Home Blog Page 6177

Banorët e Rogovës së Hasit në hall me hajnat

0

Shumë të dhëna flasin se situata aktuale e sigurisë në komunën e Gjakovës, thuajse gjatë tërë këtij viti, në përfundim të së cilit gjendemi, ka qenë dukshëm më e mirë se një vit më parë. Këtë e thonë zyrtarët policorë, këtë e thonë të dhënat statistikore, por këtë e thonë edhe qytetarët, sado që këta të fundit mendojnë se kjo nuk mjaftojnë, prandaj kanë kërkesa konkrete se si të përmirësohet situata e sigurisë akoma më shumë. Zyrtarët policorë madje edhe vrasjen e trefishtë, që në muajin gusht pati ndodh në qytetin e Gjakovës, e konsiderojnë vetëm si prishje të statistikave, por jo edhe element që ka ndikuar në nivelin e sigurisë, pasi atë e trajtojnë si rast të vetmuar. Sipas të dhënave statistikore të zyrtarëve policorë, del se gjatë vitit 2016 në të gjitha kategoritë e veprave penale është shënuar rënie e ndjeshme krahasuar me të gjitha vitet paraprake që nga përfundimi i luftës e deri më tash

Sivjet mbi 17 për qind më pak raste se vjet

Këtë e thotë edhe Krist Gjokaj, komandant i stacionit të policisë në Gjakovë, i cili e ka bë një krahasim të të dhënave që nga viti 1999 e deri më sot. “Sipas këtyre të dhënave, duke shikuar numrin e rasteve të raportuara në polici, del se në vitin 2016 në komunën e Gjakovës ka mbretëruar një ambient relativisht i qetë dhe i sigurt. Thënë edhe më troç, ky ka qenë viti më i qetë që nga përfundimi i luftës. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të vetëkënaqemi, por kjo duhet të na stimulojë që të angazhohemi për përmirësime edhe në të ardhmen në mënyrë që gjakovarët të kenë një jetë sa më të qetë”, ka thënë Gjokaj, duke dhënë edhe krahasime konkrete të vitit të kaluar dhe të këtij viti, sipas së cilave sivjet ka pasur 17,3% më pak raste ekscesive të raportuara në polici se një vit më parë.”Vitin e kaluar, duke përfshirë veprat penale dhe incidentet, kemi iniciuar 1.546 raste, ndërsa në këtë vit në përfundim të së cilit jemi, në stacionin tonë policor janë iniciuar 1.349 raste prej të cilave 146 incidente”, ka thënë Krist Gjokaj. Këtë rënie të numrit të rasteve të veprave penale dhe të incidenteve, shumëkush në Gjakovë e lidh me efektet e themelimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë që është bë para dy vitesh e që ka mundësuar edhe rritjen e numrit te efektivit policor.

Në Rogovë, për më pak se dy muaj, mbi 20 plaçkitje shtëpish

Pavarësisht këtyre të dhënave statistikore, qytetarët mendojnë se mund të bëhet edhe më mirë, prandaj kërkojnë nga policia që të mos ndalen angazhimet që kjo të arrihet. Disa prej tyre kanë edhe vërejtje dhe propozime konkrete, në ç’drejtim duhet të angazhohet më shumë policia. Kështu, Mahmut Lila është i brengosur me mungesën e parkingjeve, me parkimin e veturave vend e pa vend, gjë që pengon qarkullimin e lirë të makinave dhe të këmbësorëve.”Dukuria e parkimeve të egra të makinave më e theksuar është në afërsi të kafeneve, prandaj policia në këtë drejtim duhet të jetë më aktive, kuptohet dhe përmes dënimeve, sepse ato e kanë efektin e vet”, ka thënë Lila.

Nga ana tjetër, Ilhami Shala, nga fshati Rogovë, përmend një brengë që e ka potencuar edhe më herët.”Rogova, si një fshat i madh, ka nevojë të ketë një stacion të policisë, gjë që e kemi kërkuar shumë herë, por gjithnjë na është thënë se mungon kuadri i mjaftueshëm. Mungesa e një stacioni të tillë, si duket po e stimulon dukurinë e thyerjes dhe plaçkitjes së shtëpive në fshatin tonë, në shumicën e rasteve të shtëpive të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në Perëndim. Kjo dukuri është intensifikuar veçanërisht pas datës 25 dhjetor, pasi që nga atëherë e deri më tash janë regjistruar më shumë se 20 raste të plaçkitjeve të tilla”, ka thënë Shala. Nga ana tjetër, Pjetër Ndou, pos që nga policia ka kërkuar që të intensifikoi kontrollimet nëpër shkolla, pasi, sipas tij, ka mjaft nxënës që bartin armë si dhe të jetë më rigoroze në kontrollimin e vozitësve jo vetëm për dokumentacionin personal, por edhe për bartjen ilegale të armëve, ka pasur edhe një kërkesë tjetër drejtuar zyrtarëve policorë. “Nga Drejtoria e policisë në Gjakovë kam pritur që të qartësojë akuzat që me aq shpesh janë dëgjuar gjatë fushatës së fundit zgjedhore e që kanë të bëjnë me haraçin, fajdetë dhe gllabërimin e pasurisë publike. Kam pritur që policia të ndriçon se kush janë ata kanë marrë haraç, kush ka përfituar nga fajdetë dhe kush ka gllabëruar pasurinë publike? Për fat të keq, deri më sot kjo nuk është bërë”, ka thënë Ndou. Këto kërkesa të parashtruara, përkundër sukseseve evidente të Policisë në Gjakovë, dëshmojnë më së miri sa shumë qytetarët kanë nevojë për qetësi dhe siguri.

(Kosova Sot)

Vetëvendosje! ia numëron dështimet kryetarit Sali Asllanaj

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Therandë, ka zhvilluar të martën një aksion simbolik, duke vendosur pankarta në oborrin e Komunës së Therandës. Në to shkruheshin dështimet e kryetarit dhe qeverisjes së tij në disa vite pushtet.

Leonard Shala nga Vetëvendosje!, ka deklaruar se kryetari i Therandës, Sali Asllanaj, së bashku me drejtorët ka keq-menaxhuar me buxhetin kësaj komune dhe ka pasur një mori dështimesh.

“Ka pasur dhjetëra punësime familjare, janë bërë qindra ndërtime pa leje, ka pasur mungesë të transparencës, zero investime nga donatorët, të cilat tregojnë dështimin e kësaj qeverisje”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se kryetari Asllanaj ka shpenzuar 15 mijë euro, për periudhën 9 mujore të vitit 2016 të cilën e konsiderojnë alarmante./therandapost.com/

PDK dhe NDS flasin për sukseset dhe sfidat e ardhshme të Prizrenit

0

Drejtues të degës së PDK-së, në Prizren të udhëhequr nga kryetari Minir Krasniqi, sot gjatë ditës kanë takuar përfaqësues të NDS-it, partnere e koalicionit në bashkëqeverisjen lokale në Prizren.

“Ky takim zhvillohet në kuadër të angazhimeve të shumta politike në përmbylljen e fundvitit, meqë rast lidershipi i degës së PDK-së në Prizren po zhvillon takime me të gjitha subjektet dhe grupet e interesit publik, veqanërisht ato të kooalicionit qeverisës në Prizren”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren.

“Gjatë takimit me drejtues të NDS-it, në Prizren u diskutua për sukseset, por edhe për sfidat të cilat e kanë përcjellur bashkëqeverisjen në Komunën tonë”.

“Partnerët e kooalicionit u dakorduan që bashkëqeverisja në nivelin lokal, do jetë stabile dhe parakusht për sukseset edhe në vitet e ardhshme”./PrizrenPress.com/

Vetura përplaset për autobusë në Prizren

0

Në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, një veturë është përplasur për autobusë. Policia e Kosovës njofton se nga ky aksident ka pësuar një pasagjerë.

“Si pasojë e aksidentit përveç, dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një pasagjer, të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/ .

Kanoset një roje pylli në Grykë të Caralevës

0

Një roje pylli nga Gryka e Caralevës së  Suharekës ka raportuar  në polici se është kanosur nga dy meshkuj.

Nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në  raportin e Policisë së Kosovës, përcjell PrizrenPress. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Dosja e Grande III: Ukë Rugova implikon Skënder Hysenin në aferën e vizave italiane

0

Ishte viti 2009 kur Ukë Rugova ishte kthyer nga Amerika. Po bëheshin tri vjet që nga vdekja e babait të tij, ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Anëtarëve të familjes i duheshin vizat, por kontaktet e krijuara sa ishte gjallë presidenti, tashmë kishin humbur.

Ukë Rugova po bënte përpjekje për t’i rikrijuar ato.

Kishte takuar Skënder Hysenin, atëkohë ministër i Punëve të Jashtme.

“Aso kohe unë e takova Ministrin e Punëve të Jashtme Skender Hysenin, bashkë me vëllain tim Mendimin, dhe miqësisht i kërkuam Ministrit të na siguronte një kontakt me të cilin mund të flisnim lidhur me nevojat tona familjare”, tregonte Rugova para hetuesve të EULEX-it.

Hyseni ua kishte rekomanduar një emër.

Ishte ambasadori i Italisë në Kosovë, Michale Giffoni.

“Ministri Hyseni na sugjeroj që të caktonim një takim me Giffonin dhe kur unë dhe vëllai im shkuam ta takonim Giffonin e pamë se kishim përballë një shok shumë të mirë të babait tonë i cili tregoj gatishmëri të lartë për të na ndihmuar në atë aspekt. Zt. Giffoni kishte shumë njohuri mbi realitetin në Kosovë”, pohonte Ukë Rugova para hetuesve të EULEX-it.

Skënder Hyseni në vitin 2009 mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtëm. Aktualisht mban atë të ministrit për Punë të Brendshme.

Hyseni është pyetur nga Insajderi lidhur me deklarimin e Ukë Rugovës para hetuesisë. Ende nuk ka dhënë përgjigje lidhur me pohimet e Rugovës.

Giffoni i kishte pritur mirë djemtë e Ibrahim Rugovës në takimin e zhvilluar në vitin 2009.

Kërkesa e tyre ishte pranuar. U kishte thënë se ambasada po aplikonte një politikë preferenciale për viza për figurat publike. U kishte thënë se shumë shpejtë një zyrtar të ambasadës do ta ngarkonte me punë shtesë, që ishte gatishmëria për t’u marrë me kërkesat e familjes presidenciale.

Kishte caktuar Florian Petanin, tregon Rugova.

“Pas disa ditësh ai (Giffoni) më thirri në telefon dhe më informoj se më duhej të kontaktoja me Zt. Florian Petani. Ky person ishte caktuar nga vet Ambasadori Giffoni për të kontaktuar me familjen time lidhur me vizat. Në rast se Ambasadori Giffoni nuk ishte i pranishëm atëherë dokumentet dorëzoheshin te Zt. Petani”, thoshte Rugova.

Pas atij takimi të zhvilluar më 2009, Mendimi, djali tjetër i ish-presidentit Rugova, nuk kishte vazhduar relacionet miqësore me ish-ambasadorin italian.

Ishte Uka që vazhdoi relacionin miqësor me Giffonin.

Por, relacioni miqësor mes këtyre të dyve ishte zhvilluar aq shumë sa që kishte rrëshqitur në krijimin e një grupi të madh të dyshuar kriminal.

Për këtë arsye Giffoni edhe ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Mbi të rëndon akuza se ka krijuar një kanal preferencial për Ukë Rugovën, duke ia mundësuar që njerëzit e afërt të tij të pajiseshin me viza duke anashkaluar departamentin e vizave.

Krijimi i këtij kanali preferencial, sipas autoriteteve italiane, ka mundësuar më pas krijimin e grupit të akuzuar kriminal.

Rugova: Skënder Hyseni ndihmonte për viza edhe në kohën e babait

I biri i ish-presidentit Rugova kishte përmendur Skënder Hysenin edhe njëherë tjetër gjatë intervistimit nga hetuesit e EULEX-it. Këtë e kishte bërë kur ishte pyetur për letër-garancitë në emër të familjes Rugova që ia dërgonte ish-ambasadorit italian, Michael Giffon.

Ukë Rugova kishte pohuar se praktika e dërgimit të letër-garancive aplikohej që nga viti 1990, në kohën e babait të tij.

Sipas tij, ishte një formë standarde që Zyra e Presidentit garantonte për të afërmit dhe bashkëpunëtorët e partisë dhe të Presidentit.

Ai tregonte për njerëzit që atëkohë merreshin me vizat. Ka përmendur Edita Tahirin e Alush Gashin, që të dy asokohe pjesë e seksionit të LDK-së për marrëdhënie me jashtë.

Përveç tyre, kjo praktikë ishte ndjekur më pas edhe nga Adnan Merovci, asokohe shef i protokollit të Presidentit Rugova, Skënder Hyseni, Naser Rugova e Sali Cacaj- këshilltar të Rugovës si dhe asistentja Lumturije Shabani.

“Në njëfarë mënyrë po përpiqem të shpjegoj se zyra e Presidentit Rugova ka qenë në njëfarë mënyre si zyre qendrore ku shkonte e gjithë popullata me kërkesa të ndryshme. Në mesin e atyre kërkesave ishin edhe ato për viza”, kishte thënë Rugova.

Djali i vogël i ish-presidentit do të dalë para gjyqit gjatë vitit të ardhshëm për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai akuzohet se ka drejtuar e mbikëqyrur një grup kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash nga njerëzit që kishin nevojë të pajiseshin me Viza Shengen.

Rugova akuzohet nga prokurori i EULEX-it, Allen Casnick, se prej muajit maj 2011, deri në muajin shkurt 2014, ka krijuar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe – ose drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal.

Po ashtu, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Një sasi armatimi i ishte gjetur në shtëpinë e tij, kur ishte bastisur nga pjesëtarët e EULEX-it. Përveç Ukë Rugovës, pjesë e aktakuzës janë edhe nëntëmbëdhjetë veta tjerë, përfshirë edhe mikun e tij të afërt, Izet Beqiri./Insajderi.com/

NISMA sot mban tubim në Malishevë, i pranishëm edhe Fatmir Limaj

0

NISMA për Kosovën dega në Malishevë, me rastin e festave të fundvitit fton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës që të marrin pjesë në tubimin.

Në këtë tubim do të merr pjesë kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.

Ky tubim do të mbahet sot, me datë 27.12.2016 në ora 15:00, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Në fund të tubimit do të ketë edhe një koktej rasti në hapësirat e shtëpisë së kulturës. /PrizrenPress.com/

Vozitje e rrezikshme në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

0

Një qytetar përmes një video të bërë gjatë dhjetorit shfaq vozitjen me shpejtësi të madhe dhe në kah të gabuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këto xhirime shihet se si një makinë me ngjyrë të kuqe thuajse “fluturon” nëpër autostradë,ndërsa përballë saj në shiritin e duhur lëviz një kamion.

Nuk është hera e parë që dikush “e humb rrugën” në autostradë.

Po në dhjetor në KALLXO.com erdhën edhe xhirime tjera të një makine të bardhë që voziste në drejtim të kundërt gjithashtu me shpejtësi të madhe.

Fimime të një makine që voziste në shiritat e gabuar në KALLXO.com erdhi edhe në tetor.

Gjithashtu, më 24 tetor, një video e dërguar në KALLXO.com tregonte se si vetura e policisë po lëvizte në autostradë pa drita të ndezura gjatë orëve të natës.

Gjatë dy ditëve të fundit policia raportoi për një varg aksidentesh në të cilat në pjesë të ndryshme të Kosovës vdiqën 3 persona.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, sipas Policisë së Kosovës, kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës së fundmi ka ashpërsuar gjobat për vozitësit që i shkelin rregullat e komunikacionit me synim për uljen e numrit të aksidenteve në trafik.

Shpejtësia maksimale e lejuar në pjesën më të madhe të autostradës “Ibrahim Rugova” është 130 kilometra në orë.

Gjykata Speciale aktivizohet në fillimvit

0

Njohësit e çështjeve juridike thonë se Gjykata do të fillojë me ngritjen e akuzave në muajt e parë të vitit 2017 dhe menjëherë pas këtyre akuzave do të pësojnë edhe arrestimet.

Ndërkohë që kritikojnë Bashkimin Evropian për vonesat edhe pse u kishte bërë një presion të madh institucioneve të Kosovës që me çdo kusht dhe sa më parë të miratohej ligji dhe të nënshkruhej.

“Kosova i ka kryer ato obligime, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë mjaft efikase dhe efiçiente”, ka thënë eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Sipas tij, tani është momenti i fundit që kjo Gjykatë të veprojë dhe të përfundohet me ankthin e kosovarëve.

“Është momenti i fundit të ketë më shumë përgjegjësi bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë BE-ja dhe shteti i Holandës bashkë me të tjerët që ta funksionalizojnë këtë Gjykatë dhe ta bëjnë punën sa më parë që të mos zvarritet me vite, siç ka qenë puna me tribunat e tjera e të mbahet peng i tërë populli i Kosovës dhe të lihen njerëzit në ankth dhe në stres”, ka potencuar ai.

Në anën tjetër hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se ngritja e aktakuzave do të fillojë në muajt mars-prill. /Zëri/

Hatim Baxhaku: PDK-ja, partner i pabesë

0

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku,dyshon në partnerin e koalicionit, PDK-në. Ai nuk e përjashton mundësin e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Thotë se PDK-ja është e pabesë.

“Viti i ardhshëm është viti i zgjedhjeve lokale, por nuk i dihet mund të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse kemi punë me një partner të pabesë”, tha Baxhaku, shkruan PrizrenPress.

Ai ka ftuar anëtarët e LDK-së, që në vitin 2017-të, të mobilizohen për zgjedhjet që do të mbahen.

“Duhet që të jemi unik dhe të mobilizuar”, tha Baxhaku./PrizrenPress.com/