18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 6250

Manolja Kabashi nga Prizreni vuan nga leukemia akute, ajo kërkon ndihmën tonë

0

Manolja Kabashi, 20 vjeçare, është diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë akute. Shërimi i Manjolës duhet të bëhet jashtë vendit dhe kushton shumë.

Manolja Kabashi e cila është vetëm 20 vjeçare po lufton me sëmundjen e lekuemisë akute. Shërimi i saj kushton shumë dhe për familjen Kabashi shuma është e papërballueshme, shkruan Express.

Shërimi i Manoljës kushton 100 mijë euro dhe duhet të bëhet jashtë vendit – në Turqi.

Pas solidarizimit me Anila Brahaj, tani familja dhe Manolja kanë nevojën e të gjithë ne.

“Shpëto një jetë” – Manjola në pritje të ndihmave tuaj.

Manjola Kabashi është nga Prizreni dhe studente e vitit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë.

Manolja Kabashi1

Opozita mban tubim mobilizues para protestës së 26 marsit

0

Sot në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, tri partitë opozitare do të mbajnë një takim mobilizues në kuadër të përpjekjeve të tyre për të kundërshtuar koalicionin qeverisës.

E gjithashtu edhe për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, duke i paraprirë protestës së thirrur për 26 mars.

Sipas ‘event’-it të krijuar në Facebook, betejat kundër marrëveshjeve kriminale, siç i quan opozita, do të vazhdojnë.

“Ka gjysmë viti që po kundërshtohen marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. “Zajednica”, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria shtypëse e anti-kushtetuese që po shkon kah regjimi fashist, tashmë po kundërshtohen nga një front i gjerë shoqëror. Ne nuk e kemi lënë Qeverinë që t’i realizojë këto projekte”, thuhet në përshkrimin e njoftimit.

Opozita konstaton se tashmë e ka prishur rehatinë e pushtetit, duke paralajmëruar se 26 marsi do të jetë demokracia e saj.

“Më 26 mars, suksesi jonë do të jetë demokracia. Për këtë po mobilizohemi në terren. Jemi anekënd Kosovës duke u bërë bashkë me njëri – tjetrin. Për këtë do të tubohemi më 19 mars, për t’u mobilizuar që të bëhemi pjesë e shum icës që do ta sjellë ndryshimin. Nga salla “1 Tetori” më 19 mars në Prishtinë takohemi për t’i dhënë një nisje të re angazhimit tonë protestues, që do të kulmojë në 26 mars”, thuhet në fund.

60 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

0

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në orët e parë të ditës së shtunë në Rusi. Një avion me të paktën 61 persona në bord është rrëzuar në aeroportin e qytetin jugor Rostov-on-Don.

Avioni, një Boeing 738-800, i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte pikërisht Rostovin.

Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se 55 pasagjerët dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, por ende nuk kemi pasur një deklaratë zyrtare.

Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta, por era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur i pistët mendohen si faktorë që kanë ndikuar në aksident.

Mediat ruse shkruajnë se rreth 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit janë në vendin e rrëzimit të avionit, ku kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.

Princi Charles, pasdite në Prizren

0

Princi i Wellsit, Charles dhe dukesha Cornwall, edhe sot vazhdojnë vizitën në Kosovë, me takime dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë dhe Prizren.

Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall së pari do të priten në zyrën e saj nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku së bashku do të vendosin lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur. Ai do të vizitojë edhe KFOR-in, ku do vendosë kurora me lule në nderim të ushtarëve të rënë në Kosovë.

Kurse, pasdite do të qëndrojë në Prizren, ku do të mbaj një konferencë ndërfetare.

Hasani: Votuesit e PDK-së mund të vijnë te NISMA

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovcit, i cili në “Tribuna Channel” tha se Nisma i ka dyert e hapura në PDK.

Bajrami në profilin e vet në Facebook ka shkruar se votuesit e PDK-së i kanë dyert e hapura te Nisma. “Njerëzit tashmë e kanë parë se sa i drejtë e nevojshëm ka qenë formimi i Nismës si parti politike. Roli i saj në këto dy vite në skenën politike e dëshmon këtë”, ka thënë Hasani.

Postimi i plotë i anëtarit të Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani:

Votuesit e PDK-së i kanë dyert e hapura te NISMA

Njerëzit tashmë e kanë parë se sa i drejtë e nevojshëm ka qenë formimi i NISMA-së si parti politike. Roli i saj në këto dy vite në skenën politike e dëshmon këtë. Qëndrimet qarta, parimore, konsistenca në qëndrim, sinqeriteti në raport me qytetarët, besnikëria ndaj votuesve, kultura e komunikimit me partnerë e rival, qëndrimet e kundërshtimet për tema të ndryshme duke u mbështetur vetëm në argumente, të bazuar në të vërtetën e me përkushtim në interes të vendit janë vetëm disa nga vlerat që NISMA i ka promovuar prej krijimit të saj dhe që qytetarët e Kosovës po ja njohin e vlerësojnë këtë vizion politik të NISMA-së. Prandaj, kjo është arsyeja që ajo po fuqizohet për çdo ditë duke aderuar qindra qytetarë në secilën komunë të Kosovës që dikur kanë qenë votues të partive të tjera. Koha e shantazhit, e blerjes së votës dhe anëtarësimet me premtim të gjoja një vendi pune kanë përfunduar. Qytetarët më nuk mashtrohen dhe nuk mund të gënjehen. Mjaft janë gënjyer, nuk besojnë te ata që sa herë i kanë gënjyer. As kërcënimi për largim nga puna më nuk po i bën punë regjimit. NISMA mirëpret të gjithë qytetarët që ndihen të mashtruar e të gënjyer nga ata që i kanë votuar, të bashkohen me ne.

Grabovci: NISMA i ka dyert e hapura në PDK (Video)

0

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se përkundër ndasive që partia e tij dhe partia e ish partiakut të tij, Fatmir Limajt, NISMA në PDK ende janë dyert e hapura për këtë parti.

“Kthimi i secilit anëtar në PDK do të na gëzonte dhe nuk përjashtohet mundësia që PDK dhe NISMA të bashkëpunojmë së bashku në atë ardhmen”, citohet të ketë thënë Grabovci për Tribuna Channel.

Grabovci ka thënë se bashkë me Limajn dhe Jakup Krasniqin kanë kaluar shumë procese së bashku.

“Kemi kaluar një kohë jashtëzakonisht të gjatë së bashku dhe kemi pasur një bashkëpunim shumë korrekt. Jemi përballur me procese të vështira dhe kemi dalë triumfues dhe kemi bërë një rrugë të gjatë bashkërisht. Por në kushte të demokracisë gjithkush ka të drejtë të zgjedh rrugën e vet”, ka thënë Grabovci.

Sigurohen paratë: Anila Brahaj nesër niset për në Turqi

0

Anila Brahaj nga Gjonaj i Hasit të Prizrenit, nesër niset për shërim në Turqi. Familjarët kanë njoftuar se paratë fillestare për trajtimin e Anilës, tashmë janë siguruar.

“Familja e Anila Brahajt ju falënderon nga zemra për kontributin tuaj për shërimin e Anilës”, shkruan familja Brahaj në llogarinë e saj në Facebook.

“Falënderojmë në veçanti furrtarët nga Hasi, këngëtarët dhe mediat, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar”.

“Ju njoftojmë se falë ndihmës tuaj Anila nesër, më 19.03.2016, udhëton për shërim në Stamboll –Turqi”.

“Shuma fillestare e kërkuar është siguruar falë jush dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës”.

“Nga sot e tutje, familja Brahaj kërkon nga të gjithë qytetarët që të ndërpresin mbledhjen e mëtutjeshme të parave”.

“ Pra, askush nuk është i autorizuar të mbledhë më tutje para në emër të familjes së Anila Brahajt, as në rrjete sociale dhe askund tjetër në Kosovë dhe diasporë”.

“Shuma totale e mjeteve të dhuruara për shërimin e Anilës deri sot është 148.419.56 Euro”.

“Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë”./PrizrenPress.com/

Ja shqiptari i “Cosa Nostras” i arrestuar sot në Itali

0

Ky është Erion Prendi. Emigranti shqiptar figuron mes 62 të arrestuarve si anëtarë të organizatës më të madhe mafioze në Itali, “Cosa Nostra”.

Të arrestuarit vepronin kryesisht në zonën e Palermos, Siçili. Aktiviteti i tyre kriminal shtrihej nga trafiku i drogës, gjobëvënia etj.

Grupi mafioz “Cosa Nostra” në Itali, u godit gjatë një operacioni të pak ditëve më parë nga policia, ndërsa Erjon Prendi tashmë ndodhet në burg.

Mediat italiane, kanë publikuar sot edhe foton e tij, krahas 62 të arrestuarve të tjerë, anëtarë të klanit mafioz që vepronte kryesisht në Palermo.

Sipas policisë, ai ndihmonte bandën në aktet kriminale, duke u bërë sigurisht edhe pjesë e tyre.

Bekim Fehmiu, vizita e shkurtër në Shqipëri

0

Bekim Fehmiu, aktori i njohur shqiptar, është kujtuar dje përmes një aktiviteti në Akademinë e Filmit “Marubi”.

Në këtë aktivitet, u shfaq filmi “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, një kronikë mbi vizitën e tij në Shqipëri në vitin 1972 dhe më pas u prezantua edhe monografia: “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”, shkruar nga gazetari e përkthyesi Fahri Musliu, që ka qenë edhe miku i aktorit të madh.

Musliu ka punuar për një kohë të gjatë në Beograd si korrespondent për gazetat në Kosovë. Pjesëmarrësit sollën kujtime dhe vlerësuan figurën dhe trashëgiminë e lënë prej tij.

Bekim Fehmiu do të mbahet mend gjatë për role të larmishme në filma si: “Mbledhësit e puplave”, “Aventurierët”, “Dezertori”, “Java e zezë”, “E dashura ime Libera”, “Salon Kiti”, “Leja për vrasje”, “Xhinxhis Kan”, “Protesta”, “Edukata speciale” etj., por pa harruar shkëlqimin në rolin e Uliksit te seriali i famshëm “Odiseja”.

Përmes këtij libri na rrëfehet se si aktori ia doli si yll kinemaje të fitonte dashurinë e miliona spektatorëve, të cilët sigurisht panë te personazhi i tij diçka që kishte kuptim për të gjithë, diçka që shkon përtej caqeve të tërheqjes vetjake ose të artit vetjak, shkruan Gazeta Shqip.

“Karriera e Bekim Fehmiut, shkruan Marko Kostiq, është përshkrimi i drejtë i karakterit shqiptar, i atij që kur njëherë arrin rezultatin e dëshiruar, i ofron shkëlqimin reflektues edhe serbëve, jugosllavëve, romakëve dhe amerikanëve”.

Bekim Fehmiu është i vetmi aktor që në Perëndim ka xhiruar mbi 20 vjet, duke thyer “perden e hekurt”, thuhet në këtë libër.

“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”, shkruan Fehmiu në kujtime mbi vizitën në Shkodër në vitin 1972.

Për shkak të vendimit të gjykatës, plaku tenton të vras veten në Suharekë

0

Një i moshuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke provuar të konsumoj pastrues kimik në shenjë proteste ndaj një vendimi të gjykatës.

Sipas dëshmitarëve prezent, policët nga Suhareka, B.K dhe R.B kanë shpëtuar plakun, duke ia pamundësuar veprimin e tij drejt vetëvrasjes, transmeton TherandaPost.

Ngjarja ka ndodhur përballë Komunës së Suharekës sot rreth orës 12:00