22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 6655

Policia konfiskon 9 gram marihuanë në Prizren

0

Policia e Kosovës po vazhdon luftën e saj kundër përdorimit të narkotikëve të ndryshëm. Në raportin e saj 24 orësh, Policia raporton se ka në Prizren, rreth orës 23:00 ka konfiskuar fiks 9e13 gram marihuanë.

Në raportin e Policisë, ky aktivitet është cilësuar si posedim i paautorizuar i narkotikëve.

“Raportohet se gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 9.13 gram”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, sipas Policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kukësianët bëhen bullgar për hirë të pasaportës

0

Banorët e fshatrave në verilindje të Shqipërisë, mbushin sportelet e ambasadës bullgare për të marrë pasaportë të këtij vendi, ani pse Bullgaria ka standardin më të ulët të jetesës në Bashkimin Evropian

Prej vitesh shteti i Bullgarisë, ose më saktë zyrtarët e këtij vendi theksojnë se në Shqipëri jeton një minoritet bullgar. Sofja zyrtare ka dhënë disa herë shifra, mirëpo këto numra rriten vit pas viti me një progresion të fuqishëm.

Parlamenti i Bullgarisë kishte miratuar një ligj sipas të cilit lehtësohen procedurat për të marrë shtetësinë bullgare. Kështu pasaportën e këtij vendi mund ta marrin jo vetëm të afërmit në vijë të drejtë të gjakut por edhe të tjerë.

Madje banorët nga zona e Zapodit dhe Gorës, bëjnë udhëtim tetë orësh nga qendra e Kukësit drejt kryeqytetit të Bullgarisë, më shpresën se do ta fitojnë një pasaportë bullgare.

Tashmë një linjë të rregullt Kukës-Sofije e ka mundësuar një shofer furgoni, i cili nuhati këtë biznes si një mundësi të mirë. Një udhëtim më këtë furgon deri në Sofije, sipas shoferit kushton rreth 60 euro.

“Nisem në darkë dhe mbërrij herët në mëngjes në Sofje. Pasagjerët e mi kanë mundësi të regjistrohen në lagjet e Sofjes (kusht për marrjen e shtetësisë) apo të mbarojnë punët në presidencë”, thekson shoferi, T.Bajraktari.

Nuredin Nuredinaj, punëtor në konsullatën bullgare në Tiranë, që me origjinë është nga Gora dhe jeton në Farkë, luan rolin e përkthyesit zyrtar të konsullatës dhe i këshillon aplikuesit për mangësitë në dokumente.

Sipas tij, në fazën e parë të aplikimit, aplikuesit duhet të paraqesin certifikatën e lindjes, atë të bashkësisë familjare me vulë apostile të Ministrisë së Jashtme.

Aplikuesit po ashtu duhet të regjistrohen edhe si anëtarë të shoqatës “Prosperitet Golloborda”, ku karta e anëtarësisë në shoqatë dhe dëshmia për origjinën gollobordase kushton 150 euro.

Kjo shoqatë ku kryetar është Haxhi Pirushi, luan rolin e komunikuesve për kandidatë që aspirojnë nënshtetësinë e ndonjë vendi të BE-së.

‘Gara’ për tu bërë bullgarë është zgjeruar në hartën e Shqipërisë. Po ashtu në vitin 2015 mediat në Shqipëri raportuan se nuk janë vetëm banorët e zonave të thella të Shqipërisë, të interesuar për tu bërë bullgarë, por dhe qytetarët e zonës së Sharrit, përkatësisht Dragashit në Kosovë, si dhe shumë shqiptarë të Maqedonisë.

Në fakt pasaporta bullgare përbën një letër me vlerë, pasi si vend i Bashkimit Europian, qytetarët mund të lëvizin pa probleme jo vetëm në shtetet e BE, pra hapësira Shengen si dhe në Britaninë e Madhe, por edhe në SHBA, Kinë Japoni, Kanada.

Bullgaria ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 dhe shteti i pestë që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008/insajderi.com/

Zgjedhjet në SHBA: Sanders fiton Uashingtonin dhe Alsakën

0

Bernie Sanders ka fituar edhe dy shtete tjera amerikane në garën presidenciale të demokratëve, përderisa ai mundohet ta zvogëlojë distancën me Hillary Clinton.

Senatori Sanders fitoi çmimin më të madh të ditës, shtetin e Uashingtonit dhe Alaskën . Hawaii gjithashtu duket se do të jetë shteti i radhës, raporton BBC.

Sanders ka fituar 72 % të votave në Uashington kundër 27 % të Clintonit.

Dhe rrjetet televizive amerikane ia kanë dhënë atij edhe rreth 79 % të votave në Alaska, kundër 21 % që janë për zonjën Clinton.

Rezultatet ende pritet të procedohen nga Haëai, por projeksionet fillestar sugjerojnë edhe një fitore tjetër të Sanders.

Politika e dikton drejtësinë

0

Jo pa fakte thuhet nga ekspertët e ndryshëm të doktrinës kriminale se nëse krimi ka depërtuar në nivelet më të larta të shtetit, atëherë shtetit i mungojnë mekanizmat e shëndoshë, subjekte të shëndosha që duhet ta luftojnë krimin e organizuar, sepse vetë është i korruptuar si shtet dhe natyrisht shteti nuk e lufton vetveten. Në këtë kontekst flitet për qeveritarët, organet e ndjekjes, prokuroritë, gjykatat, policinë etj.”, shprehet profesori Muhamet Kelmendi P ërderisa individë të caktuar nga organet e gjyqësisë dhe ato të prokurorisë vazhdojnë të flirtojnë me politikën, nuk ka shpresë, por as besim, se do të minimizohet shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, por as që do të kemi ndonjë kthesë pozitive në këtë aspekt.

Praktika e deritanishme ka dëshmuar, ka qenë jo vetëm e lidhur fort me organet e drejtësisë porse shtrirja e saj ka qenë mbi tërë sistemin e drejtësisë, duke e kontrolluar dhe dirigjuar plotë- sisht atë. Por, a pritet të ketë ndonjë ndryshim për të mirë dhe t’u kthehet shpresa qytetarëve, sidomos me udhëheqjen e re të Prokurorisë së Shtetit që ta luftojnë korrupsionin edhe tek njerëzit e lartë të pushtetit, që deri më sot kanë qenë të paprekur sa i përket zbatimit të ligjit e Kushtetutës së vendit, si dhe sa është e nevojshme që edhe në Kosovë të formohet Byroja e Hetimit Kombëtar (BHK), si një sektor dhe departament i veçantë e i pavarur për hetimet që bën?

Deputeti nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se asnjëherë nuk mund të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit, e aq më tepër nëse korrupsion ka brenda vetë shtetit. Kësisoj, sipas tij, nëse ky zinxhir dhe ky trekëndësh vazhdon të jetë i korruptuar nuk mund të pritet që i njëjti të bëjë luftën kushtimisht kundër vetvetes, e aq më tepër kur vetë ata nuk janë rastë- sisht të korruptuar.

“Institucionet e Kosovës duhet të lirohen fillimisht nga kapja dhe korrupsioni e pastaj të fillojë lufta kundër tij dhe se krimi dhe korrupsioni në pushtet luftohen vetëm atëherë kur të ndërrojë ky pushtet, pra që të vijë një pushtet i cili ka vullnetin politik dhe dëshirën që ta luftojë korrupsionin”, shprehet Selimi.

Selimi: I korruptuari nuk e dënon veten

Nisur nga kjo, Selimi nënvizon se as që duhet pritur ndonjëherë që i korruptuari ta dënojë vetveten dhe të ndërgjegjësohet. Në këtë kuptim, sipas tij, nuk ka shpresë që i korruptuari ta luftojë korrupsionin e aq më tepër kur atë korrupsion e ka brenda vetvetes. Më tej Selimi, duke përmendur rastin e Shqipërisë, ku atje ka filluar Byroja hetimeve kombëtare, një iniciativë ose nismë që ka ardhur nga një presion i bashkësisë ndërkombëtare si parakusht që Shqipëria të marrë kandidaturën dhe të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së, gjë e cila nënkupton edhe një herë se Shqipëria është shumë më afër BEsë sesa Kosova./kosova sot/

Fronti, i shpartalluar

0

Tri partitë opozitare që kanë formuar shtatë muaj më parë bllokun opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po shkojnë drejt skenarit të bllokut të dikurshëm VLAN, i cili u shpërbë pas gjashtë muajve të krijimit.

Pavarësisht se tri subjektet politike tashmë nuk kanë marrëveshje për bashkëqeverisje, anulimi i protestës së të shtunës dhe deklaratat e përfaqësuesve të bllokut duke akuzuar njëri-tjetrin, nënkuptojnë plasaritje të fronit opozitar që çon drejt shpartallimit.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët thonë se ashtu siç u nda pas gjashtë muajsh bashkëpunimi i bllokut VLAN (“Vetëvendosje”-LDK-AAK-“Nisma”), tani mund të ndahet edhe blloku VAN. Në këtë formë do të mundë të shuhet ideja e formimit të një koalicioni parazgjedhor të subjekteve opozitare.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare thonë se këto tri subjekte do të bashkëpunojnë edhe më tutje, pavarësisht “ftohjes” së momentit./zeri/

Më 21 maj testi i arritshmërisë

0

Janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të arritshmërisë në bazë të planit dinamik të punës, që më datë 21 maj të këtij viti, testit t’i nënshtrohen mbi 32 mijë nxënës të klasave të nënta në vendin tonë.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde (DVS) në Ministrinë e Arsimit (MASHT), Mustafë Kadriu, ka thënë për KosovaPress se këtë vit testi do të organizohet ende pa përfunduar mësimi.

“Jemi duke punuar me planin dinamik që e kemi përfunduar në fund të dhjetorit dhe sipas planifikimit testin e klasës së nëntë e kemi më 21 maj 2016. Tash bëhet pyetja pse bash në maj kur akoma janë nxënësit në mësim, por edhe në shumë vende gjatë procesit të mësimit i organizojnë testet. Kjo datë është mjaft e përshtatshme sepse pas përfundimit të rezultateve, në momentin kur nxënësit e përfundojnë shkollën i marrin edhe pikët e testit dhe mandej iu hapet mundësia e vazhdimit të shkollimit të mëtutjeshëm”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, sa i përket rëndësisë së organizimit të këtij testi, Mustafa ka theksuar se që nga viti 2004, kur ka filluar të aplikohet ky test në vendin tonë, ka bërë shumë diferencime në orientimin e nxënësve për shkollimin e mesëm të lartë.

“Në qoftë se ndalemi, pikërisht tek filozofia e testit të klasës së nëntë, e ka kuptimin e orientimit të nxënësit në shkollimin e mëtutjeshëm, arritshmëria kuptohet por edhe orientimin. Unë mendoj se testi i klasës së nëntë funksionin e vet e ka realizuar nga 2004 deri tash më 2016 dhe vërtetë e ka bërë një diferencim të nxënësve sipas rezultateve që i kanë arritur”, është shprehur ai.

Udhëheqësi i DVS-së, Mustafë Kadriu ka deklaruar se tani janë duke u hartuar pyetjet e testit dhe ka shtuar se modeli i hartimit të pyetjeve është duke shkuar në drejtim të asaj që sa më shumë të ketë pyetje praktike në mënyrë që të dihet qartë në fund të testit se a është mësuar lënda e caktuar.

“Për klasën e nëntë testi organizohet një ditë në katër fusha: në fushën e gjuhës shqipe dhe gjuhë angleze 25 pyetje, 20+5, histori gjeografi 25 pyetje, matematikë dhe informatikë 25 pyetje dhe shkencave natyrore 25 pyetje që jep me kuptua 100 pyetje gjithsej. Maksimumi i pikëve që marrin nxënësit është 100. Këtu nuk ka kalueshmëri por arritshmëri ”, është shprehur Mustafa.

Testi i arritshmërisë këtë vit në vendin tonë organizohet më 21 maj, kurse rezultatet shpallen më 27 maj, derisa afati i ankesave është deri më 1 qershor.

Qëndresa,fshati i 22 dëshmorëve dhe 20 martirëve

0

F shati Randobravë shtrihet në magjistralen Priren -Gjakovë në kilometrin e 15-të. Ka mbi 2500 banorë dhe shumica e tyre, për shkak të kushteve të pasluftës, kanë marrë rrugën e kurbetit, por ata që janë këtu punojnë fort për të siguruar kafshatën e gojës. Gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së në altarin e lirisë ranë 22 dëshmorë. shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Për luftën flet kryetari i fshatit, Hazër Shala, dhe kujton betejën e lavdishme të Qëndresës.

“Tani bëhen 17-vjetori i Betejës së lavdishme të Qëndresës, ku ranë 22 dëshmorë të lirisë, që ishin dhe do të mbeten bebëza syri, për ditët që po gëzojmë. Jemi në këtë vend për të përgëzuar bazamentin e lapidarit, që do t’i përkushtohet 22 Dëshmorëve të Kombit, emrin e të cilëve e mban shkolla jonë”, tha Shala, duke shtuar se në Qëndresë lindën edhe celulat e para të UÇKsë në krye me Nait Hasanin.

Edhe me helikopterë për të thyer rezistencën “Gjaku i 22 dëshmorëve në Qëndresë ishte vetë fryma e lirisë, para 17 vjetëve, kur këtu buçima e këtyre trimave u bë vetë liria kësaj toke dhe u bë tmerri i forcave okupatore. Si çdo luftë, edhe kjo e fundit pati betejat dhe dëshmorët e vet. Njëra nga këto beteja është edhe beteja e Qëndresës, e cila bëri kthesë historike dhe i dha kuptim të ri luftës sonë çlirimtare. Këtu njësitet e UÇK-së sulmohen edhe nga helikopteri edhe nga vendqëndrimi i forcave në Landovicë, por këtu ishte lufta e madhe e lirisë. Këta djem ishin më të vendosur se kurrë, të respektonin ata që kishin në krahë dhe në ballë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Haziri.

Kurse për masakrat e asaj dite flet Samedin Hoxha.

“Unë u detyrova të ik me familjen për në Nagavc dhe u detyruam të jemi të strehuar, derisa baba im mbeti në shtëpi. Pikërisht sot 17 vjet më parë, forcat policore kishin hyrë dhe e kishin marrë babanë tim dhe e kanë dërguar në “përroin e keq” dhe aty pas torturave e kanë masakruar. Kur e kemi gjetur s’ka pasur asnjë pjesë të fytyrës që nuk e kishte të prerë me thikë. Masakrimi i babës edhe sot më kujtohet”, thotë Samedini, duke shtuar se babai i tij atë kohë ishte 73 vjeç dhe me shikim dhe dëgjim të dobësuar. Po atë ditë në fshat ishin masakruar 19 banorë të tjerë të fshatit.

Banorët thonë se e meritojnë ambulancën Tani banorët pas kaq vitesh jetojnë me kujtimet për ato ditë të vështira, por krenare, derisa po përballen me problemet e përditshme jetësore. Ata thonë se fshatit i mungon një ambulancë, që është nevojë imediate. Kjo çështje është ngritur më herët edhe nga kuvendarja Sehare Maliqi. Fshati është fshat agrar dhe ka mbi 2500 banorë. Banorët thonë se e meritojnë ta kenë një ambulancë, pasi ka plot fshatra që kanë më pak banorë e kanë ambulanca. Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë thonë se nuk ka gjasa për një ambulancë të re. Drejtori i Shëndetësisë, Zyber Rizanaj, tha se në bazë të projekteve për ndërtimin ambulancave nuk e lejon ligji, por meqë atje ka shumë banorë, do të shohin edhe një mundësi shtesë.

Ky është personi i vrarë sot në Xërxë të Rahovecit (Foto)

0

Personi i cili mbet i vrarë sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, mësohet se është 50-vjeçari Nuredin Kastrati.

Kastrati ishte pronar i kompanisë së autobusëve “Mendit”, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës dyshon se vrasja është kryer nga shtetasi T.Z, pronar i kompanisë “Jupa”, i cili po ashtu merret transport udhëtarësh.

Të dhënat e para të Policisë rajonale të Rahovecit bëjnë të ditur se Nuredin Kastrati ishte nga një fshat i Rahovecit dhe jetonte në Prizren.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, por policia ka deklaruar se në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy vetura të cilat e kanë përcjell njëra-tjetrën.

Batutat e Putinit

0

Që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk janë në ditët e tyre më të mira, kjo dihet. Uashingtoni dhe Moska kanë qendrime diametralisht të kundërta në një sërë çështjesh globale dhe dy janë ato që i ndajnë më shumë, Siria dhe Ukraina.

Megjithatë këto nuk kanë penguar palët që të zhvillojnë takime të niveleve të larta dhe një i tillë u zhvillua dy ditë më parë në Moskë mes Sekretarit të Shtetit, John Kerry dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.

Tensioni mes dy delegacioneve u ndje që në momentin e uljes në të njëjtën tryezë dhe Vladimir Putin u kujdes që të çtensionojë ‘miqtë’.

“U ndjeva keq kur ju pashë të mbanit vetë valixhen. Mendova nga njëra anë se është një zgjidhje e mirë dhe demokratike, por pastaj më shkoi ndërmend se mos ndoshta situata ekonomike nuk është aq e mirë në Shtetet e Bashkuara sa Sekretarit të Shtetit nuk i caktohet një person për t’i mbajtur valixhen”, nisi shakanë e tij shefi i Kremlinit.

Ndërsa Kerry vendosi në portretin e tij një buzëqeshje diplomatike, Putin vijoi me batutat e tij.

“Megjithatë, dëgjoj që ekonomia juaj është në rregull, që po rritet  dhe ndoshta në atë valixhe ke diçka që nuk ke besim t’ja japësh dikujt tjetër. Ndoshta ke sjellë ca para për të zgjidhur disa çështje mes nesh”, tha ai.

Duke qenë në rolin e shefit të diplomacisë të vendit më të fuqishëm të botës, përgatitja duhet të jetë maksimale për të mos lënë figurë të pakëndshme në asnjë situatë dhe Kerry u përpoq të ishte në lartësinë e vorbullës humoristike dhe thumbuese në të cilën e vendosi Putin.

“Kur të kemi një bisedë kokë më kokë do të të tregoj se çfarë kam në valixhen time dhe do të habitesh…për mirë”, u shpreh ai.

Këto ishin batutat e mirëseardhjes për Kerryn dhe Sekretari i Shtetit nuk u largua duarbosh nga Moska. Në përfundim të takimeve që të dyja palët konfirmuan afrimin e qëndrimeve në disa pika për konfliktin sirian.

 

Vrasje në Xërxë, arrestohet i dyshuari

0

Në fshatin Xërxë në Komunën e Rahovecit, është vrarë pronari i kompanisë së autobusëve “Mendi”, Nuredin Kastrati. I dyshuari për vrasjen e tij, T.Z, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gazeta Express ka marrë konfirmimin nga Policia dhe ka siguruar video dhe foto ekskluzive.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, Osman Ismajli, ka thënë se i dyshuari ndodhet në stationin policor.

 Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00. /Gazeta Express/