19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6322

John Kerry mbërrin në Tiranë

0

Para pak çastesh avioni i Sekretarit të Shtetit, John Kerry, është ulur në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Sekretari amerikan pritet me masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet edhe agjentët e CIA-s.

Po kështu, një helikopter Cougar i ushtrisë po patrullon nga ajri.

Pas takimit me Presidentin Nishani, eskorta e Sekretarit Kerry do të niset drejt Tiranës, ku do të takohet në godinën e Kryeministrisë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e më pas me Kryeministrin Rama.

John Kerry sot viziton Tiranën

0

Sekretarit amerikan i Shtetit, John Kerry, sot viziton Shqipërinë. Ai në Rinas, përveç anëtarëve të protokollit të shtetit dhe zyrtarëve të nivelit të dytë do të gjejë edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pas mbërritjes në Rinas, shefi i diplomacisë amerikane do t’i drejtohet Kryeministrisë. Siç njofton zyra e kryeministrit, John Kerry do të takohet fillimisht me homologun e tij Ditmir Bushati dhe më pas do të kryejë takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Axhenda zyrtare përmban një deklaratë të përbashkët mes Kerryt dhe Ramës në orën 11.00 dhe menjëherë më pas, sekretari i Shtetit do të zhvendoset disa metra më tej, në hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga 4 deputetë.

Gjatë mesditës së të premtes u fol për një takim të John Kerryt me Hashim Thaçin, por mediat në Shqipëri kanë konfirmuar se ky takim nuk është në agjendën e sekretarit amerikan të Shtetit.

09.00 Pritja në Rinas nga Presidenti

10.10 Takime me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm

11.00 Deklaratë e përbashkët e Sekretarit Kerry me kryeministrin Rama

11.40 Takim me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, në hotel “Rogner”.

Ngaora 7 e mëngjesit deri në orën 15 të drekës, do të këtë kufizime të segmenteve që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

“Të bllokuar do të jenë dhe aksi rrugor sheshi Skënderbej- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” dhe rrugët lidhëse me to. Gjitahshtu dhe rruga “Teodor Keko”, e njohur si Unaza e Re- Fabrika e Miellit- Bulevardi “Bajram Curri”- nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.

Aks tjetër i bllokuar është ai i bulevardit “Zogu i Parë” nga ministria e Drejtësisë deri tek sheshi “Skënderbej”.

Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i Kamzës deri tek shinat e Trenit”, njofton Policia e Shtetit.

Më shumë se 1500 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Kerry, përfshirë edhe gardën e republikës dhe shërbimet inteligjente. Po ashtu për patrullimin nga ajri, në dispozicion do të jetë edhe një helikopter i ushtrisë.

Diplomacia e dështuar

0

Për pak ditë Kosova feston tetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por vazhdon të ketë probleme në funksionimin e shtetit. Pikërisht me shpalljen e pavarësisë Kosova themeloi edhe diplomacinë e saj, përmes së cilës synonte afirmimin e shtetit më të ri në Evropë, por që doli të jetë e kundërta. Diplomacia e Kosovës dështoi ta bëjë këtë, madje shkaktoi skandale e renditi dështime të njëpasnjëshme

Skandalet e shumta, emërimet politike, joprofesionale, mungesa e llogaridhënies janë fjalët që përshkruajnë diplomacinë kosovare që prej themelimit të saj, kur edhe Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo pak herë diplomacia vendore ka qenë lajm në mediet botërore herë për dështime e herë për skandale.

Së fundi ishte mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO, dështim që u vlerësua si më i madhi, duke konstatuar problemet e shumta në diplomacinë e re të Kosovës.

Duke vlerësuar funksionimin e diplomacisë kosovare prej shpalljes së pavarësisë, opozita, profesorë universitarë e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova dështoi të themelojë një diplomaci të fuqishme, profesionale, llogaridhënëse.

E, në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Madje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, edhe pse i kërkoi pyetjet, ai nuk u përgjigj për “Zërin”, ndonëse konfirmonte se do të përgjigjej.

Pazaret me shtetin!

0

Gjatë tetë vjetëve shtetësi vlerësohet se janë bërë disa koncesione të dëmshme për Kosovën. E kjo ka ndodhur gjatë bisedimeve me Serbinë, përkatësisht me Marrëveshjen për Asociacionin, ajo për fusnotën, marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, etj.

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, fusnota, marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, këto vlerësohen nga opozita si koncesionet më të dëmshme të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Shteti, i cili pas pak ditësh do ta festojë tetëvjetorin e Pavarësisë, gjatë dialogut me Serbinë, sipas partive opozitare, po shkon drejt bosnjëzimit.

Mirëpo, me një konstatim të tillë nuk pajtohen edhe zyrtarët qeveritarë të Kosovës.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës është në dialog me Serbinë për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe se nuk beson që marrëveshjet janë në dëm të saj, megjithëse, sipas tij, gjithnjë ka vend për përmirësime.

“Ne në dialog jemi për të mbrojtur interesin nacional të Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, nuk besojmë se marrëveshjet janë në dëm të Kosovës. Megjithatë, ne vazhdimisht avancojmë dhe gjithherë ka vend për përmirësime”, ka deklaruar Gecaj.

Zafir Berisha: Fjalori i Isa Mustafës, sikur i Serbisë

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës.

Ai e ka quajtur Mustafën idiot, fundërrinë e mbeturinë, i cili po tenton të kthejë Serbinë në Kosovë.

“Sipas logjikës së poshtër të barkëqitjes sllave të këtij soji i bie që ky e donë shtetin e ne jo”, shkruan Berisha në Facebook,transmeton PrizrenPress

“Ky është fjalori i regjimit të dikurshëm fashistë të Serbisë që çanak-lëpirësit e përdornin për me i përça shqiptarët”./PrizrenPress.com/

Sejdiu: Thaçi nuk e shpalli pavarësinë, e ka lexuar deklaratën

0

Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se Hashim Thaçi vetëm e ka lexuar deklaratën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës, dhe nuk e shpalli pavarësinë.

“Unë e kam thanë edhe e them edhe tash, Kryeministri nuk e ka bërë shpalljen, ka lexuar e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që duan të shkruajnë historinë reale të vendit. I ka takuar do të thoja në esencë Kryetarit të Kuvendit që ta bëjë, sepse janë përfaqësuesit e popullit, fundja ne edhe këtë formulë e kemi gjetë”, tha Sejdiu për RTV 21.

“Gjaku është i burgosuri”, një film nga Arsa Gashi

0

Miqtë e saj më të mirë, ata që bashkëudhëtojnë çdo ditë me të, në një formë apo në tjetër, nuk munguan në mbrëmjen që për Arsa Gashin përbëri sprovën e parë poetike.

E titullon “Shelgje lotuese” dhe kopjet e para të poezive i kishte për të ftuarit që Arsën e njohin edhe si aktore, regjisore e producente filmash.

I dyti, ai i metrazhit të shkurter, u projektua për herë të parë dje.

Në “Blood is a prisoner”, “Gjaku është i burgosur”, vjen nën petkun e aktores, protagonistes kryesore dhe producentes.

Një trillër psikologjik, një gjini jo e lëvruar në kinemanë shqip, filmi “Blood is a prisoner”, vjen pas suksesit në Festivalin e Filmit në Amsterdam të 2014, ku prodhimi kinematografik i metrazhit të shkurter “The Other Face”, “Fytyra Tjetër” e Arsa Gashit u vlerësua për skenarin më të mirë.

Limaj kërkon protestë paqësore

0

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhje me kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Me këtë rast, kryetari i NISMË-s, Fatmi Limaj, ka kërkuar nga ata që të angazhohen sa më shumë që protesta të jetë paqësore.
“Do të protestohet për shtet me sovranitet dhe do të kërkohet dorëheqja e këtij koalicioni aktual qeverisës që refuzon të jep përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës, me nënshkrimin e marrëveshjeve që ka bërë”, thuhet në komunikatë.

Limaj, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën e organizuar nga partitë opozitare, dhe që sa më shumë të shpërndahet mesazhi për protestë paqësore dhe dinjitoze, thuhet tutje.

“Fillimisht takimi ka qenë informues, ku kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka informuar kryetarët e degëve rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Kryetari Limaj ka folur rreth situatës politike në vend, zhvillimeve të fundit ne Kosovë, pastaj edhe për mobilizimin e mëtutjeshëm rreth organizimit të protestës paqësore që do mbahet më 17 shkurt. Kryetari Limaj tha se për protestën e 17 shkurtit duhet të ftojmë të gjithë, pa dallime partiake, sepse kjo protestë është në të mirë të të gjithëve, ku askush dhe asgjë nuk do mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës me pjesëmarrjen e tyre në protestën madhështore e paqësore që u mbajt më 9 janar.”

Po ashtu, thuhet në komunikatë, Limaj ka kërkuar nga kryetarët e degëve të NISMA-s, që të bashkëpunojnë sa më shumë me organet e rendit, me qellim që mbarëvajtja e protestës të jetë sa më dinjitoze e paqësore e gjithashtu ka kërkuar nga kryetarët e degëve që të dërgohet mesazhi tek protestuesit për tu distancuar nga çdo akt i mundshëm i dhunës, nga persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të protestës.

“Në këtë mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të NISMA për Kosovën, i dhanë mbështetje protestës, ku thanë se janë duke u mobilizuar shumë, që të jenë të pranishëm në protestën paqësore që mbahet të mërkurën, më 17 shkurt, në ora 14:00, në Prishtinë. Në këtë takim është folur edhe për çështje tjera organizative të NISMA për Kosovën.”

Ish -ushtarët e UÇK-së në Prizren protestuan për njohjen e statusit të veteranit

0

Ish -ushtarët e UÇK-së, të cilët nuk kanë fituar statusin e veteranit, kanë protestuar sot në Prizren.

Ata kanë kërkuar nga Komisioni që të rishikojnë listat e veteranëve.

Rezak Berisha, tha se shumë ish- ushtarë të lirisë nga zona e Vërrinit, padrejtësisht janë lënë anash.

Ndërkaq,Selajdin Selmanaj, tha se është e papranueshme që në listat e publikuara më herët dhe së fundi që nuk janë bërë publike, i është njohur statusi i veteranit personave që asnjëherë nuk e kanë rrokur pushkën për çlirimin e Kosovës.

“Ndërsa po luhet me dinjitetin e atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e vendit,duke mos u vlerësuar sakrifica karshi shumë ish- bashkëluftëtarëve tanë të cilët me respektin më të madh i dolën zot atdheut”./TV Prizreni/

Kurti: Protesta e 17 shkurtit do t’ia kalojë asaj të janarit

0

Opozita e bashkuar ka mbajtur një tubim me qytetarë në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku po flitet për situatën politike në Kosovë dhe mobilizimin për protestën e 17 shkurtit.

Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fjalën e saj tha se kur ka filluar rezistencën ndaj së keqes qeverisëse, shumë njerëz nuk besonin në ta. Por sot pas gjashtë muajsh i gjithë populli u bind që gazi është e vetmja mënyrë për të dal nga dy marrëveshjet që qeveria e Kosovës ka bërë me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ne bashkë ja dolëm me i ndal marrëveshjet dhe do t’ia dalim për ta rrëzuar qeverinë që për kaq vite bënë dëme. Janë pushtetarët që bënë që të rinjtë ta humbin besimin. Ata janë njerëz që duhet të japin llogari për varfërinë në këtë vend. Varfëria është mungesë parash, mungesë investimi kur qeveria ta kthen shpinën, siç bëri kjo qeveri. Me 17 shkurt i gjithë populli do t’ia kthejë shpinën qeverisë dhe do ta bëjë të pa dukshme”, tha Kadaj Bujupi, duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës më 17 shkurt në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë Shyqri Bytyqi, nga NISMA, tha se kjo opozitë ka arritur që të bashkohet për të mbrojtur Republikën. Nuk jemi vetëm si opozitë e bashkuar, por me ne janë edhe shumë qytetarë të këtij vendi që I bashkohen kauzës tonë.

“ Ata (qytetarët) treguan se kur është në pyetje dëmi që po i shkaktohet vendit nuk ndalen. Protestën e solli jo vetëm angazhimi jonë por edhe qytetarët që e kuptuan se pas luftës së UÇK-së është momenti që secili qytetarë ka mundësi ta japi maksimumin për ta mbrojtur vendin e vet”, tha Bytyqi.

Para të pranishmëve foli edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje, i cili tha se Serbia nuk ka hasur në rezistencë të Qeverisë së Kosovës, por vetëm të opozitës së bashkuar. Me peticionin, gazin, aksione e protesta qe kulmuan me protestën e 9 janarit i kemi dhënë goditje të madhe Serbisë, tha Kurti.

“As një qeveri nuk ka dhënë një goditje të tillë se sa ajo e 9 janarit. Zajednica ka vdekur dhe obligimi ynë është që ajo të ndalet. Me demarkacionin duan të na thonë se Kosova nuk ka kufij. Mbrojtja e kufirit dëshmohet nga ata që e duan territorin, e këtë nuk po e bënë Qeveria. Mali i Zi u dakordua për rinegocim por qeveria nuk e pranoi sepse i duhet a pranojë krimin. Tash me Zajednicën dhe demarkacion duan të na marrin Ujmanin, e nesër edhe Badovcin e Rugovën. Kjo është arsyeja që ne nuk do të ndalemi për asnjë çmim”, tha Kurti.

Ai përmendi disa herë se planet e Serbisë do të ndalen nga rezistenca e opozitës së bashkuar në Kosovë, meqë këtë nuk po e bënë qeveria e Kosovës

“Qeveria e ka hallin pse ne kemi ideale dhe qëllim. Ne kemi ndërmarrë veprime radikale sepse jetojmë në një kohë ekstreme. Në Beograd janë unik sa i përket shqiptarëve, në Kosovë jemi nda. Mustafa e Thaçi nuk mund të bashkëpunojnë edhe me Serbinë edhe opozitën. Zajednica ka rënë ka vdekur, vetëm Thaçi e Mustafa duan që ajo të ngjallet. Kjo Qeveri duhet të shkojë. Me 17 shkurt duhet ta kalojmë edhe 9 janarin”, ka thënë Kurti.