11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 6745

Aksident në Suharekë, tre të lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Xhavit Bajraktari”, në Suharekë. Policia e Kosovës bënë të ditur se si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (shqiptarë). Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së. /PrizrenPress.com

Shpallet i zhdukur, pas 30 vjet i kujtohet identiteti

0

Një burrë i cili para 30 vjetësh është shpallur i zhdukur, e ka zgjidhur vetë misterin e jetës së tij, kur papritmas i është kujtuar identiteti.

Edgar Latulip ishte 21 vjeçar kur ishte larguar nga shtëpia e personave me aftësi të kufizuara në Kitchener në Ontario në shtator të vitit 1986.

Ai kishte hipur në një autobus, mirëpo kishte pësuar një lëndim për të cilin policia mendon se i ka shkaktuar humbje të kujtesës.

Latulip ka jetuar në regjionin e ujëvarave të Niagarës nën një tjetër identitet për dekada të tëra, para se t’i kthehej kujtesa.

Ai ishte drejtuar një zyre për punë sociale dhe e kishte treguar identitetin e tij e më pas është zbuluar se ai ishte “person i zhdukur”.

Ndërsa, me një test të ADN-së është vërtetuar edhe identiteti i tij i vërtetë.

“Jam polic që 18 vjet dhe kjo është diçka që vetëm në televizor e kam parë”, ka thënë shefi regjional i policisë së Niagarës, Philip Gavin.

Ndërsa nëna e tij që jeton në Ontario të Kanadasë, është shokuar nga lajmet për të birin.

Latulip e ka moshën mentale të një 12 vjeçari sipas autoriteteve amerikane.

Sanders vs Clinton – Përplasja rritet, dallimet thellohen

0

Mbrëmë është zhvilluar debati i radhës në mes të dy kandidatëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Demokratëve – Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

Clinton e Sanders janë përplasur për disa çështje, siç janë politikat shëndetësore dhe politika e jashtme, por debati më i ashpër është zhvilluar se kush është pro e kush kundër, Presidentit të tanishëm të SHBA-ve, që vjen nga radhët e Demokratëve, Barack Obama, njofton Klan Kosova.

Hillary Clinton ka thënë se Bernie Sanders e ka kritikuar shumë shpesh qasjen e Obamës dhe politikat e tij, madje ajo tha se Sanders e ka quajtur Presidentin aktual të dobët dhe më mbiemra të tjerë jo të hijshëm.

“Këto lloj kritikash i pres nga Republikanët, por jo nga senatori Sanders”, ka thënë Clinton.

Sanders është përgjigjur se ai ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Obamës dhe i ka ndihmuar në vazhdimësi atij, por ka thënë se kur duhet të kritikohet dikush, ai nuk heziton ta kritikojë as Obamën.

“Në mes nesh është vetëm njëri që ka garuar kundër Presidentit Obama, dhe ai nuk jam unë”, ka ironizuar Sadners.

Në debatin e organizuar nga televizioni publik PBS NewsHour, të shtatin me radhë mes Demokratëve, është diskutuar edhe për reformën e migrimit dhe për 11 milionë njerëzit që qëndrojnë ilegalisht në Amerikë. Sanders ka thënë se nuk do ta deportonte asnjë nga vendi dhe me këtë është pajtuar edhe ish-sekretarja Clinton.

Normalisht nuk është lënë pa u diskutuar edhe për temën favorite të senatorit nga Vermonit – Wall Street-in.

Ai përsëri ka përmendur faktin se në Amerikë ka një sistem të korruptuar zgjedhor, ku të pasurit financojnë kampanjat e politikanëve dhe më pas i influencojnë ata.

Clinton, e cila ka mbështetje nga donatorët e mëdhenj, është kundërpërgjigjur se jo domosdoshmërisht nëse ndihmohesh me para nga pasanikët edhe influencohesh nga ata dhe ka përmendur Obamën, i cili përkundër se kishte donatorë të mëdhenj iu vu pas atyre, kur ishte e nevojshme.

Shtetet e radhës të cilat votojnë, janë Nevada dhe Karolina Jugore, të dyja vende këto me popullsi kryesisht hispanike dhe afro-amerikane, prandaj është diskutuar edhe për barazinë para ligjit të të gjitha racave që jetojnë në Amerikë.

Sanders ka thënë se është e pakuptimtë se si burgjet në vend janë të mbushura kryesisht me afro-amerikan, ku vetëm në shtetin e Karolinës Jugore çdo i katërti adoleshent me ngjyrë përfundon në burg.

Sanders ka premtuar se nëse zgjedhet President ai do ta ndryshojë sistemin duke krijuar më shumë qendra edukimi dhe duke zvogëluar numrin e të burgosurve në vend.

Ndërsa Clinton, e cila u mundu të paraqitet mirë, pas humbjes së thellë që e pësoi në New Hampshire para pak ditësh, tha se Sanders do ta rrisë për nga numri i personelit administratën shtetërore deri në 40 për qind, nga sa është tani.

Votimet në Nevada e Karolinën Jugore do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos për Bernie Sanders, i cili, sipas sondazheve, nuk përkrahet shumë as nga komuniteti afro-amerikan e as nga hispanikët.

Fuqitë e mëdha kërkojnë armëpushim në Siri

0

Fuqitë botërore, kanë rënë dakord që të të bëjnë armëpushim mbarëkombëtar në Siri, duke filluar javën që vjen, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Një vendim i tillë është marrë gjatë mbrëmjes të së enjtes në mes Amerikës, Rusisë e fuqive të tjera botërore në Mynih të Gjermanisë.

Pezullimi i konfliktit nuk vlen për luftën kundër grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik.

Marrëveshja në mënyrë eksplicite e përjashton Shtetin Islamik dhe frontin al-Nusra, lufta kundrejt të cilëve do të vazhdojë.

Në anën tjetër, qeveria siriane dhe grupet e tjera opozitare nuk e kanë konfirmuar se janë të gatshëm t’i përmbahen armëpushimit.

Më shumë se 250,000 njerëz janë vrarë gjatë 5 viteve të fundit në luftën në Siri.

Shtëpia e Jimi Hendrix hapet për publikun

0

Apartamenti në Londër ku jetoi Jimi Hendrix, mbi 45 vite më parë është hapur për publikun.

I restauruar ashtu si në kohën kur jetonte rock-stari, i cili e kishte dekoruar me idetë e tij gjithçka që nga perdet, tek jastëkët dhe ornamentet, apartamenti kishte një vlerë të veçantë, sepse sipas tij ishte “e vetmja shtëpi e vërtetë e tij”.

Me qilime në dysheme, gazeta dhe disqe të vjetër, si dhe një kitarë e vendosur në shtrat, duket sikur apartamenti është thyer pas në kohë.

Hendrix nisi të jetoi në këtë apartament në Korrik të vitit 1968, kur e dashura e tij Kathy Etchingham e gjeti për herë të parë në një lajmërim gazete.

Në këtë vend ai shkruante muzikë, bënte prova, por dhe ka dhënë shumë intervista televizive.

Dënuan ministrin, u suspenduan policët në Prizren

0

Policët, Nazmi Jahiri dhe Enver Sejfullahu, po bënin punën e tyre të zakonshme kur me 13 korrik të vitit të kaluar kishin vendosur të shqiptonin një gjobë për një person që kishte parkuar veturën në vendin e ndaluar, në qytetin e Prizrenit. Vendimi për ta ndëshkuar shkelësin për ta “doli të ishte i gabuar”.

Personi që ngiste veturën zyrtare ishte shoferi i ministrit pa portofol në Qeverinë e Kosovës, Rasim Demiri, i cili me t’u afruar tek vetura iu kishte rekomanduar policëve që të mos shqiptonin dënimin, ndërkohë që ua kishte bërë me dije atyre se është ministër.

Por, fakti se në atë veturë po futej një ministër nuk u la fare përshtypje të dy policëve, të cilët thonë se në atë moment vetëm po e kryenin detyrën sipas ligjit. Menjëherë pas këtij veprimi, ministri Demiri kishte ushtruar autoritetin e tij duke bërë kërkesë për suspendimin e policëve.

Përveçse kishte bërë ankesë, vetë ministri ishte përkujdesur që ta shfrytëzonte fuqinë që ka në rajonin e Prizrenit dhe menjëherë kishte ndodhur suspendimi i policëve. Atyre iu morën armët dhe kartelat zyrtare.

Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Standardeve brenda Policisë së Kosovës, një kopje të së cilës e posedon edhe gazeta “Zëri”, ishte arsyetuar veprimi i ministrit, Rasim Demiri, e për më shumë në këtë dokument thuhej se të dy policët kishin bërë shkelje të rënda disiplinore dhe se për këtë po fillonin hetimet. /Zëri

Qytetarët do ta ndëshkonin Hashim Thaçin

0

PDK-ja i frikësohet zgjedhjes direkte të presidentit. Lihet anash, qëllimisht, pakoja e gatshme ligjore

Koalicioni PDK-LDK po e shkel marrëveshjen politike dhe rezolutën e Kuvendit, për të pamundësuar zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli. Skandalet e njëpasnjëshme ia kanë ulur autoritetin dhe e kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të kandidatit presidencial

Pavarësisht faktit që PDK-ja dhe vetë kreu i saj Hashim Thaçi, së bashku me LDK-në kanë punuar dhe e kanë finalizuar gjatë mandatit të kaluar gjithë projektin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, madje është hartuar edhe Ligji për presidentin dhe kompetencat e tij, që janë gati si pako për miratim në Kuvend, tani PDK-ja nuk po i bindet kërkesës së opozitës së bashkuar që të zbatohen këto ndryshime, duke ndërruar mendjen tërësisht nga koncepti dhe parimet për të cilat ishte angazhuar në të kaluarën mbi bazën e vetë rezolutës së miratuar në Kuvend, shkruan Kosova Sot.

Analistët politikë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare theksojnë se një ndryshim kaq rrënjësor i qëndrimeve të PDK-së dhe kreut të saj Hashim Thaçit, sa i takon zgjedhjes së presidentit, ka të bëjë pikërisht me ambiciet e tij personale të cilat tani nuk do të mund t’i realizojë në një konkurrencë demokratike të kërkimit të votës për president nga qytetarët. Ata theksojnë se pazaret politike në bisedime me Serbinë dhe instalimin e oligarkisë kriminale në parti dhe strukturat qeverisëse, e sidomos me daljen e informatës se është agjent i shërbimeve sekrete, gjë të cilën ishkryeministri nuk po e merr guximin që ta demantojë, janë ato elemente që e kanë degraduar aq rëndë figurën e Hashim Thaçit, saqë ballafaqimi me qytetarët në kërkim të votës së drejtpërdrejtë për president të vendit do ta varroste përfundimisht karrierën e tij politike me një “JO” të madhe nga votuesit e Kosovës. /Kosova Sot

Te presidentja, vetëm për zgjedhje

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve me krerët partiakë për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.

Megjithatë, përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare thonë se kryetarët e këtyre subjekteve do të pranojnë të takohen me drejtuesit e koalicionit qeverisës vetëm nëse në rend dite do të jenë modalitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndryshe, sipas opozitarëve, takimet e organizuara nga presidentja Jahjaga janë të kota sepse nuk prodhojnë asnjë rezultat.

Zyra e presidentes ka bërë të ditur se Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës, por nuk tregon se kur do të thirret takimi tjetër i liderëve partiakë, pas atij që u mbajt të hënën.

“Presidentja Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për dialog ndërmjet partive politike parlamentare për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentes. /Zëri

Limaj: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që sa më shpejt të ulen në një tryezë të përbashkët për të ndërtuar një agjendë për shkuarje në zgjedhje të reja.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës janë zgjedhjet e parakohshme.

Limaj ka mohuar se me shkuarjen e liderit të AAK-së tek presidentja opozita është e përçarë.

Sipas tij, opozita është më e bashkuar se kurrë. Ai ka bërë me dije se opozita është duke u mobilizuar për protestën e 17 shkurtit, e cila tha se do të jetë gjithëpopullore dhe paqësore.

Hasani: I kemi votat, Hashim Thaçi do të zgjidhet president

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk kanë njoftim zyrtar për mbajtjen e seancës së kësaj jave.

E, sa i përket zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të Kosovës, ai tha se nuk ka dyshim për këtë.

“Asnjë informatë zyrtare nuk kemi për mbajtjen e seancës të gjitha janë thashetheme”, ka thënë ai.

“Pa dyshim që Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Republikës së Kosovës, i kemi votat”, tha Hasani. /Telegrafi/