10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6462

‘Fete de la musique’

0

Festa e 35-të e Muzikës, festivali i përvitshëm muzikor që zhvillohet anekënd Francës, ngriti siparin të martën në Paris mes masave të shtuara të sigurisë për kampionatin europian të futbollit, “Euro 2016”.

Tradita franceze e dikton t’i urohet verës mirëseardhja me muzikantë të të gjitha rrymave, që mbushin rrugët e kryeqytetit e qyteteve të tjera për koncerte falas. Grupet kanë performuar përpara syve të kureshtarëve, apo njerëzve të ulur nëpër kafene e që rrinin e vështronin, ndërsa më tej shiheshin qartë efektivët e policisë duke kontrolluar situatën me kujdes.

Edhe pse disa media vendase spekuluan se festivali mund të tërhiqte më pak njerëz se zakonisht, për shkak të kampionatit dhe rreziqeve të sigurisë, pati plot të huaj që zgjodhën të përfitonin nga të dyja eventet: të ndiqnin ndeshjet e futbollit në ekranet gjigante e të shijonin nga ana tjetër edhe muzikën në rrugë.

Megjithatë, një koncert në Paris u anulua për arsye sigurie. Ndërkohë, nga skena e Teatrit “d’Orange”, sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho i dha një jehonë të fuqishme “muzikës në festë” me interpretimin e shkëlqyer bërë Maria Stjuardës së Donizzetit.

Stacioni televiziv “France 3” i bëri një promovim të dukshëm Jahos, njërës prej zërave më të mëdhenj klasikë sot, ndonëse në skenë u ngjitën edhe artistë të tjerë të shquar.

Rrahet dhe kanoset me armë zjarri një burrë në Prizren

0

Një burrë shqiptar është sulmuar dhe kanosur me armë zjarri nga një tjetër në Prizren.

Policia njofton se i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull k/shqiptar ka raportuar se pas një kontakti verbal është sulmuar dhe kanosur me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull k/shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, citon PrizrenPress, raportin e PK-së.

Siç bëhet e ditur, njësitë policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Protesta e pazakontë e pianistit (Video)

0

Përmes videos do të shikoni protestuesin më të pazakontë. Kompozitori dhe pianisti Ludovico Einaudi, ka luajtur në piano duke qëndruar sipër një platforme lundruese afër Swalbard në Norvegji.

Me akullnajat që shkriheshin dhe shembeshin në sfond, ai ka ekzekutuar një pjesë që mbanë titullin “Elegji për Arktikun”.

Me këtë formë proteste, që është pjesë e Greenpeace, po kërkohet të bëhet më shumë për uljen e ngrohjes globale dhe shpëtimin e Arktikut.

Rriten temperaturat, zhvishet Tuna

0

Vapa erdhi dhe mënyra më e mirë për ta përballuar atë për Tunën, është të zhvishet….

Këngëtarja nga Maqedonia, ka hedhur një foto shumë sensuale dhe prokovuese në profilin e saj në Intagram, duke ndezur shpirtat e fansave.

Tuna zhvishet1

Nuk do ta besoni sa vjeç do mbush Kallashi

0

Valltarja seksi, Donjeta Kosumi e njohur me nofkën Kallashi, të premten më 24 Qershor mbush plotë 22 vite, që i bie se ka lindur në vitin 1994 shkruan Gazeta Express.

Kallashi, ka zgjedhur rrjetin social Facebook, që të tregoj sa vjeç do i mbush.

“Të dashur miq dhe fansa më 24/qershor është ditëlindja ime e 22, vitin e kaluar e festova dhe mora dhurata e urime pafundë nga ju”, ka shkruar Kallashi.

Rikujtojmë, se vitin e kaluar, valltarja e kishte festuar ditëlindjen me shoqëri, ku i kishin organizuar asaj një festë, me muzikë, pije e fishekzjarre.

Ajo ka marrë dhuratë edhe një makinë luksoze “Audi”. Që të gjithë janë bërë kurioz se cili ka qenë personi që i ka bërë këtë dhuratë kaq të kushtueshme.

Për më shumë Gazeta Express, jua sjell disa foto se si valltarja e kishte festuar ditëlindjen.

Mbetet të shihet se si do të “shpërthej” në këtë ditëlindje.

Ledri po sjell super bashkëpunim me këtë këngëtar

0

U diskutua për një bashkëpunim midis dy reperëve të njohur Ledri Vulës dhe Noizyt.

Por mesa duket Ledri e ka lënë për më vonë këtë dhe ka vendosur të sjellë këtë fillim verë një tjetër bashkëpunim.

Prej disa kohësh qarkullon një thashethem për një bashkëpunim të mundshëm midis Ledrit dhe Flori Mumajesit.

Ky bashkëpunim nuk është konfirmuar ende nga asnjëra palë por sipas disa burimeve për Blitz.al, kohët e fundit Ledri është parë shpesh herë, në studion e Three Dots.

Mesa duket bashkëpunimi i Ledrit dhe Florit do të vijë së shpejti dhe padyshim që do të jetë një hit i kësaj vere.

Arjan Çani xhiron emisionin e fundit 2 javë para, ja të ftuarit vip

0

Të premtën që lamë pas gazetari Arjan Çani ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e “Zonë e Lirë” se emisionin e fundit të datës 1 korrik do të zhvillonte në qytetin e Durrësit në një nga clubet më të mira.

Por në fakt duket se këtë emision ai e ka regjistruar mbrëmjen e djeshme. Shumë personazhe të njohur si Ermal Mamaqi, Kastro Zizo, Rozana Radi, Fifi, Ilda Bejleri etj kanë qenë në një njëjtin vend në Durrës mbrëmjen e shkuar, vend i cili u lajmërua nga Çani live si vendndodhja e emisionit.

Më pas burime për gazetën Express kanë konfirmuar se emisioni i tij i fundit është xhiruar vërtet mbrëmjen e shkuar në lokalin e njohur në Durrës./Gazeta Express/

Vetëtima vret 79 persona në Indi

0

Të paktën 79 persona kanë mbetur të vdekur pas vetëtimave në Bihar, Jharkhand dhe Madhya Pradesh, në Indi, shkruan BBC.

53 persona kanë vdekur në Bihar. Dhjetë fatalitete janë regjistruar në lindje të Jharkhand, ndërsa 16 persona kanë mbetur të vdekur në Madhya Pradesh.

Shumica nga këta persona ishin duke punuar në ferma përgjatë reshjeve masive të shiut ditën e martë.

Vetëtimat janë të shpeshta në Indi, veçanërisht përgjatë sezonës së shirave.

Led Zeppelin përballet me gjyq

0

Këngëtari i Led Zeppelin, Robert Plant, ka thënë në seancën gjyqësore lidhur me mosmarrëveshjen për të drejtën e autorit në këngën “Stairway to Heaven”, që ka një kujtim të zbehtë lidhur me kohën kur kjo këngë është shkruar.

Ai ka thënë që nuk iu kujtohet ndonjë lidhje me grupin Spirit, anëtarët e të cilit e kanë akuzuar Led Zeppelin që kanë vjedhur akordet të këngës Stairway to Heaven në vitin 1970.

“Nuk kam ndonjë kujtesë të qartë për të gjithë njerëzit që unë jam shoqëruar”, ka thënë Plant, duke shkaktuar kështu të qeshura në gjykatë.

Ai i ka thënë gjykatës që ai dhe gruaja e tij kishin bërë një aksident me veturë dhe për këtë arsye nuk i kujtohet saktësisht se ku dhe kur i kishte takuar anëtarët e grupit Spirit.

Petrit Halilaj, kandidat për çmimin ‘Mario Merz’

0

Artisti i njohur Petrit Halilaj do të jetë pjesë e një grupi artistësh ndërkombëtar që do të jenë pjesë e një ekspozite, e cila do të hapet sot në mbrëmje në galerinë Palatin Hill, në Romë.

Ekspozita është kuruar nga Raffaella Frascarelli dhe është projekt i Monique Veatue në bashkëpunim me Nomas Foundation dhe Electa, me rastin e programit Romaeuropa Festival 2016.

Krahas Halilaj, pjesë e kësaj ekspozite janë artistët Giorgio Andreotta Calò, Elisabetta Benassi, Loris Ceçhini, Isabelle Cornaro, Gabriele De Santis, Maria Adele Del Veçhio, Giulio Delvè, Flavio Favelli, Piero Golia, David Horvitz, Kapëani Kiëanga, Jannis Kounellis, Marko Lulic, Masbedo, Valerio Rocco Orlando, Marinella Senatore, Pascale Marthine Tayou, Adrian Tranquilli, Guido van der Werve, Chen Zhen.

Një javë më parë Halilaj, u rendit në mesin e artistëve që janë në listën e ngushtë për të fituar çmimin e njohur në artet pamore “Mario Merz”. Në garë për këtë çmim të madh janë dhe artistët Gili Lavy, Shahryar Nashat, Suha Traboulsi dhe Francesco Arena, të përzgjedhur nga drejtori i Galerisë Kombëtare të Portreteve në Londër – Nicholas Cullinan dhe kuratorja Claudia Gioia. Mario Merz është artist i njohur italian, dhe ky çmim mban emrin e tij, për të kujtuar punën dhe veprën e tij dhe për të promovuar artistët e rinj europianë që premtojnë. Të pestë artistët e përzgjedhur për këtë çmim, do të ekspozojnë punët e tyre në Torino, marsin e vitit tjetër, ku do të shpallet dhe fituesit.

Puna e Petrit Halilajt përshin piktura, skulptura, performanca, instalacione dhe video, të gjitha të lidhura me jetën e tij dhe të familjes së tij, me tema zakonisht mbi memorien dhe historinë kolektive. Petrit Halilaj është i lindur në Kostërrc të Skenderajt në vitin 1986. Jeton dhe punon në Berlin, Kosovë dhe Itali.

Artisti ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano të Italisë, ndërsa ka ekspozuar në Prishtinë, Bon, Këln, Cologne, Paris etj. Disa nga ekspozitat personale të Petrit Halilaj janë “Who does the earth belong to while painting the wind?” (2012), “Kunstraum Innsbruck” (2011), “Beck to the Future” (2009), ndërsa nga ato grupore mund të veçohen “Temoranea”, “Ernste Tiere”, “Ostalgia”, e të tjera. /Shqip/