Home Blog Page 6313

Fëmija i dirigjuar nga ISIS-i kapet para shpërthimit të bombës (Video)

0

Organizata terroriste, ISIS është duke shfrytëzuar fëmijët për shpërthime të ndryshme të bombave.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, një fëmijë, i cili në trupin e tij kishte të vendosur bombë, është zënë nga autoritet e sigurisë në Irak, pak minuta para se të ndodhte shpërthimi.

Djali, i cili kishte të veshur një fanellë të Barcelonës, respektivisht të Lionel Messit, në një video të publikuar në internet shihet teksa shpërthen në lot pasi ai u arrestua nga policia, në qytetin e Kirkukut, në veri të Bagdadit, transmeton Indeksonline.

Arrestimi i tij erdhi më pak se 24 orë pasi një fëmijë tjetër vrau me bombëtë paktën 51 persona dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur.

https://youtu.be/luezfUBguPU

Policia heton skandalin e stentave pa afat

0

Policia e Krimeve Ekonomike ka filluar të hetojë skandalin e skadimit të afatit të stentave dhe materialeve tjera shpenzuese në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo, pasi gazeta “Zëri” ka publikuar para dy javësh një hulumtim që ndërlidhet me skadencën e afatit të stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterëve, balonave dhe pajisjeve tjera që nuk janë përdorur brenda afatit në Klinikën për Kardiologji. Vlera e këtyre pajisjeve të skaduara besohet të jetë rreth 200 mijë euro.

E tëra është detajuar në një raport që i është dorëzuar Curr Gjocajt, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga u.d. drejtori i kardiologjisë Basri Sejdiu.

Ky raport, që “flet” në detaje për pajisjet që u ka skaduar afati e nuk janë përdorur në atë klinikë, siç konfirmojnë burimet në Policinë e Kosovës i është kërkuar menaxhmentit të SHSKUK-së nga ana e Policisë së Krimeve Ekonomike. /Zeri.info

Krasniqi: Situata politike e tensionuar

0

Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe njëri nga përfaqësuesit e partisë “Nisma”, Jakup Krasniqi, i konsideron të dëmshme dhe njëkohësisht të rrezikshme deklaratat e kryeministrit dhe presidentit për demarkacionin. Ai thotë se situata politike është shumë e tensionuar, ndërsa zgjidhja është tek ekspertët

Krerët e institucioneve më të larta duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin. Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet për t’i lënë vend krijimit të një komisioni të ri me ekspertë të pavarur. Kështu ka deklaruan në intervistën dhënë “Zërit” lideri i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, i cili situatën aktuale politike e sheh shumë të komplikuar.

Ndërkohë duke folur për tensionimin e situatës, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga krerët e shtetit dhe angazhimi i tyre që demarkacioni të ratifikohet kështu si është, për të dyshuar se ata po mbrojnë interesa të tyre personale e jo interesat e vendit.

“Kjo bindje e krijuar, pa dyshim që ndikon në ngritjen e tensioneve”, ka thënë Krasniqi, ish-kryeparlamentar i Kosovës në dy legjislatura.

Ndërsa sa i përket vizitës së nënkryetarit të SHBA-së, Joe Biden, Krasniqi ka thënë se ishte shumë e rëndësishme goditja e korrupsionit që ai e bëri në fjalimin e tij. /Zeri.info

Ikën Rama, Meta drejt Jugut

0

Ilir Meta është parë sot në Jalë ku edhe është fotografuar nga pushues të rastësishëm. Fakt është gjithashtu se Rama u largua sot nga Dhërmiu ku pushoi përreth 20 dite në vilën qeveritare.

Bëjmë me dije se Ilir Meta ditë më parë është fotografuar në Shëngjin dhe në Gjirin e Lalzit ku ka një vilë për verë.

Duket se këto ditë të nxehta gushti Rama dhe Meta po i kalojnë veçmas.

Ose më saktë nuk ka asgjë publike për ndonjë takim të mundshëm të tyre gjatë këtij muaji./albeu.com

Aksidentohet polici pa patentë, arrestohet nga kolegët

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një punonjës policie, i cili po drejtonte një automjet pa leje drejtimi.

Ai është zbuluar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën “Shefqet Ndroqi”, ku makina me të cilën po udhëtonte ky polic ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë shoferi.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Policia njofton se në bashkëpunim me SHÇBA, u arrestua në flagrancë shtetasi Gëzim Frroku, vjeç 41, banues në Tiranë, punonjës policie, shkruan Panorama, përcjellë Klan Kosova.

“Një ditë më parë rreth orës 15:00, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku si pasojë është dëmtuar vetë, dhe ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën”.

Ai akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, shkruan Panorama.

Punësimeve të aferave ‘pronto” nuk ua ndal hovin drejtësia

0

Shtetin po e mbyt nepotizmi, i cili është shfaqur nëpër në të gjitha poret e jetës institucionale. Këtë nuk e thonë vetëm vendorët, por edhe ndërkombëtarët, pasi afera “pronto” ka shpërfaqur në mënyrë të hapur se si kurdisen vendet për familjarët e militantët partiakë. Një shtet nuk mund të ecet përpara me vende pune të rezervuara për miqtë, militantët, familjarët dhe ata që u shërbejnë politikanëve me devotshmëri. Dhe duket se nuk ka shpresë që në këtë vend ndonjëherë të shkatërrohet kultura e nepotizmit.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se është e qartë se shtetin po e mbyt nepotizmi në vazhdimësi, i cili po shihet çdo ditë. Sipas tij, nepotizmi, familjarizimi, përcaktimet politike dhe lidhjet grupore e krahinore lokale janë faktorët kryesorë, të cilët e dëmtojnë shoqërinë, duke mos e lënë që të ecë përpara dhe në drejtim të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe moderne ku njerëzit do të ishin të barabartë në konkurrim.

Kelmendi thotë se këtu nuk është fjala vetëm tek një mekanizëm të një segmenti të jetës siç është nepotizmi, por janë edhe lidhjet grupore, ato krahinore, familjare politike, të cilat të gjitha së bashku luajnë një rol shumë negativ në drejtim të ndërtimit të një shoqërie demokratike, gjë që më tej reflekton edhe në punësim dhe në kualitet të dobët të administratës publike.

“Nëse nuk kemi një konkurrencë të lirë në administratë, ekonomi, por edhe në fushat e tjera të jetës politike e shoqërore ku punë- sohen njerëzit e kualifikuar, Kosova nuk do të ecë para”, është shprehur Kelmendi.

“Kemi një strukturë të kontrolluar krejtësisht nga forca të tjera, e që ka qëllim thjesht të jetë në shërbim të udhëheqjes politike në drejtim të realizimit të synimeve që i ka”, është shprehur ai. Kelmendi më tej ka nënvizuar se kjo çështje nuk mund të shërohet shumë shpejt, dhe nuk mund të kalohet po ashtu shumë lehtë.

“Duhet të merren masa duke filluar nga ato të karakterit gjyqësor dhe deri tek masat e tjera, të cilat kanë për qëllim marrjen e përgjegjësisë politike, penale, morale etj., nga strukturat e ndryshme shoqërore apo shtetërore që e kanë grabitur pushtetin duke e degjeneruar dhe shkatërruar në tërësi”, spikat Kelmendi teksa shton:

“Ne e pamë edhe Joe Biden kryesisht porositë i drejtoi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që me këtë donte të jepte për të kuptuar që pavarësisht se a kemi ndonjë Demarkacion apo Asociacion, apo kemi të bëjmë me një gjendje tjetër, shoqëria si e tillë nuk ka perspektivë për të ecur përpara nëse kemi të bëjmë me korrupsion e krim të organizuar e paorganizuar kemi të bëjmë me nepotizëm, me format më devijante të shoqërisë”.

Kelmendi shpreson se do të hiqet porse do të jetë shumë e vështirë për t’u eliminuar krimi e korrupsioni dhe për këtë do të duhet një kohë e gjatë.

“Do të na duhet një kohë shumë e gjatë në mënyrë që të kemi një ngritje politike e morale njerëzore të njerëzve që të kuptojnë se nepotizmi vërtetë është dukuri negative, e cila duhet të luftohet, dhe për fat të keq këtë ne po e shohin për çdo ditë se si po emërohen njerëzit, si po përcaktohen ata, pa konkurs, pa kualitet, dhe jashtë çdo norme juridike e shoqërore, e cila shoqërinë tonë e ka mbërthyer për së keqi”, është shprehur profesor Kelmendi. /Kosova Sot

Reali drejtë rekordit historik në La Liga

0

Real Madridi është në rrugë të mbarë që ta shkruaj historinë në futbollin spanjoll

Kampioni i Evropës, Real Madridi e ka nisur me fitore sezonin e ri. Los Blancos ka shënuar fitore në udhëtim te Real Sociedadit me rezultat 0:3.

Kjo ishte fitorja e 13-të me radhë për ekipin e Zinedine Zidanit në La Liga, duke llogaritur edhe ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar.

Kështu, Realit i duhen edhe tri fitore që ta shkruaj historinë në futbollin spanjoll. Në vitin 1961 Reali kishte shënuar 15-të fitore të njëpasnjëshme në La Liga.

Realit i duhet ta mposht Celta Vigon, Osasuna dhe Espanyol që ta thyej rekordin e vitit 1961.

De Boer i zhgënjyer me humbjen

0

Interi e ka nisur keq sezonin e ri në Serie A. Neroazzurët janë mposhtur në udhëtim nga Chievo me rezultat 2:0.

Trajneri i ekipit italian, Frank de Boer është i zhgënjyer me këtë humbje, derisa e pranon se Interi duhet të përmirësohet në ndeshjet e radhës.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga rezultati dhe kanë shumë punë për të bërë,” tha de Boer për Mediaset Premium pas ndeshjes.

“Unë kam besim se ne do të përmirësohet, si në aspektin e futbollit dhe fizikisht. Javën e ardhshme ne do të të përpiqemi të bëjë paraqitje më të mirë”, ka deklaruar ai.

David Luiz largohet nga PSG?

0

Mbrojtësi brazilian shumë shpejt mund të largohet nga kampioni francez.

David Luiz mund të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, por së shpejti mund të jetë tepricë e kërkesave në PSG.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, theksohet se trajneri i ri i klubit, Unai Emery, nuk e ka fortë për qejf.

Gazeta franceze thekson se trajneri spanjoll ka thënë se brazilianin mund të largohet në këtë verë, pasi e sheh atë vetëm si një zëvendësues në klub.

Ndërsa, flitet se dyshen e mbrojtjes Emery do t’ia besoj dy brazilianëve tjerë, Thiago Silva dhe Marquinhos.

Demarkacionit t’i japin përgjigje deputetët

0

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje.

Ai ka thënë se ndërmjet bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare ka shumë risi që po ndodhin kohët e fundit me një trend pozitiv.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thënë se Shqipëria vazhdon të jetë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Në këtë intervistë ambasadori shqiptar ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi ka thënë se kësaj çështje përgjigje duhet t’i japin deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“E ritheksoj se demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”, ka deklaruar Minxhozi.