9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6850

Rugova pranon ta ketë vrarë gruan e tij

0

Një person nga Brooklyn, SHBA, që kishte vrarë gruan e tij për shkak të dyshimit për tradhti – pak orë para se të hapte një piceri me emrin e tij – ka pranuar fajësinë në Gjykatën Supreme të Brooklynit të hënën.

Hasan “Sammy” Rugova ka pranuar para gjykatësit John Ingram se e ka therur për vdekje bashkëshorten e tij, Gyltene Rugova, nga xhelozia majin e vitit 2014.

Për shkak se pranoi vrasjen, akuza e Rugovës u ul nga Vrasja e shkallës 2 në Vrasje pa paramendim të shkallës 1, dhe do të shërbejë 18 vjet në burg për vrasje.

Rugova, 54-vjeç, i ka ngulur thikën disa herë në qafë dhe gjoks gruas së tij në dhomë të ndejës në apartamentin e tyre në Bay Ridge pasi i kishte kërkuar shkurorëzim, kanë thënë autoritetet, raporton “NewYorkPost”. Më pas ai ktheu thikën kah vetja dhe u vetëther në përpjekje për t’u vetëvrarë. Kur djali i tyre, asokohe 14 vjeç, Ibrahimi, deshi t’ia merrte thikën, ai ishte prerë në parakrah, transmeton Koha.net.

Urdhri i Gjykatës përfshin edhe mbrojtje për katër fëmijët e çiftit, të cilët Rugova nuk lejohet t’i takojë deri më 20 maj të vitit 2045 – që do të jetë edhe 31 vjetori i vdekjes së nënës së tyre.

Rugova, që thuhet se është nga Shqipëria, ka shtetësinë e Amerikës tash e 15 vjet dhe nuk pritet të deportohet kur të nis vuajtjen e dënimit më 9 dhjetor.

Naim Maloku ‘selam’ politikaneve: Nëse vraheni mes vete, ju ka zanë harami

0

Pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Nait Hsanit, se Kosova nuk guxon të shkoj në luftë civile, ka reaguar ish deputeti Naim Maloku duke se për liderët politik populli nuk e ka ndërmend të hyj në luftë civile.

Maloku përmes një statusi në “Facebook” ka thënë gjithashtu se populli kanë një shpjegim se pushtetarët i ka zënë ‘harami’ siç thotë ai.

“Jo hiq mos u brengos,

Per Isen,Hashimin,Albinin,Ramushin e Fatmirin populli nuk e ka ndermend me hy ne lufte civile e me u vra ne mes veti.

A nese Ju vraheni mes veti, populli e ka nje spjegim per kete ” I ka zene harami ” thone.

Ne shume fshatra kane fillu edhe t’pamet mos me u majte” ka shkruar Maloku.

Veseli: Ishte ditë e rëndë, na duhet urgjent zgjidhje politike

0

Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se sot ishte një ditë e rëndë për vendin.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se arrestimet e deputetëve janë pamje e rëndë por se shteti ligjor nuk kapitull përballë thyerjes së ligjeve.

Në këtë postim, Veseli thekson nevojën për zgjidhje urgjente politike.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, të nderuar bashkëqytetarë!

Sot, kaluam një ditë të rëndë. Të rëndë për Kuvendin. Të rëndë për vendin. Arrestimet e deputetëve janë një pamje e rëndë, por shteti ligjor nuk mund të kapitullojë përballë thyerjes së ligjeve. Na duhet urgjent zgjidhje politike!

Kur rrezikohet Kosova, unë jam Zafiri i ’98-së

0

I ftuari i parë në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ishte Zafir Berisha nga Nisma.
“Jo me gjuajt gaz, po për Kosovën jam në gjendje me gjuajt gjithçka”, tha ai duke diskutuar për ngjarjet e sotme në Kuvend.

“Kur rrezikohet Kosova, unë jam ai Zafiri i ’98-së”, tha Berisha.

Berisha tha për Televizionin Rrokum se ka folë me nji avokat dhe nesër ka me paditë Gazetën Express dhe kreun e saj, Berat Buzhalën, për lajmin me titull skandaloz.

“Berat Buzhala asht dora e zgjatur e krimit të organizuar”, tha Berisha.

Berisha ma tej shpjegoi se ka vendose me luftuar kundër këtyre bandave që veprojnë në interes të njerëzve në pushtet.

Ndërsa për pezullimin e opozitës Berisha tha se s’ka koment dhe se kane me vazhdue edhe nëse ka arrestime të deputetëve të tjerë.

“Ka pasur zëra që donë me na pezulluar për 3 muaj, po ka dalë dikush i mençur dhe e ka tërhequr këtë vendim, edhe pse çuditem nëse aty ka mbet dikush i mençëm”, vazhdoi Berisha.

Ndërsa në fund të bisedës Berisha tha se nëse nuk tërhiqen marrëveshjet ka me u tërheq Qeveria.

“Dashurinë Dhuroma” e Kumrijes dhe Besimit vjen edhe me video klip (Video)

0

Këngëtarët Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqi kanë lansuar klipin e tyre “Dashurinë dhuroma”. Në një prononcim për Gazetën KNN, Kumrije Mustafa tha që “jemi jashtëzakonisht të kënaqur me klipin dhe mbarëvajtjen e tij”.

Bashkëpunëtorët e këngës “Dashurin dhuroma“ kanë qenë: Teksti dhe muzika Ilir Berani, incizimi i këngës studio Miti, ndërsa videoklipin e ka bërë EMF Kreativë.

“Klipi është realizuar në Prishtinë dhe jemi jashtëzakonishtë të kënaqur. Klipi është lansuar në televizionet tona dhe mendoj që do të pritet mirë” , u shpreh Kumrija për Gazetën KNN.

 

 

 

Nuk ndalet Qosja, ja çka u shkruan ambasadorëve të Quint-it

0

Akademiku Rexhep Qosja ka vazhduar ta mbajë në fjalor emrin e kriminelit Sllobodan Millosheviq. Ai në një letër të hapur, adresuar ambasadorëve të vendeve të Quintit, ka komentuar arrestimet që i bëri policia më 28 nëntor, duke i konsideruar veprimet e këtyre të fundit si të kohës së Millosheviqit.

Akademiku, i cili ditëve të fundit është shumë aktiv me kritika ndaj koalicionit qeverisës, e veçmas ndaj kryeministrit Mustafa, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes dhe deputetët u arrestuan si në kohën e Millosheviqit dhe u përgjakën.

Më poshtë po e publikojmë letrën e plotë të Qosjes, që ua ka dërguar medieve:

AMBASADORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, TË MBRETËRISË SË BASHKUAR, TË FRANCËS DHE TË ITALISË NË KOSOVË

Zotërinj të nderuar!

Në vlerësimin për protestën e tri partive opozitare – të Vetëvendosjes, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës, më 28 nëntor 2015, Ju shprehët gëzimin pse ajo protestë ishte paqësore.

Por, njëkohësisht Ju shprehët gëzimin edhe për, si thatë, përfshirjen, domethënë për sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj asaj proteste.

Ky vlerësim i Juaji, duke përfshirë me të edhe vlerësimin për sjelljen e Policisë ndaj protestuesve, sa u solli gëzim “sundimtarëve” aq më shumë u solli dëshpërim të “sunduarve” në Kosovë.

Nuk mund ta di a e keni shikuar protestën deri në fund, kur me blic krig u pushtuan zyrat e Vetëvendosjes prej Policisë së Kosovës. Por, në qoftë se e keni shikuar protestën deri në fund, apo në qoftë se i keni parë pamjet që kanë dhënë disa televizione për epilogun e saj, atëherë nuk besoj se do të mund të shprehej gëzim për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë.

Jo.

Policia e Kosovës nuk u soll vrazhdë, jo: Policia e Kosovës u soll armiqësisht ndaj protestuesve. Ajo përgjaku sa e sa protestues! Ajo përgjaku edhe plakun – baba të dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! Ajo shtriu përtokë edhe avokatin e deridjeshëm të popullit! Ajo i ngarkoi në automjetin e saj – burg, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj! Ajo mori në biseda të ashtuquajtura informative, si u tha, rreth 180 protestues! Në të gjitha këto raste Policia e Kosovës u soll, pra, siç sillej policia e Millosheviqit kur futej nëpër shtëpitë e të rinjve shqiptarë të cilët gjatë protestave brohorisin parullën Kosova Republikë.

E si u soll Policia e Kosovës kur e arrestoi Albin Kurtin? U soll armiqësisht siç u soll Policia e Sllobodan Millosheviqit kur e arrestoi atë para shumë vitesh!

Ju, ndoshta, nuk e kuptuat pse Policia e Kosovës u soll aq armiqësisht ndaj protestuesve, ndaj Vetëvendosjes dhe ndaj Albin Kurtit. Dhe, nuk e kuptuat sepse mund të mos e dini jetëshkrimin politik të urdhërdhënësit të ndërhyrjes policore në protesta: të kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i sotëm i Kosovës ishte shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në dy mandate kryetar i qeverisë së Prishtinës e, mandej, anëtar i Qeverisë që atëherë quhej Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, që në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë kur ishin vrarë disa dhjeta të rinj e kur ishin plagosur rëndë qindra të tjerë. Ai ishte formuar për një përdorim të tillë stalinist, të policisë ndaj protestuesve!

Për të gjitha këto arsye, gëzimi juaj, Zotërinj të nderuar, për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë më bëri të vetëpyetem: a është e mundshme që diplomatët e popujve që i kanë sjellë aq të mira shkencore, politike, demokratike, kulturore, qytetëruese njerëzimit të gëzohen kur policia vendos “demokraci” në parlament, kur policia qëron hesape aq armiqësisht me vëllezërit, me baballarët, me atdhetarët e vet, me qytetarët e vet?

Unë, natyrisht, nuk pajtohem me përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por, ky mospajtim nuk më bën të arsyetoj përfshirjen e tillë të Policisë së Kosovës në protestë; nuk pajtohem as me burgosjen e atyre që e përdorën gazin lotsjellës; dhe nuk pajtohem as me përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e parlamentit! Jo. Unë shtroj pyetjen që Ju, si duket, nuk e keni shtruar: ku qëndron shkaku kryesor për krizën e sotme politike dhe institucionale në Kosovë? Po të shtrohet kjo pyetje do të jepet edhe përgjigjja e duhur: shkaku kryesor për këtë krizë qëndron në qeverinë e Kosovës.
Republika e Kosovës me këtë qeveri nuk është Republikë parlamentare. Jo, Republika e Kosovës me këtë qeveri është Republikë partiake. Në këtë Republikë partiake, Qeveria është organi suprem shtetëror! E shteti ku qeveria është organi suprem nuk mund të jetë shtet demokratik.

Dhe, sjellja sulltanore e kësaj qeverie, shpërfillja e Kuvendit nga kjo qeveri, përdorimi privat i Policisë nga kjo qeveri, miratimi sulltanor duke përbuzur Kuvend e opinion i marrëveshjeve për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për ricaktimin e kufijve me Malin e Zi kanë sjellë mospajtimet e pashmangshme çfarë i kemi parë, po i shohim e do t’i shohim të Opozitës dhe, të jeni të sigurt, të pjesës më të madhë të popullit shqiptar. Po, nuk vihet ashtu lehtë, ashtu krye më vete, ashtu papërgjegjshëm, pa u këshilluar as në Kuvend, as në popull, nënshkrimi për marrëveshje të tilla, që kanë të bëjnë me të sotmen e të ardhmen e Kosovës.

Përvoja tragjike historike e ka bërë popullin shqiptar të jetë pamatshëm i ndjeshëm, pamatshëm i frikësuar ndaj “marrëveshjeve” të tilla. Përshtrirja e shteteve fqinje në tokat ku shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë e madhe etnike dhe rrëmbimi i këtyre tokave me kufij të ricaktuar me vendimin e shteteve evropiane si Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia e jo mospuna, jo përtacia e kanë bërë popullin shqiptar të varfër, si kanë thënë dikur diplomatë e shkencëtarë tuaj, popull pa kushte natyrore për mbijetesë!

Në reagimin e gëzueshëm ndaj protestës Ju, zotërinj ambasadorë, thoni se jeni të përkushtuar: për “fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, se “asnjëri nuk është mbi ligjin”, se të gjithë, edhe përfaqësuesit politikë, “i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”.

Për Kosovën sot dhe për Kosovën gjithmonë këto që thoni janë tepër të rëndësishme.

Do t’ju duhen shumë ditë e shumë përpjekje, që të bëhen njëmendësi këto mendime tuajat për Kosovën.

Ju e dini, besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hanit – se në Kosovë zotëron korrupsion pandemik. Numër i madh i pushtetarëve të lartë dhe i poltronëve të tyre politikë sot kanë pasuri të tundshme e të patundshme milionëshe. Me rroga natyrisht nuk e kanë krijuar atë pasuri.

E kanë krijuar me korrupsion e me mënyra të tjera të paligjshme në procesin e privatizimeve, duke vjedhur, duke plaçkitur, duke rrëmbyer pasuritë kombëtare të Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë në gjyq. Të gjithë me “kushtetutë” e kundërshtojnë çdo ide për miratimin e ligjit mbi hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. Pa u nacionalizuar pasuria e krijuar me korrupsion dhe në mënyra të tjera të jashtëligjshme Kosova nuk do të mund të demokratizohet e as do të mund të qetësohet. Ndihmojeni Kosovën që të shpëtojë prej këtyre të korruptuarve.

Ju e dini besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit, se në Kosovë zotëron krim i organizuar. Ndihmojeni

Kosovën të shpëtojë prej kriminelëve që i bëjnë krimet ashtu organizueshëm.
Në Raportin e Progresit të zotëri Hanit u tha se Gjyqësori në Kosovë është i përdorur prej strukturave të larta politike. Ndihmojeni Kosovën, zotërinj ambasadorë, që Gjyqësori i Kosovës të bëhet çka është në vende vërtet demokratike: të bëhet i pavarur, institucion i së drejtës.

Ju e dini – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit – se mediat në Kosovë, në mënyrë të veçantë RTK-ja, u shërbejnë pushtetarëve e jo opinionit. Ndihmoni, zotërinj ambasadorë, që mediat kosovare, në mënyrë të veçantë ato të rëndësishmet – ato elektronike, të kontrollojnë pushtetin e jo të jenë të kontrolluara prej pushtetit.

Nuk jam i sigurt se e dini së Kosova me më pak se dy milionë banorë ka sot shtatë universitete publike dhe mbi tridhjetë universitete private.Të gjitha këto universitete, përpos të tjerash, i shërbejnë edhe punësimit të njerëzve të pushtetarëve.

Ndihmojeni Kosovën që numrin e universiteteve publike e private t’ia përshtasë nevojave e mundësive, nevojave e interesave të veta reale.

Ju mund të keni dëgjuar e mund të keni lexuar, zotërinj ambasadorë, se nepotizmi është kriteri kryesor për përzgjedhjen e njerëzve për punësim në të gjitha fushat e jetës shoqërore, politike, ekonomike, universitare, madje edhe diplomatike.

Vëllezërit, motrat, tezet, hallat, xhaxhatë, dajat, nipat, mbesat, kushërinjtë, miqtë janë të privilegjuarit e sundimtarëve të sotëm në Kosovë.

Numri më i madh, larg më i madh, i qytetarëve të Kosovës nuk gëzojnë liri dhe, nuk gëzojnë liri, sepse nuk janë në punë, nuk kanë me çka t’i mbajnë familjet e tyre, nuk kanë siguri ekzistenciale. Nuk ka liri pa siguri. Sepse siguri nuk mund të quhen vetëm siguria në aeroportet dhe ne vendtubimet e qytetarëve. Siguri e plotë, e vërtetë, është siguria ekzistenciale, që nuk ekziston sot për shumicën e kosovarëve.

Pasojat e kësaj pasigurie të numrit më të madh të qytetarëve të Kosovës, zotërinj ambasadorë, do t’i pësojnë vendet tuaja dhe do t’i pësojnë, sepse kosovarët e pa punë, të shpërfillur, të diskriminuar do të bëjnë çmos që të gjejnë shpëtimin në vendet tuaja.

Të këqijat politike, pushtetore, partiake, në Kosovë, të prodhuara prej sundimtarëve të sotëm, janë të shumta e të ndryshme. Mënjanimi i këtyre të këqijave dhe parandalimi i prodhimit të këqijave të reja mund të arrihet.

Dy marrëveshjet e sipërpërmendura, si shkaktare të krizës së sotme politike dhe institucionale në Kosovë, janë prodhim posaçërisht shqetësues i gjithë këtyre të këqijave që me vitë rëndojnë Kosovën dhe i revoltojnë fort qytetarët.

Mënjanimi i të këqijave ekzistuese dhe parandalimi i të rejave do të fillojë atë ditë kur do të dorëhiqen pushtetarët më të komprometuar në Kosovë, e kjo domethënë kur të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese.

Deklarimi i Juaj, zotërinj ambasadorë, për të ndëshkuar opozitën qoftë edhe me polici në Kuvend e për të rehabilituar

Qeverinë, në supet e protagonistëve të së cilës rëndojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë krizë, e bën njëmendësinë e Kosovës tepër të ftohtë dhe të errët.

Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet edhe pas luftës në atë të ftohtë dhe në atë terr!

I keni të gjitha mundësitë.

Me nderimet më të përkushtuara.

Akademik Rexhep Qosja

AI bën thirrje që urgjent të hetohet Policia e Kosovës

0

Organizata ‘Amnesty International’ bën thirrje për hetim të menjëhershëm ndaj Policisë së Kosovës dhe veprimeve të saja kundër aktivistëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

“Nga videot dhe fotografitë që i kemi parë, duket se Policia e Kosovës ka përdorur forcë të dhunshme gjatë operacioneve të saja për ti arrestuar anëtarët e partisë Vetëvendosje në zyret e saja këtë të shtunë”, ka thënë për Kosovo 2.0 Sian Jones, hulumtues i Amnesty International në Ballkan.

“Ne jemi në procesin e mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por ne ju bëjmë thirrje autoriteteve dhe Mekanizmit Parandalues Kombëtar që menjëherë të hap një investigim rreth sjelljeve së policisë”, ka shtuar ai.

Amnesty International gjithashtu i ka shprehur brengat e vete sa i përket sjelljeve të policisë kundrejt aktivistëve të Vetëvendosjes.
Pas monitorimit të ngjarjeve të ditës së shtunë, dhe pas disa intervistave me aktivistët e arrestuar në Prishtinë dhe në QKUK, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka thënë se aksionet e Policisë së Kosovës ishin plotësisht të panevojshme, jo të duhura dhe se asesi nuk mund të justifikohen.

“Terrorizimi i qytetarëve-aktivistëve përmes drejtimit të tytave automatike dhe goditjeve me to si dhe goditjet me shufra gome, madje me plumba gome, me grushte e shqelma përbëjnë po ashtu keqtrajtim të rëndë fizik. Këto veprime janë të ndëshkueshme sipas dispozitave ligjore në fuqi si dhe akteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhej ndër tjerash në komunikatën për media të QKRMT-sw.

Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave Njerëzore dhe Lirive (CDHRF) sot ka publikuar një raport, në të cilën thuhet se eskalimi i situatës ishte plotësisht i panevojshëm pas protestës paqësore.

CDHRF gjithashtu ka thënë se intervenimi i policisë ishte jo-demokratik dhe se veprimet e PK nuk korrespondojnë me të drejtat bazike njerëzore, atyre të lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit politik.

Ndërsa në kontrast me reagimet e organizatave për të drejtat e njeriut, një deklarim i përbashkët i 4 ambasadave në Kosovë, asaj të UK-së, Francës dhe Italisë – pasi që Gjermania nuk e ka nënshkruar deklaratën) i ka lavdëruar aksionet e Policisë së Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që demonstratat kanë qenë paqësore dhe dëshirojmë ta lavdërojmë gjithsecilin që është përfshirë, e sidomos Policinë e Kosovës”, thuhej ndër tjerash në deklaratën e tyre të përbashkët. /lajmi.net

Zafir Berisha kacafytet me policinë (Video)

0

Deputeti i Nisma-s Zafir Berisha, ish komandant i UÇK-së në rajonin e Prizrenit, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, e ka dëshmuar se është “guximshëm”, duke u kacafytur me një pjesëtar të policisë së Kosovës, gjatë kohës kur ai po tentonte të largonte gazin lotsjellës të hedhur nga deputetët e opozitës.

Berisha ka intervenuar që të pengoj policin të largoj bombolën e gazit të ndezur në sallën e Kuvendit, nga bashkpartiaku i tij Haxhi Shala dhe deputeti i VV-së Ismail Kurteshi. /lajmi.net

Arrestohet deputeti Haxhi Shala

0

Para pak çastesh është arrestuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Policia e Kosovës e ka arrestuar deputetin Shala, pasi dyshohet se ky sot në fillim të seancës plenare e ka hedhur në Kuvendin e Kosovës bombolën e gazit lotsjellës.

Lajmin e ka bërë publik, me një postim në Facebook, Nisma për Kosovën.

“Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës ka ndaluar brenda ndërtesës së Parlamentit dhe ka shoqëruar për në stacionin policor deputetin Haxhi Shala”.

“Nisma për Kosovën kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Haxhi Shala dhe të gjithë deputetëve të tjerë”, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën.

Lata e Remi i dorëzuan mandatet e deputetit

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa sot e kanë dorëzuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Para pak çasteve lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë Latif Gashi.

“Po është e vërtetë se e kam dorëzuar mandatin për shkak të procesit gjyqësor dhe duke i respektuar interesat e vendit. Mendoj se pas konfirmimit të atij dënimi, duhet të jem vetëm qytetar i lirë dhe jo deputet dhe kështu t’i kërkoj të drejtat e mia më tutje”, ka deklaruar Gashi, duke konfirmuar se të njëjtin veprim e ka bërë edhe Mustafa.