22.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 6284

Anëtari i LDK-së nga fshati Sallagrazhdë e Suharekës thyen librezën e partisë

0

Driton Sopaj frustrimin e tij për zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe votimin e tij nga deputetët e LDK-së e ka shpërndarë në “Facebook”.
Sopaj, nga fshati Sallagrazhdë e Suharekës, qytet që njihet si një nga bastionet e LDK-së, në shenjë proteste dhe frustrimi ka thyer librezën e anëtarësisë së LDK-së, dega në Suharekë, nëndega e Sallagrazhdës, transmeton Koha.net.

Këtë veprim ai e ka përcjell me mbi shkrimin: “Ajo ëndërr që e kisha sot e kuptova se ishte e rrejshme! Të falem o Ibrahim Rugova, sepse LDK u shua me vdekjen tënde”!

Zafiri, Thaçit: President Hajduti

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka komentuar zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës. Sipas tij, “vetëm në Kosovë ndodh që në krye të Presidencës të zgjedhet një hajdut”.

“President dhe hajdut, veç në Kosovë ndodh kjo budallaki”, shkruan Berisha në Facebook.

“Hashim, ti president po , por njeri kurrë nuk ke me u bë”.

“Me ndihmën e Vuqiqit dhe me mjeshtri dhelparake i mashtrove edhe kësaj radhe pa kurrizoret e LDK-së ,veç dije se ju jeni fatkeqësia e këtij vendi të përvuajtur”./PrizenPress.com/

Shtyhet seanca e KK të Malishevës

0

Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Malishevës, e paraparë të mbahej të premten, është shtyrë, pasi nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Aziz Thaçi, ka deklaruar se “nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së rregullt, pasi nuk ka kuorum të mjaftueshëm, kurse për vazhdimin e seancës do të bëhet njoftimi me kohë”.

Kuvendi Komunal i Malishevës i ka gjithsejtë 31 anëtarë, ndërsa prezentë ishin vetëm 12 anëtarë dhe për këtë arsye nuk është mbajtur seanca.

PDK në Prizren uron Thaçin si President

0

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Sot ka festë, sepse festohet zgjedhja e Presidentit, një lider i cili kaloi shumë sfida, që nga vitet 1990-1993, si Udhëheqës në Lëvizjen Studentore, ku vazhdoi gjatë viteve 1998-1999, si Drejtor Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila falë nga kjo luftë e drejt e UÇK-së, u çliruam përfundimisht në qershor të vitit 1999”, thuhet në urimin e këtij subjekti politik.

“Po ashtu ky lider, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, me 17 shkurt të vitit 2008, shpalli Kosovën Shtet të Pavarur dhe Demokratik”.

“Gjithashtu z.Hasim Thaçi, në 3 palë zgjedhjet e fundit Nacionale, ka dalë si lideri më i votuar në vend, ku vetëm në zgjedhjet e fundit Nacionale në qershor të vitit 2014, mori mbi 230 mijë vota, ndërsa nga tani, Presidenti i ardhshëm, z.Hashim Thaçi, do të luaj rolin unifikus në Popull”.

“Kishim nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që për 16 vite bashkërisht, të punonim në Partinë Demokratike të Kosovës, që në dekadën e fundit të dalim partia e parë në vend, dhe t’i fitojmë 6 palë zgjedhje Lokale dhe Nacionale”. /PrizrenPress.com/

Deda tërhiqet nga Komisioni për verifikimin e votave

0

Përfaqësuesi i opozitës në Komisionin për verifikimin e votimit për president është tërhequr nga ky Komision.

Ai ka treguar se pse kishte pranuar të bëhet pjesë e këtij Komisioni dhe pse po tërhiqet.

“Tash partitë opozitare kanë kërkuar nga unë që të tërhiqem dhe unë po tërhiqem. Ju vazhdojeni procesin”, ka thënë Deda.

Hashim Thaçi bëhet President

0

Hashim Thaçi është zgjedhur President i Republikës së Kosovës.

Ai ka marrë votat e mjaftueshme në raundin e tretë.

Komisioni Votues ka konstatuar se në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë. Prej tyre, 10 fletvotime të pavlefshme, 71 vota për Hashim Thaçin, ndërsa për Rafet Ramën nuk kishte asnjë votë.

Kështu, është kompletuar marrëveshja e koalicionit PDK-LDK, sipas së cilës pozita e Presidentit i qe rezervuar Hashim Thaçit.

Hashim Thaçi do të jetë President me një mandat 5 vjeçar, deri në prill të vitit 2021.

As me të dytën Thaçi s’bëhet President

As në raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, në të cilin po ashtu si në raundin e parë kërkohen 2/3 e deputetëve, Hashim Thaçi nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Por, për dallim nga raundi i parë, në të cilin mori 50 vota, kësaj radhe mbështetja për të shkoi në 64 vota.

Komisioni Votues ka konstatuar se në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë. Prej tyre, kanë rezultuar 15 fletvotime të pavlefshme, 64 vota për Hashim Thaçin dhe 2 vota për Rafet Ramën.

Deputetët votojnë sërish, në raundin e tretë. Kësaj radhe, kërkohen vetëm 61 vota për zgjedhjen e Presidentit.

Thaçi s’bëhet President me të parën

Kandidati i PDK-së për President të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë i pari i vendit, në raundin e parë të votimeve në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Votues ka pohuar se në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë. Prej tyre, 27 fletvotime të pavlefshme, 50 vota për Hashim Thaçin  dhe 4 vota për Rafet Ramën.

Votimi përsëritet me dy kandidatët në raundin e dytë.

Deputetët e LDK-së që nuk janë në sallë

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Në mesin e deputetëve tjerë të kësaj partie që nuk kanë hyrë fare në sallë janë edhe Alma Lama, Anton Quni, Shpejtim Bulliqi e Vjosa Osmani.

Gashi ka lëshuar sallën vetëm pasi i ishte thirrur emri për të votuar, duke e refuzuar këtë të drejtë.

Nga 82 deputetë sa ishin në sallë, deri më tani prezentë i bije të jenë 81. Mirëpo ende nuk dihet nëse ky raund i parë i votimit do të kalojë, pa u parë kuorumi. /lajmi.net/

Nait Hasani me kandidatin e preferuar për president

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook ku ka treguar kandidatin e tij të preferuar për president.

“Me kandidatin tim për President”, ka thana Hasani duke iu referuar Rafet Ramës, deputetit tjetër të PDK-së që është kundërkandidiat i Hashim Thaçit për president.

Vriten tre persona në Amerikë

0

Një person i armatosur i ka vrarë tre njerëz dhe ka arritur të plagosë 14 të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Siç raporton “BBC”-ja, ngjarja ka ndodhur në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në një fabrikë.

Dhjetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetë. Policia lokale ka deklaruar se sulmuesi ishte i punësuar në fabrikë.

Përjashtohen 11 deputetë të Opozitës

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që deputetët nga opozita, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka dhe Salih Salihu të largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme plenare, pasi penguan zhvillimin e punimeve të seancës.

“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Më herët, Kryesia e Kuvendit ka suspenduar nga pjesëmarrja në seancë deputetët, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli.

“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 256 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.