26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6316

Xhelozia e gruas së Dostojevskit

0

Ai kontrolloi xhepat dhe nxori që andej një copë letër të vogël, mbi të cilën qe shkruar diçka me laps. Duke dashur të di ç’qe ajo letër, ia kapa vetëtimthi nga duart. Fedia bërtiti me të madhe dhe me dhëmbë të shtrënguar më kapi vrazhdësisht nga krahu duke më shkaktuar dhembje. Megjithatë, unë nuk e lëshova nga dora atë pusullë. Kaq shumë e tërhoqëm njëherazi sa letra u nda më dysh. Unë e hodha përtokë gjysmën time dhe Fedia bëri të njëjtën gjë me të veten. Kjo ishte dhe origjina e sherrit. Ai më pyeti tërë hidhësi përse ia rrëmbeva atë letër nga duart? Kjo gjë më acaroi keq dhe i thashë budalla. Pas kësaj ktheva krahët dhe erdha në shtëpi. Qëllimi im ishte të kthehesha përsëri atje, ta gjeja atë copë letër e të shihja se ç’kishte në të. Unë jam një grua me të vërtetë e keqe, xanxare, dyshuese dhe xheloze! Kam përshtypjen se ajo letër ka ardhur nga dikush, me të cilën, për asnjë në botë, nuk do të doja që Fedia të lidhej përsëri. U ktheva pra, kështu drejt vendit ku qe hedhur letra. Mblodha përtokë ato katër copëza të vogla dhe i solla me shpejtësi në shtëpi për t’i lexuar. Nuk mund ta përshkruaj emocionin që më kapi. Më dukej se ky person ndodhej aty, në Gjenevë dhe Fedia e takonte fshehtazi ngaqë ajo donte që unë të mos e shihja. A mund të isha e sigurt që Fedia nuk më tradhtonte? Si mund të më bindte ai për këtë? Ai e kishte mashtruar këtë grua! Përse atëherë s’mund të më mashtronte dhe mua po ashtu. Doja të dija që të gjitha, nuk doja të isha e mashtruar. Ata mendonin se unë s’dyshoja për asgjë, kujtonin se talleshin me mua. Eh, jo! Jam shumë krenare për të përballuar fyerje të këtij lloji, aq më tepër nga një njeri që s’më sheh dot me sy. Ndaj dhe jam betuar të vëzhgoj tërë kohën Fedian dhe të mos u zë shumë besë fjalëve të tij. Ndoshta është një gjë e keqe të përgjosh burrin tënd dhe mos të kesh besim tek ai, por ç’të bësh nëse karakteri im është i tillë, dhe unë s’mund të jem e qetë ngaqë e dua kaq shumë Fedian, sa bëhem xheloze për të. Është e qartë se edhe Fedia nga ana e tij nuk është aq i besueshëm. Për shembull, ai s’e zuri fare në gojë letrën e Drezdenit, (të cilën e di mirë që e ka marrë) dhe për këtë gjë ai mban një heshtje të plotë. Gjatë gjithë rrugës vrapoja dhe qaja, kaq shumë i trembesha asaj letre që mund të më sillte ndonjë të keqe. Po matesha t’i deshifroja copëzat e letrës, kur erdhi pronarja e shtëpisë e filloi të më bezdisë me pyetje. Së fundmi arrita t’i bashkoj ato copa letre dhe munda të lexoj “Rruga Rive, Zoti Blansharel, poshtë”. M’u bë sikur kjo letër ishte shkruar nga dora e kësaj gruaje. Ishte krejtësisht shkrimi i saj. Por edhe mund të gabohesha. Andrejevna për shembull ka krejtësisht të njëjtin shkrim. Fedia në vend që të vinte në kafene shkonte tek ajo. Ajo i kishte dhënë adresën e saj, ndërsa ai i hutuar siç është pothuajse e zbuloi hapur atë sekret, duke e nxjerrë letrën nga xhepi. Ajo është e aftë t’i jepej atij, thjesht, nga ligësia për të më bërë mua të vuaja. Ata kujtojnë se mund të më mashtrojnë, ashtu si më parë Fedia mashtronte Maria Dimitrievnën….

(pjesë nga ditari i Ana Dostojesvka)

Basha: Vizita e Kerry-it, historike

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka thënë në emisionin Top Story në Top Channel se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, ishte një vizitë historike dhe shumë e rëndësishme.

“Ishte një vizitë e rëndësishme për PD dhe për opozitën. Së pari ishte numri dy i Shteteve të Bashkuara dhe së dyti për momentin kyç për demokracinë”, ka thënë Basha raporton Klan Kosova.

Një moment që e gjen Shqipërinë me 200 mijë persona që kanë bërë letrat për të ikur në Amerikë dhe 100 mijë të tjerë që kanë ikur drejt Europës, një ekonomi që po vuan pasojat e korrupsionit, oligarkisë, një demokraci të rrethuar nga interesat e oligarkëve”,

“Një Parlament që pret dekriminalizimin, një Shqipëri me sfida shumë të mëdha, ndërkohë që SHBA përballen me sfida të mëdha në Europë për demokracitë e pakonsoliduar dhe përballen me ekstremizmin, avancimin e interesave oligarkike të modelit Putin, që fryn nga lindja dhe në këtë kuadër, vizita është historike”, ka thënë Basha.

Letra dashurie

0

Letra Dashurie Histori dashurie të mbetura në letra, shkruar në kohë malli, të njerëzve që i kemi njohur ndryshe. Disa fjalë zemre nga Joyce, Kafka, Fitzgerald, Hygo, Flaubert, Freud, Hemingway.

“Unë e dua atë dhe ky është fillimi dhe fundi i gjithçkaje”.

Scott Fitzgerald, shkrimtari i njohur anglez do të shkruante kështu në ditarin e tij, në rrëfimin për të shoqen, Zeldën.

Ishin kohë jo të bukura në jetën e çiftit, kur teksa Parisi zhytej në errësirë Zelda përjetonte orë të errëta të mendjes. Por kjo nuk e pengonte Fitzgerald ta donte, dhe të shihte në çdo përpjekje të saj për t’u shndërruar në gruan e dikurshme, atë që me një buzëqeshje në klubin e shkrimtarëve i kishte rrëmbyer zemrën. Janë dhjetëra letra dashurie të botuara pas vdekjes në një libër, që tregojnë pasionin e një tundimi që nuk mbaroi kurrë.

“Të më falësh që dhe në letra të ngjasoj si intelektuale. Unë e di se ti preferon diçka më të këndshme, më femërore, më tërheqëse”, do t’i shkruante Zelda në një tjetër letër.

“Unë të dua, dhe kjo do të ndodhë gjithnjë, në çdo jetë që do të kem”, i shkruan ajo, duke vijuar në një tjetër se “asgjë nuk mund ta shkatërrojë dashurinë tonë”.

“Nuk dua asgjë në botë më shumë se ty, dashurinë tënde. Të gjitha gjërat materiale janë asgjë. Unë nuk dua të jetoj, dua të dashuroj njëherë dhe të jetoj rastësisht…” do të shkruante Zelda. Për të, “lumturia dhe rehatia ishte kur ishte pranë tij dhe në asnjë vend tjetër”.

Nuk mund të ketë art pa dashuri. Historitë e dashurisë mbetur në faqe librash, apo tablosh e tregojnë këtë. Pas çdo libri të bukur fshihet një grua ose një burrë që ka frymëzuar autorin, apo një ndjenjë torturuese për të pasur pranë dikë. E tillë ishte dhe dashuria e Gustave Flaubert me Louise Colet. Shkrimtari që krijoi zonjën Bovari, kishte jetuar për vite me radhë një dashuri të fshehtë në Francën e atyre viteve me Colet.

“Dashuria, në fund, nuk është kuriozitet superan, një uri e panjohur që të shtyn në stuhi me gjoksin e hapur dhe kokën ulur”, shkruan ai.

Të ndiera janë dhe letrat që James Joyce gjithnjë në udhëtim ia niste të dashurës së tij, Nora Barnacle.

“Siç do të jetë i gjatë udhëtimi i kthimit, do të jetë edhe e mrekullueshme puthja jonë e parë. Mos qaj, e dashur, kur të më shohësh. Dua t’i shoh sytë e tu të bukur dhe të ndritshëm. Cila do të jetë fjala e parë që do të më thuash, kush e di? Të mendoj gjithnjë. Kur shkoj në shtrat nata është gjithnjë një lloj torture për mua… Jepmu mua, e gjitha, e gjitha kur të shihemi. E gjitha është e shenjtë, fshehur për të tjerët, duhet të ma ofrosh lirshëm. Dua të jem zot i trupit dhe shpirtit tënd…”.

Nuk kanë si të mos jenë të ndiera dhe letrat e Viktor Hygo për Adele Foucher. Më vitin 1821 ai i shkruante: “Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve. I yti përgjithmonë V.H”.

Para dashurisë është dorëzuar dhe Sigmund Freud.

“Vogëlushja ime e dashur, e dija që, vetëm kur të ishe larg, do të ndërgjegjësohesha për lumturinë time të pamasë, dhe po aq, edhe për përmasën e saktë të asaj që më mungon…”, i shkruan ai Martha Bernays.

Volteri, iluministi francez ëndërronte vetëm vështrimin e Olymes teksa ishte i burgosur nga mbreti.

“Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndiej për ty”, i shkruan në vitin 1713 të dashurës së tij, disa minuta para se të arratisej.

Zhozefina është një tjetër personazh i njohur për frymëzimin që kishte arritur t’i jepte një udhëheqësi si Napoleoni.

“Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?… Sa dhimbje ndiej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq”, i shkruante ai më vitin 1795.

E trishtë dhe e bukur është dhe dashuria mes Franc Kafkës dhe Dora Diamant.

“E dashur, më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish. E dashur, sa bukur është kur moti i verës vjen m’u në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t’i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time. E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër… Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja. Franci yt”, shkruante ai..

Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)

“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndihem në shtëpi”.

Napoleone Bonaparte, Josephine de Beauharnais (1796)

“Qëkur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”.

Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht, ET, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.

Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527)

“Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde”.

Dhembjet e dashurisë së Beethoven për “të dashurën e përhershme” (1812)
“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen te ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumirë. Oh, vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët”.

Gerald Ford i kujton dashurinë e tij bashkëshortes Betty, pasi asaj iu diagnostikua një kancer në gjoks (1974)
“Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, të thellë, e dimë sa e madhe je dhe ne, fëmijët dhe babai, do përpiqemi të jemi të fortë si ti. Besimi te ty dhe te Zoti do na përkrahë. Dashuria jonë për ty është e përjetshme”.

Gashi: Qeveria mund ta ndryshojë Ligjin për Specialen

0

Me mund të madh, më 3 gusht të vitit të kaluar, deputetët ia dolën të miratojnë ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

E derisa krijimi i kësaj Gjykate u quajt i dëmshëm për vendin, vetë Kushtetuta, përmes pikës 6 të nenit 84, ia njeh Presidentit të drejtën për me e kthye, së paku një herë në Kuvend çdo ligj.

Presidenti i Republikës ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës, ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë – thotë neni 84/6 i Kushtetutës së vendit.

Mirëpo, ligji për Specialen, është i pamundur të kthehet në rishqyrtim nga Presidentja, jo vetëm për shkak të kalimit të afateve kohore, po sepse vetë Presidentja e ka dekretuar atë pas konsultimeve me Gjykatën Kushtetuese, raporton TV Rrokum.

E këtë të drejtë nuk do ta ketë as Presidenti i ardhshëm i vendit, Hashim Thaçi, edhe pse emri i tij citohet në raportin e Dick Marty’t, mbi të cilin po themelohet Gjykata Speciale.

Sipas avokatit Tomë Gashi, mundësitë juridike për këto ndryshime nuk janë shterë të gjitha. Ai rreshton disa prej tyre, ku Ligji për Gjykatën Speciale mund të ndryshohet pjesërisht.

Për Gashin nuk ka “potencialisht të akuzuar, por “sigurisht të akuzuar”, sepse sipas tij, BE-ja nuk do të kishte investuar 400 milionë euro për një projekt pa të akuzuar.

Avokati përsëriti se gjatë kohës së paraburgimit në Hagë, të akuzuarit kurrsesi nuk mund të ushtrojnë ndonjë profesion në Kosovë.

Ja si i jepet lamtumira e fundit një gangsteri

0

Ceremonia madhështore mortore e gangasterit të vrarë David Byrne i vrarë nga një luftë e përgjakshme ndërmjet dy familjeve kryesore kriminale të Irlandës pasi edhe kontrolle për lëndë shpërthyese gjatë funeralit të sotëm.

Dhjetëra policë të armatosur udhëhoqën një operacion masiv sigurie në qendër të Dublinit teksa David Byrne, 34 vjeç, po dërgohej për në banesën e fundit pasi u qëllua për vdekje gjatë një ndeshje boksi te Regency Hotel dhjetë ditë më parë nga një bandë me gjashtë persona, që përfshinte edhe një burrë të veshur si grua.

Në funeralin e sotëm morrën pjesë vëllezërit famëkeqë Kinahan, Chris Jnr dhe Daniel, që u kthyen në Irlandë dje, por pa babain Christy, që njihet si “Kumbari irlandez”. Në ceremoni merrnin pjesë gangsetrë të dorës së parë si ‘Fat’ Freddie Thompson.

Gjatë Meshës Martin Dolan, administrator i famullisë në Francis Street, iu tha të pranishmëve se gangstari Byrne ishte një baba i dashur dhe një prind me një sens të madh humori.

Ai tha se vrasësit e tij nuk duhët të konsiderohen më njerëz.

Rreth 90 policë mbanin kontrollues bombash përgjatë rrugës për në varreza sot pasdite dhe gjysma e tyre ishin të rmatosur.

Shpallet konkursi për drejtorë në 20 shkolla fillore të Prizrenit

0

Zyra e Personelit në Prizren ka hapur konkurs për drejtorë në 20 shkolla fillore. Konkursi është shpallur më 11.02.2016, ndërkaq do të mbyllet më 25.02.2016 .

Konkursi është shpallur për këto shkolla:
1. SHFMU “Emin Duraku” – Prizren
2. SHFMU “Hysni Temaj” – Kushnin,Has
3. SHFMU “Besim Nrecaj” – Lutogllavë
4. SHFMU “Mushnikova” – Mushnikovë
5. SHFMU “Naim Frashëri” – Vlashnje
6. SHFMU “Luigj Gurakuqi” – Nashec
7. SHFMU “Mit’hat Frashëri” – Krajk
8. SHFMU “Gënqare” – Gënqare
9. SHFMU “Atmaxhë” – Atmaxhë
10. SHFMU “Mustafa Bakiu” – Prizren
11. SHFMU “Heronjtë e Lumës” – Vërmicë
12. SHFMU “Dëshmorët e Hasit” – Kabash
13. SHFMU “Lekë Dukagjini” – Prizren
14. SHFMU “Bajram Curri” – Romajë
15. SHFMU “Pjetër Budi” – Lubizhdë e Hasit
16. SHFMU “Anif Muji” – Struzhë
17. SHFMU “Svjetlosti” – Manastericë
18. SHFMU “Haziz Tola” – Prizren
19. SHFMU “Ekrem Rexha” – Lubizhdë
20. SHFMU “Ardhmëria” – Landovicë

Banorët e Polluzhës ankohen për mungesë të ujit

0

Banorët e Polluzhës nga Komuna e Rahovecit po ankohen për mungesë të ujit të pijshëm.

Në adresë të RahovecPress, ka ardhë një ankesë nga një qytetar i Polluzhës, që në kushte anonimiteti ka folur për mungesën e ujit.

“Kemi mungesë të ujit të pijshëm. Gypat janë vendosur, por ujë nuk ka”, ka thënë ky banor për RahovecPress.

Prokuroria e Prizrenit me aktakuzë për pesë zyrtarë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngrit aktakuzë kundër, M. E., K.F., H.M., B.K. dhe R.F., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari, M.E., gjatë vitit 2011 deri në maj të vitit 2015, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij , me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe njëkohësisht shkaktimin e dëmit personit tjetër. Me këto veprime M.E., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë K.F., në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat, me qëllim të shkaktimit të dëmit të personit tjetër, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

E të akuzuarit R.F., H.M dhe B.K., prej muajit korrik të vitit 2013 deri në muajin prill të vitit 2014, në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare të parapara me ligj, ashtu që nuk kanë ndërmarrë vepri me për kthimin në gjendje të mëparshme të pjesës së parcelës kadastrave nr. 2285 në sipërfaqe prej 16 ari, pronë shoqërore kjo e komunës së Suharekës, të cilën më parë e kishte përvetësuar i akuzuari M.E dhe pa leje ndërtimi kishte ndërtuar rrugën për nevojat e objektit të tij afaristo- banesore. Me ç’ rast me dijeni kanë shkelë ligjin lidhur me punësimin zyrtar të tyre, duke i shkaktuar dëm material të konsiderueshëme komunës në vlerë të paluajtshmërisë të përvetësuar.

Me këtë në bashkëveprim R.F., H.M dhe B.K, kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ec Ma Ndryshe: Vazhdojnë rrënimet pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit

0

Rrënimet e objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike të Prizrenit, pa u pajisur me leje nga organet kompetente po vazhdojnë edhe në këtë vit. Rasti i fundit ka ndodhur para dy javësh në rrugën e Saraçëve, ku pala nuk ka përfillur kërkesat ligjore për ndërmarrjen e veprimit rrënues.

Në përgjigjen e Drejtorisë së Inspektorateve (DI), thuhet se Inspektori i ndërtimtarisë me datë 30 janar 2016, rreth orës 11:00 ka dalë në vendngjarje ku me prosecverbal ka konstatuar se pronari ka rrënuar në tërësi objektin (P+0) me sipërfaqe 40 metra katrorë. “Objekti është në kuadër të zonës historike, ndërsa rrënimi është bërë pa u pajisur me leje nga organi kompetent”, thuhet në shkresën e DI-së. Ky dikaster ka pohuar se në të njëjtën datë, rreth orës 14:00, Inspektori i ndërtimtarisë ka konstatuar se edhe pas urdhrit të dhënë, “i njëjti pronar ka vazhduar me rrënimin e objekteve katshmëria P+1, sipërfaqja 25 metra katrorë…”. “Për rrënimet e kryera pronari nuk posedon leje për rrënim ashtu që konform UA 20/2013, pronarit i shqiptohen dy dënime mandatore nga 500 euro dhe ndërmerren procedurat e tjera në bazë të kompetencave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në përgjigjen e DI-së.

Ndërsa Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka njoftuar se pronari ka adresuar kërkesën për rrënimin e ndërtesës ekzistuese në rrugën e “Saraçëve” më 14 dhjetor 2015, dhe se QRTK e ka refuzuar kërkesën më datë 18 dhjetor 2015. QRTK ka sqaruar se pas njoftimit se pala e ka rrënuar ndërtesën, ka dërguar shkresa te Kryetari i Komunës së Prizrenit, Drejtoria e Inspektorateve dhe në MKRS, në të cilat ka bërë të ditur se pala e ka rrënuar objektin në fjalë pa pëlqimin e QRTK-së.

QRTK më 18 dhjetor 2015 i kishte dërguar një shkresë edhe Drejtorisë së Urbanizimit (DUPH) në Prizren me anë të cilës e njoftonte këtë organ se nuk e procedon tutje kërkesën e bërë nga kjo drejtori, lidhur me këtë lëndë. QRTK asokohe ka kërkuar që kërkesa e DUPH-së të adresohet konfrom legjislacionit, përkatësisht Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore). “E njëjta duhet të kaloj edhe në proces konsultativ, po ashtu në përputhje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, dispozitave të caktuara për çdo veprimtari duke përfshirë edhe pronarët, palët si parashtrues së kërkesave”, thuhet në shkresën e QRTK-së, ku po ashtu rikujtohet DUPH-ja se QRTK dhe Komisioni i MKRS-së kërkojnë që kërkesat të adresohen në përputhje me ligjin, ngase në të kundërtën nuk do të procedohen, duke filluar nga adresimi e deri te kompletimi i lëndës.

Ky rast paraqet vazhdimësinë e shkeljeve ligjore në Qendrën Historike të Prizrenit, ku dëshmohet edhe njëherë mospërfillja ndaj autoriteteve të trashëgimisë kulturore dhe detyrimit për pajisje me leje urbanistike për rrënim.

Bazuar në këto të dhëna, EC Ma Ndryshe konstaton se mungesa e koordinimit të mirëfilltë institucional në të gjitha nivelet po vazhdon që t’i minojë përpjekjet për vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullsisë në Qendrën Historike të Prizrenit.

Prandaj edhe njëherë bën thirrje që institucionet e të gjitha niveleve të shtojnë nivelin e përgjegjësisë së tyre në zbatimin e ligjit, duke sanksionuar shkelësit, ndërkohë që paralelisht duhet ti shtojnë angazhimet në drejtim të ruajtjes, konservimit dhe promovimit të vlerave të rralla të trashëgimisë së qytetit të Prizrenit.

Aktakuzë kundër hoxhës, Irfan Salihu

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngrit aktakuzë kundër I. S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Irfan Salihu, dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxit, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Në atë mënyrë që me rastin e një ligjërate me temën ‘Si ta shtojmë bereqetin’, para pjesëmarrësve, i pandehuri ka theksuar se ‘në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të perandorisë osmane në trojet tona kanë qenë 1 % shqiptar’, ‘e shajnë atë myslimanë që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit”, bëhet e ditur në njoftim.

I.S., me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 1 të KP-së.