21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 6287

Kosova, e parë nga qielli (Video)

0

Kosova e parë nga qielli, me forma dhe ngjyra, që syri vështirësisht i rrok nga afër. Plot 99 foto, të shkrepura për herë të parë nga lart, sjellin bukuritë natyrore dhe sidomos ato të trashëgimisë kulturore të gjysmës tjetër shqiptare.

Destinacioni i ri i Alket Islamit në ajër, pas Shqipërisë është Kosova dhe qytetet e saj, rrugët që zgjaten mes malesh, apo peizazhe urbane që shoqërojnë një udhëtim fotografik të rrallë.

Në këtë vëllim të parë, objektivi i Islamit fluturon mbi objekte historike, që të çojnë sa në Prizren me kalanë, arkitekturën dhe historinë e tij të veçantë; kishën dhe xhaminë e Ferizajt, në Prishtinë e Gjakovë, me alpet e malësisë, liqenet malore; kësaj here për të promovuar turizmin dhe vlerat, mbi të cilat koha dhe njerëzit kanë lënë gjurmët e tyre.

“Është një përzierje e trashëgimisë me natyrën. Aty janë të vendosura të gjithë monumentet e kulturës së Prizrenit, ku është fokusuar më shumë aparati fotografik, Gjakovës dhe dhe një pjesë e natyrës së Kosovës. Janë të fokusuara mirë dy nga manastiret më të mëdha që ka Kosova, e mbi të gjitha kopertina, që flet vet për bashkëjetesën fetare. Vëllimi tjetër do të ketë më shumë natyrë, ndërsa i fundit do të jetë me të gjithë pjesën e Alpeve dhe malësisë së Kosovës”, shprehet Alket Islami. /Top Channel/

Ministri Rrahmani viziton Malishevën dhe Rahovecin

0

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani do të vizitojë sot Komunën e Malishevës dhe atë të Rahovecit.

Ministri Rrahmani me autoritetet e pushtetit lokal do të diskutojë për Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe përgatitjet për ballafaqim me rastet eventuale të Etheve Hemorragjike.

DW: Zgjedhja e presidentit nën hijen e protestave

0

Opozita në Kosovë barrikadohet me tenda përballë qeverisë. Ata thonë se do të protestojnë 24 orë në ditë deri në rrëzimin e qeverisë dhe do ta pengojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit, President të Kosovës.

Të premten (26.02) Kuvendi i Kosovës do të votojë për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Ky vendim u mor të mërkurën (24.02) pasdite gjatë një mbledhjeje të kryesisë së Kuvendit, në të cilën sërish u hodh gaz lotsjellës nga një përfaqësues i opozitës në mbledhje.

Kandidati i koalicionit qeverisës PDK-LDK, për postin e Presidentit të Kosovës është kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Hashim Thaçi, i cili gëzon mbështetjen e koalicionit qeverisës dhe të pakicave të përfaqësuara në parlament.

Sipas procedurave kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit, kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve, 80 vota nga 120 deputet sa ka parlamenti.

Mirëpo, nëse kjo dështon në dy rundet e para, atëherë, në rundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me 61 vota. Kundër-kandidati i Hashim Thaçit për postin e Presidentit pritet të jetë Rafet Rama, po nga PDK-ja, kandidaturë kjo për ta plotësuar formën procedurale të zgjedhjes së të parit të vendit. Hashim Thaçi, para se të nisë procedura e zgjedhjes së presidentit, duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, pasi kështu e parashikon Kushtetuta e Kosovës.

Ndërkohë, partitë politike opozitare lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, tashmë janë mobilizuar siç thonë “për të mos e lejuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës. Kundërshtimi i tyre do të jetë brenda kuvendit dhe po ashtu me protesta në rrugë.

Këto subjekte politike tashmë kanë vendosur tenda përballë qeverisë dhe parlamentit dhe me protestuesit brenda dhe jashtë tyre po tentojnë, siç thonë, ta bllokojnë zgjedhjen e presidentit të dhe po ashtu do të vazhdojnë të protestojnë 24 orë në ditë deri në rrëzimin e qeverisë.

Tre liderët opozitar, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, thonë se protestat e opozitës kundër qeverisjes aktuale do të vazhdojnë deri në zbatimin e kërkesave të tyre: rrëzimin e qeverisë Mustafa.

“Protestat që po vazhdojnë, janë kundër regjimit që ka bërë uzurpimin e posteve publike. Do ta fillojmë protestën tonë të vazhdueshme kundër këtij regjimi antikushtetues, kundër këtij regjimi antirepublikë dhe kjo protestë do të vazhdojë deri në momentin e largimit të kësaj qeverie”, thotë lideri i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

“Fillon një etapë e re e kundërshtimit të vazhdueshëm, të përhershëm këtu në shesh. Ky aktivitet i kundërshtimit opozitar në sheshin e kundërshtimit tashmë është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura, nënkupton qëndrim të përhershëm në tend”, thotë Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.
Kosovo Parlament Tränengas Polizei Pristina

Situata politike në Kosovë sa vjen e tensionohet e nuk kanë munguar as incidentet.

Gjatë natës së të martës dhe ditës së mërkurë, persona tash për tash të panjohur i dogjën veturën private njërit prej ministrave në qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqit, ministër i Bujqësisë dhe po ashtu dogjën veturën private zëvendësministrit të pushtetit lokal, Bajram Gecaj.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto akte, sikundër që policia nuk i di autorët. Qeveria e Kosovës këto akte i ka cilësuar akte të paprecedentë kriminale.

“Ky akt i paprecendent kriminal, i ndodhur në vazhdën e sulmeve që janë kryer së fundi kundër bartësve legjitim të institucioneve të Kosovës dhe ministrit Krasniqi, nga grupe anarkiste parapolitike, synon të krijojë atmosferë të dhunës dhe frikës, si dhe të pengojë punën e Qeverisë së Kosovës dhe rezultatet konkrete të Ministrisë së Bujqësisë si një ndër sektorët prioritar për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e qeverisë.

Prania ndërkombëtare në Kosovë është e shqetësuar me zhvillimet që po ndodhin tash e sa muaj me pothuaj një bllokadë totale të parlamentit. Përfaqësuesi i i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, u bën thirrje të dy kampeve politike që të përmbahen në retorikën e tyre, sepse, kjo mund të nxisë dhunë.

“Ne kemi shprehur shqetësim për dhunën në Kuvend dhe për gazin lotsjellës në Kuvend, ashtu siç u kemi bërë thirrje edhe liderëve politikë për të kontrolluar retorikën e tyre, e cila mund të nxisë edhe dhunë. Ne nuk kemi opsion të preferuar politik në Kosovë. Qytetarët e Kosovës i votojnë liderët e tyre dhe ne punojmë me ta. Punojmë me Qeverinë, me Kuvendin. Nuk është që ne zgjedhim partitë. Ne luajmë me ‘top’ dhe jo me ‘lojtarët’. Dhe topi ynë që të lëvizim Kosovën para. Ky është interesi ynë.”, ka thënë Samuel Zbogar për mediat lokale. /Deutche Welle/

Mustafa: Të bëhemi bashkë për ta ndërtuar vendin

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që populli – shoqëria cilvil, institucionet, bizneset – të punojnë së bashku në rrugën e gjatë të vendit drejt të qenit anëtare e barbartë në familjen e madhe të shteteve.

Ai ka thënë se përparimi i Kosovës është i dukshëm, i vlerësuar edhe nga faktorët ndërkombëtar, por që duhen eliminuar dallimet në kontekst të rrugës përpara të vendit.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Shumë nga miqtë tanë po na bëjnë vërejtje se Kosova ka arritur shumë vitin e fundit, por se nuk i kemi afirmuar këto të arritura.

Është, MSA, marrëveshja e parë kontraktuale që u lidh vitin që shkoi me BE-në, e cila mundëson integrimin tonë në ekonominë dhe demokracinë evropiane. Në fund të vitit të kaluar organizata prestigjioze amerikane Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) e radhiti Kosovën ndër vendet që përfiton prej fondeve të saj (qindra miliona dollarë).

U nënshkrua marrëveshja për investimin më të madh privat amerikan në Kosovë, mbi në miliard euro, për ndërtimin e TC Kosova C. Janë arritur marrëveshje për investime të rëndësishme me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë se Kosova ka stabilizuar tërësisht buxhetin e saj, për dallim prej shumë vendeve në regjion dhe vendeve të tjera. Janë rritur për 25% ndihmat sociale, janë rritur mjetet për pensione për kontributdhënës mbi 25% dhe janë rritur pagat mesatarisht për 6% përmes aplikimit të shtesave për përvoja të punës.

Janë përafruar krejtësisht kushtet për liberalizim të vizave. Nuk ka raste dhe afera të korrupsionit nga qeveritarët. Jemi kujdesur për krijimin e kushteve më të mira për organet e drejtësisë, për gjyqtarë dhe prokurorë. Prandaj, nuk ka arsye të mos jemi bashkë të gjithë, pozitë dhe opozitë, gra e burra, të rinj e të moshuar, institucione, shoqëri civile e biznese, për të quar proceset përpara, për ta ndërtuar një shtet të fortë, të respektuar me perspektivë euroatlantike.

Më së paku kemi nevojë të ndahemi në patriotë e tradhtarë, në akuzues dhe të korruptuar, sepse njihemi të gjithë. Më së shumti kemi nevojë të punojmë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike me njerëz tanë, këta që jemi.

Lista Serbe kushtëzon votimin për president

0

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq tha se nuk është e sigurt nëse Lista Serbe do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, të premten, kur do të zgjidhet presidenti i vendit.

Ai ka deklaruar për agjencinë serbe “Beta” se Lista Serbe kërkon nga partnerët në koalicion PDK dhe LDK të nënshkruajnë një dokument me të cilin ata sigurohen se pas zgjedhjes së presidentit, kërkesat e Listës Serbe do të plotësohen.

Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq i tha agjencisë serbe “Beta” se Lista Serbe ka kërkesa, të cilat dalin nga marrëveshja e koalicionit me PDK-në dhe LDK-në, që lidhen me marrëveshjet e Brukselit, për sa i përket interesit të komunitetit serb të Kosovës, e që nuk janë plotësuar, transmeton RTK.

“Me partnerët tanë kemi pasur konsultime për sa i përket mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, por nuk kemi pasur ndonjë qëndrim zyrtar. Ne nuk kemi dashur që mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të mbahet të premten, para se ne të definojmë disa kërkesa tona që lidhen me zgjedhjen e problemit të bashkësisë serbe në Kosovës”, ka thënë Simiq.

Ai ka deklaruar se fjala është për kërkesa për zgjidhjen e problemeve, me të cilat serbët në Kosovë ballafaqohen që nga viti 1999 dhe që edhe më tej nuk janë realizuar.

“Nuk është mirë që të merren vendime pa u definuar qëllimet midis partnerëve në koalicion”, ka thënë lideri i Listës Serbe.

“Ne kemi pasur disa konsultime me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike dhe ata na kanë dhëne fjalën se do të plotësojnë kërkesat tona. Por siç mund të shihet muajve dhe viteve të fundit, fjala e dhënë (besa) nga politikanët shqiptarë ka humbur kuptimin dhe nuk do të thotë asgjë… I kam lutur partnerët në koalicion që mos ta caktojnë seancën për të premten para se ne të merremi vesh dhe marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e Presidenti ta bëjmë përmes një dokumenti valid, i cili do të garantonte se kërkesat tona në të ardhmen do të realizohen. Prandaj, ne jemi në pritje që partnerët tanë sa më parë të tregojnë pjekuri politike dhe të na thërrasin në një takim ku do të definohen kërkesat tona dhe ato të konfirmohen përmes një dokumentit të cilën do ta nënshkruajmë së bashku”, ka nënvizuar shefi i Listës serbe, Simiq.

Nëse kjo nuk bëhet, nuk është e sigurt nëse Lista serbe do të votojë për presidentin dhe nëse do të marrë pjesë fare në seancën e thirrur për të premten, ku duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës, ka deklaruar lideri i Listës Serbe, Simiq.

Vritet një 20-vjeçar në Kurbin

0

Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri pak pas mesnate në Kurbin të Shqipërisë.

Ervis Zyba ka humbur jetën nga plumbat e marrë në orët e para të ditës së sotme. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal muzike.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre, raporton Top Channel.

ISIS kërcënon Myftiun e Madh të Bosnjës: “Do ta presim fytin”

0

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë po përpiqen të ofrojnë siguri shtesë për klerikun më të lartë islamik të vendit, Myftiun e Madh, Husein Kavazoviq, pasi një boshnjak, i cili mendohet se lufton me grupin militant Shteti Islamik (IS) në Siri, ka lëshuar një kërcënim për të, përmes internetit.

Në klip, militanti Amir Selimoviq zotohet se “do ta presë në fyt” Myftiun e Madh dhe paralajmëron, përpara një flamuri të Shtetit Islamik, se “muxhahedinët po vijnë në Bosnje”.

Kërcënimi dhe serioziteti me të cilin zyrtarët po e trajtojnë atë, nxjerrin në pah frikën se disa pjesë të Bosnjës po bëhen vatra për militantët islamikë, si dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve rreth mundësive operacionale të Shtetit Islamik dhe të grupeve të tjera ekstremiste.

Selimoviq thuhet se ka qenë anëtar i Ushtrisë Myslimane të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95. Besohet se luftëtarëve islamikë në Siri u është bashkuar më 2014.

Fshatarët nga vendlindja e tij, Svojat, pranë qytetit të Tuzllës, e përshkruajnë atë si njeri të mbyllur, por që ka pasur problem me alkoolin përpara se të bëhej radikal. Ata thonë se Selimoviq “është zotuar se do të bëjë diçka, për të cilën gjë do ta kujtojë e gjithë Bosnja”.

Një banor thotë se Selimoviq, derisa ka “lypur para” dhe “ka shitur gjithçka” për të blerë alkool, nuk ka paraqitur rrezik dhe nuk ka ngacmuar askënd.

Por, sipas disa dëshmitarëve, sjellja e tij ka detyruar gruan e tij të marrë dy fëmijët dhe të largohet, përpara se Selimoviq t’iu bashkohej myslimanëve vahabistë dhe të rimartohej me një grua konservatore nga qyteti Travnik i Bosnjës.

“Ajo ka ardhur këtu, e mbuluar me vello islamike, vetëm sytë i dukeshin”, tregon një fshatar, duke shtuar se Selimoviq dhe gruaja e tij janë larguar në vitin 2014 me djalin e tyre foshnje.

Burime të afërta me Selimoviqin kanë treguar se ai është rekrutuar për Shtetin Islamik nga një kushëri i tij, i cili është raportuar se është vrarë në Siri në fund të vitit të kaluar.

Një grua nga fshati Svojat thotë se Selimoviq, përpara se të largohej për në Siri, ka vizituar fshatin pranë Graçanica, ku besohet se mblidhen anëtarë të komunitetit vahabi.

Një komunitet i fshehtë vahabist në një fshat verior të Bosnjës, Gornja Maoca, ka qenë i lidhur me terrorizëm në të kaluarën.

Kavazoviq, Myftiu i Madh i cili është cak i kërcënimeve të Selimoviqit, ka dënuar vazhdimisht ekstremizmin islamik dhe radikalizmin e myslimanëve të Bosnjës.

Ministri i Sigurisë i Bosnjës, Dragan Mektiq, ka thënë se kërcënimi është serioz dhe se shteti është duke marrë masa shtesë të sigurisë për të mbrojtur Kavazoviqin.

Zyrtarët në Bosnje, Kosovë dhe Serbi kanë bërë përpjekje të luftojnë pjesëmarrjen e shtetasve të tyre në konfliktet jashtë vendit, përfshirë Irakun dhe Sirinë, ku Shteti Islamik kontrollon territore të mëdha dhe kryen vrasje brutale dhe krime të tjera.

Autoritetet thonë se së paku 26 nga rreth 200 boshnjakë që u janë bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak, janë vrarë dhe se rreth 50 të tjerë janë kthyer në shtëpi.

Myslimanët përbëjnë 40 përqind të popullsisë gati 4-milionëshe të Bosnjës.

(Kosova Sot)

LDK-ja drejt rënies nga “Liga”

0

“Vota për zgjedhjen e Thaçit president do ta pezmatojë jashtë mase elektoratin e LDK-së, sepse për herë të tretë LDK-ja po vepron në kundërshtim të plotë me vullnetin e këtij elektorati. Kjo me siguri do t’i hakmerret keq në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh deputeti Adem Salihaj

Zhvillimet në PDK po priten në mënyra të ndryshme në LDK. Disa, që mezi presin ta votojnë Hashim Thaçin për pozitën e presidentit të vendit, e varin shpresën që me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, si një figurë me të kaluar të dyshimtë në drejtimin e SHIK-ut, do ta kenë më të lehtë që ta mundin këtë parti në proceset e ardhshme zgjedhore. Por, ka zyrtarë të tjerë dhe analistë politikë që mendojnë se e kaluara e deritanishme e këtij koalicioni do ta dëmtojë papërmirësueshëm LDK-në, duke nxitur rrjedhje të reja të elektoratit drejt partive të opozitës aktuale.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, që vazhdimisht ka qenë i zhgënjyer me koalicionin PDK-LDK dhe kundërshtar i fuqishëm, thotë se pas kësaj “martese” të padëshirueshme politike me SHIK-un nuk pret më ditë të mira dhe perspektivë elektorale për LDK-në, pavarë- sisht ndryshimeve të mëdha që mund të ndodhin në PDK me shkuarjen e Thaçit në Presidencë dhe marrjen e timonit të PDK-së nga Kadri Veseli. Ai shpreh drojën se elektorati i LDK-së në zgjedhjet e reja do të synojë të mbështesë subjekte të tjera politike, jo më për LDK-në.

“LDK-në pa dyshim e ka dëmtuar shumë koalicioni me PDK-në dhe fillimisht edhe votimi i Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit. Duhet thënë hapur se edhe vota për zgjedhjen e Thaçit president do ta pezmatojë jashtë mase elektoratin e LDK-së, sepse për herë të tretë LDK po vepron në kundërshtim të plotë me vullnetin e këtij elektorati. Kjo me siguri do t’i hakmerret keq në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh ai..

Analistët: Thaçi president, pastaj zgjedhje

0

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit.
Kështu deklarojnë për “Zërin” analistët politikë, pavarësisht se drejtuesit e dy partive më të mëdha politike në vend deklarojnë se do të vazhdojnë të qeverisin deri në qershor të 2018-s.

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë për “Zërin” se Kosova do të shkojë në zgjedhje më së largu në vjeshtën e këtij viti.

“Nëse Thaçi zgjidhet president, ai do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme më së largu deri në vjeshtë”, ka thënë Matoshi.

Edhe Imer Mushkolaj, analist, ka thënë se qëllimi i Hashim Thaçit është që të zgjidhet president dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke shpresuar se PDK-ja do ta marrë edhe Kryeministrinë.

“Qëllimi i Hashim Thaçit është të zgjidhet president dhe ta çojë vendin në zgjedhje. Dhe në këtë formë duke shpresuar se do ta marrë shumicën, do ta marrë edhe Kryeministrinë. Pikërisht për këtë shkak ai po insiston dhe po dëshiron të zgjidhet president dhe t’i mbetet atij merita që e ka dërguar vendin në zgjedhje dhe jo të lëshojë pe karshi kërkesave të opozitës”, ka thënë Mushkolaj.

As analisti tjetër politik Fadil Lepaja, nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /Zëri/

PDK në Prizren mobilizohet për të festuar zgjedhjen e Thaçit, president të Kosovës

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka nisur përgatitjen për të festuar zgjedhjen e Hashimi Thaçit, president i Kosovës.

Kryetari i Degës Minir Krasniqi ka mbajtur një takim me të rinjtë e partisë me të cilët ka diskutuar për organizimin e festës

Kryetari i RDK-së në Prizren Shkodran Kryeziu tregon se të premten nga Prizreni do të nisen 30 autobusë me qytetarë për të festuar zgjedhjen e Thaçit, president i Kosovës.

“ Do të festojmë në mënyrë të organizuar. Kemi planifikuar që të nisemi për Prishtinë me 30 autobusë”, tregon Kryeziu. /PrizrenPress.com/

rdk prizren