rasteve tjera që dyshohet t’i ketë kryer ky i dyshuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor”. PrizrenPress.com/

Luis Enrique largohet nga Barcelona

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka deklaruar se ky është sezoni i fundit i tij në krye të katalanasve.

Menjëherë pas fitores tenistike, 6-1 ndaj Sporting Gijon, gazetarët pyetën Enriquen, nëse dop të rinovonte kontratën që i përfundon në muajin qershor dhe trajneri u përgjigj: “Nuk do të rinovoj”.

Zërat për largimin e Luis Enriques kishte kohë që qarkullonin, por humbja e thellë në Paris, i ka shtuar edhe më shumë përplasjet brenda klubit katalanas.

Prej kohësh flitet se midis Luis Enriques dhe senatorëve të ekipit të Barcelonas ka përplasje të vazhdueshme, të cilat janë reflektuar shpesh edhe në fushën e lojës.

Luis Enrique erdhi në krye të Barcelonas, në vitin 2014 dhe në sezonin e parë fitoi tripletën, ndërsa në të dytin, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit