11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6594

Helena Kolnrekaj nga Prizreni, rrëmben çmim në festivalin “Vihuela Fest 2016”

0

Helena Kolnrekaj nga Prizreni ka fituar çmimin “Paraqitja skenike më e mirë” në Festivalin “Vihuela Fest 2016”.

Ky festival edhe sivjet zgjoi interesim të madh, si tek interpretuesit e vegjël ashtu edhe tek publiku, ku u dhanë shpërblimet për paraqitje më të mirë skenike, për kompozimin më të mirë, për tekstin më të mirë, etj.

Çmimin “Paraqitja skenike më e mirë” e mori Helena Kolnrekaj nga Prizreni, me këngën “Babi im”.

Helena Kolnrekaj, ka marrë pjesë dhe çmime edhe në festivalet e këngës për fëmijë “Akullorja Fest 2015” në Shkodër, me këngën “Fli qetë o vogëlush”, “Fëmijët e gëzuar 2015” në Ferizaj me këngën, “Mbi zambakët e Prizrenit”, ku u shpërblye me çmimin për tekst më të mirë.

Helena fillet e saj si këngëtare i nisi me një këngë në gjuhën angleze, me te cilën është paraqitur edhe në Televizionin Opinion në Prizren.
Ajo ka incizuar edhe disa këngë në gjuhën shqipe./PrizrenPress.com/

60 të rinj prizrenas aderuan në AAK

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë i shoqëruar nga drejtuesit e degës së AAK-së, sot kanë realizuar aktivitete të shumta në Prizren.

Pas takimit në zyret e degës së këtij subjekti politik në Prizren, ata më pas kanë vijuar me vizita disa objekteve zejtare, duke u ndalur në Butikun e mirënjohur të veshjeve “Arijeta”, me ç’rast Ramush Haradinaj, është pritur ngrohtësisht nga pronari, Masar Kuksi me familje si dhe punëtoret e këtij objekti. Me këtë rast, Haradinaj ka pasur fjalë miradije për punën në këtë objekt, me theks të veçantë, për mënyren e punimeve të veshjeve tradicionale dhe atyre kombëtare shqiptare.

Ndërkaq, pronari i këtij objekti, Masar Kuksi, para liderit të AAK-së shprehu shqetësimet e komunitetit të biznesit, por njëkohësisht edhe besimin se një ditë Ramush Haradinaj do t’i marr frenat e Qeverisë, dhe gjërat sipas tij do të lëvizin më mbarë jo vetëm për bizneset.

Pas kësaj, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në aktivitetin e shpërndarjes së librezave për 60 të rinj prizrenas të cilët aderuan në AAK. Haradinaj, gjeti kohë përveç tjerash që të shoqërohet me qytetarë duke pirë çaj në një nga çajtoret tradicionale prizrenase në lagjen “Terzimahallë”. /TV Prizreni/

Përurohet xhamia e re në Lubizhdë të Prizrenit

0

Me një solemnitet të madh, është bërë hapja zyrtare e xhamisë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Pjesë e këtij solemniteti të përurimit të xhamisë ishin qindra banorë të Lubizhdës dhe fshatrave përreth, drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe zyrtarë të BIK-ut, përfaqësues të subjekteve politike dhe kreu i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Mevludin Dudiq.

Për rëndësinë e këtij objekti kanë folur imami i Gërnçarit, Anell Avdija dhe ai i Lubizhdës, Amir Ademi. Ndërsa përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Nehat Vehapi, tha se kjo xhami madhështore është ndërtuar fal diasporës, të cilët edhe një herë dëshmuan veten pas ndihmës që i bënë luftës në Kosovë, edhe për ndërtimin e këtij objekti.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, ka folur kryemami, Ali Vezaj, i cili tha se ky objekt i bukur duhet t’i shërbejë banorëvë të këtij lokaliteti që të gjejnë qetësi shpirtërore, dhe shtoi se ky është një vend i ri i bashkimit të myslimanëve.

Ndërkaq, Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i BIK-ut, këtë objekt e vlerësoi si vepër madhështore e atyre që mundësuan ndërtimin e tij, dedikuar besimtarëve për t’i kryer obligimet ndaj Krijuesit.

Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe kreu i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Mevludin Dudiq, i cili tha se të gjithë muslimanët e Ballkanit krenohen me Prizrenin. Ai bëri thirrje publike për binjakëzimin e komunës së Novi Pazarit dhe asaj të Prizrenit, iniciativë kjo e nisur kohë më parë.

Shuma e projektit të realizimit të këtij objekti nuk është bërë e ditur, ndërsa sipas asaj që u tha, 90% e financimit është bërë nga diaspora. Pjesë e këtij solemniteti ishin edhe ilahitë dhe leximi i pjese të Kur’anit nga nxënës të Medreseve dhe nga Lubizhda. /TV Prizreni/

30 ditë paraburgim për Azem Sylën

0

Ish- deputetit të PDK-së, Azem Syla, i është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016 dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Azem Syla, ish-Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dyshohet për krim të organizuar lidhur me shitjen e pronave shtetërore.

Ai është arrestuar të premten gjatë një aksioni të madh policor në Vermicë.

Shkelet një fëmijë në Prizren

0

Një fëmijë është lënduar në Prizren. Policia e Kosovës bën të ditur se fëmija është goditur me veturë në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress.

“Në rrugën “Kadri Zeka”, një i panjohur duke lëvizur me veturë, në rrethana të panjohura ka goditur këmbësorin (fëmijë). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku më pas është liruar në shtëpi”, njofton PK-ja.

Po ashtu, një tjetër këmbësor është goditur nga një i panjohur në rrethana të panjohur në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Suharekës. /PrizrenPress.com/

Rahoveciani kanos gruan

0

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Rahovec, pasi që ka kanosur gruan e tij, raporton PrizrenPress.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Një fe islame “gjermane”?

0

Çfarë predikojnë imamët e huaj në komunitetet e xhamive në Gjermani? Problemet janë në vend tjetër, jo aty ku besohet.

Më pak se dy ditë zgjati diskutimi, pastaj Presidenti i shtetit turk Erdogan ndërhyri. Turqia, deklaroi ai, ruan të njëjtën distancë ndaj të gjitha feve. “Ky është laicizmi”, tha Erdogani. Me këtë ai u pozicionua në debatin, që pati shkaktuar në fundjavë Presidenti i Parlamentit, Ismail Kahraman. Turqia është një shtet islamik, i cili ka nevojë për një “kushtetutë fetare”, konkludoi ai. Këtë tani Erdogani e kundërshtoi.

Ky diskutim përkoi me diskutimin në Gjermani për rolin e imamëve turq në komunitetet e xhamive në Gjermani. Janë rreth 970 imamë të tillë që e kryejnë shërbimin në Gjermani, të ndërmjetësuar nga Ditib – Bashkimi Turk-Islamik i Institutit për Fenë sh.r.

Në një artikull të gazetës së përditshme “Welt am Sonntag” shtrohet pyetja, se në ç’masë përpiqen të ushtrojnë ndikim politik në Gjermani shteti turk dhe AKP në pushtet përmes Ditib-it.

Një praktikë e sprovuar

Ditibi nuk është “gjë tjetër, veç krahut të zgjatur të shtetit turk. Në vend që ta lërë të kthehet në një komunitet të vërtetë fetar, qeveria turke e bën Ditib-in gjithnjë e më shumë një organizatë pararojë të AKP-së në Gjermani” citon Welt am Sonntag politikanin e të Gjelbërve, Cem Özdemir. “Turqia”, kërkon Özdemir, “duhet t’i lërë të lirë më në fund myslimanët.”

Teologia dhe ekspertja e fesë Hamideh Mohagheghi, e cila jep mësim në Universitetin e Paderbornit, thotë se komunitetet e xhamive nuk kanë alternativë tjetër veç marrjes së imamëve nga bota e jashtme. “Deri tani në Gjermani nuk ka qenë e mundur shkollimi i imamëve. Qendrat që shkollojnë tani imamët janë shumë të reja. Prandaj nuk ka akoma njerëz që t’i kenë përfunduar këto shkolla.”

Kuadri juridik

Edhe kuadri juridik e bën thuajse të pamundur që situata aktuale të ndryshohet. Kushtetuta gjermane u garanton feve pavarësi të lartë organizative. Veç kësaj: Mouhanad Khorchide, drejtues i Qendrës për Përvojat Islame në Universitetin e Münsterit thotë se deri tani ai nuk ka pasur përvoja alarmuese me këta imamë. “Unë nuk shoh te imamët e Ditibit të dhëna, që sugjerojnë se deklaratat e tyre nuk janë në përputhje me kushtetutën gjermane.”

Ai ka një shqetësim tjetër: “Shumica e këtyre imamëve nuk flasin as gjermanisht, as e njohin atë realitetin jetësor të të rinjve në Gjermani. Ata nuk e njohin kontekstin në Gjermani, në të cilin rriten shumë prej këtyre të rinjve. Prandaj ata nuk janë partnerë bisedimi për këta të rinj.”

Ai dëgjon shpesh nga myslimanët e rinj se nuk e ndiejnë veten në shtëpinë e tyre në xhami, meqenëse imamët predikojnë nga një kontekst krejt tjetër, thotë Khordide. Hamideh Mohaghegi thotë se çdo fe zhvillohet në një kontekst kulturor dhe të realitetit jetësor. “Kjo bën që myslimanët që jetojnë në Gjermani t’i interpretojnë këtu parimet e fesë së tyre. Kjo është e pashmangshme dhe është mirë që ndodh. Sepse kjo tregon se një fe është dinamike. Ajo edhe duhet të jetë dinamike, përndryshe nuk mbijeton.”

Por ky zhvillim ecën ngadalë, thotë Mohagheghi. Një numër i madh myslimanësh kanë frikë se mund të humbasin në këtë proces traditën dhe besimin. Prandaj ata nuk janë të hapur për teologjinë dinamike, që mban parasysh edhe realitetin jetësor të njerëzve. /DW/

Prince kujtohet nga e dashura

0

Ikona Prince në kohën kur ishte gjallë është përfolur se ka qenë në lidhje me këngëtaren britanike, Delilah. Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar se është ende në shok dhe që është duke e përjetuar shumë rëndë vdekjen e tij.

24 vjeçarja e kishte takuar yllin e këngën Purple Rain në vitin 2012, pasi që ai e kishte zbuluar atë në YouTube.

“Ka shumë gjëra që dua të them por çdo fjalë më lëndon. Unë po mundohem të kujtoj atë që ai më ka mësuar, pra që të jem e guximshme dhe ta mbaj gjallë magjinë”, ka shkruar Delilah.

Aksident në Prizren, ndeshet me shtyllë (Foto)

0

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh tek vendi i ashtuquajtur “Rrethi i ri” në Prizren, raporton Indeksonline.

Sipas lexuesve të Indeksonline, një makinë e tipit Golf 4, është ndeshur me një shtyllë dhe ka dal në shiritin e kundërt.

Sipas tyre, nuk ka të lënduar nga ky aksident.

Prizren-aksident1Prizren-aksident

Anton Quni: Çdo mohim i FARK-ut, është edhe mohim i UÇK-së

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pjesëmarrësi në luftën e Koshares, Anton Quni ka thënë se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është krijuar me dispozita Kushtetuese. Ai ka thënë për Indeksonline se Forcat e Armatosura të Kosovës kanë ekzistuar, sepse sipas tij, ka pasur një hierarki ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës është krijuar me vendim te Qeverisë së Kosovës, sipas dispozitave kushtetuese të Republikës së Kosovës. MMRK ka ngritur kapacitetet ushtarake dhe ka ngarkuar njësitë operative me mision luftarak:

-mbrojtja e popullatës nga invadimi dhe terrori i forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe;

-çlirimi i territorit të Kosovës nga po ato forca. Për këto arsye MMRK ka rekrutuar kuadrat ushtarake, ka ngritur infrastrukturën ushtarake, i ka siguruar fondet legale si dhe ka ushtruar komandimin dhe kontrollin mbi njësitë operative”, ka thënë Quni për Indeksonline.

Quni, që ishte ushtar i FARK-ut, ka thënë se personalisht është angazhuar nga ministri i mbrojtjes, dhe e konsideron si epror.

Sipas Qunit, çdo mohim i FARK-ut, është edhe mohim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë personalisht jam ngarkuar me detyre nga ministri i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi dhe në zinxhirin komandues, ai ishte eprori im superior. Çdo mohim i rolit dhe peshës politike, ushtarake dhe historike të UÇK-së në kuadër të Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës është mohim i të vërtetës dhe nuk i shërben fare trajtimit korrekt të periudhës së viteve 1998 – 1999. Është e rëndësishme për vendin, për proceset që kanë ndodhur dhe po ndodhin që të thuhet e vërteta dhe të njihet kontributi i të gjithëve për të gjitha këto procese”, ka theksuar Quni.

Ditë më parë në media nënkryetari i Kuvendit dhe njëri nga udhëheqësit e UÇK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se nuk ka pasur kurrë FARK dhe për këtë ka fakte.