Home Blog Page 6306

Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës

0

Futbollisti, Arbër Zeneli deri tash ka mbrojtur ngjyrat e Suedisë në U21.

Por tash gjërat kanë ndryshuar. Zeneli ka marrë vendim që tash e tutje të luajë për Kosovën, përfaqësuese së cilës kohët e fundit i janë bashkuar disa futbollistë me potencial.

Zeneli luan në pozitën e sulmuesit, kurse lajmi për largim nga Suedia nuk i ka kënaqur fare suedezët,

Trazirë në qiellin me yje

0

Një prej veprave më të spikatura të Van Goghut është “Nata me yje”, që ai e pikturoi në vitin 1889 ndërkohë që ndodhej në një azil për të sëmurë mendorë.

Ky është një prej episodeve psikotikë më të këqinj të Van Goghut, por prej tij ai krijoi një vepër arti që, pa u ditur deri tani, përmbante një fakt shkencor të pazbuluar deri në vitet 1940, shumë kohë pas vdekjes së tij. Turbulenca është thënë se është më e vështirë të përshkruhet, se sa mekanika kuantike, por tek “Nata me yje”, ai në fakt ka pikturuar turbulencën e përsosur.

Të tjera piktura gjatë kohës që ai qëndroi në azil paraqesin gjithashtu turbulencën e përsosur, gjë që i ka shtyrë kërkuesit të besojnë se gjatë kohës së paqëndrueshmërisë mendore, ai në një farë mënyre kishte aftësinë që të shihte dhe pikturonte turbulencat, shumë dekada përpara se këto të përshkruheshin për herë të parë.

Matuidi drejt Juves

0

Juventus-Matuidi tashmë është vetëm çështje orësh.

Mesfushori i Paris Saint Germain dëshiron me çdo kusht të zbarkojë në Torino dhe bardhezinjtë do të derdhin 30 mlilionë euro në arkën e parizienëve, për të bërë goditjen e dytë të madhe në mesfushë pas afrimit të Miralem Pjanic.

“L’Equipe” shkruan se 4 milionë euro të tjera do të shkojnë për francezët në bazë të bonueseve.

Tashmë mbetet vetëm për t’u arritur marrëveshja me lojtarin pasi te Paris Saint Germain, Matuidi përfiton 9 mln Euro në sezon, një shumë e pakonceptueshme për kampionët e Italisë.

Gjithsesi, eliminimi i Romës nga Champions League do të rrisë me rreth 20 milionë euro të ardhurat e Juventusit që planifikon t’i ofrojë një kontratë të majme mesfushorit francez, i cili konsiderohet si pasardhësi ideal i Paul Pogba.

Një mesfushor me valixhet gati për të hyrë në Vinovo, ndërsa një tjetër me valixhet gati për t’u larguar. Bëhet fjalë për brazilianin Hernanes i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Allegri dhe nënshkrimi i mundshëm me Matuidi do t’ia mbyllte përfundimisht derën.

Hernanes nuk është përfshirë në listën Champions pasi trajneri ka zgjedhur të riun Lemina dhe “Pfofeti” duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën pas një sezoni plot dritëhije në Torino.

Pacientët e Spitalit të Prizrenit në hall, detyrohen t’i blejnë barnat e listës esenciale

0

Furnizimi me barna për spitalin rajonal të Prizrenit dhe QKMF-të e këtushme po ngec me të madhe. Këtë e thotë për gazetën “Kosova Sot” Dr. Afrim Avdaj, drejtor i përgjithshëm i Spitalit Rajonal të Prizrenit. “Nuk jemi shumë të kënaqur me furnizimin me barna të listës esenciale nga Ministria për spitalin tonë, por më duhet të them se nuk jemi edhe shumë keq. Prandaj edhe ndoshta pacientët kur kanë nevoja për ilaçe jashtë listës po detyrohen t’i blejnë”, u shpreh ai për gazetën. Ai tutje tha se është në dijeni për disa ankesa të pacientëve që shprehin pakënaqësi me mungesë të barnave të listës esenciale që detyrohen t’i blejnë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Në qendrën emergjente plotësohen nevojat

Prizreni si komunë ka 45 objekte të shëndetit primar, shprehet Dr. Nexhip Berisha, shef i Shëndetësisë Primare. Ai shpjegon se komuna e Prizrenit ka një QKMF, një objekt të Emergjencës, 27 AMF, 16 QMF. “Kjo ka bërë që Prizreni të jetë njëra ndër komunat që më së shumti ka treguar përkushtim sa i përket ndërtimit të ambulancave, pastaj Qendrave Shëndetësore dhe bashkë me të edhe Qendrave Familjare. Falë angazhimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së QKMF-së ka arritur që me mjete vetjake të bëjë shumë në këtë drejtim”, është shprehur ai. Edhe Berisha ankohet në pamundësinë e furnizimit me barna nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai ankohet se Ministria nuk arrin të mbulojë më shumë se 60 për qind të nevojave, kurse harxhimet e tjera nga buxheti i mbulojnë pjesën që mbetet.” Pjesën tjetër mundohemi ta mbulojmë, sidomos nevojat që i ka Qendra Emergjente. Unë mund të them se Qendrën e re Emergjente nga buxheti ynë vetjak e mbulojmë me rreth 50 për qind të nevojave. Kjo domosdo se na detyron të apelojmë që të bëhet decentralizmi i mjekësisë primare. Ngase buxheti i caktuar për komunën e Prizrenit,nëse decentralizohet do të menaxhohej shumë më mirë”, është shprehur ai. Dr. Berisha tregon se AMF-të janë kryesisht në fshatrat e thella, qofshin ato malore apo fushore dhe atje mjeku viziton dy herë në javë dhe pjesën tjetër e bëjnë motrat medicinale.

“Kurse në QKF mjeku punon nga pesë ditë në javë dhe kështu arrijmë të kemi edhe mbikëqyrje më stabile të shëndetit mjekësor”, thekson ai. Shton se tashmë është bërë tradicionale që të organizojnë vizita sistematike të nxënësve të klasave të para, të pesta e të nënta. “Jemi e vetmja komunë në Kosovë që i kryejmë këto vizita”, ka spikatur ai.

Pacientët ankohen

Pacientë Asime Berisha, Halil Gashi e Mitat Krasniqi tregojnë se gjatë qëndrimit të tyre nëpër spitale shpesh ishin detyruar të blinin ilaçet në mungesë të barnave. Mirëpo, drejtori i këtij spitali, Dr. Afrim Avdaj shprehet se të gjitha këto ankesa i duken paksa të fryra. “Më duhet të them se lista e barnave esenciale ka mungesë, por me një përqindje të vogël, kurse ilaçet jashtë kësaj liste edhe mund të kërkojnë të blihen, por jo në të gjitha rastet”, është shprehur ai. Shton se kanë disa kritere për lirimin e disa kategorive si ato të gjendjes sociale, të pensionistëve si dhe i kanë liruar edhe anëtarët shoqatave të dala nga lufta, sidomos ato të invalidëve dhe të tjerë, dhe kjo ndikon edhe në çështjen e furnizimit. “Presim që në fillim të vitit 2017 të fillojnë edhe me sigurimet shëndetësore dhe ky do të jetë një shpëtim për të gjithë”, tregon ai.

(Kosova Sot)

Murat Meha si Esat Toptani

0

Kryetari i Komisionit qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në media, ku në një hartë të një Atlasi shkollor, autor i së cilës është Meha, shihet se kufiri i Kosovës me Malin e Zi kalon në Çakorr. Po ashtu, vija kalon edhe te Kulla e Zhlebit.

Meha, në reagimin e tij thotë se Atlasi gjeografik “nuk ka asnjë devijim të kufirit të Kosovës”. Sipas tij, harta është keqinterpretuar dhe, ndonëse këto dy pika janë në vijën kufitare, thotë se “Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën”.

Duhet të kemi parasysh faktin se, z. Meha dikur ishte një njeri i varfër, kurse me një shpejtësi marramendëse u pasuruar, ndërsa sot, z. Meha ka kredibilitet për me bë demarkacionin.

Rreth kësaj çështje, analistët dhe opozita kanë theksuar se, kredibilitet i z. Meha ka rënë për toke, pas deklarimit të pasurisë së tij. Madje, këta kërkojnë që të hetohet pasuria e tij dhe anëtarët e Komisionit për Demarkacion.

Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, thekson për InfoPress se, për me zgjedh një çështje të rëndësisë së veçantë siç është demarkacioni, paraja dhe pasuria private duhet të jetë në rend të dytë. “Siç shihet, Murat Meha, rëndësi të veçantë e ka xhepin e vet, dhe nuk është çudi se kur emërohen kësi njerëz nëpër Komisione qeveritare kufirin ta afrojnë edhe te Sheshi Skënderbeu. Koha po tregon se njerëzit që janë pasuruar në kurriz të popullit janë në gjendje me vu në pikëpyetje sovranitetin e vendit”, pohon ai.

Ndërsa, Sadri Ramabaja nga Lëvizja Vetëvendosje, thekson se, kredibilitet shkencor i kreut të Komisionit shkencor tashmë është dëshmuar si i paqëndrueshëm. “Kredibiliteti moral i tij, pas publikimit të pasurisë së tij, është për toke. Rrjedhimisht, ai do të mund të shpëtonte pa hy në histori si person që me vetëdije ka shkelur interesat e vendit, duke hy në rresht me Esat Toptanin, vetëm nëse dorëhiqet. Me aktin e dorëheqjes, ai i bën një shërbim të madh atdheut, i heq maskën edhe urdhëdhënëve të tij”, potencon Ramabaja.

Ndërsa, Anëtari i Kryesisë së NISMA -s për Kosovën, Bilall Sherifi thekson se, debati publik mbi marrëveshjen e demarkacionit katërçipërisht ka dëshmuar se këta njerëz nuk kanë kredibilitet për t’ju besuar. “Fatkeqësisht në këtë lojë kundër vendit hise kanë edhe ish ministrat e jashtëm Hoxhaj dhe Thaçi të cilët e kanë pranuar rezultatin e kësaj marrëveshje. Tani mbrojtës më i madh i kësaj marrëveshje është Isa Mustafa i cili përveç mbrojtjes së postit të tij asnjë arsye tjetër për të mbrojtur këtë marrëveshje nuk ka”, thotë Sherifi.

Kurse, ish deputeti Driton Tali, pohon se Murat Meha më anëtarët e Komisionit duhet të hetohen, pasi dyshon se ka lidhje me korrupsionin. “Murat Meha jo që nuk ka kredibilitet, por ai duhet hetuar edhe për pasurinë e krijuar aq shpejtë, dhe gjithsesi, ai së bashku me anëtarët tjerë të Komisionit, duhet hetuar për demarkacionin. Unë shumë dyshoj se aty ka hile të mëdha të cilat lidhen me korrupsion”, thekson Tali.

/Gazeta InfoPres

Tjetër tërmet i fortë në Itali, tronditet edhe Roma

0

Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë në Itali, konkretisht në Romë rreth orës 14:00.

Itali është goditur nga disa tërmete ditën e sotme, duke shkaktuar të paktën 40 tërmete dhe mbi 150 të plagosur.

Lëkundjet më të mëdha u ndjenë në Arquata del Tronto, ku shumë shtëpi u rrënuan.

Pikërisht në këtë zonë, ra tjetër tërmet rreth orës 13:50, por nuk ka sinjalizime për dëme të tjera.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar.

Autoritetet kanë paralajmëruar se të tjera lëkundje sizmike pritet të ketë gjatë orëve në vijim në Itali.

Dy fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat në Itali

0

Një lajm i mirë në një ditë kaq tragjike në Itali – dy fëmijë janë tërhequr të gjallë nga rrënojat në Arquata del Tronto.

485 zjarffikës janë duke operuar afër qendrës, sipas llogarisë zyrtare të tyre në Twitter.

Vëllezërit rrahën mes vete për tokë në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes veti, shkruan PrizrenPress.

Në njoftim të Policisë thuhet se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Ia vjedhin zinxhirin nga qafa

0

Një femër nga Prizreni ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur zinxhirin nga qafa.

Ngjarja ka ndodhur dje në  ora 12:25, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me force i ka grabitur zingjirin e arit me vlere rreth 400 euro”, citon PrizrenPress raportin e Policisë.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa, sipas Policisë, rasti është duke u hetuar. /PrizrenPress.com/

Mustafa e liron nga detyra e zëvendëskryeministrit Kujtim Shalën

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Kujtim Shalën, i cili është njëherësh ministër i Kulturës.

“Ky vendim është marrë me kërkesë të Shala dhe me qëllim që ministri Shala të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i rëndësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës”.

“Kontributi i ministrit Shala në kuadër të Qeverisë do të jetë maksimal dhe i plotë nga pozita e ministrit”.

“Në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti”, bëhet e ditur në njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni kërkesën e ministrit Shala:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Së pari, Ju përgëzoj për punën Tuaj dhe të Qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t’u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të

Republikës së Kosovës.

E çmoj si përvojë tepër të rëndësishme punën dhe ushtrimin e këtij funksioni të lartë shtetëror që nga dhjetori i vitit 2014.

Ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe shpreh përkushtimin tim për të vazhduar angazhimet e mija në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.