15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6472

Putin: SHBA, superfuqia e vetme

0

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar gjatë kësaj të premteje se, Shtetet e Bashkuara me shumë mundësi janë ende superfuqia e parë e botës dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, por shtoi se nuk dëshiron aspak të marrë këshilla prej amerikanëve sesi duhet të jetojë ai apo edhe rusët.

Komentet e Putinit vijnë pas një periudhe acarimesh në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë, që janë minuar kryesisht nga çështje të tilla si Ukraina dhe Siria. Putin ritheksoi edhe njëherë kritikat mbi atë që ai e quajti si rol të devijuar të Shteteve të Bashkuara në çështjet e Ukrainës, ndërsa shtoi se kundërshton edhe ato që ai i konsideron si përpjekje të SHBA-ve për të penguar Rusinë të riparojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian.

Gjithsesi, pati edhe fjalë të mira për Amerikën.

“Amerika është një fuqi e madhe, ndoshta në ditët e sotme është e vetmja superfuqi në botë. E pranojmë këtë”, tha Putin gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar që zhvillon punimet në Shën Pjetërburg të Rusisë. “Ne duam dhe jemi të gatshëm të punojmë me Shtetet e Bashkuara”.

I pyetur në lidhje me Donald Trumpin, Putin duket se kërkoi të hidhte poshtë komentet pozitive të bëra prej tij në lidhje me kandidatin republikan për Shtëpinë e Bardhë në të kaluarën, duke shpjeguar se ato janë keqinterpretuar.

Në dhjetor, Putin e përshkroi Trumpin si “shumë pompoz, të talentuar dhe një udhëheqës absolut në garën presidenciale amerikane”. Këto komente, por edhe fjalët e ngrohta të shprehura prej Trumpit në lidhje me Putinin, shtuan spekulimet se Kremlini do të ishte i kënaqur të shihte manjatin e pasurive të paluajtshme në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por këtë të premte, Putin tha se e kishte përshkruar Trumpin thjesht dhe vetëm si një personazh “pompoz”.

“Ai është i tillë apo jo? – pyeti Putin duke buzëqeshur. – Nuk dhashë ndonjë vlerësim tjetër ndaj tij”.

Megjithatë, Putin shtoi se mirëpret vullnetin e mirë të Trumpit për të riparuar marrëdhëniet SHBA-Rusi. “E çfarë ka të keqe këtu?”, pyeti shefi i Kremlinit duke shkaktuar duartrokitje mes audiencës. Ai theksoi gjithashtu edhe “marrëdhëniet e ngrohta” të tij me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, bashkëshortja e të cilit, Hillary është kandidate e demokratëve për Presidencën amerikane.

Putin tha se, ishte mirënjohës për vëmendjen dhe respektin që Bill Clinton ka shfaqur ndaj Rusisë dhe vet presidentit të saj personalisht. Por, nuk kishte shumë për të thënë mbi Hillary Clintonin, pasi u justifikua se me të nuk ka punuar kurrë drejtpërdrejt. TCH

Kamioni përfundon në banesë

0

Një kamion i ngarkuar me kontenier ka dalë nga rruga duke u përplasur me një banesë të pabanuar. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i kamionit. Në vend shkuan efektivë të policisë dhe paraprakisht dyshohet që shkak është bërë pakujdesia e drejtuesit të kamionit, i cili ka humbur kontrollin duke devijuar nga rruga. /tvklan.al

Zafir Berisha: Mos ia futni kot!

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha është mërzitur sot nga fjalimet e kolegëve të tij deputetet në kohën kur po diskutohet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Berisha ka thënë se fjalimet janë punë koti.

Ja postimi i plotë i tij;

Fjalime koti, kur fillojn me folë secili thot fakte interesante për dështimin e EULEX-it tash e 8 vite sa është në Kosovë, besa u befasova se sa mir i majn mendë dështimet, shantazhet improvizimet dhe korrupsionin e këti misjoni.

… Patriotizëm folklorik a.. .
Por ajo që bafason është se po të njejtit që japin fakte se EULEX-i s,ka bër asgjë në fund thon se ,,fluturon traktori,, Injoranc se jo mahi… Z.B

Kërkesë deputetëve nga Prizreni: Debat parlamentar për tragjedin në Prizren

0

Grupi i organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në Prizren kërkojnë debat në Kuvendin e Kosovës për humbjen e jetës së vajzës 3 –vjecare.

Ata ftojnë deputetët nga Prizreni, që të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Prizrenit.

“Nga ju kërkojmë që të merrni nismën brenda Kuvendit të Kosovës për të përfshirë në rendin e ditës së seancës së ardhshme parlamentare rastin e tre vjeçares Xheneta Gashi, e cila humbi jetën javën e kaluar në Prizren. Kërkojmë që Kuvendi i Kosovës, konform mandatit që ka, të ftojë qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera në përgjegjësi për këtë tragjedi”, thuhet në komunikatën e këtyre organizatave.

“Ne si organizata të shoqërisë civile kemi publikuar qëndimin tonë dhe po angazhohemi për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi. Ne i kemi dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë”.

“Ne kërkojmë që rasti i neglizhencës institucionale që prodhoi tragjedinë e javës së kaluar të diskutohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës”.

“Për këtë, ju ftojmë që sa më parë të merrni këtë nismë për debat parlamentar për tragjedinë e Prizrenit”.

Kërkesa u  është drejtuar deputetëve: Anton Çuni, Duda Balje, Emilija Redzepi, Fikrim Damka, Hatim Baxhaku, Kujtim Paçaku, Mufera Sinik, Mytaher Haskuka, Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Zafir Berisha./PrizrenPress.com/

Rrahje mes kushërinjve në Gjykatën e Suharekës

0

Refki Musaj, në prani të gjykatësit dhe prokurorit, ka goditur me grushte kushëririn e tij, Elezin gjatë një seance në të cilën këta dy janë palë të kundërta në proces.

Refkiu kishte ardhur të mërkurën në cilësinë e të akuzuarit për t’u paraqitur para gjykatësit së bashku me Elez Musaj, për një përleshje që kishin pasur në mes vete në gusht të vitit 2014.

Por mosmarrëveshja u përsërit edhe në seancë.

Sipas dëshmitarëve në seancë, deri te rrahja ka ardhur pasi që i pandehuri Refki Musaj, ka kërkuar sqarim nga i pandehurit tjetër Elez Musaj që të tregojë se kush kë e ka goditur në ditën kritike.

Kur Elez Musaj ka thënë se ai kishte qenë viktimë e sulmit, Refki Musaj ka reaguar menjëherë duke e ka goditur me grushte dhe duke i shkaktuat lëndime trupore.

Gjykatësi ka lajmëruar policinë, të cilët e kanë arrestuar në seancë të akuzuarin Refki Musaj, ndërsa emergjenca ia ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit në gjykatë, ndërsa trajtimin mjekësor e ka vazhduar në emergjencën e Suharekës.

Gjykatësi Qemajl Suka, tha për KALLXO.com se të akuzuarit ishin ftuar në seancë për një rrahje që kishte ndodhur në vitin 2014, por në një moment ka eskaluar situata edhe në seancë.

Sipas tij, krejt ngjarja ka ndodhur në përfundim të seancës fillestare.

Komandanti i Stacioni Policor në Suharekë, Milazim Lumi, tha për KALLXO.com, se një person është arrestuar, për sulm ndaj një personi tjetër, në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Suharekë, ndërsa me urdhër të prokurorit është ndaluar.

“Një person është arrestuar, për sulm ndaj një personi tjetër, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar”, ka thënë komandanti i stacionit policor në Suharekë

Kështu e kallën atmosferën në fejesën e Kallashit (Video)

0

Mbrëmë në lokalin “Cobra City” kishte shumë atmosferë. Njëra arsye ishte edhe “fejesa e Kallashit”.

Në videon që e ka siguruar Gazeta Express shihet valltarja së bashku me një burrë dhe dy këngëtarë të cilët këndojnë për bashkimin e atyre dyve.

Kallashi shihet duke buzëqeshur me të madhe ndërsa këngëtari në dorë mban një shumë të madhe të hollave.

Në një moment burri në krahë të Kallashit ia fut disa të holla asaj në gjoksin e madh

http://dai.ly/x4h051l

Kadri Veseli:Landovica dhe familja Krasniqi, dhanë shumë për Kosovën

0

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar familjen Krasniqi në Landovicë.

Ai tha se kjo familje dhe Landovica, gjatë luftës ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës.

“Landovica ka dhënë shumë”, tha Veseli.

Vëllezërit, Xhelal e Hajdar Krasniqi nga Landovica, kanë qenë ish- veteranë të luftës së UÇK-së . Ata, ditë më parë kanë ndërruar jetë brenda një jave.

“Dy veteranët dhe bashkëluftëtarët, ishin pjesë e kontributi të luftës. Ne do të mundohemi t’i kujtojmë me pietet”, tha Veseli.

Ai ka premtuar përkrahje për familjen Krasniqi.

Ish -komandant “Çuni”, Osman Qerreti, ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli,për vizitën që ia ka bërë familjes Krasnqi.

“Familja Krasniqi njihet si një familje patriotike sepse edhe vetë Miftari ishte i dënuar portikë”, tha ai./PrizrenPress.com/

Diskutohet mundësia e dërgimit të mjekëve të Spitalit të Prizrenit në Amerikë

0

Drejtori i spitalit të përgjithshëm, dr. sci, Afrim Avdaj, me anëtarë të Këshillit Drejtues, të premten ka pritur në takim një delegacion të mjekëve specialistë të fushave të ndryshme mjekësore dhe infermierë amerikanë. Gjatë qëndrimit disa orësh në spitalin e përgjithshëm” Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, delegacioni amerikan i udhëhequr nga z. Mike Sorrells dhe në shoqërim të drejtorit të organizatës “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, kanë vizituar disa reparte dhe kanë mbajtur ligjërata për mjekë dhe infermierë të spitalit.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka falënderuar ekipin amerikanë për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm: “Është nder dhe privilegj vizita e delegacionit të mjekëve dhe infermierëve nga shteti më i veçant që ka bota dhe shteti më mik i Kosovës, pra SHBA. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, sepse po vendosim bashkëpunimin e dy anshëm në shëndetësi. Nga kjo vizitë do të shohim mundësitë që mjekët e spitalit të Prizrenit, por edhe më gjërë të shkojnë për trainime dhe specializime në Amerikë, si dhe mundësitë e trajtimit të disa rasteve delikate që nuk mund të kryhen këtu te ne’, – tha drejtori Avdaj.

Në takimin e delegacionit amerikanë me Këshillin Drejtues të spitalit ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Shëndëtësisë, Mevludin Krasniqi. “Kjo vizitë ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-të. Nga kjo vizitë delegacioni do të bën identifikimin e nevojave dhe prioriteteve për të ardhmen”, – pohoi zëvendësministri Krasniqi.

Në emër të delegacionit amerikan ka folur Mike Sorrells, drejtues i skuadrës së mjekëve amerikanë: “Në emër të skuadrës ju falënderoj për mikëpritjen shumë të ngrohtë që po na bëhet këtu në Kosovë. Për këtë kemi ndjesi dhe është privilegj që jemi këtu. Është hapi i parë i vendosjes së bashkëpunimit në këtë fushë. Do të jemi të angazhuar për të ndihmuar dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, sepse e duam këtë vend”, – theksoi Sorrells.

Kjo vizitë është mundësuar në kuadër të aktiviteteve të organizatës “Kosovo Hope”. “Me këtë vizitë ne po mundohemi që të ndihmojmë në shëndetësi, sidomos në fushën e edukimit. Synimi ynë është që mjekëve nga Kosova t’u mundësojmë që të shkojnë për trainime dhe marrje të përvoja në SHBA”, – theksoi drejtori i kësaj organizatë për Kosovë, Begaj Gegaj.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Prizrenit, delegacioni amerikanë në shoqërim të drejtoreshës mjekësore, dr. Lumnije Hoxha, dhe drejtorit të infermierisë, Shyqri Hasani, ka vizituar disa reparte ku nga afër janë njoftuar me punën, ekzaminimet dhe mjekimin e pacientëve, ndërsa për personelin e spitalit kanë mbajtur ligjërata në disa lëmi shëndetësore./PrizrenPress.com/

Motivuesi Tolstoi

0

25 thënie tejet motivuese nga Leon Tolstoi

-Ne humbëm, sepse i thamë vetes që humbëm.

-Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

-Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.

-E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

-Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

-Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!

-Unë mendoj se, nëse është e vërtetë që ka po aq mendje sa ka edhe koka, atëherë ka po aq lloje dashurie, sa ka edhe zemra.

-Pa e ditur se cfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

-Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

-Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

-Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

-Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

-Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

-A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

-Të gjithë familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, secila familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet.

-Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

-Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.

-Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.

-Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

-Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

-Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

-E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

-Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

-E gjithë dhuna konsiston në disa njerëz që detyrojnë të tjerët, nën kërcënimin e vuajtjes apo vdekjes, për të bërë atë që ata nuk duan ta bëjnë.

-Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.

Thëniet janë përgatitur në shqip nga www.bota.al.

“Rrno për me tregue”

0

Një shfaqje bazuar në librin “Rrno për me tregue” të priftit të famshëm françeskan At Zef Pllumbi, u shfaq në Shkodër, aty ku Pllumbi punoi dhe shkroi veprën e tij.

Shfaqja u përshtat si monodramë dhe u prezantua për herë të parë në Teatrin”Ilirikum” të Shkodrës.

Vepra “Rrno për me tregue” është dëshmi e terrorit dhe krimeve të periudhës komuniste.