7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6600

Betohet deputetja e re e Kuvendit të Kosovës

0

Deputetja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës është betuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kalludra erdhi në këtë pozitë pas largimit të deputetes Teuta Sahatqija e cila është emëruar konsulle e Kosovës në New York

Yllka Kuqi: Sa shumë dhemb dashnija

0

Pak orë para se të lansohet kënga dhe klipi i ri, bashkë me fotosesionin, merret vesh se autore e tekstit të këngës “Sa shumë dhemb dashnija” është vet këngëtarja Yllka Kuqi.

Yllka që deri më tash kryesisht për tekstet e këngëve të saj ka angazhuar emra të njohur të shkrimit, kësaj here këtë përgjegjësi ia ka ndarë ekskluzivisht vetës.

Ne ua sjellim edhe një pjesë, shkëputje të tekstit nga refreni i këngës që pritet të lansohet shpejt, e të cilin pra Yllka e ka shkruar vet: “Sa shumë dhemb dashnija, kur afër nuk je; Ma mirë hiq pa ty… se me ty prap vet…”.

Eda Zari publikon foto nudo

0

Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare të muzikës Jazz.

Eda Zari njihet për muzikën që kultivon në shtetin zviceran, ndërsa në të ka kryesisht motive shqiptare.

Herë pas here publikon imazhe në llogarinë personale në Instagram të cilat kanë të bëjnë me koncertet e saja që i mban anembanë botës, transmeton Telegrafi.

Por, së fundi këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi të nxehtë nga shtrati teksa shihet duke mbuluar paksa këmbët.

Ndryshe, Zari është 44-vjeçare dhe njihet edhe për si këngëtare tepër e bukur.

Eda Zari nudo Eda Zari nudo1

Opozita edhe në Shqipëri nuk merr pjesë në seanca

0

Vetëm një javë pasi opozita vendosi t’i rikthehej jetës parlamentare në Shqipëri, sërish ajo nuk do të jete e pranishme në seancën e sotme.

Kjo, pas vendimit të grupit parlamentar të PD-së për t’i bojkotuar për dhjetë ditë punimet e Kuvendit.

Ky vendim, u mor të martën në mbështetje të deputetit të PD-së, Sali Berisha, i përjashtuar një javë më parë nga parlamenti për shkak të thirrjeve për armatosjen e qytetarëve.

Rendi i ditës i seancës së sotme, parashikon diskutimin e disa projektligjeve, si ai “Për punën vullnetare”, “Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare”; pr/ligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël”, si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës dhe organikës së ERRU-s”.

Në agjendë është përfshirë edhe miratimi i disa pr/rezolutave për veprimtarinë e disa institucioneve gjatë vitit 2015, si pr/rezoluta për Avokatin e Popullit; ajo për veprimtarinë e KQZ-së; të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për veprimtarinë e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për vitin 2015.

NISMA formon nëndegë në Korishë të Prizrenit

0

NISMA në Prizren ka formuar nëndegën e radhës në fshatin Korishë. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Besnik Bobaj, nënkryetar Drilon Ukimeri, ndërsa sekretar i kësaj nëndege është zgjedhur Mervan Ahmetaj.

Në zyrtarizmin e kësaj nëndege kanë marrë pjesë, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, deputetja në Parlamentin e Kosovës, Valdete Bajrami dhe deputeti Haxhi Shala.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj theksoi se shtrirja e fuqishme e NISMA-s, që po rezulton me formimin e strukturave të saj anekënd Kosovës, është kuptuar qartë si një mundësi e re, përmes së cilës qytetarët e Kosovës janë përcaktuar për ta ndryshuar të ardhmen e tyre.

“NISMA për Kosovën përmes platformës së saj politike, do të ringjallë shpresën për qytetarët, duke ofruar alternativa zhvillimore për vendin”, ka thënë Limaj. /PrizrenPress.com/

Zyrtari i Suharekës kundërshton akuzën

0

Sylejman Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Pronësore-Juridike akuzohet për keqpërdorim detyre.

Hoxha akuzohet se ia mundësoi ndërmarrjes “Unicom” shfrytëzimin e tokës komunale për vendosjen e mjeteve të saj të punës.

Në gjykatë, avokati Brahim Sopa deklaroi se Sylejman Hoxha nuk mund të akuzohet se i mundësoi kësaj kompanie shfrytëzimin e pronës komunale, ngase sipas tij posti i drejtorit është politik, ndërsa kontratat i përpilojnë zyrtarët ligjorë të kësaj drejtorie, e jo drejtori.

Hoxha kundërshtoi edhe aktakuzën e prokurorisë ndaj klientit të tij.

“Mbetem në tërësi si në deklaratën e datës 04.04.2016, ku konsideroj se nuk prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar se i mbrojturi im ta ketë kryer veprën penale ashti siç pretendon prokuroria,” tha avokati Sopa.

Prokuroria Ervehe Gashi nuk u pajtua me pretendimet e mbrojtësit të të akuzuarit dhe i propozoi gjykatës që ta refuzojë kërkesën e mbrojtjes për hedhje poshtë të aktakuzës dhe të kalojë në shqyrtim kryesor.

“I propozoj gjykatës që pas shqyrtimit të kësaj kërkese të mbrojtjes ta refuzojë të njëjtën dhe të japë leje për shqyrtim kryesor,” tha prokurorja.

Prokuroria akuzon Sylejman Hoxhën se më 12 mars të vitit 2014 tejkaloi kompetencat e tij duke shkelur me dashje ligjin me qëllimin që t’i mundësojë personit tjetër përfitimin e dobisë pasurore.

Këtë sipas aktakuzës Hoxha e kishte bërë duke lidhur kontratë me ndërmarrjen “Unicom” për dhënien e tokës së komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira që kjo ndërmarrje të vendosë në këtë tokë mjetet e veta të punës.

Pronari i kompanisë “Unicom” Muharrem Elshani në një proces tjetër gjyqësor është i akuzuar për keqpërdorim detyre bahkë me katër zyrtarë të Komunës së Suharekës. /Kallxo.com/

Gruaja mallkon Edi Ramën: Na çove në fund të pusit

0

Situata e vështirë ekonomike e ka shtyrë këtë grua të shpërthejë në mallkime ndaj Edi Ramës.

Ajo ka thënë para kamerave që ka fëmijën të sëmurë, por nuk ka lekë të paguajë në spital.

“Edi Rama na shpuri në fund të pusit, na ka futur në një pus dhe nuk dalim dot. Fëmija po na vdes për të ngrënë, në spital e kishim, nuk kishim të paguanim”, tha ajo.

Ndërsa për Pashkët ajo tha se do të bëjë fasule duke shtuar se edhe ato janë drejt mbarimit.

Në fund ajo ka mallkuar edhe ata që i japin votën Ramën.

A u nda Blerand Stavileci nga bashkëshortja apo jo

0

Kohëve të fundit kanë filluar të bredhin lajme nga më të ndryshmet në lidhje me Blerand Stavilecin dhe një ndarje të mundshme me gruan e tij,shkuran GazetaBlic.

Burime të Gazetës Blic kanë thënë se ata ende vazhdojnë të jenë bashk, nuk janë ndarë ende.

Ndryshe ende vazhdojnë të bredhin lajme se vajza me të cilen Blerandi ka tradhëtuar gruan e tij e shkak ky qe po i sjell deri tek ndarja është modelja e njohur Diana Avdiu.

E qe edhe kjo ka mbetur pa u zbuluar ender përderisa kjo nuk është pranuar e as mohuar nga ana e Dianës e as e Blerandit

Lajmërohet Azem Syla, mohon akuzat

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës pasi për të është lëshuar fletarrest nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, është lajmëruar dhe ka treguar se nuk gjendet në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Lajmin se Syla është lajmëruar përmes telefonit, por se nuk ka treguar se ku gjendet, e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, avokati i Sylës, Tomë Gashi.

Më herët kam biseduar me të (Azem Sylen) në telefon. Me tha që ‘nuk jam në Kosovë’, por nuk më tregoi ku është”, ka thënë Gashi.

Gashi ka treguar se nuk e ka pyetur klientin e tij fare se ku gjendet, për shkak se telefoni i tij mund të përgjohet dhe kështu organet e rendit në Kosovë mund të kërkojnë sjelljen me forcë të Sylës në Kosovë.

“Unë nuk e di ku është saktë dhe nuk e pyeta për shkak te përgjimeve, sepse më pas mund ta ekstradojnë aty ku është”.

Gashi ka qenë i paqartë në përgjigjen e tij rreth pyetjes se kur Syla mund të vije në Kosovë për t’iu përgjigjur drejtësisë.

“Nuk me ka thënë se kur do te kthehet, por me ka thënë se ‘me përmirësimin e motit do te kthehem për t’u dorëzuar dhe përballur me akuzat e pa baza’”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës sot ka filluar një operacion për kërkimin e deputetit Azem Syla bashkë me njësitet e EULEX-it.

Operacioni për kërkimin e Sylës ka filluar në orën gjashtë të mëngjesit.

Policia, që për momentin po qëndron me njësitet operative të saj në kufirin Kosovë-Shqipëri në Vermicë, sot ka bastisur më shumë se 40 lokacione të ndryshme.

Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 51 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.

Shkolla “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës bëhet me bibliotekë

0

Nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, kanë bërë shkollën e tyre me bibliotekë shkollore, me rreth 500 libra, pasi kjo klasë ka qenë fituese e projektit për bibliotekë, në kuadër të projektit “Kosovizion”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj biblioteke, mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, koordinatorja e projektit, Ardita Kabashi dhe zyrtarë të tjerë.

Hapjen e kësaj biblioteke, e ka ndihmuar edhe Komuna e Malishevës. Drejtori komunal i Arsimit, Avdi Morina, e ka quajtur pasuri dhe vlerë për shkollën dhe nxënësit.

“Qëllim i yni është investimi në shkolla dhe krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit dhe ju nxënës këtë investim po e tregoni me rezultatet e juaja”, tha  Morina.

Edhe koordinatorja e projektit “Kosovizion”, Ardita Kabashi i ka uruar nxënësit dhe ka treguar për rrugëtimin e nxënësve të kësaj klase, deri në realizimin e projektit të tyre.

Më pas drejtori Morina, së bashku me koordinatoren e Kabashi dhe drejtoreshën e shkollës, Bukurije Krasniqi, e kanë bërë hapjen e bibliotekës, e cila aktualisht i ka rreth 500 libra, kryesisht shkollorë, ndërsa përveç komunës, në këtë bibliotekë kanë kontribuar edhe arsimtarët dhe qytetar të tjerë të Drenocit. /PrizrenPress.com/