32.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 6281

Edhe në Suharekë sulmohet selia e LDK-së

0

Sot është sulmuar selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në Suharekë.

Në dy ditët e kaluar zyrat e LDK-së ishin thyer edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Istog, te Kodra e Trimave në Prishtinë, si dhe selia qendrore në Prishtinë.

LDK-ja ditë më parë kishte reaguar për këto sulme, të cilat i kishte quajtur “sulme vandale të njerëzve të cilët po përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të zhysin vendin në kaos dhe anarki”./therandapost/

Amerikanët në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

0

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktuar kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufijve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti.

Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufijtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufijve të Shqipërisë e rajonit.

Kufijtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufijve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar.

Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufijve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Për sa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

Nga plani s’preket vetëm Turqia

Po ashtu, sipas Departamentit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufijtë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përmbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufijve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponsorizimin e idesë së bashkëpunimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për ta trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës (shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shtetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufijtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumenteve të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi. /Dita/

Gjykata e Hagës vendos për Vojslav Sheshelj në fund të muajit

0

Gjykata e Hagës më 31 mars do të shpall vendimin, për liderin e Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Sheshelj, të akuzuar për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në 1991-1993.

Gjykata ka thënë se autoritetet e Serbisë urdhëruan të “marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar praninë e të pandehurit gjatë shpalljes e vendimin”.

Beogradi i është dhënë një afat deri më 15 mars për të raportuar në Tribunalin për vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e kësaj detyre, raportojnë mediat në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Ai u dorëzua vullnetarisht më 24 mars të vitit 2003, dhe në nëntor të vitit 2014 u lirua përkohësisht deri në vendimin e fundit

Merkel bën thirrje për unitet për krizën me refugjatë

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë.

Në një intervistë dhënë televizionit ARD, të dielën, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.

Ajo gjithashtu tha se Evropa nuk mund ta lejojë Greqinë, një vend që së fundmi ka pranuar një ndihmë të madhe nga BE-ja, që të shkaktojë “kaos”, duke i mbyllur kufijtë e saj.

Megjithatë, Merkel shtoi se ajo është “shumë optimiste” që Evropa do të qëndrojë e bashkuar dhe të përballet me krizën.

“Kjo është një fazë e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Merkel.

Liderët evropianë dhe ata turq pritet të takohen me 7 mars, për të diskutuar rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz në Evropë, gjatë vitit 2015.

Misioni i pamundur i Thaçit

0

Mënyra e zgjedhjes së presidentëve të Kosovës deri më tani nuk është se ka prodhuar president, që i ka kënaqur të gjitha palët. Rasti i Thaçit është edhe më i veçantë, ngase ai ka qenë edhe në funksione të tjera, ku ka marrë vendime, të cilat nuk kanë qenë edhe aq parimore sa pragmatike dhe kjo gjë ka bërë që Thaçi të jetë më shumë në nishanin e kundërshtarëve të tij”, u shpreh Albinot Maloku për “Kosova Sot”

I zgjedhur me një shumicë të thjeshtë të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se kishte pritur dy të tretat e votave të shumicës së deputetëve të koalicionit qeverisës, presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, pas marrjes zyrtare të detyrës më 7 prill do ta ketë një mision të vështirë për të arritur transformimin e duhur nga një politikan autokrat në një president me personalitet unifikues për vendin dhe të gjithë qytetarët pa dallim, një obligim që i detyrohet edhe sipas Kushtetutës së Republikës se Kosovës.

Pozitën e tij do ta bëjë akoma më të palakmueshme dhe mjaft të dobë- suar edhe vazhdimi eventual i qëndrimit të ngurtë dhe izolues të opozitës së bashkuar, që për kurrfarë çmimi të mos krijojnë ura komunikimi me të parin e shtetit. Sipas analistëve politikë, mbetja eventuale në një pozitë të tillë e presidentit të ri të shtetit do t’i japë atij atributin e një figure të ruajtjes së status-kuosë së krizës së filluar deri në arritjen e një marrëveshjeje konsensuale për zgjedhje të reja dhe finalizimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, që mundësojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli, një formë më demokratike dhe krejtë- sisht e pamundur, që të kontestohet figura e cilitdo president të ardhshëm të shtetit../kosova sot/

U hapet rrugë aktakuzave të para të Speciales

0

Shumë shpejt pritet që Gjykata Speciale të ngrejë aktakuzat e para për ish-pjesëtarët e UÇK-së, për të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo pasi Marrëveshja ndërkombëtare mes Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës për Themelimin e Gjykatës Speciale ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti, pasi është nënshkruar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka njoftuar Kuvendin për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje. Për hartimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës, ishte caktuar një ekip prej të gjitha institucioneve të Kosovës. Ndërsa pas përfundimit, ky dokument është nënshkruar nga zëvendëskryeministri dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, derisa në emër të Holandës firmën e ka vënë ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Willems.

Marrëveshjet ndërkombëtare, sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit. Neni 18 në Kushtetutën e Kosovës, pika 1, thotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, (2) të drejtat dhe liritë themelore, (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, (4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, pika 2 dhe 3 e këtij neni ia mundësojnë të parës së shtetit dekretimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pastaj duke njoftuar Kuvendin për një gjë të tillë. Pika 2 e nenit 18, thotë se marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ndërsa, pika 3 e po këtij neni, thotë se Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare../zeri/

Çka u ka premtuar Thaçi serbëve

0

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se nuk e kanë votuar Hashim Thaçin për president, por prania e tyre ka mundësuar kuorumin e domosdoshëm, dhe tani agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Sputnik, ka shtruar pyetjen çka mund të përfitojnë serbët në shkëmbim për këtë ndihmesë dhënë Thaçit,

Në komentin e botuar në faqen e Sputnikut, në gjuhën serbe, me titullin “A ua ka dhënë Thaçi serbëve besën apo fjalën për AKS-në?”, thuhet se me gjithë zgjedhjen e Thaçit, përplasja mes dy rrymave politike shqiptare në Kosovë nuk është ndalur dhe se opozita edhe më tej insiston në zgjedhje të parakohshme dhe heqje dorë nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe përcjell sot Koha Ditore.

Dhe Sputnik i sheh zgjedhjet e parakohshme në Kosovë si “të pashmangshme… në vjeshtën e hershme, e ndoshta edhe më parë”.

“Deri atëherë serbët e kanë më mirë që të qetësohen dhe të shmangen nga fushëbeteja ‘shqiptaro-shqiptare’, e cila deri tani është vetëm politike”, shkruan Sputnik.

Kapet hajdutja e çantave

0

Një hajdute më pak. Policia e Tiranës ka arrestuar një grua, e cila akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në kryeqytet.

Sipas policisë së Tiranës, e arrestuara është Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në Fier dhe rezidente në Hollandë.

Arrestimi i saj është bërë pasi janë dokumentuar pesë vjedhje që ajo ka kryer. Ajo është kapur në flagrancë teksa po i vidhte në rrugën e “Dibrës” çantën shtetases A. P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ja vjedhjet që ajo ka kryer:

Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases Sh.B, ndodhur në rrugën “Mine Peza”.
Më datë 20.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases B.N, ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.
Më datë 26.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases K.N, ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases M.L, ndodhur tek “Tregu Çam”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur portofoli i shtetases E.C, ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Siri: Përkundër sulmeve ajrore, armëpushimi po respektohet

0

Monitoruesit në Siri thonë se sot janë kryer disa sulme ajrore kundër caqeve në pjesën veriperëndimore dhe qendrore në Siri. Megjithatë, ata theksojnë se armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare dhe opozitës së moderuar, duket se po respektohet gjërësisht edhe sot, ditën e dytë me radhë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, thotë se anëtarët e vet në terren në Siri, kanë raportuar për sulme ajrore nga aeroplanët e qeverisë së Sirisë ose ata rusë, në gjashtë qytete në provincën Alepo dhe në një fshat në provincën Hama.

Drejtori i këtij observatori, Rami Abdulrahman, tha se nuk është e qartë nëse eventualisht sulmet ajrore i kanë qëlluar hapësirat që përfshihen me marrëveshje për ndalje të armiqësive.

Mediat shtetërore në Siri nuk i kanë përmendur sulmet, ndërsa Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka refuzuar të bëjë komente.

Me marrëveshje për armëpushim nuk përfshihen territoret nën kontrollin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe Fronti al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën.

Këto dy grupe, së bashku, e kanë nën kontroll gati gjysmën e territorit të Sirisë.

Hashim Thaçi: Jam President i të gjithëve

0

Lideri në largim i PDK’së, Hashim Thaçi ka thënë se është President i të gjithë qytetarëve pa dallim partie. Ka thënë se këtë detyrë do ta mbajë siç e kishte mbajtur edhe pozicionin në luftën çlirimtare.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë vizitës në Likoshan me rastin e përvjetorit të masakrës në këtë fshat.

“Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenuri President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare pa dallime dhe ndasi partiake”, ka shkruar Thaçi në FB.