3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6604

Jeta e Faruk Begollit në “La Boheme”, sot prezantohet në PriFest

0

Filmi do të shfaqet në ora 17:00 në amfiteatrin e ASK

Ky film dokumentar është realizuar më herët por do të riprezantohet edhe për publikun e PriFest. Filmi dokumentar “La Boheme”, është realizuar nga Gent

Jetullahu dhe Valdrin Fetahu, dokumentar ky që pasqyron jetën dhe veprën e aktorit Faruk Begolli.

Intervistat janë të realizuara nga Asliha Begolli, Ekrem Kryeziu, Luan Daka, Arbresha Grabovci, Kumrie Hoxha, Naser Rafuna, Fatmir Spahiu, Armond Morina,

Jeton Neziraj, Melihate Qena, Burbuqe Berisha…, këta tregojnë për jetën dhe punën e Farukut nga këndvështrimi i tyre. Filmi do të shfaqet në ora 17:00 në amfiteatrin e ASK./KultPlus.com

Trump: Rivalët e mi janë “matematikisht të humbur”

0

Miliarderi amerikan, Donald Trump, njëherësh favorit për nominim nga Partia Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, ka kritikuar përpjekjet e dy rivalëve të tij për të penguar fushatën e tij.

“Ky është një akt i tmerrshëm i dëshpërimit”, ka thënë Trump.

Sfiduesit e Trumpit, senatori i Teksasit, Ted Cruz, dhe guvernatori i Ohajos, John Kasich, janë pajtuar që t’i bashkojnë forcat, në përpjekje për të ndalur Trumpin nga marrja e nominimit republikan.

Aleanca e befasishme vjen në kohën kur Trump pothuajse e ka arritur numrin e delegatëve të nevojshëm për nominim.

Kasich ka thënë se do të ndalojë fushatën në shtetin e Indianës, ku republikanët mbajnë zgjedhjet për nominim më 3 maj, për t’i dhënë Cruzit më shumë shanse për të fituar atje kundër Trumpit.

Cruz, në anën tjetër, ka rënë dakord që të ndalojë fushatën e tij në Oregon dhe Nju Meksiko, ku votohet më 17 maj, përkatësisht më 7 qershor, për t’i dhënë Kasichit më shumë hapësirë për të luftuar Trumpin.

“Është e trishtueshme që dy politikanë të kultivuar bashkëpunojnë kundër një personi, i cili është politikan për vetëm dhjetë muaj, në përpjekje për ta ndaluar atë person që të marrë nominimin republikan”, ka thënë Trump.

Ai ka shtuar se rivalët e tij janë “matematikisht të humbur”.

Zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara mbahen më 8 nëntor.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është favorite për nominim nga Partia Demokratike.

Analistët: Kadri Veseli do të ecë rrugës së Hashim Thaçit

0

“Gjasat janë zero për të parë ndryshime pozitive në vend edhe me këto ndryshime në kupolën e PDKsë. Kadri Veseli do të ruajë punën po me këtë profil ministror që ka PDKja në Qeveri, me do basketbollistë e repera. Nëse ka vullnet tjetër, atëherë duhet bërë reformim kadrovik jo vetëm në Qeveri, por edhe në PDK”, tha analisti politik Blerim Burjani për “Kosova Sot

Pesimistë për të ardhmen e partisë më të madhe

Konventa zgjedhore e PDK-së pritet të zhvillohet më 7 maj, vetëm sa për të konfirmuar edhe zyrtarisht zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të ri të PDK-së, në zëvendësim të Hashim Thaçit, të zgjedhur president. Veseli deri më tani ishte në pozitën e zëvendëskryetarit të partisë, një zgjidhje statusore, të cilën nuk e kanë praktikuar deri më tani asnjë nga subjektet politike kosovare. Ndryshimet në kupolën e kësaj partie, sipas analistëve politikë, nuk do të reflektojnë ndonjë ndryshim pozitiv dhe reforma dobiprurëse për qytetarin, për qeverisje më të mirë të vendit në të ardhmen. Sipas analistëve, marrja e pozitës së të parit në PDK nga ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, nuk do të ndikojë aspak që të ndodhë ndarja nga kapja e shtetit, të cilin e akuzojnë opozita dhe shoqëria civile se e kanë kapur vetë Veseli dhe kryesia e kaluar e PDK-së me strukturat e SHIK-ut. Analisti politik Blerim Burjani konsideron se kreu i ri i PDK-së do të mundohet që të shkojë në të njëjtit binarë të trasuar nga Hashim Thaçi, vetëm sa do të krijohen akoma më shumë mundësi për shtresimin e strukturave të SHIK-ut në organet drejtuese të PDK-së.

“Gjasat janë zero për të parë ndryshime pozitive në vend edhe me këto ndryshime në kupolën e PDK-së. Kadri Veseli do të ruajë punën po me këtë profil ministror që ka PDK-ja në qeveri, me do basketbollistë e repera. Nëse ka vullnet tjetër, atëherë duhet bërë reformim kadrovik jo vetëm në qeveri, por edhe në PDK”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Dyshime serioze për lidershipin e ri Ndryshime pozitive dhe reforma në PDK me kryetarin Veseli nuk sheh as politologu Arsim Haziri. “Kadri Veseli, për dallim prej Thaçit, përfaqëson ndjenjë të frikshme, pasi për vite të tëra ka kryesuar një organizatë, e cila ende nuk është bërë publike për nga veprimtaria e saj operuese, prandaj funksionaliteti i saj nënkupton dyshime serioze”, ka thënë ai.

“Në kontekstin e pritshmërisë, se a mund të organizojë reformim të tërësishëm që të mund të sjellë progres, siç edhe është shprehur ditë më parë edhe vetë ai, mendoj se e ka të pamundur”, theksoi Haziri. “Ndërsa edhe në botëkuptimin intelektual dhe karizmatik ai dukshëm çalon dhe çdo pritshmëri përjashton mundësinë e mosndikimit nga ana e Hashim Thaçit për çdo iniciativë partiake”, tha politologu Arsim Haziri. Analisti tjetër, Faik Krasniqi, konsideron se derisa Kadri Veseli, ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), u anëtarësua krejt vonë në strukturat e partisë, pritet edhe zyrtarisht të konfirmohet kryetar i PDK-së, pasi ka ndikim të madh në parti. Sipas Krasniqit, Veseli do të mundohet me çdo kusht që duke qenë në krye të PDK-së ta përmirësojë imazhin e tij personal, aq sa mundet, nga e kaluara e dyshimtë në krye të SHIK-ut, duke lënë përshtypjen e reformatorit pozitiv të PDK-së.

“Me Veselin në krye të PDKsë kjo parti nuk do të ketë ndonjë dallim të madh sesa me Thaçin kur ishte kryetar i kësaj partie. Ai një gjë do ta bëjë, do të mundohet të tregohet më i moderuar se Thaçi, por njëkohësisht edhe partinë ta freskojë me njerëz nga shoqëria civile, duke i zëvendësuar me njerëz të afërt me Thaçin, sepse i duhet ta rregullojë imazhin e tij si ish-kreu i SHIK-ut, i akuzuar për vrasje politike nga LDK-ja dhe i etiketuar nga partitë e tjera si kreu i nëntokës”, tha Krasniqi

Obama: Putin përpiqet të minojë unitetin e Evropës

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e sheh unitetin e Evropës si kërcënim dhe përpiqet ta minojë atë.

Në një intervistë për televizionin CBS News, Obama ka përmendur krizën me migrantë si shembull.

“Presioni që bën mbi politikat e Evropës, mënyra se si avancon nacionalizmin e ekstremit të djathtë dhe shkalla me të cilën kërcënon shpërbërjen e Bashkimit Evropian, në disa raste shfrytëzohen nga dikush si zoti Putin”, ka thënë Obama.

Obama ka thënë se ka bërë përpjekje t’ia bëjë të qartë liderit rus se NATO dhe BE-ja nuk janë kërcënime.

“I kam thënë se një Evropë e fuqishme, e bashkuar, që punon me një Rusi të fuqishme, është receta e duhur. Deri më tash, nuk është bindur”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan i ka bërë këto komente pasi ka përfunduar vizitën në Evropë.

Të hënën, gjatë një fjalimi në Hanover të Gjermanisë, Obama i ka bërë thirrje Evropës që të ruajë unitetin e saj politik dhe të forcojë kontributin në mbrojtjen kolektive të kontinentit.

“Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota ka nevojë për një Evropë të fuqishme, të begattë, demokratike dhe të Bashkuar”, ka thënë Obama.

Shtatzënë, por Bar Rafaeli ka sërish çfarë të tregojë

0

Supermodelja bar Rafaeli, edhe pse ëhstë shtatzënë, vazhdon të profokojë me linjat e saj.

Në fotot e radhës pikante, forma e saj vazhdon të duket mbreslënëse.

The stunning Israeli beauty posed up a storm for her social media fans on Monday.

Preshevë: PDSH 5521 vota, APN 4575 vota, PVD 4088 vota

0

Pas numërimit të 38 njësive zgjedhore në Komunën e Preshevës, janë publikuar edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale ku kanë votuar 17.322 votues apo 46% e votuesve.

Partia Demokratike Shqiptare ka marrë 5521 vota, Alternativa për Ndryshim ka marrë 4575 vota, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4088 vota, Bashkimi Demokratik i Luginës 768 vota, Rilindja Demokratike 750 vota, Unioni Demokratik Shqiptar ka marrë 647 vota, Lista Serbe ka marrë 524 vota ndërsa pensionistët e Serbisë 449 vota, raporton portali “Presheva”.

Llogaritur në vende në asamblenë komunale:

PDSH 14 këshilltarë
APN 11 këshilltarë
PVD 10 këshilltarë
BDL 2 këshilltarë dhe
UDSH 1 këshilltar

Veseli në Prizren: PDK-ja, parti e shpresës për Kosovën

0

Kandidati për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli, thotë se PDK-ja është partia e shpresës për të ardhmen e Kosovës.

Ai gjatë një takimi me struktuart e PDK-së në Prizren tha se të drejtosh këtë subjekt politik është përgjegjësi, por edhe privilegj i madh.

“PDK-ja është parti e shpresës”, tha Veseli,raporton TVPZ,transmeton PrizrenPress.

Ai ka kërkuar përkushtim më të madh në fuqizimin e subjektit politik për një Kosovë më të zhvilluar në të gjitha aspektet.

Veseli ka vlerësuar lartë ish- kryetarin e partisë, Hashim Thaçin, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në PDK dhe Kosovë./PrizrenPress.com/

Librat shkollorë që blen MASHT-i po prishen nëpër bodrume

0

Deputeti i kuvendit të Kosovës nga opozita Enver Hoti në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “ Koha dëshmoi se hajnitë dhe dallaveret me tenderët milionësh po bëhen fshehurazi dhe nuk ekzistojnë mekanizmat e kontrollit dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese. ” Institucionet e shtetit, siç janë policia dhe gjykatat, po dalin se janë krejtësisht të kota, ose vegla të bandave të pushtetarëve aktualë”, u shpreh Hoti.

Për deputetin Hoti, kjo formë e tenderimit, kinse e negocimit, siç është rasti me MASHT-in me librat shkollorë për më shumë se 8 vjet, tregon se pushtetarët tanë pa asnjë frikë janë duke keqpërdorur e duke zhvatur me dhjetëra miliona euro, ku librat shkollorë që blen MASHT-i po prishen nëpër bodrumet e kësaj ministrie. Hoti thotë se kjo formë e tenderimit me një ofertues, që e përdorin shumë institucione e ministri, por edhe RTK-ja, janë forma më e mirë e legalizimit të korrupsionit dhe paraqet legjitimim të hajnisë dhe plaçkitjes së parave të shtetit. Ai shpreh keqardhje se pse Prokuroria e Shtetit nuk po vepron në hapjen e hetimeve serioze kundër të dyshuarve në pushtet që bëjnë allishverishe me tenderët njëburimorë pa u hyrë asnjë ferrë në këmbë.

Arrestohet një person për vjedhje në Suharekë

0

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se sot ka arrestuar një person për vjedhje në një qendër tregtare në Suharekë.

“Rreth orës 12:15 minuta, policia në Suharekë e ka arrestuar një të dyshuar, i cili ishte kapur në flagrancë duke vjedhur disa vegla për mekanik në qendrën tregtare “Viva Fresh”. I dyshuari është hetuar nga sigurimi i objektit”, thotë PK-ja.

Gjithashtu bëhet e ditur se pas kontrollit të kamerave të sigurisë është kuptuar se i njëjti edhe dje kishte vjedhur dy shishe me alkool të llojit “Smirnof”.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.

Regjistrohet prania e akrepave në malin Sharr

0

Mali Sharr është i njohur për bukuritë e rralla natyrore, me të cilat mburret Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, vende të cilat ndajnë këtë masiv në tre pjesë.

Më së tepërmi, këto bukuri i shijojnë ata që jetojnë pranë këtij vargmali, e sidomos ata që jetojnë në fshatërat e tij.

Të dhënat e florës dhe faunës, tregojnë për një prani të llojeve të ndryshme të tyre. Kur bëhet fjalë për faunën, thuhet se në malin Sharr i gjenë arushat, dhelprat, ujqit, ketrat, baldozat, dhitë e egra, derra të egër, drera, shqiponjat e arta, skifterat, si edhe lloje të tjera,raporton telegrafi maqedoni.

Sivjet, në malin Sharr është hasur përsëri prania e Akrepit, diçka që nuk është raportuar më herët. Këto akrepa janë gjetur nga shoqata ekologjike ”Ekonatyra”, e cila shpreson që një ditë të evidentojë edhe praninë e rrëqebullit, që tashmë është dokumentuar se jeton në malet e Shqipërisë dhe Kosovës.