26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 6337

Idriz Vehapi ua ndërron pozitat tre drejtorëve

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimet për ndërrimin e pozitave të tre drejtorëve komunalë.

Nga sot, drejtor i Shërbime Publike do të jetë Muhamet Behra; drejtor i Inspeksionit do të jetë Lulzim Hasku kurse Feim Fetoshi do të jetë drejtor për Bujqësi.

Fetoshi ka qenë drejtor i Shërbime Publike, Behra – i Inspeksionit, kurse Hasku i Bujqësisë.

Prizren: Akademia Diplomatike e Degradimit

0

Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” vlerëson se Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut, është rindërtuar nga komuna e Prizrenit, duke mos i respektuar parimet për objektet e dëmtuara të trashëgimisë kulturore,

“As çështjet pronësore nuk janë zgjidhur. Madje investimet kanë nisur me planin që aty të krijohet një muze me eksponate të Shuaip Spahiut, dhe një pjesë të shërbej si galeri e arteve. Më pastaj ka qarkulluar ideja për muzeun e Bekim Fehmiut”, thuhet në komunikatë.

“ Tek më pastaj, komuna e Prizrenit ka marrë vendim që atë t’ia japë në shfrytëzim Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës”.

“ Mirëpo, Akademia Diplomatike ende nuk është vendosur aty ( një zyreje në Shtëpinë e Bardhë i është vënë një etiketë në derë) , për shkak të kontesteve gjyqësore mbi pronësinë”.

“ Ndërkohë zyrtarët e lartë komunal kanë pranuar se objekti nuk mirëmbahet dhe se ka degradim. Ndryshe, para disa ditesh OJQ “ Ec ma ndryshe” ka publikuar një raport hulumtues duke adresuar kritika për miliona euro të shpenzuara për monumente të mbyllura në Prizren./PrizrenPress.com/

Mustafa: Është e pavend që 17 vjet pas luftës të flitet për kthimin e Serbisë në Kosovë

0

Kryeministri Isa Mustafa, po merr pjesë në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile që për temë ka tejkalimin e krizës politike në vend.
Mustafa, në fjalimin e tij para të pranishmëve, tha se Qeveria vlerëson rolin e shoqërisë civile, të mediave e të tjerëve për kontributin e tyre në daljen e vendit nga kriza.

“Sot jam para jush me rivalin më të madh të LDK-së, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, sepse dihet se gjithmonë kemi qenë rivalët më të mëdhenj. Jam i bindur se për të dy do të ishte më lehtë sikur njëra palë të ishte në pozitë e tjetra në opozitë, por realiteti është ndryshe. Dje kemi pasur një bisedë te presidentja Atifete Jahjaga. Falënderoj ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesin e BE-së për angazhim në dialogun që është mënyra e vetme për të paraqitur argumentet tona dhe të gjejmë zgjidhjet tona”, ka thënë Mustafa në fjalimin e tij, raporton Koha.net.

Kreu i ekzekutivit, Mustafa, theksoi se pozita deri më tani e ka pasur të pamundur t’i paraqet qëndrimet e Qeverisë për arsye të, siç tha ai, “pengesave që janë bërë në funksionimin e rregullt të Kuvendit të Kosovës”.

“Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, kompromis i një shumice autoktone shqiptare. Republika e Kosovës është projekt i përbashkët i qytetarëve dhe aleatëve të tyre, se nga data 12 qershor e 1999 Serbia është vetëm fqinji ynë verior me të cilin kemi konteste të vazhdueshme, por i kemi mbyllur relacionet e varësisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, se Kosova është orientuar drejt integrimeve euroatlantike”, ka potencuar më tej Mustafa.

“Po ashtu dëshiroj të potencoj se 17 pas çlirimit është e pavend të flitet për kthimin e Serbisë në Kosovë”, u shpreh Mustafa.
Kryeministri Mustafa tha se pjesëmarrja e pakicave në projektin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës ka qenë obligim ndërkombëtar për të drejtat e pakicave. Kjo, tha Mustafa, nuk duhet t’i pengojë askujt në Kosovë.

“Neve na takon t’ju ofrojmë këto mundësi edhe qytetarëve që nuk janë shumicë në vendin tonë, dhe janë obligime që na vijnë nga aleatët tanë”, tha më tej ai.

Mustafa tha se Kosova ka arritur që të gjejë gjuhë të përbashkët me të gjitha pakicat në vend, dhe ka arritur të integrojë popullatën jo-shumicë, sidomos serbët, në qeverinë e Kosovës.

“Është mandati i parë që kemi arritur të integrojmë komunat serbe të veriut të Kosovës. Mendoj se këto janë të arritura që s’duhet t’i mohojmë”, theksoi ai.

Duke iu referuar protestave të partive opozitare, brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, Mustafa përsëriti se dhuna nuk është alternativë.

“Pengimi i punës së institucioneve të Kosovës nuk është alternativë, dhuna nuk është alternativë. Dhuna rrezikon funksionalitetin e Kosovës, dëmton imazhin tonë, dhe inkurajon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ndërkaq, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin, Mustafa tha se marrëveshja e parë, ajo për AKS-në, është marrëveshje që derivon nga marrëveshja e vitit 2013.

Por, tha se Asociacioni do të krijohet në bazë të opinionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjeve të Kosovës.

“Përkushtimi ynë si qeveri është që Asociacioni të formohet në bazë të opinionit të Gjykatës Kushtetuese”, potencoi Mustafa.

Për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Mustafa tha se Kosova nuk do të humb asnjë metër katror territor në këtë marrëveshje.

“Kosova s’mund të humb asnjë metër katror të territorit. Nuk besoj që asnjë deputet i Kuvendit do të pranonte të humbte një metër katror të territorit të Kosovës. Por, duhet të flasim vetëm me argumente për këtë çështje”, potencoi i pari i Qeverisë së Kosovës.

Ai u shpreh i bindur se motivet e opozitës për kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve nuk qëndrojnë, por tha se janë për përfitime politike dhe pushtetore.

“Duhet të argumentojmë çdo dyshim në mënyrë që vendi të mos bie në gjendje të pakëndshme, por të krijojmë mundësi që të zhvillojmë debat në Kuvend me argumente, sepse dhuna në Kuvend dhe jashtë tij po dëshmon se kundërshtarët e këtyre marrëveshjeve nuk janë të gatshëm të dialogojnë”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Në fund, ai ripërsëriti se zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme nuk do të ketë, por tha se ato do të mbahen më 2017, zgjedhjet lokale, dhe më 2018 zgjedhjet parlamentare.

Në Meksikë rrëmbehet një gazetare

0

Autoritetet meksikane në shtetin e Verakruzit deklarojnë se janë në kërkim të një gazetareje, e cila u rrëmbye nga persona të armatosur nga shtëpia e saj dhe që atëherë nuk është parë më.

Anabel Flores Salazar u rrëmbye nga persona të armatosur mëngjesin e së hënës, me orën lokale, nga shtëpia e saj që ndodhet pranë qytetit Orizaba, ku dhe punonte për gazeta të ndryshme.

Të paktën 14 gazetarë janë vrarë në Verakruz që prej vitit 2010. Marrëdhëniet mes guvernatorit të këtij shteti dhe medias kanë qenë të tensionuara.

Javier Duarte ka akuzuar disa gazetarë për lidhje kriminale. Pak kohë më parë ai i paralajmëroi ata për mënyrën se si sillen, duke u thënë se, nëse do t’u ndodhte diçka atyre, ai “do të kryqëzohej”.

Disa gazetarë e panë këtë deklaratë si një kërcënim ndaj tyre. Në rastin e Anabel Flores Salazar, prokurorët thonë se po hetojnë të gjitha lidhjet e mundshme të saj.

Zyra e hetuesve thotë se dy vjet më parë ajo ishte parë në shoqërinë e një lideri të degës lokale të kartelit të drogës Zetas.

Verakruz mbetet shteti më i rrezikshëm për gazetarët në Meksikë, që në tërësi konsiderohet ndër vendet më të rrezikshme në botë.

Në mbarë vendin, 88 gazetarë janë vrarë që prej vitit 2000, sipas organizatave që luftojnë për lirinë e fjalës. Ndërkohë, vetëm në Verakruz 14 gazetarë janë vrarë që kur guvernatori Duarte mori detyrën në vitin 2010.

ISIS mund të sulmojë edhe muajin tjetër – ja objektivat

0

Rreth 60 xhihadistë të Shtetit Islamik janë stacionuar në disa qytete në të gjithë Evropën.

Ata janë vendosur pak para sulmeve në Paris në nëntor të vitit të kaluar dhe tani thuhet se janë duke planifikuar për të kryer disa sulme të tjera.

Dyshohet se 40 xhihadistë janë të lirë dhe po planifikojnë sulme që do të prekin sërish Europën, citon “Daily Mail” burime të inteligjencës franceze.

Burimet thanë se qytetet e synuara ishin Paris, Londër, Berlin dhe një zonë e populluar kryesisht diku në Belgjikë, edhe pse nuk ka prova që sugjerojnë se sulmet do ndodhin në të njëjtën kohë, përcjell Panorama.

Kjo gjendje alarmante është ngritur nga shërbimi i sigurisë franceze të cilët thanë se duhet të shtohen forcat e sigurisë për të parandaluar çdo akt tjetër terrorist.

Ekziston frika gjithashtu nga agjencitë perëndimore të zbulimit se ISIS mund të tentojë një sulm edhe më të madh se ai i Parisit në muajt e ardhshëm.

Digjen dy kamionë në Suharekë

0

Rreth mesnatës së të hënës në parkingun e kompanisë “Lani” në Suharekë ka shpërthyer zjarri në dy kamionë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, ërkundër përpjekjeve të zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin nuk është arritur të shpëtohen kamionët të cilët janë djegur pothuaj në tërësi.

Policia ka nisur me hetimin e rastit e që thuhet se ishte i qëllimshëm.

Sipas viktimës, vlera e dëmit është rreth 25.000 euro.

Kompania e dyshimtë serbe jep donacion për kishën ortodokse në Prizren

0

Kompania që merret me minierat, e dyshuar për ryshfet në Rumani dhe falimentim të dyshimtë në Serbi, “Mineco” së bashku me fondacionin e televizionit serb B92, kanë dhënë donacion fiks 1.4 milionë dinar serb apo mbi 10 mijë euro për Kishën Ortodokse në Prizren.

Sipas një raportimi të B92, ky donacion që përfshinë pajisje për laborator kompjuterik për Kishën Ortodokse në Prizren, është ndarë pasi kjo shkollë teologjike e Kishës, ishte mbyllur në vitin 1999.

“Asaj iu vu zjarri dhe u shkatërrua plotësisht në mars të vitit 2004 dhe ka qenë e mbyllur për 12 vjet. Aktualisht aty mësojnë 50 nxënës”, shkruan B92.

Drejtori menaxhues i kompanisë “Mineco” ka thënë për B92 se për kompaninë e tij është e rëndësishme që të investohet për të rinjtë serb që jetojnë në Kosovë.

Kompania “Mineco” sipas një hulumtimi të para një viti në Gazetën Jeta në Kosovë, kishte fituar tender 20 milionësh nga Trepça Veriore që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.

Protesta, deri në rrëzimin e Qeverisë

0

“Ne do të vazhdojmë me protesta deri në shkuarjen pa kthim të kësaj Qeverie, e cila papërmirësueshëm e ka degraduar shumë funksionimin e këtij shteti dhe interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi për “Kosova Sot”

Vetë fakti që edhe takimi i djeshëm i liderëve politikë te presidentja e shtetit nuk dha shenja të përfarimit të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, tregoi më së miri se uniteti opozitar nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe zgjidhje e vetme e daljes nga kjo krizë në të cilën është zhytur vendi është arritja e marrëveshjes për zgjedhje të reja. Këtë ultimatum vetëm sa e ka ripërsëritur vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve me presidenten e vendit dhe përfaqësuesit diplomatikë. 17 shkurti është afati opozitar për reflektimin e pozitës në kërkesat e opozitës, përndryshe plani B i opozitës së bashkuar, pas kësaj date, nëse Qeveria nuk jep dorëheqje, do të jetë vazhdimi i protestave paqësore në rrugë pa afatizim, deri në rrëzimin e Qeverisë shkelëse të Kushtetutës. Këtë strategji veprimi e ka konfirmuar për “Kosova Sot” nënkryetari i AAKsë, Ahmet Isufi.

“Ne do të vazhdojmë me protesta deri në shkuarjen pa kthim të kësaj Qeverie, e cila papërmirësueshëm e ka degraduar shumë funksionimin e këtij shteti dhe interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha nënkryetari Isufi për “Kosova Sot”. “Normalisht që ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do t’i përdorim të gjitha metodat dhe mjetet demokratike në mënyrë që të arrihet qëllimi që kjo Qeveri, e cila ka dëmtuar funksionimin e shtetit të Kosovës, të shkojë dhe të vijë një Qeveri tjetër më kredibile”, tha Isufi për “Kosova Sot”..

Majko kërkon pasaportë të Kosovës

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit”, ka deklaruar Majko.

Pandeli Majko ka simpati të kosovarëve pasi ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit e pyet deputetin e Partisë Socialiste, nëse janë të vërteta fjalët që ai ëndërron të vazhdojë karrierën politike në Prishtinë.

“Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj”, ka deklaruar Pandeli Majko.

Katër të vrarë nga përplasja e helikopterit në Rusi

0

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se katër vetë janë vrarë dje nga përplasja e një helikopteri ushtarak në rajonin veriperëndimor, Pskov.

Ministria tha se helikopteri i tipit Mi-8, u rrëzua gjatë një misioni rutionr stërvitor, me ç’rast u vranë “tre pilotë dhe një këshilltar teknik”.

Shkaqet e përplasjes nuk janë të njohura. Ministria tha se ekipi i kërkim-shpëtimit tashmë ka arritur në vendin e rrëzimit.

Aksidentet ku përfshihen helikopterët e tipit Mi-8, të projektuar në vitet e 60-ta, janë të shpeshta, kështu që autoritetet e aviacionit në Rusi janë kritikuar për kushte të dobëta të sigurisë ajrore.

Në qershor të vitit 2014, nga përplasja e një helikopteri në një liqen në rajon verior, Murmansk, janë vrarë 15 vetë.