Home Blog Page 6290

Ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore

0

Shkodra humb një tjetër zë të magjishëm të kënges popullore qytetare. Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite.

Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike në fytyrën e saj, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare.

“Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj, janë vetëm disa nga këngët që ajo këndoi plot pasion, duke prekur edhe skenat jashtë Shqipërie.

Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe. Ajo iku duke lënë pas një repertor të pasur dhe një origjinalitet në muziken popullore qytetare, por edhe duke mbajtur pengun se brezat e ri nuk po arrijnë të ruajnë traditën e bukur që Shkodra ka patur./Oranews

Kelmendi: Kadri Veseli konfirmon pjesëmarrjen në takimin e së mërkurës në Rugovë

0

Në takimin e së mërkurës do të marr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, këtë e bëri të ditur për Telegrafin deputeti i PDK-ës njëherësh edhe organizatori i këtij takimi, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi tha se deri më tani ka marr tri konfirmime ku përfshin edhe konfirmimin e Kadri Veselit, ku sipas tij ai është çdo herë i gatshëm për bashkëpunim.

“Isha në zyrën e kryetarit të PDK-së, dhe shprehu gatishmërinë për të ardhur në këtë takim si çdo herë që është i gatshëm. Tani ka mbetur çështja e orës, mendojë që të zhvillohet rreth orës 12 por varet nga obligimet e liderëve politik”, tha Kelmendi.

Ai poashtu tha se gjatë ditës së sotme pritet të bisedoj edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të marr konfirmimin e tij në këtë takim.

“Sot jemi në një takim të përbashkët me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, rreth prezantimit të projektit të Boresë, të qendrës turistike në regjionin e Pejës, ku po mbahet një takim me ndërkombëtarë dhe vendas. Mendoj të shfrytëzoj rastin që ta ftoj në takimin e ditës së mërkurë që do të organizoj për çështjen e Demarkacionit” u shpreh Kelmendi.

Sipas tij, takimi që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk ishte takim profesional mirëpo nga njerëz që nuk merren me çështjen e Demarkacionit.

“Do të bëhet një takim paraprak i ekspertëve duke prezantuar dokumente shtesë. Liderët politikë kanë nevojë që të kompletojnë faktet, dhe të prezantohen ato nga ekspertë të profilit për demarkacionin. Takimi që është mbajtur në Kuvendin e Kosovës ka qenë një takim miks, pra kanë qenë njerëz që fare nuk merren me çështjen e demarkacionit, dhe është bërë një zhurmë e madhe e panevojshme jo profesionale. Nga ky takim mund të nxjerrim fakte të reja që dikush të lëviz nga pozicioni në të cilën është. Nëse ne nuk kemi lëvizje nga pozicioni atëherë nuk do ta kemi situatën siç duhet”, tha Kelmendi për Telegrafin, duke shtuar se raportet janë të acaruara dhe qytetarët nuk dinë se kujt ti besojnë.

“Është një takim që po zhvillohet pas ardhjes së Joe Biden në Kosovë, pasi ne e dimë qëndrimin e SHBA-së”, ka shtuar Kelmendi.

Ai gjithashtu tha se si organizator mendon që nga ky takim mos të ketë humbës.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë vila në Rugovë, jo pse është pronë private por ngaqë pikërisht për këtë vend po diskutohet, e le të dihet që do të mbahet një takim shumë serioz”.

Ndërsa sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje se a janë apo jo të ftuar Kelmendi tha: “Me liderët e Vetëvendosjes nuk kam bërë ndonjë telefonatë, por me shkrim ua kam bërë ftesën. Më mirë ta bisedojmë një herë, para se të dalim të protestojmë 10 herë”, tha Ramiz Kelmendi për Telegrafin.

Ndërkaq, Kelmendi ditë më parë ka marr konfirmim për këtë takim edhe nga Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, takim ky i cili pritet të mbahet në vila “Rugova”, në Rugovë./

Për 7 ditë, 7 vrasje në Kosovë

0

Kosova po del të jetë vend ‘kobi’ për qytetarët e saj.

Nuk ka kaluar as edhe një javë kur në Kosovë janë shuar 7 jetëra njerëzish. Pikërisht sot një djalosh 22 vjeçar nga Prishtina ra pre e një breshëri plumbash të cilat i kushtuan me jetë, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkohë që me 19 gusht u vra në Ferizaj edhe një djalosh tjetër 20 vjeçar, derisa më 23 gusht u vranë me armë zjarri tre persona në qytetin e Gjakovës. E në Deçan të Pejës para tre ditëve u vranë edhe dy persona të tjerë.

Sociologu, Enver Hasani, thotë se gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e funksionimit të institucioneve, xhelozia, konsumi i alkoolit, janë disa nga shkaqet që po bëjnë që kosovarët të marrin jetëra njerëzish.

Sipas Hasanit edhe numri i madh i armëve që posedojnë kosovarët po bënë që në momente delikate të përdoren gjatë konflikteve të ndryshme.

“Gjendja ekonomike e sociale, është faktori kryesor që sipas meje po i shtynë të rinjtë në konflikte. Duke parë rrethanat në vend, mungesën e vendeve të reja të punës, mungesën e vetëbesimit, si dhe mos punën e institucioneve, vim edhe deri tek akte të tilla”, ka thënë ai.

Për numrin kaq të madh të vrasjeve në vend njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë për Gazetën Fjala numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve po vazhdon të rrezikojë sigurinë publike dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

“Madje, fatkeqësisht, numri i vrasjeve është jashtëzakonisht i lartë dhe si pasojë, edhe ndjenja e pasigurisë është në rritje. Mendoj se, arsye tjetër është edhe mosefikasiteti i sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësorit”, ka thënë Rmadani.

Sipas tij njerëzit në Kosovë, nuk po kanë besim në organet e drejtësisë.

“Njerëzit në Kosovë nuk kanë besim tek drejtësia dhe tek mundësia që të realizojnë të drejtën e vet përmes rrugës institucionale, dhe kjo patjetër që shton rrezikun për përdorim të formave tjera primitive. Zvogëlimi i rasteve të vrasjeve dhe lëndimeve, qartësisht mund të arrihet përmes efikasitetit të drejtësisë dhe gjyqësisë, sikurse edhe përmes një programi gjithëpërfshirës për heqjen e armëve ilegale nga duart e qytetarëve. Porse, parakusht për këtë është rritja e besimit publik për institucionet shtetërore”, ka shtuar Ramadani./GazetaFjala/

Malisheva nderon humanistin Bashkim Shala

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë sot një mirënjohje për humanistin dhe bashkatdhetarin Bashkim Ferat Shala nga Guncati.

Këtë mirënjohje, kryetari Begaj, e ka ndarë për humanistin Shala, për shkak të aktiviteteve të tij humane, përkatësisht për blerjen e 75 karrocave për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Malishevës.

 

FDH: Në Mushtisht u penguan lëvizja e lirë e liritë fetare

0

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) përmes një deklarate ka shprehur shqetësim serioz për protestat e dhunshme të organizuan dje (28.08.2016) në fshatin Mushtisht të komunës së Suharekës, të cilat kishin për qëllim pengimin e vizitës së rreth 150 pelegrinëve serb nga ky fshat, të cilët për më shumë se 17 vite jetojnë si refugjatë në vendbanime të ndryshme në Serbi.

Qëllimi i vizitës ka qenë pjesëmarrja në liturgjinë e Kishës Ortodokse me rastin e festës ortodokse të Zojës së Madhe, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë bërë shkeljen e të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit serb, duke cenuar lirinë e lëvizjes së tyre dhe me këtë kanë shkelur Nenin 35 të Kushtetues të Republikës se Kosovës, si dhe duke penguar pjesëmarrjen në ceremonitë fetare, e drejtë e cila garantohet me Ligjin Nr. 02/L-31, për Liritë Fetare në Kosovë. Kjo protestë, si dhe protestat e ngjashme me këtë, në asnjë mënyrë nuk promovojnë të drejtën për kthimin e refugjatëve, përkundrazi, janë indikatorë të qartë se kthimi i të zhvendosurve do të përcillet me akte të ngjashme. Këto të drejta fundamentale të njeriut duhet respektuar pa asnjë kusht. Rrjedhimisht, organet e sigurisë kanë përgjegjësi të marrin të gjitha masat e parapara me ligj që shkelësit të ndiqen dhe rastet të procedohen.

Andaj, FDH Kosovë i bën thirrje Policisë së Kosovës si dhe organeve tjera gjegjëse që në mënyrë të vendosur të parandalojnë situata të ngjashme, dhe të mos lejojnë shndërrimin e këtyre protestave në dukuri të rregullta.

FDH Kosovë rikujton se edhe viteve të kaluara në data të shënuara për festat fetare ortodokse në Gjakovë dhe në Mushtisht pelegrinët serbë janë penguar që të marrin pjesë në ceremonitë fetare, thuhet në deklaratë.

Më 1 shtator hapet shkolla në Gurishtë

0

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës është bërë me dije së më 1 shtator do të bëhet hapja zyrtare e objektit të ri të shkollës në fshatin Gurishtë.

Po ashtu, në këtë mbledhje është konfirmuar se më 1 shtator do të hapet e aneksi i shkollës në Mirushë. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avdi Morina, ka thënë se këto dy shkolla do ta zhvillojnë mësimin në një ndërrim.

Numri i shkollave në territorin e Komunës së Malishevës që zhvillojnë mësimin në një ndërrim shkon në dymbëdhjetë sosh

Rahoveci, komuna më transparente në regjion të Prizrenit

0

“Transparometri Komunal” është bërë publik sot për komunat Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë.

Në një njoftim për media, thuhet se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi, i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun.

“Në bazë të gjeturave të analizës mbi transparencën e gjashtë komunave të regjionit të Prizrenit të matur për periudhën gjashtë mujore (janar-qershor 2016), Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat tjera me 70.7 %. Pas saj renditen Komuna e Malishevës (61.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (59.6 % transparente), Komuna e Suharekës (56.2 % transparente), Komuna e Dragashit (54.0 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (23.1% transparente)”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Rahoveci është po ashtu komuna me performancë më e mirë sa i përket zyres së Kryetari me 25.3 pikë, nga 35 pikë të mundshme, pasuar nga Komuna e Malishevës (20.3 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Dragashit (14.3 pikë), Komuna e Suharekës (12.7 pikë) dhe Komuna e Mamushës (5.0 pikë).

“Komuna e Rahovecit në raport me komunat tjera tregoj performancë të mirë në raport me transparencën e punës së Kuvendit të Komunës me 28.7 pikë, Komuna e Malishevës (me 24.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Suharekës dhe Dragashit me nga (18.3 pikë) dhe më së paku transparente del të jetë Komuna e Mamushës (12.0 pikë). Komuna e Suharekës prinë me performancë në kuadër të financave komunale me 27.7 pike, Komuna e Rahovecit (27.3 pikë), Komuna e Dragashit (26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (25.0 pikë), Komuna e Malishevës (21.0 pikë) dhe Komuna e Mamushës (8.0 pike)”, vazhdon njoftimi.

Sipas tyre, në shtyllën e konsultimeve publike, komuna e Malishevës në këtë periudhë ka performuar më së miri (21.3 pikë), Komuna e Suharekës (me 20.0 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Rahovecit (17.6 pikë) Komuna e Dragashit (17.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (me 7.3 pikë).

“Nga retrospektiva e nxjerrjes dhe publikimit të kësaj analize në baza gjashtë mujore, pesë nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit kanë pasur përmirësim të ndjeshëm në indikatorët matës me përjashtim të Komunës së Mamushës e cila ka stagnuar në përmirësimin e indikatorëve bazikë të transparencës komunale”, thuhet më tej në njoftim.

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga deputeti Ramiz Kelmendi

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së mërkurës.

Lexoni të plotë postimin e deputetit Kelmendi në Facebook:

“Kam kënaqësinë të informojë opinionin, se sapo kam marrë konfirmimin për pjesëmarrje në takimin e së Mërkurës, edhe nga z.Fatmir Limaj – Kryetar i Partisë ‘Nisma për Kosovën’.

Konfirmimi i z. Fatmir Limaj vie pas atij të z. Ramush Haradinaj ditë më parë.

Ju informojë se jam duke punuar shumë që gjatë ditës të ndodhin edhe konfirmime të tjera pozitive të liderëve tonë. Pasdita do të jetë e mbushur me kontakte dhe takime”.

Ekspozitë ndërkombëtare në Rahovec

0

Festa e vjeljes së rrushit do të vijë bashkë me një ekspozitë në Rahovec.

35 artistë vendës dhe ndërkombëtarë do t’i ekspozojnë punimete tyre artistike, në ekspozitën “Art Symposium 2016”, që do të hapet me fillimin e shtatorit në këtë qytet.

Ky aktivitet i artit pamor organizohet në kuadër të festivalit tradicional “Hardh Fest”, që sivjet shënon edicionin e 15-të.

Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo ekspozitë e karakterit ndërkombëtar, do të jetë një tjetër vlerë e festivalit, ku artistë të ndryshëm nga vendi dhe bota do të vijnë në Rahovec për të shpalosur para publikut, veprat e tyre artistike, të papara deri më tash, shkruan KultPlus.

Artistët që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria por, nuk do të mungojnë as pjesëmarrësit nga Maqedonia, Bonsnjë e Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Bellorusia.

Kurator i kësaj ekspozite do të jetë Refki Gallopeni ndërsa drejtor artistik, Fehmi Hoxha. Mysafir special të kësaj ngjarjeje kulturore do të jenë Kamuran Goranci dhe Skender Boshtrakaj.

Ekspozita çelet më 2 shtator prej orës 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 shtator. Punimet do të ekspozohen n? Hardh Galeri, e cila do të përurohet, po atë ditë në Bar Hardhia./KultPlus.com

Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – “Ftyra” ta kanë lokën

0

Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të reja telefonike. Përmbajtja e tyre, dëshmon se me çfarë presioni dhe kërcënimesh përballëshin ata deputetë që ishin kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.

Adem Grabovci, kishte përdorur “autoritetin frikësues” të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

“Ftyra” është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Paraburgimi nuk e pengonte “Ftyrën” të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

“Paj, mirë bre Naser vallahin, ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë… Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…”, i ankohej Grabovci, Shalës në dhjetor të vitit 2011.

“Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha”, vazhdon Grabovci.

Ai i tregon “Ftyrës” se e ka kërcënuar Jakupr Krasniqin.

Sipas Grabovcit, pas këtij kërcënimi, Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit ishte dorëzuar.

“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregon Grabovci. “Edhe u dorëzu”.

“A t’ngoj bile”, e pyet Shala.

“Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”, shton Grabovci.

Përgjimet e reja në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, dëshmojnë se me çfarë presioni dhe kërcënimesh përballëshin ata deputetë që ishin kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.

Ndërkohë, Grabovci kishte komunikuar me kolegë tjerë deputet lidhur me zhvillimet politike. Mes tyre, Latif Gashin, ish-deputet i PDK-së dhe Myzejene Selmanin, ish-shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së.

Gashi, që ndodhet në burg duke vuajtur një dënim për krime lufte, i quante “qena” Visar Ymerin dhe Ismet Beqirin. Gashi, i thoshte Grabovcit se më mirë po kalon Ilmi Reçica në debat me Rada Trajkoviqin në RTK, sësa Grabovci në Rubikon të KTV-së me Visar Ymerin e Ismet Beqirin.

“Eu nanën bota jau qift, po ‘qena’. A e beson se ma mirë po kalon Petriti me Rada Trajkoviqin, n’RTK, kqyre”, i thoshte Gashi, Grabovcit.

“Po, kordinohen ma mirë a”, e pyet Grabovci, Gashin.

“Definitivisht, po kanë mirëkuptim ma shumë, sesa Ismet Beqiri edhe Visari me juve… A qena, t’mdhaj bre, qysh…, mirë ke, mirë ke, nuk ke keq”, shton Gashi.

“Definitivisht mirë, edhe herave tjera, kurrë s’duhet ktynev me argumente mu munu me ju vërtetu gja, se jon bo pisa. S’dike çka me thanë tjetër veç thojke, ku osht kufini, ku osht kufini. Mi thanë, e…, e veç duhet me ja nis me bo hajgare, me thanë ça ke bo ti për kufi, me…, u qit kufini aty”, vazhdon më tej Gashi. “Eh…, e duhet me ja bo kur t’ia nis qashtu si qeni, mi thanë hajde, ça ke bo ti, që mu qit kufini aty”.

Në bisedë tjetër me Myzejene Selmani, Grabovci mundohej t’i bënte presion ish-deputetit të AKR-së, Emin Gërbeshi që të votonte pro Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe. Por, Selmani ankohej se Gërbeshi nuk i bindet asaj. Bile, as shefit – Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.

Grabovci, i tregonte Selmanit se disa deputetë tjerë i kishte bindur që të tërhiqnin votimet, me arsyetimin se kishin votuar gabim.

“E, kqyr me kta bre ça po bon… Me Emin…, Emin Gërbeshin, ka votu për… Ka votu kundër nesh”, i thotë Grabovci, Selmanit.

“Po ti a s’pe din a, po unë u myta t’u hanger mut, kush s’pe merr vesh. Po Emin Gërbeshi është kundër, kundër edhe shefit. Për qata unë ngajta prej aeroportit erdha, me kerr t’huj, veç sa me mrri me kohë”, sqaron Selmani.

Ajo i thotë Grabovcit që të merret vetë më Gërbeshin sepse ajo nuk kishte autoritet që ta bindte. “Unë i thash mos voto, m’inati tem…”, shton ajo.

“Kanë gabu, kanë votu gabim katër-pesë deputetë. Kanë gabu. Gorani, Rasimi, e Nijazia, jonë t’u i tërhek atje. Hetemi e, Hetem Arifi e”, sqaron Grabovci.

“O…, nuk e tërhek ky o vlla, se ky s’um n’gon m’u. Thirre ti se nashta për hatër tanin, se për mu pom vjen keq me të thanë, se për inati e len”, thotë më tej Selmani.

Në një bisedë tjetër të gjatë, Grabovci flet me Ilhami Gashin – ish sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Insajderi.com