11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6598

Ditë të rënda po vijnë për oligarkët

0

Aksioni i nisur nga EULEX-i, paralajmërim për mafio-politikën. Para drejtësisë, të gjithë do të japin llogari

Aksionin e ditës së mërkurë nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, për kapjen e një grupi të madh kriminal dhe nxjerrjen para drejtësisë, përfaqësues të politikës kosovare, institucioneve antikorrupsion dhe nga shoqëria civile, po e shohin si një paralajmërim serioz edhe për kokat e tjera të politikanëve mafiozë, që gjithsesi do të duhej jo vetëm t’i trembë, por edhe t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë bërë pasuri të madhe të paligjshme me korrupsion e krim të organizuar. Sido që të jetë, për të arritur qëllimin e plotë të kësaj nisme, kërkohet akoma një vullnet më serioz politik për mbështetje nga institucionet e Kosovës.

“Koha për goditjen e krimit dhe korrupsionit ka qenë pardje, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë derisa do të mungojë vullneti politik i institucioneve vendore për luftë të vërtetë ndaj këtyre dukurive të shëmtuara. Kurse vullneti politik do të mungojë derisa vendi të udhëhiqet nga struktura të korruptuara e të involvuara në krim të organizuar, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë as me pjesëtar të EULEX-it të korruptuar”, tha për “Kosova Sot” deputeti nga partia më e madhe parlamentare në opozitë, Lëvizja “Vetëvendosje!”, Ismail Kurteshi.

Sipas Kurteshit, EULEX-i shumë herë ka premtuar kapjen e “peshqve të mëdhenj”, por përherë ata i rrëshqitnin nga duart dhe aksionet përfundonin pa rezultate ose, çka është edhe më keq, kriminelët dhe të korruptuarit dilnin të pafajshëm.

“Bazuar në punën dhe deklarimet pompoze në të kaluarën, që kryesisht përfunduan në spektakle mediatike pa asnjë rezultat, ose me rezultate tragjike-komike, as tani nuk priten rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit as nga aksioni, as nga deklarimet e fundit të EULEX-it e as të zyrtarëve të lartë të vendit. Megjithatë, nuk është e largët dita kur ndryshimet pozitive në këtë vend do të ndodhin dhe secili do të japë llogari para organeve të drejtësisë”, tha për deputeti Kurteshi.

Më optimist në shkuarjen përtej këtij rasti në ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me veprime të kundërligjshme është shprehur kreu i Antikorrupsionit Hasan Preteni.

“Bindja ime, që më ka udhëhequr tërë këtë kohë, është se do të vijë koha që keqpërdorimi i besimit dhe keqpërdorimi i pasurisë do të ndëshkohen”, tha Preteni për “Kosova Sot”.

Me këtë optimizëm i sheh zhvillimet vijuese edhe Ariana Qosaj-Mustafa nga Instituti KIPRED.

“Hetimet dhe ngritja e aktakuzave për rastet e “peshqve të mëdhenj” sikur që njihen, janë gjithmonë të mirëseardhura. Posaçërisht në kontekstin e Kosovës, kur e dimë se pozitat në pushtet iu kanë garantuar politikanëve të profilit të lartë me një lloj imuniteti edhe prej hetimeve. Shpresojmë se këtë herë rasti do të shkojë deri në fund me dëshmi të mjaftueshme para gjykatës, që të marrin edhe vendim meritor”, ka thënë ajo.

“Kemi pasur përvoja të hidhura, sepse shumë aktakuza janë ngritur në të kaluarën, por pastaj në mungesë të provave janë liruar”, tha Qosaj- Mustafa për “Kosova Sot”.

Bashkimi fiton dramën ndaj kampionit ballkanik

0

Janë nevojitur plot 50 minuta lojë, për t’u përcaktuar fituesi i ndeshjes ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës në palestrën Sezai Surroi sot.

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme me rezultat 88:86, në një ndeshje tejet dramatike, duke e barazuar serinë e Play-Offit në 1-1.

Ndeshja filloi me lojën e mirë të mysafirëve, të cilët e përfunduar çerekun e parë me shtatë pikë epërsi, 9-16.

Në çerekun e dytë vazhdoi skenari i njëjtë vetëm deri në gjysmën e tij, pasi lëndimi i Mohamed Abukarit kur kishin mbetur edhe 5 minuta deri në përfundim të pjesës së parë, u bë edhe pikë thyese e ndeshjes.

Nga ai çast, Bashkimi i shtrëngoi dhëmbët dhe krijoi seri të shpejtë prej 10-0, për të shkuar më pas në pushim me rezultat pozitiv prej katër pikëve epërsi, 33-29.

Vendasit vazhduan me përqendrim maksimal sidomos në mbrojtje edhe gjatë çerekut të tretë, duke mos lënë në asnjë çast Prishtinën që ta përmbys disavantazhin, derisa shumica e pikëve të ekipit prishtinas vinin nga gjuajtjet e lira.

Por epërsia e Bashkimit vazhdoi vetëm edhe tre minuta në çerekun e katërt, pasi me pikët e Jason Washburn dhe treshet e Dardan Berishës, Prishtina kaloi në epërsi, për ta ruajtuar ate deri 36 sekonda para fundit, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Granit Rugova e barazon rezultatin për 64-64.

Kemp dërgon ndeshjen në vazhdime
Në sulmin e radhës, Prishtina e humb topin, derisa Rugova përsëri del në skenë duke shënuar trepikësh, për 67-64.

Dhe kur u mendua se gjithçka do të përfundojë me kaq, gjuajtja nga një distancë më e largët se gjysma e fushës e Willie Kemp, e barazoi rezultatin në 67-67, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Drama vazhdoi edhe në pesë minutat shtesë, ndërsa as kjo kohë nuk mjaftoi që skuadrat ta mposhtin njëra tjetrën.

Vetëm 20 sekonda para fundit, Prishtina ishte në epërsi prej dy pikëve, 76-78, derisa Granit Rugova me dy shënime të sakta nga gjuajtja e lirë e barazoi rezultatin për 78-78, rezultat ky me të cilin përfundoi edhe vazhdimi i parë.

Në 5 minutëshin e dytë të vazhdimeve Prishtina u hendikepua edhe më shumë, pasi Jason Washburn dhe Gerti Shima u larguan për shkak të pesë gabimeve personale, ndërsa këtë e shfrytëzoi Bashkimi duke shënuar në fund fitore me rezultat 88-86.

Granit Rugova dhe Rokas Uzas ishin koshashënuesit më të mirë në këtë fitore të Bashkimit me 24 pikë secili, derisa një më shumë se ta shënoi Dardan Berisha.

Vlen të ceket se gjatë këtyre 50 minutave lojë, te Bashkimi u paraqitën vetëm gjashtë lojtarë, derisa tre prej tyre (Bussey-Rugova-Uzas) nuk u zëvendësuan për asnjë çast, duke mbetur gjatë gjithë kohës në fushë, sikurse edhe Dardan Berisha nga ana e bardhekaltërve që ishte i pazëvendësueshëm.

Tani seria gjysmëfinale është barazuar në 1-1, ndërsa ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Prizren.

Berisha pyet Veselin: Mesazhi përgëzues për Azem Sylën, a vlen edhe për Ramadan Mujën?

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka shtruar një pyetje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Ai dëshiron të dijë nga Veseli, se mesazhi përgëzues për dorëheqjen e Azem Sylës, a vlen edhe për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën?

“Kadri Veseli e paska përgëzuar Azemin për dorëheqjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës. Kadri, a vlen edhe për kryeplakun e Prizrenit”,pyet Berisha, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mirëpritur dorëheqjen nga të gjitha përgjegjësit institucionale të deputetit i cili gjendet në arrati, Azem Sylës.

“Prandaj, unë inkurajoj të tjerë aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vetë”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, deputeti Zafir Beisha thotë se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është i dënuar për krim të organizuar, korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Kadri ai (Ramadan Muja), vazhdon me qenë në pozitën e të parit të qytetit”./PrizrenPress.com/

Ilda shfaqet mjaft ‘zyrtare’ (Foto)

0

Gazetarja sportive Ilda Bejleri, përveçse është një nga të paktat moderatore sporti në vend, njihet edhe si një femër mjaft tërheqëse, me linja bombastike.

Shpesh herë Ildën e kemi parë me veshje mjaft ekstravagante, duke nxjerrë në pak hiret e saj, ndërsa në foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale Ilda shfaqet mjaft “zyrtare” dhe tepër serioze në pozim.

Ilda Bejleri

Azem Syla nuk dorëzohet, por jep dorëheqje

0

Nga arratia Azem Syla ka njoftuar se jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i deputetit dhe “të gjitha përgjegjësitë institucionale”. Asnjë fjalë për dorëzimin.

Vendndodhja e Syles, i cili po kërkohet nga policia, nuk është bërë e ditur.

Një ditë më parë, duke folur në cilësinëe përfaqësuesit të tij ligjor, avokati Tomë Gashi kishte deklaruar se Syla do të dorëzohej, sa të përmirësohej paksa moti.

Deklarata e plotë e Azem Sylës:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundesi drejtesisë të punojë pa ndikime.

Me respekt

Azem Syla

Kuvendi i Prizrenit miraton Planin Rregullues për “Qendrën e re”

0

Këshilltarët komunalë të Prizrenit, në mbledhjen e sotme, kanë miratuar të gjitha propozim-vendimet e paraqitura për shqyrtim nga organi më i lartë legjislativ i komunës së Prizrenit.

Pika që më së shumti ka zgjuar debat, ka qenë propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban “Qendra e re” të qytetit.

Njëri nga hartuesit e këtij Plani Rregullues, Iftiman Llutfiu ka dhënë shpjegime të hollësishme, duke thënë se rreth këtij Plani, për befasi të tij kanë qenë të interesuar jashtëzakonisht edhe banorët që jetojnë në zonën “Qendra e re”, që kap një sipërfaqe të gjerë nga Parku i Qytetit deri në lagjën “Bajram Curri”.

Këtë plan e kanë përkrahur partitë e koalicionit qeverisës PDK-AAK dhe partitë e vogla, por jo edhe ajo e komunitetit boshnjak, NDS. Sqarimet e tyre kundërshtuese të këtij plani nga Bashkimi Demokratik i ka dhënë, Shani Berisha, ndërsa nga LVV, Arbër Rexhaj.

Kuvendarët e LDK-së, Mybera Mustafa dhe Salajdin Fanaj kanë pasur vërejtje pasi që rreth këtij plani nuk është konsultuar grupi i ekspertëve, pjesë e të cilit janë dy anëtarë të këtij subjekti politik, por ata thanë se përkundër kësaj, kuvendarët e subjektit më të madh opozitar për nga numrat në Kuvendin e Prizrenit, do t’ia jap dritën e gjelbër këtij plani.

Me 22 vota për, 6 kundër dhe 2 abstenime është miratuar me shumicë votash ky Plan, sikurse edhe kërkesa e Bankës Qendrore të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, hartimi i hartave zonale, si dhe para kuvendarëve është publikuar raporti i punës së Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi ka paralajmëruar në fund të mbledhjes së sotme se me propozim të kryetarit të komunës, Ramadan Muja (nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme), Kuvendi i Komunës së Prizrenit, së shpejti do të marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e Prizrenit. /TV Prizreni/

I mituri bie në lumë nga kati i tretë në Suharekë

0

Një i mitur, i gjinisë mashkullore, ka pësuar lëndime trupore pasi aksidentalisht ka rënë në lumë nga kati i tretë i ndërtesës në Suharekë.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:22, në rrugën “Brigada 123”.

I njëjti pas trajtimit mjekësor në spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Dy të arrestuar në Prizren, një në Suharekë

0

Policia e Kosovës njofton se dje janë arrestuar tre persona, dy në Prizren e një në Suharekë. Arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, raporton PrizrenPress.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Joni”, ndërsa rasti i dytë në rrugën “Wiliam Walker”, në Prizren. I pari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit, ndërkaq i dyti në burgun e Dubravës.

Kurse, rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Matiqevë të Suharekës. I njëjti është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Juve nuk e shet Pogban

0

Kampioni i Seria A, Juventus nuk planifikon ta shesë mesfushorin Paul Pogba, gjatë afatit kalimtar të verës.

Bianconerët kanë siguruar titullin e pestë të njëpasnjëshëm në Serie A dhe kryesia e klubit ka filluar planifikimin e fushatës së përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Por, shitja e Pogbas nuk është nën konsideratë.

Reprezentuesi francez ka kontratë me Juventusin deri më 2019 por drejtori i përgjithshëm i klubit, Giuseppe Marotta ka insistuar se Pogba nuk do të jetë në shitje.

“Ne kemi marrë një vendim të qartë për Pogban vitin e kaluar”, deklaroi Marotta për RAI.

Pogba iu bashkua Juventusit si futbollist i lirë nga Manchester United më 2012 dhe ka bërë 175 paraqitje për gjigantin torinez.

Ai spekulohet se kërkohet nga Barcelona e Real Madrid në La Ligë dhe Paris Saint-Germain në Ligue 1.

Will.i.am bën bashkë Michael Jackson dhe Prince

0

Will.i.am ka takuar disa nga personat më të famshëm në botën e shoubizit, por duket se ai ka edhe një arritje të madhe në karrierën e tij.

Ai ka treguar në emisionin e njohur të Ellen DeGenere se ai ka bashkuar legjendat e muzikës, Michael Jackson dhe Prince, ndonëse ata ishin rivalë.

Këngëtari i The Black Eyed Peas ka thënë se e ka ftuar Michael Jackson që t’i bashkohet atij në koncertin e Prince, por ylli i muzikës pop sipas tij ka qënë pak i pasigurt pasi dyshja ishim gjithmonë në rivalitet me njëri tjetrin.

Sipas tij, ai megjithatë ka arritur që ta bind Jackson që të marrë pjesë në koncertin e Prince derisa ky i fundit e ka parë atë në public.

Madje, ylli i grupit The Black Eyed Peas ka thënë se ylli i “The Purple Rain” i ka treguar aftësitë e tij në kitarë, legjendës Jackson.

“Çfarë ka Prince që luan në kitarë para fytyrës sime?” ka thënë Will.I.Am se ishte pyetja që Michael Jackson i ka bërë atij.