Home Blog Page 6284

Vriten dy persona në një fshat të Korçës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një fshat të Korçës, ku mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xerje të ish-komunës Lekas, ndërsa rrethanat dhe identiteti i viktimave ende nuk dihen.

Mësohet se vrasjet kanë ndodhur në një zonë të thellë, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Çuni i LDK-së e mban të fshehtë votën për Demarkacionin

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, edhe një ditë para seancës për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nuk ka pranuar të bëj publike votën e tij.

Derisa kryesia e LDK-së, ka shprehur unanimisht përkrahjen për deputetët e kësaj partie për të votuar Pro Demarkacionit, Anton Çuni nuk pranon të flas nëse do të votoj për apo kundër, shkruan lajmi.net

“Kam thënë edhe më herët që votën time do ta bëj publike më 1 shtator”, është shprehur Çuni për lajmi.net

Deri më tani deputeti Çuni nuk është deklaruar fare për marrëveshjen e cila përcakton kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ndërkaq disa koleg nga partia e tij e kanë kundërshtuar hapur. /lajmi.net

Rita Ora flet për performancën e saj në Vatikan

0

Rita Ora do të performojë në koncertin “Himni i Nënë Terezës”, i cili do të mbahet më 3 shtator në Vatikan.

Për herë të parë këngëtarja me origjinë shqiptare në emisionin e ‘The Tonight Show” me Jimmy Fallon ka folur rreth emocionit të saj për këtë performanncë.

“Do të shkoj në Vatikan, nisem nesër. Unë jam person spiritual, prandaj Vatikani është një gjë shumë e madhe për mua”, ka thënë Rita duke duke shtuar se ndihet e nderuar për këtë fakt

Pesë vjet burg për aktivistët e VV-së, nëse vërtetohet se ata kryen sulmin ndaj Kuvendit

0

Mëngjesin e djeshëm Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërmorën një aksion lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, me ç’rast u kryen bastisje në gjashtë lokacione në Prishtinë.

Si rezultat i këtij aksioni në pranga përfunduan gjashtë persona, si dhe u konfiskuan një numër i madh i armëve, dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë emrat e gjashtë të arrestuarve të cilët janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Menjëherë pas arrestimit të tyre, zyrtarë të lartë shtetëror deklaruan se sulmi ndaj Kuvendit ishte terrorist dhe se mbështesin organet e rendit në punën e tyre.

Lidhur me atë se nëse ky sulm ndaj Kuvendit del të jetë terrorist, atëherë cilat do të jenë pasojat për kryerësit e kësaj vepre e sidomos për Vetëvendosjen, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë për Telegrafin se arrestimi i aktivistëve të një partie politike, me dyshimin që janë të përfshirë në sulmin e armatosur ndaj Kuvendit, është një çështje shumë delikate dhe e ndjeshme.

“Dy hipotezat në këtë situatë çojnë në një fazë të re politike dhe të sigurisë. Njëra hipotezë është se ata nuk janë të përfshirë dhe se kjo e tëra paraqet një inskenim. Nëse kjo vërtetohet, atëherë kjo do të shkaktojë reagim të paparë publik dhe një rrënim të udhëheqjes së tashme të institucioneve dhe të sektorit të sigurisë. Hipoteza tjetër është se këta ose ndonjëri prej tyre janë të përfshirë rreth sulmit të armatosur ndaj Kuvendit. Nëse kjo vërtetohet, atëherë qartazi kjo cilësohet si ‘terrorizëm politik i brendshëm’”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë do të fuqizonte efikasitetin e institucioneve të sigurisë, ndërsa menjëherë duhet të ndërmerret procedura legale për ndalim kushtetues të funksionimit të një strukture të tillë, që provohet se ka përdorë metoda terroriste.

Ramadani ka theksuar më pas se arrestimi i zyrtarëve të VV-së nuk kalon pa pasoja.

“Ose do të kenë pasoja juridike e politike institucionet dhe udhëheqësit e tyre, ose do të ketë pasoja juridike e politike VV-ja”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, avokati Arianit Koci ka thënë se sulmet e ditëve të fundit duke e përfshirë edhe sulmin në Kuvendin e Kosovës, e kisha veçuar prej subjektit politik Vetëvendosje.

“Aktivistët e Vetëvendosjes janë arrestuar, por në këtë faze të procedimit penal ndaj të pandehurve duhet të aplikohet prezumimi i pafajësisë. Ditëve të fundit, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, kanë pasur shumë presion publik, me të drejtë, me i gjet kryerësit e akteve terroriste, që kanë ndodhur ditëve të fundit”, ka thënë Koci për Telegrafin, duke shtuar se shpreson që ky presion, nuk është konvertuar dhe nuk ka krijuar një situatë, që pa prova të fuqishme, kualitative dhe kredibile, të arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes.

Avokati ka theksuar se në këto raste të ndjeshme, gabimet eventuale të policisë dhe prokurorisë, potencialisht mund ta tensionojnë gjendjen edhe ashtu të brishtë të sigurisë te ne.

“Sidoqoftë, nëse arrihet të vërtetohet lidhja në mes të sulmit në Kuvend dhe qëllimit për ndikim në vendimmarrje politike, atëherë sulmi në Kuvend është padyshim sulm terrorist. Terrorizmi sipas vet definicionit në Kodin Penal të Kosovës, është kryerja e një ose më shumë veprave penale me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo ndonjë organizate ndërkombëtare për ta kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim…”, u shpreh Koci.

Ai ka deklaruar se nëse vërtetohet nga ana e organeve të drejtësisë, që sulmet janë bërë për qëllimet e cekura më lartë, atëherë mund të themi që kemi të bëjmë me terrorizëm.

“Neni 136 i Kodit Penal të Kosovës parasheh që kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me jo më pak se pesë ( 5) vjet burgim”, ka treguar Koci.

I pyetur se a do të duhet t’i ndalohej veprimtaria politike Vetëvendosjes në rast se vërtetohet se sulmi në Kuvend është terrorist dhe se atë e kanë kryer aktivistë të saj, avokati Koci u shpreh se “Kriteret për ndalimin e veprimtarisë së një partie politike janë shumë rigoroze. Edhe po të vërtetohet se ndonjë aktivist i ndonjë partie politike ka kryer vepra terroriste, partisë nuk i ndalohet veprimtaria, përveç nëse nuk vërtetohet se urdhrat për një veprim të tillë janë marrë direkt nga strukturat udhëheqëse të partisë”.

Ndërkaq edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar ndaj deklaratave se sulmi në Kuvend është terrorist.

“Policia tashmë krejtësisht e diskredituar e Kosovës, aktivistët e arrestuar po i cilëson si terroristë. Ne i bëjmë thirrje policisë që të mos flasë me gjuhën e pushtetit dhe sqarojmë se monopolin për fjalën ‘terrorizëm’ nuk e ka ky pushtet dhe nuk mund ta përdorë sipas tekeve të tij të padrejta, pa asnjë argument e pa asnjë fakt të vetëm. Kur kishte ndodhur sulmi në drejtim të Kuvendit të Kosovës dhe kur ende nuk kishte të dyshuar, Policia këtë nuk e kishte quajtur akt terrorist, por vetëm ‘sulm me mjet shpërthyes’. Tash, që ka vendosur ta bëjë fajtore Lëvizjen VETËVENDOSJE! e përdori edhe këtë fjalë si armë përbaltëse”, kishte deklaruar Vetëvendosje përmes një reagimi.

Shpërthimi tek Kuvendi i Kosovës ka ndodhur në ditën kur Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, më datën 4 gusht të këtij viti. /Telegrafi/

Vetëvendosje në Prizren, fton qytetarët në protestë

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, thërret të gjithë qytetarët e Prizrenit që me datën 1 shtator, ditë e enjte, të marrin pjesë në protestën kundër Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Nisja nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar në orën 09:00 nga Stacioni i Autobusëve në Prizren.

Ky fakt për tradhtinë e femrave do t’ju habisë

0

Një raport i Indiana University ka arritur në përfundimin se për herë të parë në historinë moderne, gratë po kryejnë tradhti bashkëshortore po aq sa burrat.

Dhe sipas një tjetër studimi, është zbuluar se ndërkohë që përqindja e burrave që kanë tradhtuar gjatë dy dekadave të fundit ka qëndruar pothuajse konstante, përqindja e grave që bëjnë të njëjtën gjë është rritur me rreth 40%.

Ekspertët janë shprehur se përhapja e internetit dhe fakti që gratë tashmë punojnë shumë më tepër jashtë shtëpisë dhe e fitojnë vetë “bukën e gojës”, padyshim që janë faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje të tradhtisë nga ana e grave. Megjithatë, duket se ato po e vuajnë një gjë të tillë më pak se meshkujt. Sipas terapistëve, në pjesën më të madhe të rasteve kur një grua kryen tradhti, përgjithësisht është burri ai që tenton ta shpëtojë martesën.

Etrit Berisha vendos të ardhmen

0

Kur na ndajnë edhe disa orë nga mbyllja e dritares së transferimeve, portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha është në tension për skuadrën e së ardhmes.

Lazios nën drejtimin e Inzaghit ka konfirmuar se Marcheti do jetë titullari i portës kryeqytetase ndërsa Berisha është i pakënaqur me hapësirën e limituar duke marrë pozicionin e portierit të dytë.

Marrëdhëniet mes Berishës dhe Lazios janë krisur ku pritet vetëm divorci i paralajmëruar, shkruan ‘Laziopress’, raporton Syri.net.

Dy klube të njohura në Serie A janë pranë transferimit të gardianit të portës kuqezi, bëhet fjalë për Paleron dhe Atalantën.

Berisha momentalisht është grumbulluar me Kombëtaren por gjatë orëve të fundit është i fokusuar për të zgjedhur klubin e ri.

Ushtria serbe stërvitet më tepër me NATO-n sesa me Rusinë

0

Megjithëse nuk është raportuar shumë në media, Serbia ka kryer 206 aktivitete ushtarake me SHBA-në dhe NATO-n në vitin 2016, por vetëm 17 me Rusinë, tha për BIRN ministria serbe e mbrojtjes.

Serbia është përfshirë në 116 aktivitete të përbashkëta ushtarake me NATO-n dhe 90 aktivitete ushtarake bilaterale me Shtetet e Bashkuara, por me ushtrinë ruse ka kryer vetëm 17 stërvitje për vitin 2016, i tha ministria e mbrojtjes BIRN.

Eksperti ushtarak Aleksandër Radiç i tha BIRN se kjo është shumë e ditur në qarqet ushtarake, por mediat lokale janë më të interesuara të raportojnë mbi bashkëpunimin me forcat ruse.

“Media serbe shpesh e përdorin këtë për të fituar vëmendje. Ata bënë të njëjtën gjë me bisedimet rreth bazës ushtarake ruse [në qytetin jugor] Nis, gjë që nuk ishte e vërtetë… ajo nuk ishte një bazë ushtarake, por një qendër klasike humanitare pa qëllime ushtarake”,- tha Radiç.

“Serbia ka dhjetë herë më tepër bashkëpunim me perëndimin se me Rusinë”,- shtoi ai.

Ministria e mbrojtjes tha se pjesëmarrja e trupave ushtarake serbe në Lojërat Ndërkombëtare Ushtrake 2016 nga 30 korriku në 13 gusht në Rusi dhe blerja e dy helikopterëve Mi-17 ishin shembujt më të zakonshëm të bashkëpunimit me Moskën në vitin 2016.

Serbia shpalli një doktrinë neutraliteti ushtarak në dhjetor 2007 dhe qeveria aktuale ka njoftuar plane për të ndryshuar politikën.

Megjithatë, vendi është i lidhur me NATO-n përmes programit të Partneritetit të Aleancës për Paqe. Në mars 2015, Serbia kreu një Plan Veprimi të Partneritetit Individual me NATO-n, i konsideruar si niveli më i lartë i bashkëpunimit me NATO-n për një vend jo-anëtar.

Opinioni në lidhje me NATO-n ka qenë i ndarë thellësisht në Serbi që kur aleanca perëndimore filloi sulmet ajrore kundër ish-Jugosllavisë gjatë fushatës 78 ditore të bombardimeve në vitin 1999, që e detyroi Serbinë të tërhiqet nga Kosova. Kosova u vendos më pas nën administrimin ndërkombëtar dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Shumica e serbëve janë ende të zemëruar rreth humbjes së provincës, që e konsiderojnë “djep” të shtetit serb.

Sipas sondazheve të opinionit publik të kryera më herë këtë vit, 80 për qind e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO.

Një sondazh i kryer në shkurt nga kompania e kërkimit Ipsos Strategic Marketing gjithashtu sugjeroi se rreth dy e treta e atyre që iu përgjigjën sondazhit kishin sjellje më pozitive ndaj Rusisë sesa ndaj BE-së, SHBA-së apo NATO-s./ Sasa Dragojlo/BIRN/

Vetëvendosje: Sulmohen dy aktivistë në Malishevë

0

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin fizik ndaj dy aktivistëve të Qendrës së Malishevës, Bekim Gashi dhe Liman Hoti, sulmin për të cilën VV thotë se është “bërë nga të afërm të deputetit të LDK-së, Salih Morina”.

“Aktivistët tanë u sulmuan teksa po shpërndanin fletushka dhe po vendosnin posterë që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit. Për pasojë, të dy aktivistët janë në Qendrën Emergjente të Malishevës”.

“Ky klan kriminelësh që po qeveris me vendin, tash ka filluar ta shfaqë brutalitetin e tij edhe fizikisht, nga paniku për fundin që po iu vjen. Sulmet e tilla nuk do të frikësojnë aktivistët tanë, dhe rezistenca e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj bandave kriminale në pushtet veçse do të fuqizohet”.

“Ne mbajmë përgjegjës deputetin Morina për këtë sulm, dhe ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë që të merën me hetimin e këtij rasti të kriminelëve të pushtetit, në koordinim me një deputet që është vegël dhe shërbyes i klanit Pronto. Si dhe, i bëjmë me dije deputetit Morina se do të mbajë përgjegjësi historike për qëndrimin e tij ndaj demarkacionit me Malin e Zi”, thueht në një njoftim të këtij subjekti politik.

Jurgen Kurti, rinis jetën luksoze 5 muaj pas vrasjes së babait

0

Personazhi i njohur i muzikës botërore, që erdhi në Tiranë me ndërmjetësimin e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurti, ishte reperi i famshëm me ngjyrë, Rick Ross.

Drejtuesi i një kompanie të njohur në Tiranë postoi foto me të famshmin e hip-hop-it pak orë para se në banesën e tij, në zonën e ish-Bllokut, të ndodhte vrasja e babait të tij, Artur Kurti.

Deri në atë moment, Jurgeni njihej si djaloshi pasanik i ekraneve, që e kishte tejkaluar famën metropolitane, duke u shndërruar në një personazh televiziv që fliste për jetën e tij luksoze, edhe pse ishte vetëm 23 vjeç.

Për shkak të kësaj fame, ngjarja e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tij mori jehonë më të madhe, duke pushtuar rrjetet sociale me lajme të njëpasnjëshme për të. Si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Jurgeni përfundoi në qeli, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie.

Ai u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.

Historia në familjen e djalit që vishet me marka, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit.

Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum.

Tashmë pas pesë muajsh nga kjo fatkeqësi familjare, ai duket se i ka rimarrë frenat e jetës, duke iu rikthyer normalitetit. Pak ditë më parë, ai na ka dëshmuar se e ka marrë veten pas ngjarjes së rëndë, me fotot duke pushuar në Jalë.

Sërish bie në sy për argëtimet ekstreme me jet ski, apo frekuentimin e club-eve verore të shtrenjta të Jugut, në shoqërinë e miqve të tij.

Ai edhe më herët nëpër media të ndryshme kishte deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar, edhe pse shumë i ri në moshë. Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri./Panorama/