11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6830

Muja: Marrëveshjet mund të rivlerësohen

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të ulen dhe të bisedojnë për tejkalimin e krizës politike.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse do të lejohej që dikush nga jashtë të vijë dhe ta menaxhojë situatën e dialogut.

“Edhe në këtë rast duhet të bisedojmë ndërmjet vete, sepse gabimi më i madh do të jetë nëse opozita do të lejojë që dikush nga jashtë të vijë dhe ta menaxhojë situatën e dialogut. Kjo do të jetë e dëmshme për të gjitha palët. Momentalisht pozita dhe opozita duhet të ulen dhe t’i marrin përgjegjësitë, dhe mbi bazën e debatit ta gjejnë mesataren e vlerësimit politik”, ka theksuar ai.

Muja ka thënë se marrëveshja për demarkacionin dhe ajo për asociacionin momentalisht janë pa efekte juridike dhe ka mundësi të rivlerësohen.

Sipas tij, opozita e ka arritur qëllimin, meqë asnjë deputet në Kosovë nuk e miraton demarkacionin në formën aktuale.

“Demarkacioni dhe asociacioni nuk janë Gjykatë Speciale. Kjo është një natyrë krejt tjetër e problemit dhe nuk e besoj se gjen ndonjë deputet të pozitës i cili më sy mbyllur do ta votojë çështjen e demarkacionit apo të asociacionit. Këto dy marrëveshje momentalisht janë pa efekte juridike dhe kemi mundësi t’i rivlerësojmë”, ka deklaruar Muja, duke shtuar se zgjidhja është brenda institucioneve.

“Qeveria proceduralisht ka bërë gabime të cilat duhet t’i pranojë publikisht, ndërsa opozita, në këtë rast Ramush Haradinaj, ka pasur të drejtë që nga aspekti procedural ta kontestojë marrëveshjen e demarkacionit. Unë kam propozuar të formohet një komision i jashtëm profesional, qoftë edhe me propozimin e Haradinajt, dhe ai komision t’i dëgjonte të gjitha palët. Në Komisionin për Planifikim Hapësinor është porta e cila, ose do ta çojë për ratifikim demarkacionin nëse del se kufiri është në rregull, ose do ta kthejë mbrapsht në Qeveri për ta rishikuar”, është shprehur Muja. /Epoka e Re

Opozita manifeston ‘Për Republikën’ në Gjilan

0

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, do të protestojnë të shtunën në Gjilan kundër dy marrëveshjeve, asaj përAsociacionin e komunave serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ky manifestim me moton “Për Republikën” është paraparë të mbahet në ora 13:00 në sheshin para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Opozita i ka ftuar qytetarët e Gjilanit që në mënyrë sa më masive t’i bashkohen këtij manifestimi në kundërshtim të këtyre dy marrëveshjeve.

Partitë opozitare konsiderojnë se Gjilani dhe Anamorava janë një prej rajoneve më të prekura prej decentralizimit etnik, i cili tashmë po shndërrohet në “Zajednicë” gjersa thekson se copëtimi i Anamoravës me krijimin e enklavave etnike serbe pengon zhvillimin infrastrukturor, ekonomik dhe shtetndërtues në këtë rajon .

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, javën e kaluar, të shtunën një javë, protestën nga Prishtina, të mbajtur më 28 nëntor në sheshin “ Zahir Pajaziti”, e zhvendosën në Gjakovë ku kundërshtuan këto dy marrëveshje.

Arrestimet dhe burgosja e drejtorëve, suksesi më i madh i ‘Qeverisë Muja’

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha thotë se viti 2015-të, do të mbahet në mend për ngritje të aktakuzave dhe burgosjen e drejtorëve të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Sipas tij, qeverisja e Prizrenit, edhe gjatë këtij viti, është renditur në “top listën” e qyteteve me keqqeverisje dhe korrupsion më të madh.

“’Qeveria Muja’ në Prizren, për vitin 2015-të, do të mbahet në mend për dhjetëra aktakuza dhe arrestime spektakulare të drejtorëve dhe stafit që qeverisë me Prizrenin”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Ai vlerësoi se Qeveria e Mujës nuk e ka as idenë më të vogël se cili është roli i saj.

“Kemi dështime të mëdha. Fatkeqësisht Prizreni vazhdon të jetë në ‘top listën’ e qyteteve me qeverisje më të keqe dhe të korruptuar”.

Berisha thotë se nuk ka dëgjuar apo lexuar në media një lajm të mirë për Prizrenin.

“Sa herë flitet në media për Prizrenin nuk flitet për ndonjë të arritur, por flitet për arrestime e hetime të zyrtarëve të Komunës“, shprehet Berisha.

Ai beson se qytetarët e Prizrenit,tashmë janë penduar për gabimin që kanë për në zgjedhjet e kaluara,kur kanë votuar PDK-ë.

“Të penduar duhet të jenë edhe liderët e partive minoritare të cilët manipuluan me votuesit e tyre dhe tash dalin e flasin se si po ju kidnapohen fëmijët nga banditët e Ramadan Mujës”. /PrizrenPress.com

Solo Springsteen

0

Bruce Springsteen dhe E Street Band kanë njoftuar zyrtarisht për turneun e madh që do ta nisin më 2016, për ta festuar 35 vjetorin e “The River”, por ky nuk është plani i vetëm që këngëtari ka për të ardhmen.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është duke punuar në albumin e tij të ri dhe që duket se do të rezultojë me një turne pa E Street Band.

“Ky projekt është më shumë solo. Nuk është projekt që do ta nxirrja jashtë bendin”, ka thënë Springsteen për SiriusXM’s E Street Radio.

Aktualisht, nuk dihet se kur do të mund të publikohet ky album. Ajo që dihet me siguri është se një turne i madh – “The River” – do ta kënaqë botën më 2016. Pastaj, fjalën do ta ketë Bruce Springsteen vetëm.

Lubonja i tregon opozitës si rrëzohet Qeveria

0

Analisti Fatos Lubonja thotë se Qeveria nuk përmbyset me gaz lotsjellës, siç po vepron opozita, por nëpërmjet një lëvizjeje popullore Opozita duhet nëpërmjet një lëvizjeje popullore t’i bindë njerëzit në masë për të përmbysur Qeverinë, e jo duke përdorur sistematikisht gaz lotsjellës në Kuvend. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, duke i analizuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai, megjithatë, e vlerëson si të tepruar arrestimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët nëpërmjet gazit lotsjellës e kanë bllokuar legjislativin, duke kundërshtuar kështu Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Arrestimi i deputetëve është në dëm të demokracisë. Ata duhen liruar sa më parë, kurse për pengimin e hedhjes së gazit duhen gjetur mënyra të tjera”, ka thënë ai.

Duke folur për marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi, Lubonja thotë se duke u nisur edhe nga përvoja e së kaluarës, retorika për mbrojtje të kufijve e të interesave të tokës më së shumti shërben për të manipuluar njerëzit, sepse, siç thotë ai, njerëzit para së gjithash duan të kenë sigurinë se kanë politikanë që sinqerisht mendojnë për të mirën e tyre.

“Dhe ka nga ata në opozitë që kur u ka ardhur mundësia të bëjnë diçka për njerëzit kanë treguar se kanë punuar thjesht dhe vetëm për interesat e tyre. Nëse ti nuk punon që një ditë njerëzit të ndjehen më mirë në kufirin këtej, por punon për të kundërtën, atëherë është e kotë që të flasësh për kufij”, ka shtuar ai. /Zëri

Mustafa, i gozhduar nga Thaçi

0

Qeveria e koalicionit, e kushtëzuar nga mafia politike. LDK-ja u bë pjesë e kapjes së shtetit nga PDK-ja

Analistët dhe opozita theksojnë se kryeministri aktual formalisht udhëheq Qeverinë, por de facto janë grupet kriminale të interesit, të lidhura me PDK-në, por dhe LDK-në, që kontrollojnë gjithçka

Para një viti, Isa Mustafa i ktheu shpinën bllokut VLAN dhe kështu pas marrëveshjes me Thaçin fitoi postin e kryeministrit të Kosovës. Mënyra sesi lideri i LDK-së erdhi deri tek pozita më e lartë e ekzekutivit, si dhe fakti që nuk ishte kandidati me më së shumti vota në zgjedhjet nacionale, siç duket, e zbehu në publik namin e tij si kryeministër. Udhëheqja e dobët e Qeverisë, e dobësoi edhe më tej figurën e tij, shkruan Kosova Sot.

Së fundmi, pak ditë më parë Mustafa kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar, që të jenë më shumë prezent në Kosovë sesa jashtë, duke dëshmuar kështu se nuk po arrin t’i ketë nën kontroll anëtarët e ekzekutivit. Për këtë, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, tha se është një deklaratë apo kërkesë absurde nga ana e kryeministrit.

“U adresua se duhet të marrë masa se ministrat po udhëtojnë shumë, po në fakt menaxhues i ministrave është vetë kryeministri Isa Mustafa”, tha Kadriaj. /Kosova Sot

Specialja funksionalizohet shpejt

0

Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës për funksionalizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, vendi i ka kryer obligimet e veta në këtë proces dhe tani funksionalizimi i saj varet tërësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas njohësve të këtij procesi, funksionalizimi i Speciales do të bëhet brenda pak muajsh, pasi ata vlerësojnë se kohët e fundit është vërejtur interesim më i madh i faktorit ndërkombëtar për ta jetësuar këtë Gjykatë. Përveç konfirmimit nga ana e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, për arritjen e marrëveshjes me Holandën, Qeveria e Kosovës refuzon të japë më shumë detaje për këtë çështje.

Gazeta “Zëri” ka kërkuar sqarime shtesë edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe nga Holanda, por as ata nuk kanë dhënë detaje për këtë çështje. Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, ka thënë për gazetën “Zëri” se nëse marrëveshja me Holandën përfshin çështjen e vuajtjes së dënimit për të dënuarit potencialë, si dhe çështjen e vendndodhjes së selisë së Gjykatës, atëherë Kosova teknikisht e përfundon nga ana e saj pjesën e angazhimit për themelimin e Gjykatës.

Në këtë rast, sipas tij, “topi” kalon në anën e Bashkimit Evropian. /Zëri

Krenohet Ramadan Muja

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2015. Ai ta se gjatë këtij viti,Komuna e Prizrenit,ka realizuar shumicën e projekteve.

“Këtë vit i kemi pasur të koduar 282 projekte. Shumica prej tyre janë realizuar”, ka thënë Muja për RTVB.

“Vitin 2015-të po e përmbyllim me përurimi e shumë projekteve”.

“Edhe në vitin e ardhshëm, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera”, premton Muja./PrizrePress.com/

Paulo Coelho renditet i dyti në listën e Udhëheqësve të Mendimit global

0

Në listë janë edhe Orhan Pamuk e Umberto Eco.

Paulo Coelho renditet i dyti në listën e Udhëheqësve të Mendimit global për vitin 2015, në të cilën maten zërat më ndikues të botës, që do të thotë ata që ndryshojnë mënyrën sesi mendojmë dhe sesi përhapen idetë.

Instituti “Gottlieb Duttweiler” dhe gazeta “The WorldPost”, në bashkëpunim me studiuesin e Institutit të Teknologjisë së Masaçusetit, Peter Gloor, kanë identifikuar paqebërësit më të rëndësishëm të bashkëbisedimit ndërbotëror.
Idetë e mëdha mund të ndryshojnë botën, dhe këta mendimtarë kontribuojnë me idetë e tyre .Disa nga njerëzit më me ndikim janë:

1. Papa Françesku
2. Paulo Coelho
3. Muhammed Yunus
4. Orhan Pamuk
5. Edward Snowden
6. Umberto Eco
7. Richard Dawkins
8. DaLai Lama /

Shkëmbinjtë bllokuan rrugën Prizren-Prevallë

0

Rruga Prizren-Prevallë ka qëndruar e bllokuar për gati një orë.

Kjo pasi që disa shkëmbinjtë janë rrëzuar dhe kanë shkaktuar tollovi në komunikacioni.

Në vendin e ngjarjes siç përcjell Express, kanë dalë kompanitë private për ta pastruar rrugën dhe tani është e kalueshme.