19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6266

Kosova nis fushatën për ditën botërore të Sindromit Down

0

Me moton “Më përkrah sot që nesër të jem i pavarur”, Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), ka nisur fushatën vendore për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down.

Fushata “Më përkrah sot që nesër te jem i pavarur”, ka për qëllim t`i adresoj nevojat e komunitetit të personave të prekur me sindromën Down, tek përfaqësuesit kyç (vendimmarrësit) të institucioneve shtetërore dhe gjithë shoqërinë.

Fushata filloi me aktivitetin “Aftësitë për Art”, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me shkollën “Mileniumi i Tretë”. Në këtë aktivitet, fëmijët e prekur me sindromën Down dhe fëmijët e shkollës “Mileniumi i III-të”, me anë të pikturave, treguan aftësitë e tyre për art.

Ndërsa që nga data 10 deri më 12 mars, fushata do te përcillet me aktivitetin e radhës, prezantimi i produkteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në Sheshin “Nëna Terezë”.

Ky aktivitet do të ketë përkrahjen e mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës “Mileniumi i III-të”, ku përveç produkteve te DSK-ës, në këtë aktivitet do të ketë edhe ushqim të përgatitur nga prindërit e shkollës “Mileniumi i III-të”. Të gjitha mjetet financiare të mbledhura nga shitja e produkteve, do të dedikohen për programet e Shoqatës DSK.

Në kuadër të fushatës vendore për Shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down , më datë 15 dhe 16 mars DokuKino organizon shfaqjen e katër filmave vendorë, “Kali” me regji të Alban Ukaj dhe Yll Çitaku, “A është më mirë këtu apo atje”, nga Elena Avdija, “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj dhe “ Kolona” me regji të Ujkan Hysaj.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’i dhurohen Shoqatës Down Syndrome Kosova, qendrës në Prizren.

Gjithashtu, Down Syndrome Kosova do të vazhdojë aktivitetet e saja në kuadër të kësaj fushate deri më datë 22 Mars.

Shoqata Down Syndrome Kosova, për të dhjetën herë me radhë shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down, këtë vit me moton “Më përkrahë sot që nesër të jem i pavarur”. /PrizrenPress.com/

DSK CITY LIGHT 5

Nga shtatë ditë burg për dy persona të arrestuar në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar nga policia në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren

Policia, përmes një komunikate, ka thënë se i dyshuari i parë është arrestuar në fshatin Malësia e Re, kurse i dyti në fshatin Lubiqevë, raporton PrizrenPress.

Dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej shtatë ditëve. /PrizrenPress.com/

Grabovci: PDK e LDK i kanë bërë ofertë opozitës

0

PDK e LDK nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë pushtetin pavarësisht protestave të opozitës.

Deputeti, njëherësh shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se u kanë bërë ofertë edhe oponentëve politik që të bash qeverisin deri më 2018.

“Por, ashtu siç kemi thënë gjithmonë se këto janë vetëm pretekste për zgjedhje të parakohshme, ashtu edhe ka dalë. Pasi, opozita nuk ka pranuar asnjëherë të shqyrtoj ofertën e pozitës”, tregon Grabovci.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai  thotë se koalicionit PDK-LDK po i ecën mirë dhe shumë shpejtë do të formatohet kabineti qeverisës.

Gjithaashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës, prej të cilës vjen Grabovci, për të plotësuar vendit e Hashim Thaçit në PDK dhe në Qeveri.

Sipas tij, Kadri Veseli është njeriu më potencial për ta zëvendësuar ish liderin e tyre që u bë President, ndërsa për vendet boshe në ekzekutiv nuk jep shumë detaje.

Ai flet për Gazetën Fjala edhe për përçarjet në PDK, ambiciet e tij politike dhe imazhin e Kosovës në botë pas zhvillimeve të fundit në vend.

Ka vdekur George Martini – producenti i The Beatles

0

Producenti i famshëm muzikor, Sir George Martini, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Duke raportuar për vdekjen e tij, BBC shkruan se George Martini ishe i njohur edhe si “anëtari i pestë i The Beatles”.

Martini, si producent, pati rol shumë të rëndësishëm më promovimin dhe suksesin e grupit legjendar The Beatles.

Për John Lennonin, Paul McCartneyn, George Harrisonin dhe Ringo Starr, ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Petritsch: Kosova po e humb përkrahjen

0

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën në vitet 1998-1999, Wolfgang Petritsch, i cili ishte edhe negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për Kosovën në Rambujë dhe Paris në vitin 1999 edhe më tutje është duke i përcjellë zhvillimet në Kosovë.

Në një intervistë për Republika.info, diplomati i njohur austriak Wolfgang Petritsch ka folur për krizën politike në Kosovë, liberalizimin e vizave dhe evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për situatën politike, Petritsch thotë se portretizimi i Kosovës me gaz lotsjellës në botë ka zbehur pamjen e një vendi me stabilitet politik.

“Dhuna dhe demokracia janë të pabashkuara. Kosova ka humbur shumë simpati në muajt e fundit. I bashkohem apelit urgjent të demokracisë evropiane, se përdorimi i dhunës psikike, përdorimi i bombave të zjarrit, pengimi brutal i procesit parlamentar janë veprime të dënueshme”, ka thënë Petritsch.

Ai ka folur edhe për ndikimin që mund të ketë përdorimi i dhunës në procesin e liberalizimit të vizave dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.

Ambasadori Petritsch ka thënë se liberalizimi i vizave padyshim që është një hap i ardhshëm dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën, por ai nuk mund të ndryshojë situatën e të prekurve, derisa nuk do të plotësohen në plotni kërkesat e Bashkimit Evropian.

Petritsch ka thënë se gazi lotsjellës dhe bombat e zjarrit janë duke i trembur qytetarët e BE-së për t’i dhënë mbështetje të plotë liberalizimit të vizave për Kosovën.

“BE-ja do të jetë e hapur për liberalizimin e vizave, në rast se sheh përparim në jetën ekonomike, politike dhe demokratike të Kosovës. Gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës dhe bombat e zjarrit janë duke trembur shumë qytetarë të BE-së dhe mbështetja për liberalizimin e vizave bie ndjeshëm. Vendimet demokratike duhet të arrihet në mënyrë paqësore. Bombat e zjarrit shkatërrojnë demokracinë e njomë në Kosovë”, ka thënë diplomati austriak për Republika.info.

I pyetur nëse Ballkanit Perëndimor i duhet një evropianizim dhe një perspektivë e përbashkët e anëtarësimit, siç edhe kishte deklaruar më parë, Wolfgang Petritsch ka thënë se Evropa ndodhet në krizën më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe nevojitet një përpjekje shumë më e madhe për të përballuar këtë krizë me sukses.

“Kjo nuk mund të ndodh nëse i rikthehemi nacionalizmit, në një Evropë ku shtetet dalin kundër njëra-tjetrës. Kjo duhet të ndalet shumë shpejt. Vetëm së bashku ne jemi të fortë dhe të aftë për të përmbushur këtë sfidë historike. Kur them ‘së bashku’, mendoj në të gjitha vendet brenda dhe jashtë BE-së. Prandaj, duhet një angazhim më i madh i BE-së, për përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë e kam menduar kur kam folur për evropianizim”, ka thënë Petritsch.

Lidhur me dështimin e elitave politike në Ballkan që të modernizojnë shoqëritë e tyre, i pyetur nëse Bashkimi Evropian është platforma më e mirë për të bërë Ballkanin konkurrues me shtete tjera të BE-së, diplomati austriak ka thënë se procesi i integrimit evropian është dashur të përballojë detyra shumë të vështira në të kaluarën.

“Mendoni vetëm në të ashtuquajturën ‘Zgjerimi i Lindjes’, ku praktikisht dhjetë shtete nga Evropa Juglindore janë integruar në strukturat ekzistuese të Brukselit. Jo pa vështirësi, megjithatë me sukses. Kjo arritje, nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Të gjitha shtetet e paintegruara, që përbëjnë pothuajse numrin e njëjtë të banorëve me atë të Rumanisë, duhet integrohen përmes një elani të ri politik dhe ekonomik. Por, kjo mund të ndodh nëse elitat politike të këtyre shteteve udhëheqin një evropianizim dhe një politikë për qytetarët: punësim, arsimim, të bazuar në siguri sociale, e cila mund të krijohet nga vetë shtetet e prekura. Deri më tani asistencat e BE-së nuk janë përdorur në mënyrë optimale. Është krijuar përshtypja që njerëzit janë bërë më të varfër, ndërsa politikanët më të pasur. Qytetarët, taksapaguesit në vendet anëtare të BE-së nuk janë më të gatshëm për të mbështetur pafundësisht vendet e Ballkanit, marrë parasysh koston e tejkalimit të krizës së refugjatëve. Është një kohë e vështirë dhe duhet të ndiqet një politikë e ndjeshme për qytetarët”, ka thënë ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, për Republika.info ka thënë se BE-ja do të jetë e gatshme të jetësojë kërkesat e miqve të Ballkanit për të përshpejtuar integrimet evropiane vetëm atëherë kur e vëren se qytetarët dhe politikanët e rajonit e dëshirojnë këtë. “Dinamika e anëtarësimit në masë të madhe varet nga vendet e rajonit. Zhvillimi ekonomik duhet të fillojë nga vetë këto shtete. Papunësia, sidomos tek të rinjtë pengon integrimet evropiane”, ka thënë ai.

Petritsch ka thënë se disponimi i vendeve anëtare të BE-së do të ndryshojë përsëri në favor të zgjerimit të mëtejshëm vetëm kur të shihet qartë se ka ndryshime pozitive në luftën kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit në shtetet përkatëse, në të cilat ndryshimi vjen edhe nga vetë populli. /Republika.info/

Kosovës i duhet qeverisje nga fronti opozitar

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës Jakup Krasniqi, thotë se Kosovës i duhet si kurrë më parë një qeverisje nga fronti opozitar. Ai mendon se vetëm udhëheqja e tri partive opozitare, ku bënë pjesë edhe vetë Krasniqi është rruga më e mirë dhe e vetme e ndryshimit dhe e veprimit.

Krasniqi përmes një shkrimi që ka dërguar në media flet edhe njëherë për shkatërrimin që po i bëhet shtetit nga ana e koalicionit momental ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

“Ky koalicion i madh qeverisës, që ka bërë marrëveshje tepër të dëmshme, që ka renë ndesh me Kushtetutën e ligjet, që qeverisin keq, që kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit, që kanë bllokuar Sistemin e Drejtësisë duke humbur edhe sovranitetin e këtij pushteti, që na e qiten faqen e zezë për krim, korrupsion, për mashtrim e pa dije, që atë që e thotë në mëngjes e mohon në mbrëmje e shtron para nesh nevojën e domosdoshme për krijimin e një fronti të përbashkët të një spektri të gjerë politik e qytetarë për t’i dhënë një rrugë të re Republikës së Kosovës”, shkruan Krasniqi.

Shkrimi i Jakup Krasniqit:

BASHKIM QYTETARË, PËR SHTET E SE DREJTËS

Nga Jakup Krasniqi

Është momenti i fundit që Opozita e Bashkuar të shkoj drejt krijimit të një Deklarate Progamore të përbashkët për veprim të koordinuar, të saktësuar qartë e pa ekuivokë. E pastaj t’i hyjë krijimit të një Programi të përbashkët qeverisës. Qytetari ynë donë të shoh ndryshim esencial me pozitën (koalicionin qeverisës) e/i cila nuk ka ide sesi qeveriset vendi, pasi fjalët boshe, pa përmbajtje e mashtrimet e vazhdueshme i kanë dalë “mbi kapuç”. Ky koalicion i madh qeverisës, që ka bërë marrëveshje tepër të dëmshme, që ka renë ndesh me Kushtetutën e ligjet, që qeverisin keq, që kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit, që kanë bllokuar Sistemin e Drejtësisë duke humbur edhe sovranitetin e këtij pushteti, që na e qiten faqen e zezë për krim, korrupsion, për mashtrim e pa dije, që atë që e thotë në mëngjes e mohon në mbrëmje e shtron para nesh nevojën e domosdoshme për krijimin e një fronti të përbashkët të një spektri të gjerë politik e qytetarë për t’i dhënë një rrugë të re Republikës së Kosovës. Kjo është rruga më e mirë dhe e vetme e veprimit dhe e ndryshimit. Ka edhe rrugë tjera, por ato nuk duhet ndjekur pa e provuar ketë, pasi kjo është më e pa dhimbshmja për qytetarët tanë. Ta bëjmë ndryshimin pa hile, ne, tri partitë opozitare nëse nuk na ka kapur edhe ne, mania e pushtetit personal si i ka kapur Isa & Hashimin. Mania e pushtetit personal si e kemi parë deri më tani, nuk prodhon rend demokratik e as shtet të së drejtës.

Opozita e Bashkuar, me punën e saj të derisotshme ka arritur rezultate të kënaqshme, ndonëse jo e mjaftueshme për t’i detyruar shkelësit e Kushtetutës që të dorëhiqen e t’i pranojnë zgjedhjet për zgjidhje edhe pse ky koalicion qeverisës nuk e ka asnjë kredi për të përfaqësuar e udhëhequr me vendin. Qeveria ka dështuar në të gjithë segmentet e jetës institucionale. Është fakt i pamohueshëm se Kryeministri e vartësi i tij, si dhe krerët tjerë të institucioneve kurrë nuk kanë pasur mbështetje më të vogël qytetare (mbështetja për ta është nën 15%), por as kjo nuk po mjafton që ky pushtet i kalbur në çdo pore të jetës të bie. Një nga arsyet e kësaj është se as opozita e bashkuar nuk e ka besimin e qytetarëve për t’i bërë ndryshimet, ndonëse ka një mbështetje të fuqishme qytetare (e cila u tregua më 9 janar e 17 shkurt 2016). Qytetarët janë skeptik, prandaj ky skepticizëm duhet evituar me punë përkushtuese e të përbashkët për ndryshimin e kualitetit të qeverisjes. Kështu si jemi e sa jemi nuk mund ta bëjmë ndryshimin që i duhet vendit tonë. Duhet të provojmë që të ndryshojmë ne, para se t’i “ndryshojmë” qytetarët. Për ndryse, qeveritaret e tashëm kanë ndërtuar një skemë piramidale të mashtrimeve e cila në të ardhmen e ofertë rrezikon falimentimin e shtetit. Edhe loja e turpshme me listat e “veteranëve” është në shërbim të mashtrimit e falimentimit. Nuk ka asnjë dyshim, Komisioni i Qeverisë duhet të vihet para përgjegjësisë e drejtësisë për shkak të nëpërkëmbjes se idesë së lirisë dhe veprës së çlirimit.

Ne një situatë të tillë, partitë opozitare duhet të vihen në kërkim të një organizimi të ri opozitarë, i cili do të krijonte një moment të ri që do të ndihmonte për të marrë besimin e qytetarëve e të shoqërisë civile dhe kështu të krijohet fryma e besimit në fitore. Ketë frymë ende nuk e kemi krijuar dhe mund ta krijojmë vetëm të bashkuar pa hile, pa kleçka primitive politikaneske. Ketë frymë duhet ta krijojmë ne dhe askush tjetër.

Kjo nuk është e pa arritshme, por duhet të hiqet dorë nga kapja e opozitës që pastaj të kapet shteti, siç e kanë kapur krerët e partive të koalicionit Mustafa & Thaçi. Është e domosdoshme ç’kapja e shtetit, për t’ia kthyer atë ligjit. Për një periudhë katër vjeçare emergjente është e domosdoshme që opozita e bashkuar të mendoj për një qeverisje ndryshe, për një qeverisje te një kualitetit të lartë, vërtetë atdhetar, e cila do të duhej ta kthej besimin te qytetarët te politika dhe përgjegjësia publike, të bijtë e vet që i donë pa hile ata dhe shtetin. Qytetarët duhet të binden se këtu ka njerëz që donë, dinë dhe kanë qellim qeverisjen në shërbim të tyre. Katër vjet janë periudhë e mjaftueshme për t’i qitur gjerat në binarë të duhura dhe për të projektuar rrugën sesi do të ecim tutje. Këto ndryshime nuk behën me ata që mendojnë se me ta fillin historia e këtij vendi dhe e këtij populli, me njerëz që mendojnë se u mjafton vetvetja dhe s’kanë nevojë për aleatë e partner. Kemi nevojë për një mbështetje të fuqishme qytetare nga brenda, por edhe për mbështetje nga jashtë. Ende nuk mund të themi se e kemi rritur besueshmërinë e ndryshimit demokratik, për forcimin e shtetit të së drejtës.

Nëse partitë politike opozitare, nuk janë në gjendje të merren vesh për një individ rreth të cilit do të rreshtoheshin, le të krijohet një trupë e përbashkët prej tre a më shumë njerëzve, i cili trupë do të qeveriste sipas një platforme e programi të përbashkët. Sipas kësaj platforme, për çështjet më vitale do të duhej të pajtoheshin krerët e partive që e përbëjnë koalicionin. Kjo trupë do të duhej që në çdo tre muaj t’i bënte vlerësimet dhe orientimit e më tejshme. Nëse qëllimi i opozitës së bashkuar është, krijimi i institucioneve të përgjegjshme e të besueshme, qeverisja e mirë, shteti i se drejtës dhe zhvillimi i vendit, pse mos ta gjejmë çelësin për të arritur ketë qellim. Por kjo nuk arrihet pa pasur qellim parësor ndryshimin dhe qeverisjen e mirë. Jam i bindur se kjo është lehtë e mundshme, por kërkohet vullnet e përkushtim për ti shërbyer kombit e shtetit. Pasi unë besoj se populli ynë ka njerëz që e donë dhe dinë të qeverisin me përkushtim, por njerëzit e tille duhet kërkuar me durim e përkushtim.

Kështu si jemi, ndonëse jemi mjaftë mirë (si opozitë), nuk besoj që mund t’i bëjmë hapat e duhur për ndryshime që i kërkon vendi dhe qytetari ynë. Kjo që kemi bërë deri më tani, ishte dhe është punë e mirë, por e pa mjaftueshme për të arritur qëllimin. Ndryshimi është i mundshëm, por jo duke ecur në gjurmët e Mustafës e të Thaçit. Loja me njisha ose unë i pari me çdo kusht duhet të përfundoj, pasi ketë lojë të pistë veç e kemi parë që sa vite dhe diçka e tillë nuk i duhet askujt. Nëse nuk dëshirojmë të jemi paterica të partive te koalicionit, të partive që kanë degraduar gjithçka në jetën tonë politike, publike e institucionale, për tu bërë pjesë e krimit dhe e korrupsionit apo edhe e kapjes se shtetit duhet të ndërpritet njëherë e mirë. Opozita nuk guxon të lejoj të katandiset ashtu siç u katandisë LDK-ja e Isa Mustafës kur bëri koalicion me Thaçin. Realiteti është duke e kërkuar një bashkim përtej partive opozitare, të cilat nuk janë të vetëmjaftueshme për t’i bërë ndryshimet e shumëpritura.

Një frymë e re politike e demokratike duhet të shtrihet në jetën politike e institucionale në Republikën tonë! Po çështja është a mund të jemi ne, ata të duhurit! Nëse nuk jemi, mund të bëhemi, por duhet vullnet politik, intelektual e atdhetar, na duhet një mirëkuptim i ri! Dhe ai vullnet nuk duhet t’i mungojë asnjë lideri opozitar.

Opozita e bashkuar duhet ta formoj trupën e përbashkët për platformën e veprimit dhe Programin qeverisës të harmonizuar në detale dhe të dakorduar për çdo imtësi. Bashkimi rreth një qëllimi të lartë dhe një programi të qartë, është domosdoshmëri nëse qëllim kemi ndryshimin në qeverisje e jo ndërrimin e “kuajve” të karrocës. Ne, duhet t’ua kthejmë qytetarëve tanë besimin se këtu ia vlen të jetohet, të punohet, të arsimohet e të kërkohet shërbimi shëndetësor me besim e siguri, se këtu do të ketë siguri për punë, jetë e mirëqenie! Se këtu mund të funksionoj “Zemra” e “shpirti” i shtetit – Sistemi i Drejtësisë, i cili tani është katandisur si është më së keqi! Në këto troje ka funksionuar drejtësia tradicionale, pse mos të funksionoj edhe Drejtësia e kohës?

Ne, duhet të jemi krejt të sinqertë si me njëri tjetrin ashtu edhe me qytetarët!

Vendi ynë, Republika e Kosovës dhe njerëzit tanë e meritojnë ketë! Madje ne, ketë ua kemi borxh njerëzve që na kanë mbështetur e vazhdojnë të na mbështesin, por edhe të atyre që janë të zhgënjyer në politikë bërjen! Ata e presin ketë nga ne! Mos t’i shërbejmë zhgënjimit qytetarë se këtu nuk mund të ndryshohet e as të jetohet me dinjitet e mirëqenie. Ky vend ka pasuri, që njerëzit të jetojnë më dinjitet!

Besimin mund dhe duhet t’ua kthejmë qytetarëve tanë, por paraprakisht duhet të lirohemi nga egoja për pushtet personal të cilitdo nga ne!

Shqipëria gati për fluksin e refugjatëve

0
Shqipëria po vazhdon bisedimet me Greqinë dhe Italinë për të pritur mijëra refugjatë.
Vetë kancelaria  gjermane  Angela Merkel, pas Samitit të fundit BE -Turqi ka kërkuar  masa për sigurimin e kufijve të Greqisë me Shqipërinë dhe  Maqedoninë.

PDK merr postet kryesore në Qeveri

0

Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën pritet të diskutojë rreth emrave që do ta zëvendësojnë Hashim Thaçin në ekzekutiv. PDK-ja sot do ta mbledhë Këshillin Drejtues për të diskutuar për mbajtjen e konventës për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë, por që, sipas burimeve brenda PDK-së, temë diskutimi pritet të jetë edhe zëvendësimi i posteve të lëna zbrazët në Qeveri nga Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues sot, ku pos diskutimit për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, do të diskutojë edhe për emrat që do ta zëvendësojnë Hashim Thaçin në Qeveri, i cili dha dorëheqje pas zgjedhjes në postin e presidentit.

Sipas burimeve brenda PDK-së, Haredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj janë emrat që do ta zëvendësojnë Thaçin në postet e lëna zbrazët. Atë të zëvendëskryeministrit pritet ta marrë Hajredin Kuçi, ndërsa Enver Hoxhaj pritet të emërohet në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

PDK-ja diskuton sot për emrat që do ta pasojnë Thaçin

Burime të gazetës “Zëri” brenda PDK-së kanë thënë se të mërkurën kanë mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, në të cilën do të diskutohet për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, mirëpo në këtë mbledhje mund të diskutohet edhe për pasuesit e ish-kryetarit, Hashim Thaçi, në Qeverinë e Kosovës.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe aty ka mundësi të merren edhe vendimet se kush do ta pasojë Thaçin në postet që ka lënë zbrazët në ekzekutiv”, kanë thënë këto burime. /Zëri/

Le Figaro: Thaçi mund të akuzohet nga Gjykata Speciale

0

Akuzat serioze rreth abuzimit të të burgosurve serbë dhe romë mund të bëjnë që Hashim Thaçi të akuzohet nga Gjykata Speciale. Pas zgjedhjes së tij, Presidenti i Kosovës mund të akuzohet, shkruan Le Figaro.

“I zgjedhur më 26 shkurt nga Parlamenti i Kosovës, 47 vjeçari Hashim Thaçi mund të preket nga themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si përgjegjës për krimet e kryera nga shqiptarët në Kosovë, ku ai ishte një nga komandantët, i njohur si ‘gjarpri”, shkruan Le Figaro.

“Presidenti Hashim Thaçi, i cili e merr detyrën në prill, është përfshirë në raporton e Këshillit të Europës më 2010, të krijuar nga parlamentari zviceran Dick Marty. Ai beson se Thaçi udhëhoqi trafikimin e organeve të 500 të burgosurve serbë dhe romë nga shqiptarët. Sipas dëshmive të mbledhura nga misioni i Dick Marty, të burgosurit ishin dërguar në vendin fqinje Shqipëri për tu ekzekutuar, dhe organet e tyre u ishin shitur klinikave të huaja, shkruan Le Figaro, duke thënë se raporti specifikon edhe ekzekutime dhe rrëmbime ku përfshihen oponentë të Thaçit, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Thaçi i ka thënë agjencisë France-Presse, se ‘nuk ka asgjë për të fshehur’.

Le Figaro shkruan se gjithçka mund të komplikohet, pasi shumë dëshmitarë mund të jenë, ish anëtarë të UÇK’së.

Si pjesë e kësaj procedure si dëshmitar mund të thirret Bernard Kouchner. Si përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së në Kosovë prej 1999 deri më 2000, Kouchner rregullisht ishte akuzuar se kishte mbyllur sytë në krimet e kryera nga UÇK, shkruan Le Figaro.

‘Nuk mund të them se Kouchner e dinte për trafikimin e organeve, por është e pamundur që ai të mos kishte informacione për organizatat kriminale në Kosovë”, citohet të ketë thënë si komandanti i policisë së UNMIK’u,t Stu Kellock.

Bernard Kouchner vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat. Më 2010 ai e kishte quajtur të çmendur një gazetar serb që e kishte pyetur për një çështje të tillë./Gazeta Express/

Zika në rritje seksualisht

0

Transmetimi në rrugë seksuale i virusit Zika është më i përhapur nga sa mendohej më parë, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas një mbledhjeje të komitetit të emergjencave, agjencia e OKB-së për shëndetin deklaroi gjithashtu se, provat për lidhjen mes Zikës dhe defektet tek fëmijët e lindur sa vijnë e shtohen.

Zika përhapet kryesisht nga mushkonjat, por vende të tjera, jo të pakta në numër, kanë raportuar për transmetim seksual të tij. OBSH njoftoi muajin e kaluar se rënia dhe përhapja e virusit përbën një emergjencë globale.

Drejtoresha e përgjithshme Margaret Chan tha se, “raportimet dhe hetimet e kryera në vende të ndryshme sugjerojnë se, transmetimi seksual i virusit është më i shpeshtë nga sa mendohej më parë”.

Duke e cilësuar këtë zhvillim si “alarmant”, doktoresha Chan tha gjithashtu se, mikrocefalia – defekti tek fëmijët e sapolindur që lidhet fuqishëm me rënien e virusit në Brazil – është vetëm një nga anomalitë e konstatuara nga OBSH tek Virusi.

Chan shtoi se, problemet e lidhura me Zikën tashmë po shihen jo vetëm tek gratë në fazë shtatëzënie, por edhe tek fëmijët, adoleshentët e madje edhe të rriturit.