17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 6522

Sneijder kthehet në Serie A

0

Wesley Sneijder është shumë pranë kthimit në kampionatin italian.

Lazio është shumë pranë që trajner të ri të skuadrës të emërojë italianin, Cesare Prandelli.

Dëshira e parë e Prandellit thuhet të jetë mesfushori holandez i Galatasarayt, Wesley Sneijder, shkruan Daily Express.

Sneijder Lazios do t’i kushtojë vetëm 10 milionë euro.

Liria kujton Përparim Thaçin

0

Në 18-të vjetorin e rënies së dëshmorit Përparim Thaçi, drejtues të KF Liria kanë vënë lule të freskëta mbi varrin e dëshmorit, duke kujtuar veprën e tij.

Kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku tha se mburremi për jetën dhe veprën e dëshmorit Përparim Thaçi.

“Mburremi për jetë me Përparimin. Vepra e tij do të jetë udhërrëfim për brezat. Ishte shembulli më i mirë se si nga rezistenca aktive jo violente kaloi në rezistencën e armatosur, duke dhënë dhe jetën për lirinë e vendit’”, ka thënë Çollaku, që shoqërohej nga drejtues trajner e futbollistë të klubit.

Përparimi ka rënë heroikisht mes fshatrave Bellacerkë e Xërxë, me dy dëshmorët tjerë, Sakip Bellaqa e Feim Gashi, derisa po shkonin në aksion, si pjesëtar të UÇK-së.

Për të lartësuar veprën e këtij ish futbollisti të Lirisë, Kadri Kyeziu, prefekt i QPK-së për Prizrenin, i vuri emrin e dëshmorit stadiumit të qytetit.

Para se të luante për Lirinë, Përparimi kishte qenë anëtar i Bashkimit (K.Madhe) dhe Studenqanit. /PrizrenPress.com/

Një vit e gjysmë burg me kusht për zyrtarin e Suharekës

0

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar një zyrtar të Suharekës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Më 27 maj 2016 trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.36/16. ndaj të akuzuarit me inicialet S.H. nga Suhareka, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni422 parag.1-2.1.të KP-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës, raporton PrizrenPress.

“Të akuzuarit me inicialet S.H. i shqiptohet dënimi me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënimin plotësues, ndalimi i ushtrimit të detyrës së drejtorit në ndonjë Drejtori të Komunës së Suharekës për periudhë kohore prej 1 (një) viti”. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Ekspozitë në nderim të ambasadorit norvegjez

0

Sot në Malishevë është hapur një ekspozitë kolektive e piktorëve dhe skulptorëve, nga të gjitha trojet shqiptare. Këto lloj ekspozitash, janë të shpeshta dhe tradicionale në Malishevë, mirëpo ekspozita e sotme, ishte e veçantë, pasi u hap për nderë të vizitës së ambasadorit norvegjez në Kosovë, shkëlqesisë së tij, Jan Braathu, i cili ka financuar rregullimin e ndriçimit të galerisë së ekspozitave në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Fillimisht ambasadorin Braathu, e ka pritur kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtor tjerë komunal, ku kanë biseduar për bashkëpunimin me ambasadën norvegjeze dhe përkrahjen që kjo ambasadë, po i jep Malishevës, në vazhdimësi, përfshi edhe investimin fundit.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj tha se përjetësisht i është mirënjohës shtetit norvegjez.

“Malisheva, përjetësisht i është mirënjohës shtetit norvegjez, pasi ka ndërtuar Qendrën e Kompetencës në Malishevë, e cila është jo thjesht një objekt, por një vepër e madhe në ngritjen e arsimit në Komunën e Malishevës”, tha Begaj, në hapjen e ekspozitës, ndërsa i përgëzoi edhe artistët vendas.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, tha se kultura dhe arti duhet të shpërndahet në të gjitha qytetet.

“Ndihem mirë që jam këtu në Malishevë dhe këto investime janë shenjë që shteti ynë ka ndihmuar dhe kontribuar për shtetit mik të Kosovës”, tha në fillim ambasadori Braathu.

“Kultura dhe arti, nuk janë vetëm për kryeqytetet, por të gjithë njerëzit, për të gjithë artdashësit, në çdo vend dhe arti duhet të shpërndahet në të gjitha qytetet”, tha ai.

Edhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin për donacionin, për rregullimin e ndriçimit në galerinë e ekspozitave në Malishevë.

Ekspozitën e sotme, e ka përkrahur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa pjesëmarrës, ishin artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Jan Braathu, më pas ka vizituar edhe Qendrën Rinore në Malishevë, ku është njoftuar me kabinetet e kësaj qendre, si dhe me aktivitet që zhvillon Qendra Rinore. /PrizrenPress.com/

Vataj priti një delegacion nga Universiteti i Luganos

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Luganos në Zvicër, në përbërje nga Lucio Tonello, shef i shkencave bio-matematikore dhe profesor Glanda Cappello.

Temë bosht e takimit ishte vendosja e bashkëpunimit mes të dy universiteteve dhe definimi i fushave përkatëse ku mund të bashkëpunohet.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët nga Universiteti i Luganos për të arriturat dhe sfidat e UPZ dhe theksoi se ekzistojnë fushat e interesit të përbashkët ku mund të fillojnë bashkëpunimin, mundësia e shkëmbimit të studentëve, profesorëve dhe përvojave.

Lucio Tonello, shef i shkencave bio-matematikore në këtë universitet, e falënderoi rektorin Vataj për mikpritjen dhe i sjelli të falat nga rektori i Universitetit të Luganos duke bërë të ditur se ekziston gatishmëri për të lidhur bashkëpunim mes të dy universiteteve.

Delegacioni nga ky Universitet është takuar edhe me u.d. Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Isuf Lushi, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj në të gjitha aspektet dhe fushat e interesit të përbashkët.

Në një të ardhme të afërt rektori Vataj do të vizitojë Universitetin e Luganos me ftesë të tyre ku do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. /PrizrenPress.com/

Shënohet dita e shkollës “Sakip Bellaqa”

0

Në fshatin Pataqan i Epërm të Komunës së Rahovecit, sot u shënua dita e ShFMU “Sakip Bellaqa” dhe u bë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Sakip Bellaqa.

Në ceremoninë e organizuar nga drejtoria dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle mori pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit Sakip Bellaqa.

Ceremoninë e hapi drejtori i shkollës, Avdullah Bellaqa, i cili tha se për herë të parë po e kremtojmë ditën e shkollës.

“Që nga sot shkolla jonë përveç emrit të dëshmorit, Sakip Bellaqa, do ta ketë Sakipin për jetë e mote këtu në mesin tonë bustin të skalitur në bronz, i cili do të na bëje pararoje dhe do të shndrisë si flakadan i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Bellaqa.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së shënimit të ditës së shkollës dhe zbulimit të bustit, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se shkolla do të mbajë me krenari emrin e dëshmorit Sakip Bellaqa.

“Sot po festojmë ditën e shkollës, e cila me krenari do të mbaj emrin e dëshmorit Sakip Bellaqa, i cili para 18-viteve dha jetën e tij, që në këtë vend të ketë shkollë, të mësohet shqip dhe në këtë vend të jetohet shqip. Sakipi me shokët e tij, Feimin, Përparimin dhe Islamin para 18-viteve nuk kishin bërë llogari se ku do të jenë ata. Ata i kishin bërë llogaritë vetëm për lirinë e Kosovës, ashtu edhe ndodhi, Sakipi, Feimi, Përparimi derdhën gjakun për lirinë e vendit”, tha Vehapi.

Në emër të familjes fjalën e mori djali i dëshmorit Blerim Bellaqa, i cili tha se dëshmorët nuk vdesin, sepse ata do jetojnë përjetësisht.

“Kosova ishte ideali i tyre, andaj në këtë ditë të lavdishme ku krenaria ndan dhembjen. Andaj më lejoni, që në emër të familjes ti falënderoj të gjithë ata që punuan në pavarësimin dhe vënien e emrit të dëshmorit Sakip Bellaqes kësaj shkolle”, tha Bellaqa. /PrizrenPress.com/

Inva Mula me “La Boheme” impresionon publikun serb

0

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, ka marrë vlerësime maksimale e duartrokitje të forta nga publiku serb përderisa me interpretimin e saj ka tejkaluar nivelin e perfomancave që janë dhënë deri më tani në skenën e Teatrit Kombëtar të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mula, të mërkurën, mbrëma ka interpretuar në rolin e Mimit në operën “La Boheme” të Giacomo Puccinit, e shoqëruar nga Kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Serbisë, nën dirigjimin e Dejan Saviqit.

“Publiku shpesh e ka përshëndetur me duartrokitje të shumta gjatë interpretimit dhe me thirrjet ‘bravo’”, është përshkrimi që vetë nikoqiri i ka bërë interpretimit të saj në këtë koncert e i cili është i pari në kuadër të memorandumit që ka nënshkruar ky institucion me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë. Pasi ka zbritur nga skena, Mula është rrethuar nga fansat. E vetë ajo ka thënë se publiku ia ka dhënë vlerësimin më të mirë.

“Jam liruar pasi duartrokitjet e publikut janë përgjigjja më e mirë që mund të kemi ne artistët”, shprehet Inva”, ka thënë sopranoja e njohur botërisht, e që bëhet artistja e parë pas shtatë dekadash që ngjitet në skenën e këtij Teatri. Më 1945 pikërisht në rolin e Mimit, aty interpretoi Tefta Tasho-Koço.

Dirigjenti Saviq ka qenë ai që ka vlerësuar se ardhja e Mulës në Beograd është fort e rëndësishme. Ka folur për nivelin artistik.
“Ne kemi vetëm fjalë të mira për të si artiste dhe natyrisht jemi të lumtur pasi performanca e saj tejkalon nivelin e zakonshëm që jemi mësuar këtu në Teatrin Kombëtar”, ka thënë Saviq, njëherësh drejtor i Teatrit Kombëtar të Serbisë.

E përditshmja “Danas”, edhe të enjten e ka ripërsëritur se interesimi i medieve serbe për interpretimin e saj ka shpërthyer tek pasi atë e priti mandatari i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq, edhe pse ardhja e saj ishte paralajmëruar edhe para nënshkrimit të memorandumit midis dy institucioneve shtetërore, në prill. Mula u prit nga Vuçiqi, të mërkurën, një ditë para koncertit dhe siç kanë raportuar mediet, në atë takim koncerti ishte vlerësuar se interpretimi i saj në kryeqytetin serb “është parakusht për fuqizimin e bashkëpunimit kulturor midis Serbisë e Shqipërisë dhe në masë të madhe kontribuon në promovimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale”. Sopranoja shqiptare ka shkuar edhe më tej, kur në një intervistë për “Danas” ka thënë se një ngjarje e tillë shënjon një epokë të re për të dyja vendet.

“Mendoj se ka shumë rëndësi të jesh e para por megjithatë unë s’jam këngëtarja e parë operistike nga Shqipëria që kam interpretuar në këtë skenë. Ajo ishte Tefta Tashko-Koço, e cila para 71 vjetësh në Beograd po ashtu ka interpretuar në ‘La Boheme’. Por megjithatë, ardhja ime shënjon një epokë të re për vendet tona. Është shumë e rëndësishme që jam këtu. Jam e sigurt që do të shkëmbehen shumë artistë të njohur midis Beogradit e Tiranës, sepse arti e muzika janë rruga më e mirë për bashkëpunimin e vendeve tona”, citohet të ketë thënë Mula.
Ajo ka thënë se ka qenë dirigjenti Saviq ai që e kishte bindur të shkonte në Beograd.

“Jam takuar me maestron Dejan Saviq vitin e kaluar në Tiranë. Më bindi që të vijë dhe s’ka qenë fort zor, sepse unë e dëshiroja një gjë të tillë. Kam kënduar në krejt botën dhe pyesja veten se përse nuk kam qenë në Beograd. Maestroja më dërgoi repertorin e Teatrit Kombëtar në Beograd dhe bashkërisht kemi përzgjedhur ‘La Boheme”, një vepër gjithmonë e bukur dhe tërheqëse të cilën e kam interpretuar anekënd botës. Është një produksion i bukur klasik dhe ja ku jam. Për mua krejt kjo është emocionuese”, ka thënë Mula.

E dashura e Robin Thicke tregon të pasmet

0

Një pamje prej pjeshke.

Kështu e cilëson Daily Mail atë që ofron modelja April Love Geary.

21-vjeçarja është e dashura e këngëtarit Robin Thicke.

Çifti po pushon në Dubai.

Përkujtohet dëshmori Përparim Thaçi

0

Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, është përkujtuar vepra e dëshmorit Përparim Thaçi, në 18-të vjetorin e rënies. Homazhe para varrit të dëshmorit kanë bërë familjarët e dëshmorit, shoqatat e dala nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike si dhe kryetar i Komunës Ramadan Muja.

“Përkujtimi për dëshmorët simbolizon një të kaluar të lavdishme për ata që u flijuan për lirinë e atdheut, sepse në vende ku ata prehen të qetë duhet të frymëzohemi për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë”, tha Muja.

Më 27 maj 1998 Përparim (Ali) Thaçi ka rënë heroikisht ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UÇK-së në Shtabin e Drenocit.

Përparimi para rënies ishte absolvent i Gjuhës angleze në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren.Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj, formoi celulat e para të UÇK-së në Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut./PrizrenPress.com/

Të këshillohesh nga Jordan Carver

0

Modele, aktore dhe lektore. Bukuroshja gjermane Jordan Carver di t’i bëjë të gjitha.

Prej vitesh ajo jeton në Los Angeles ku njihet gjerësisht edhe për pasionin që ajo ka për palestrën.
Joga është disiplina e saj e preferuar, por shpesh herë Jordan nuk kursen as shtangat për të shtuar sa më shumë masën muskulare.

Leksionet e modeles publikohen në faqen e saj në Youtube ku ajo është e pranishme me këshillat që femrat duhet të ndjekin për të mbajtur trupin në formë.