14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6856

Kim Mehmeti: Në Prishtinë u kremtua 28 Nëntori si në kohën e Milloshevicit

0

Rreth arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, ka reaguar edhe shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti.

Pas manifestimit të Ditës së Flamurit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, policia ka arrestuar deputetin, Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistë tjerë të Vetëvendosje!-s.

“Kush mund ta paramendonte se Prishtina ku u shënua kalendari i rezistencës dhe i krenarisë shqiptare, këtë 28 nëntor do e kremtojë si në kohën e Milloshevicit – me rrugë të bllokuara nga policia, me seli partiake të pushtuara nga forcat policore, me arrestime provokuese!?

Vallë kush e tradhtoi ëndrrën: ne që besonim se liria duhet të na takojë të gjithëve, apo këta pushtetarët e sotëm që na i morën të gjitha, që nga pasuria e deri te festat kombëtare, këta pushtetarë që ende nuk e kanë kuptuar se regjimi që fshihet pas shpinës së policëve, kurrë nuk mund të jetë e mira e popullit!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Pushtetet me dajak dështojnë

0

Publicisti Veton Surroi, duke komentuar ngjarjet e sotme pas arrestimit të Deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe rreth 90 aktivistëve të tjerë, ka deklaruar se pushtetet kanë dështuar kur kanë përdorur dajakun si argument.

“Pushtetit që arreston 90 opozitarë, dajaku i shndërrohet në argument madhor e prangat në mjet debati. Kështu provuan edhe të tjerët. Dështuan”, ka shkruar Surroi në llogarinë e tij në Facebook.

A vjen ajo ditë kur policia arreston vrasësin e Elvisit ?

0

Motra e Elvis Pistës, Beatrisa Pista përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se a do vjen dita se kur do të shoh policinë duke arrestuat vrasësit e Elvis Pistës.

“A do vjen ajo dite kur do ta shoh policinë tone duke arrestuar vrasësit e Elvis Pistës?’, ka shkruar Beatrisa Pista.

Zafir Berisha: Arrestimet e deputetëve nuk na zmbrapsin

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka reaguar pas arrestimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Berisha nëpërmjet rrjetit social facebook, ka deklaruar se forma e arrestimit të Kurtit dhe kundërshtarëve që siç shprehet ai “Zajednicës”, tregon fytyrën e vërtet të këtij pushteti.

Berisha ka thënë se përdorimi i aparatit shtetëror për shtypjen e zërit, i cili e kundërshton kthimin e Serbisë në Kosovë nuk do të jetë rezultat.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës:

Forma e arrestimit të Albinit dhe kundërshtarëve të ,,Zajednicës,, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, i cili për mbrojtjen e interesave të grupeve parapolitike të bandave që i rrethojnë këta lider të shitur, i ngjanë regjimit diktatorial të Putinit.
Përdorimi i aparatit shtetëror për shtypjen e zërit i cili e kundërshton kthimin e Serbisë në Kosovë s’do të jep rezultat, ashtu sikur nuk kanë dhënë edhe shumë regjime tjera, siç ishte edhe ai i Rrahman Morinës e i Milloshevicit.
Populli është sovrani i këtij vendi, prandaj udhëheqësit që përdorin dhunë dihet si kanë përfunduar, edhe këta maskarenj fundin do ta kenë të tillë. ISA DHE HASHIM na arrestoni të gjithëve, por dijeni mirë se nuk do të lejojmë që Serbin ta ktheni ne Kosovë.

Arrestohet Albin Kurti

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është arrestuar në selinë e Vetëvendosjes nga Njësia Speciale .

Ai pas fjalimit të tij në manifestimin e opozitës, shkoi drejt tek zyret e Vetëvendosjes, i përcjellë nga njësite të shumta policore. /Gazeta Tribuna/

Albin Kurti: Bashkimi kombëtar nuk ka alternativë

0

(E plotësuar) Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë të mbajë fjalim para masës së tubuar në sheshun “Zahir Pajaziti”.
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po kërkohet nga policia në bazë të një flet arresti, ka dalë të mbajë fjalim para protestuesve.

“Këtu, kudo, ne, të gjithë, gjithnjë, përgjithmonë na bën bashkë 28 nëntori i Ismail Qemajlit dhe Adem Jasharit. Nga Kuvendi i Lezhës tek Lidhja e Prizrenit, nga Kongresi i Flamurit deri tek Epopeja e UÇK-së, bashkë për liri. Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por të mos e duash atë do të thotë ta urresh veten”, tha ai.

“Bashkimi Evropian është bashkim ndërkombëtar i shteteve dhe jo bashkim kombëtar i shqiptarëve. Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve nuk e cenon BE-në, por e forcon atë. Madje BK është gur i të vërtetës për BE-në”.

“28 nëntori sivjet në Prishtinë mund ta festojmë vetëm duke protestuar, sepse në vend qe q ta bashkojë Mitrovicën ajo po e ndanë Kosovën dhe po i fal troje shteteve tjera. Në vend të bashkimit me Shqipërinë kemi bashkim të komunave serbe brenda Kosovën”.

Ai tha se “kur Kosova i afrohet Shqipërisë atëherë dobësohet Serbia brenda Kosovës”.

“Nëse pavarësia e Kosovës nuk ka mundësinë për t’iu bashkuar Shqipërisë atëherë lejon mundësinë për t’iu afruar Serbisë. Më 28 nëntor jo vetëm festojmë duke protestuar, por edhe protestojmë duke festuar. Ta festosh 28 nëntorin në Kosovë do të thotë të protestosh”.

“Janë me dhjetra të burgosur shqiptarë, një deputete shumë aktive në Kuvend midis tyre, sepse protestuan kundër Asociacionit dhe Demarkacionit. Sepse ata e duan lirinë dhe mirëqenien e Kosovës më shumë se lirinë dhe mirëqenien e tyre”, tha Kurti.

“Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti, që teksa ka folur edhe me teza të Ukshin Hotit ka thënë se bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, ndërsa ka fajësuar qeverinë që këtë ndarje po e bën përmes asaj që e ka quajtur “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes demarkacionit me Malin e Zi.

Ata që e duan bashkimin me Shqipërinë nesër, sot e duan me gjithë qenien Republikën.

“Kundër bashkimit me Shqiprinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincailste politike në pushtet”, ka thënë Kurti.

Qeveria e ka bërë 28 Nëntorin festë të rendit të dytë, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve të vendit nga koha e UNMIK-ut.

“Vetëm me flamurin kuqezi mund të ecim përpara. Nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara-lara, që e kanë nxjerrë këta tregtarë flamujsh që janë shitur për interesa të veta”, ka thënë Kurti.

Ka folur edhe për arrestimin e Donika Kadaj Bujupit, teksa ka thënë se “ajo është e burgosur politike, e burgosur nga pushteti sepse e do Kosovën Republikë”.

Kurti ka thënë se nuk do të pranojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, atë të asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Ramadan Muja shënimin e 28 Nëntorit e fillon nga Varrezat e Dëshmorëve

0

Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të ndryshme edhe në Prizren. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Populli shqiptar me shumë sakrifica ndër shekuj ka pasur në gjirin e vet njerëz të mëdhenj të kombit, të cilët në momentet më të vështira fal mençurisë dhe guximit të tyre si dhe përkrahjes popullore, realizuan aspiratat kombëtare për atë që sot po e gëzojmë të gjithë ne dhe po respektohemi nga e mbarë bota”, tha Muja.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe pjesëtarët e Njësisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, me ç’rast kapiteni i kësaj njësie, Sejdi Krasniqi, tha se “sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, të cilët sot me krenari kujtojnë ata që u sakrifikuan për aspiratat popullore”. /TVPZ/

Ymeri: Pushteti po na e sjell Serbinë në Kosovë

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri ka deklaruar se sot në ditën më të shenjtë janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Sipas Ymerit, 28 Nëntori është i Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ymeri tha se pushteti i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit po na copëton sërish.

“Pushtetit po na e sjell Serbinë Kosovës dhe po ia falë territore Malit të Zi”, tha Ymeri.

Por sipas tij opozita janë të vendosur dhe marrin frymë në nëntorin e gjallë ndërsa pushteti sheh ëndrra me nëntorin e vdekur.

“Republika jonë do të jetë republikë për bashkimin e jo e republikës”, tha Ymeri.

Ai u tha protestuesve të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” se ju jeni ata që do ta parandalojnë Asociacionin e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për Demarkacionin.

Haradinaj: Kosova, gjaku im që nuk falet

0

Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në manifestimin e opozitës, e ka cituar poetin e madh Ali Podrimja “Kosova është gjaku im që nuk falet”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pushteti i ka detyruar të dalin në rrugë sepse po dëshiron të bëjë zot shpie Serbinë në Kosovë.

“Pushteti na ka detyruar të dalim në rrugë sepse po dëshiron të bëjë zot shpie Serbinë në Kosovë. Kosovën e kemi çliruar së bashku ne me aleatët, Kosova është e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë por nuk është e Serbisë”, ka thënë ai.

Fjalimi i Ramush Haradinajt

Shqiptarë kudo ku jemi, urime Dita e Flamurit. Dita e Pavarësisë dhe e Lirisë. Shqiptar e krenar, trim e bujar, i dijshëm e i vyeshëm. Mik, liridashës dhe i respektuar.

Me 28 Nëntor, nëpër shekuj i kemi thirrë vetëdijes sonë për fatin tonë si komb. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombasve tanë për liri.

“Kosova është gjaku im që nuk falet” – ka thënë Ali Podrimja.

Ne jemi evropianë dhe e nderojmë mikun e përjetshëm- Amerikën.

Pse Kosova sot është “e përulur dhe e turpnume”, “e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar”. Një Kosovë me kaq shumë potenicale.

Pushteti na ka nxjerr në rrugë, se po don me e ba Serbinë zot’ Shpije n’Kosovë. Na ka detyru me përdor gaz, se po don me i falë tokë Malit t’ Zi. Ne i themi Jo, se Kosova asht’ Njo e s’bahet dy.

Pushteti po na burgosë e po na i thyen dyert veç me u pajtu me marrëveshjet e tij. Ne i themi Jo. S’kemi as tokë me falë e as nuk e kemi n’mend me e lanë Serbinë me u kthy.

Kosovën e kemi çliru bashk me ju e me aleatët. Bashk do ta mbrojmë.

Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa.

Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje.

Kur e kemi nisë luftën, na kanë pas thanë se e kemi gabim. Por më vonë krejt bota demokratike ka qenë në anën tonë. Bashkë do të jemi prap.

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot, këtu jemi për shtet.

Sot u themi Jo marrëveshjeve. Marrëveshjet nuk kalojnë!

Limaj: Isë e Hashim, marrëveshjet nuk kalojnë

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj iu ka drejtuar mijëra të pranishmëve në manifestimin e opozitës së bashkuar, duke thënë se kërkesat e opozitës janë që të anulohen marrëveshjet dhe nëse nuk anulohen, atëherë janë edhe dy kërkesa tjera të dërgohen në referendum ose të shkojmë në zgjedhje të reja
“Bashkimi ynë nuk është drejtuar kundër askujt por është në mbrojtje të interesave të vendit tonë. Bashkimi ynë ka një objektivë mbrojtjen e territorit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Limaj ftojë qeverisë që të dëgjojë zërin e qytetarëve të Kosovës.

“Po i tregojmë atyre që kanë pas dilema dhe mendojnë se Kosova është në gjumë por jo nuk është në gjumë. Isë dhe Hashim asnjëherë nuk mund ta ndani popullin e Kosovës me këto dy marrëveshje. Dëgjoni zërin e qytetarëve sepse ju e dini se ata që nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve se si përfundojnë”, ka thënë ai.