6.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6861

Mbrojtja e Limajt konteston trupin gjykues

0

Mbrojtësit e deputetit Fatmir Limaj dhe katër të akuzuarve tjerë në rastin e MTPT-së kanë kërkuar që për legjitimitetin e Trupit Gjykues të ketë një interpretim nga Gjykata Supreme ose Kuvendi i Kosovës.

Sipas tyre përbërja e trupit gjykues është në kundërshtim me Ligjin për kompetencat e EULEX-it.

Ndërkaq trupi gjykues e ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse, duke thënë se ky është rast në vazhdimësi e sipër, i cili ka filluar nga prilli i vitit 2014 dhe që do të jetë në përbërje të trupit gjykues me shumicë të ndërkombëtarëve.

Kryetarja e trupit gjykues, Maria Tuma, ka thënë se ankesa e palës mbrojtëse mund të bëhet vetëm pas aktgjykimit. /Epoka e Re

Begaj pret parafilloristët për 28 Nëntor

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të shënimeve të ndryshme për nderë të festës kombëtare të 28 Nëntorit, sot ka prituri nxënësit e ciklit parafillorë të SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë, të cilëve ju ka uruar festën e Flamurit.

Fillimisht Begaj, i falënderojë për vizitën në prag të kësaj feste madhështore dhe pasi i uroi nxënësit, ai i njoftoi në formë kronologjike për rëndësinë historike të datës së 28 Nëntorit, duke filluar ngritja e flamurit kombëtar nga Skënderbeu, në kalanë e Krujës në vitin 1443, pastaj shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ditëlindja e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari (28.11.1955) dhe dalja e parë publike e UÇK-së më 28 Nëntor 1997 në Llaushë.

Ndërsa, mësuesja Sheqerie Shurdhaj, e falënderoi kryetarin dhe gjithë punonjësit e Komunës, për pritjen, si dhe shpreh gëzimin që nxënësit patën sot. Me ktë rast janë shkëmbyer edhe dhurata, ku nxënësit parafillorë, i dhuruan kryetarit Begaj një punim me karakter kombëtar, ndërsa Begaj, ju dhuroi një flamur kombëtar.

Me rastin e 28 Nëntorit nxënësit ishin të përgatitur me flamuj e shirita kuç e zi, si dhe ata bënë recitime e vjersha kushtuar kësaj dite.

52 nxënësit parafillorë, pas takimit me kryetarin Begaj, do të vizitojnë shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e dëshmorëve në Malishevë, muzeun e qytetit dhe stacion policor në Malishevë. /PrizrenPress.com

Rusia dhe Turqia nuk mund t’i “lejojnë vetes” të jenë armiq – ja pse!

0

Një avion bombardues rus i rrëzuar nga një anëtar i NATO-s. Njëri nga dy pilotët thuhet se ka vdekur, pasi trupat e tyre u ekspozuan prej rebelëve të mbështetur nga Perëndimi. Kjo është një recetë për luftë, që nuk duhet lënë të ndodhë.
Nuk duhet të ndodhë, pra, nëse arsyeja e shëndoshë mbizotëron në një rajon, ku arsyeja ka kohë që nuk ekziston.

Një panoramë ku armiqtë e gjejnë veten në të njëjtën anë – dhe miqtë i ngulin thikën pas shpine njëri-tjetrit.

Rusia këmbëngul se avioni i saj Su-24 u rrëzua në hapësirën ajrore siriane, ku po kryente bombardime kundër “terroristëve”.

Turqia thotë se avioni u rrëzua nga gjuajtësit e saj F16, pasi kishte injoruar kërkesat për t’u larguar nga hapësira ajrore turke, dhe kishte marrë 10 paralajmërime brenda 5 minutave.

Një ditë më parë, turqit kishin kërkuar që Rusia të ndalte bombardimet e militantëve të pakicës turkomane në Siri, që janë pjesë e një aleance të gjerë që lufton regjimin e Bashar al Assadit.

Pamje filmike kanë dalë, që tregojnë pilotët, të vdekur ose të plagosur rëndë, në duart e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Kjo është një organizatë që mbështetet, financohet dhe ndonjëherë armatoset nga Turqia, SHBA dhe Britania.

Rusia sigurisht që do të kërkojë shpagim, sidomos nëse zbulohet që piloti dhe navigatori kishin zbritur gjallë në tokë dhe më pas janë vrarë.

Kremlini është përpjekur të krijojë aleancë formale për të luftuar Shtetin Islamik dhe të gjithë grupet e tjerë rebelë, me koalicionin e udhëhequr nga amerikanët.

Javën e kaluar, të dy blloqet kanë shtuar sulmet kundër infrastrukturës së ISIS, duke vënë në shënjestër industrinë e naftës, e cila ka gjeneruar 2 milionë dollarë në ditë, për të financuar kultin e vdekjes.

Por Rusia ka bombarduar edhe aleatët sirianë të NATO-s në perëndim të vendit, ndërkohë që Uashingtoni është kundër fushatës së Putinit për të mbajtur në pushtet regjimin e Damaskut.

Putini e ka quajtur rrëzimin e avionit “një thikë pas shpine”.

Por Turqia ka kërkuar vazhdimisht një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin, për të mbajtur avionët e Assadit larg prej qiejve dhe ka paralajmëruar vazhdimisht Moskën, që rrezikonte të humbiste avionë, nëse vazhdonte të shkelte hapësirën e saj ajrore.

Putini mund të jetë i gabuar për thikën pas shpine të Turqisë këtu. Por ai do të ishte i falur nëse do të thoshte atë që është e dukshme, se Ankaraja po i ngul thikë pas shpine koalicionit, në lindje të Sirisë dhe në veri të Irakut.

Kurdët e krahut të armatosur të Partisë Punëtore Kurde janë në ballë të frontit të një operacioni, që i ka afruar ata shumë pranë Raqqas, qendrës së ISIS-it.

Bashkë me kurdët nga Iraku dhe disa vullnetarë arabë që mbështeten nga Perëndimi, ata kanë rezultuar e vetmja forcë e besueshme që lufton në terren kundër ISIS-it, në emër të koalicionit.

Por në prapavijë ata po bombardohen prej Turqisë.

E thënë thjeshtë, një anëtar i NATO-s po bombardon aleatë të NATO-s, të cilët po luftojnë Shtetin Islamik, me mbështetje nga ajri prej partnerëve të NATO-s. Duke vërtetuar edhe një herë se, në Lindjen e Mesme, armiku i armikut nuk është gjithmonë një mik.
Por as Turqia, as Rusia nuk mund t’i lejojnë vetes një përshkallëzim të incidentit në kufi. Kjo do ta shtrinte konfliktin përtej kufijve të Sirisë dhe Irakut. Ata mund të mos jenë miq, por nuk mund të lejojnë që të jenë armiq. /sky/bota.al/

Fjalët brilante të Markezit ditën që mori çmimin Nobel!

0

Një shans i dytë mbi Tokë, për racat e dënuara me njëqind vjet vetmi. Fjalimi brilant i Gabriel Garsia Markezit, kur mori “Nobelin”

Nga Gabriel Garcia Markez

Guxoj të mendoj, se është ky realitet i jashtëzakonshëm, dhe jo shprehja e tij letrare, që ka merituar vëmendjen e Akademisë Suedeze të Letrave. Një realitet jo në letër, por një që jeton brenda nesh, dhe përcakton çdo moment të vdekjeve tona të panumërta përditë, dhe që ushqen një burim krijueshmërie të panginjshme, plot me trishtim dhe me bukuri, ku ky kolumbian bredharak dhe nostalgjik, që jam unë, është thjeshtë një shifër më shumë, i puthur prej fatit. Poetë dhe lypsarë, muzikantë dhe profetë, luftëtarë dhe zabërhanë, të gjithë krijesa të atij realiteti të pafre, ne na është dashur vetëm pakëz imagjinatë, për problemin tonë thelbësor, që ka qenë mungesa e mjeteve tradicionale për t’i bërë jetët tona të besueshme. Ky, të dashur miq, është thelbi i vetmisë sonë

Antonio Pigafetta, një lundërtar fjorentinas në udhëtimin e parë përreth botës, shkruante, në lidhje me momentin e kalimit të tokave tona të Amerikës jugore, një rrëfim i saktë që megjithatë i ngjan një aventure në botën e fantazisë. Ai shkruan se kish parë derra me kërthizat në ijë, zogj pa kthetra që i lëshonin vezët në shpinën e zogjve meshkuj, dhe të tjerë, që ngjanin si pelikanë pa gjuhë, me sqepin si lugë.

Ai shkruan se kish parë një krijesë bastarde, me kokën dhe veshët e një mushke, trupin e një gamilje, këmbët e një dreri dhe hingëllimën e një kali. Ai përshkruan se si, të parit vendas që takuan në Patagonia, i dhanë një pasqyrë, dhe se si më pas, gjigandi humbi ndjenjat prej tmerrit të pamjes së tij.

Ky libër i shkurtër dhe magjepsës, i cili që atëherë përmbante farat e romaneve tanë modernë, është padyshim rrëfimi më mbresëlënës i realitetit tonë në atë epokë. Kronikat e Indive na kanë lënë dhjetëra rrëfime të tjerë. Eldorado, toka jonë kaq shumë e kërkuar dhe gjithmonë e pakapshme, është shfaqur në shumë harta, për një kohë shumë të gjatë, duke ndryshuar vendin dhe formën, për t’i shkuar për shtat fantazive të kartografëve.

Në kërkimin e tij për burimin e rinisë së përjetshme, mitiku Alvar Núñez Cabeza de Vaca eksploroi veriun e Meksikës për tetë vite, në një ekspeditë zhgënjyese, gjatë të cilës, pjesëtarët e saj hëngrën njëri-tjetrin dhe vetëm pesë prej tyre u rikthyen, nga gjashtëqind që ishin nisur. Një prej mistereve të shumtë e të pakuptueshëm të asaj epoke, është ai i 11 mijë mushkave, secila e mbushur me qindra kilogramë flori, që u nisën nga Cuzco një ditë, për të paguar haraçin e Atahualpas, dhe që nuk mbërritën kurrë në destinacion.

Më pas, në kohërat koloniale, pulat u shitën në Cartagena de Indias, të rritura në tokë të hedhur dhe të cilat, mbanin në fyt, copëra të vogla floriri. Etja për flori e një themeluesi na ka ndjekur deri kohët e fundit. Deri në fundin e shekullit që kaloi, një mision gjerman i caktuar për të studiuar ndërtimin e një hekurudhe ndëroqeanike përgjatë Istmit të Panamasë, konkludoi se projekti ishte i realizueshëm, me vetëm një kusht: që shinat të mos bëheshin prej hekuri, që nuk gjendej në rajon, por prej floriri.

Pavarësia nga dominimi spanjoll nuk na shpëtoi ne prej marrëzisë. Gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, tre herë diktator i Meksikës, organizoi një funeral madhështor për këmbën e djathtë që kishte humbur në të ashtuquajturën Luftë e Embëlsirave. Gjenerali Gabriel Garcia Moreno sundoi Ekuadorin për 16 vjet si një monark absolut; pas vdekjes, trupi i tij u vendos në karriken presidenciale, veshur me uniformë, si dhe një shtresë medaljesh.

Gjenerali Maximiliano Hernandez Martinez, despoti i El Salvadorit, i cili theri tridhjetë mijë fshatarë në një masakër barbare, shpiku një lavjerrës për të dalluar helmin në ushqimin e tij. Statuja e Gjeneralit Francisco Moraz’n, e ngritur në sheshin qendror të Tegucigalpas, është në të vërtetë statujë e Marshallit Ney, dhe është blerë në një magazinë pariziene, ku shiteshin skulptura të dorës së dytë.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, kileni Pablo Neruda, një prej poetëve më të shquar të kohës sonë, e iluminoi këtë audiencë me fjalët e tij. Që atëherë, europianët dashamirës – dhe ndonjëherë edhe ata dashakeqë – janë befasuar, gjithnjë e më shumë, prej rrymave të mbinatyrshme të Amerikës Latine, ajo mbretëri e pakufishme e burrave-fantazmë dhe grave historike, kryeneçësia e të cilëve është legjendare. Ne nuk kemi patur asnjë moment pushim. Një president prometean, i rrethuar në pallatin e tij që digjej, vdiq duke luftuar një ushtri të tërë, i vetëm; dhe dy aksiente ajrorë të dyshimtë, që ende nuk janë shpjeguar, ndërprenë jetën e një tjetër presidenti zemërmadh, si dhe atë të një ushtari demokratik, i cili kishte rikthyer dinjitetin e popullit të tij.

Ka patur pesë luftëra dhe shtatëmbëdhjetë grushte ushtarakë; ka dalë një diktator diabolik, i cili në emër të Zotit, po kryen të parin etnocid të kohës sonë në Amerikën latine. Ndërkohë, 20 milionë fëmijë amerikano-latinë vdiqën para se të mbushnin një vjeç – më shumë se sa kanë lindur në Europë, qysh prej vitit 1970. Ata që mungojnë për shkak të represionit janë më shumë se 120 mijë. Eshtë njësoj si të thuash, që janë zhdukur të gjithë banorët e Uppsalas.

Shumë gra të arrestuara ndërsa ishin shtatzënë, kanë sjellë në jetë fëmijë në burgjet e Argjentinës, megjithatë askush nuk di gjë për vendndodhjen apo identitetin e fëmijëve të tyre, të cilët u adoptuan apo u dërguan në jetimore, me urdhër të autoriteteve ushtarake. Për arsye se u përpoqën të ndryshojnë këtë gjendje, pothuaj 200 mijë burra dhe gra kanë vdekur në të gjithë kontinentin, dhe më shumë se njëqind mijë kanë humbur jetën në tre vende të vegjël dhe fatkeqë të Amerikës Qendrore: Nikaragua, El Salvador dhe Guatemalë. Nëse kjo do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, shifra korresponduese do të kishte qenë një milionë e gjashtëqind mijë vdekje në vetëm katër vjet.

Një milionë njerëz janë larguar nga Kili, një vend me traditë mikpritjeje – domethënë, dhjetë përqind e popullsisë. Uruguaji, një shtet i vogël me dy milionë e gjysmë banorë, që e konsideronte veten, shteti më i qytetëruar i kontinentit, ka humbur prej mërgimit një në pesë qytetarë. Që nga viti 1979, kjo luftë civile në El Salvador ka prodhuar pothuaj një refugjat në çdo njëzetë minuta. Vendi që do të mund të krijohej prej të gjithë mërgimtarëve dhe emigrantëve të detyruar në Amerikën latine, do të kishte një popullsi më të madhe se ajo e Norvegjisë.

Guxoj të mendoj, se është ky realitet i jashtëzakonshëm, dhe jo shprehja e tij letrare, që ka merituar vëmendjen e Akademisë Suedeze të Letrave. Një realitet jo në letër, por një që jeton brenda nesh, dhe përcakton çdo moment të vdekjeve tona të panumërta përditë, dhe që ushqen një burim krijueshmërie të panginjshme, plot me trishtim dhe me bukuri, ku ky kolumbian bredharak dhe nostalgjik, që jam unë, është thjeshtë një shifër më shumë, i puthur prej fatit.

Poetë dhe lypsarë, muzikantë dhe profetë, luftëtarë dhe zabërhanë, të gjithë krijesa të atij realiteti të pafre, ne na është dashur vetëm pakëz imagjinatë, për problemin tonë thelbësor, që ka qenë mungesa e mjeteve tradicionale për t’i bërë jetët tona të besueshme. Ky, të dashur miq, është thelbi i vetmisë sonë.

Dhe nëse këto vështirësi, thelbin e të cilave ne e ndajmë, na pengojnë, është e kuptueshme se talentet racionalë në këtë anë të botës, të ekzaltuar në soditjen e kulturës së tyre, duhet të jenë gjendur pa mjetet e vlefshme për të na interpretuar ne.

Eshtë thjeshtë e natyrshme që ata këmbëngulin të na masin ne, vetëm me kutin që përdorin për veten e tyre, duke harruar që rrënimet e jetës nuk janë të njëjta për të gjithë, dhe se kërkimi për identitetin tonë, është po aq i lodhshëm dhe i përgjakshëm, sa ka qenë edhe për ata. Interpretimi i realitetit tonë, përmes modeleve që nuk janë tanët, shërben vetëm për të na bërë edhe më të panjohur, edhe më pak të lirë, edhe më të vetmuar.

E nderuara Europë, ndoshta do të na perceptonte më mirë, nëse do të provonte të na shihte ne, në të kaluarën e vet. Sikur të kujtonte se Londrës iu deshën treqind vjet për të ndërtuar të parin mur të qytetit, dhe treqind vite të tjerë për të patur një peshkop; që Roma u zhyt në pasiguri për dy shekuj, deri kur nje mbret etrusk u “ankorua” në historinë e saj; dhe që zviceranët paqësorë të sotëm, që na sajdisin me djathërat e tyre të butë dhe orat apatike, përgjakën dikur Europën si ushtarë të fatit, deri në shekullin 16. Edhe në kulmin e Rilindjes, njëzetë mijë mercenarë që paguheshin nga ushtritë perandorake, mësynë dhe shkatërruan Romën, dhe futën në shtapë tetë mijë banorë të saj.

Nuk dua të mishëroj iluzionet e Tonio Krögerit, ëndrrat e të cilit, për të bashkuar veriun e dëlirë me jugun pasionant u lartësuan këtu, 53 vjet më parë, nga Thomas Manni. Por unë besoj se ata europianë të qartë që luftojnë, edhe këtu, për një vendlindje më të drejtë dhe njerëzore, mund të na ndihmojnë shumë më mirë, nëse rishikojnë mënyrën se si na shohin ne. Solidariteti me ëndrrat tona nuk do të na bëjë të ndihemi më pak të vetmuar, sa kohë që nuk përkthehet në akte konkrete mbështetjeje legjitime, për të gjithë njerëzit që përqafojnë iluzionin e të paturit një jetë të tyren në këtë botë.

Amerika Latine as nuk do, as nuk ka arsye, që të jetë një gur shahu pa vullnetin e saj; as nuk shpreson që kërkimi i saj për pavarësi dhe origjinalitet, duhet të bëhet një aspiratë Perëndimore. Megjithatë, përparimet në lundrim që kanë ngushtuar kaq shumë distanca mes Amerikave tona dhe Europës, duket se, çuditërisht, kanë theksuar më shumë largësinë tonë kulturore.

Përse ky origjinalitet na jepet kaq kollaj në letërsi, dhe na mohohet, me kaq mosbesim, në përpjekjet tona të vështira për ndryshime sociale? Përse duhet menduar që, drejtësia sociale që kërkonin europianët progresistë për vendet e tyre, nuk mund të jetë një objektiv edhe për Amerikën Latine, me metoda të ndryshme për kushte të ngjashme? Jo: dhuna e pamatë dhe dhimbja e historisë sonë, janë rezultat i pabarazive të kahershme dhe hidhërimit të parrëfyeshëm, dhe jo një komplot i bërë tre mijë lega larg prej shtëpisë sonë. Por shumë udhëheqës dhe mendimtarë europianë kanë menduar kështu, me kalamanllëkun e të vjetërve që kanë harruar teprimet e frutshme të rinisë, a thua do të ishte e pamundur të gjendej një tjetër fat, përveç atij të të jetuarit nën mëshirën e dy zotave të mëdhenj të botës. Kjo, miqtë e mi, është shkalla e vetmisë sonë.

Pavarësisht kësaj, ndaj shtypjes, plaçkitjes dhe braktisjes, ne përgjigjemi me jetën. As përmbytjet as sëmundjet, zitë e bukës apo kataklizmat, as edhe luftërat e përjetshme shekull pas shekulli, nuk kanë qenë në gjendje të zhbëjnë avantazhin e qëndrueshëm të jetës mbi vdekjen.

Një avantazh që rritet dhe shpejtohet: çdo vit, ka 74 milionë më shumë lindje se sa vdekje, një numër i mjaftueshëm jetësh të reja për të shtatëfishuar, përvit, popullsinë e Nju Jorkut.

Shumica e këtyre lindjeve ndodhin vendet me më pak burime –duke përfshirë, sigurisht, ata të Amerikës Latine. Ndërkohë, shumica e vendeve të begatë ia kanë dalë që të akumulojnë fuqi shkatërrimtare të tilla që, të asgjësojnë, njëqind herë, jo vetëm të gjithë qeniet njerëzore që kanë ekzistuar deri sot, por edhe tërësinë e gjithë qenieve të gjalla që kanë marrë frymë ndonjëherë mbi këtë planet të mjerë.

Në një ditë si e sotmja, mësuesi im Uilliam Faulkner tha: “Unë refuzoj të pranoj fundin e njeriut”. Nuk do të isha i denjë të qëndroja në këtë vend që ishte i tiji, nëse nuk do të isha tërësisht i vetëdijshëm se tragjedia kolosale që ai refuzoi të njohë 32 vjet më parë është sot, për herë të parë qysh prej fillimit të njerëzimit, asgjë më shumë se sa një mundësi e thjeshtë shkencore.

Përballë këtij realiteti, që duhet të jetë dukur thjeshtë një utopi përgjatë gjithë kohëve të njerëzimit, ne, krijuesit e rrëfimeve, që besojmë gjithçka, ndihemi se kemi të drejtë të besojmë se nuk është ende shumë vonë për t’u angazhuar në krijimin e utopisë së kundërt.

Një utopi e re dhe gjithëpërfshirëse e jetës, ku askush nuk do të jetë në gjendje të vendosë për të tjerët se si të vdesin, ku dashuria do të jetë e vërtetë dhe lumturia e mundur, dhe ku racat e dënuara me njëqind vjet vetmi, më në fund dhe përgjithmonë, do të kenë një shans të dytë mbi Tokë./Përkthimi: Bota.al/

Lajmi i fundit: Shpërthime në Ankara, njerëzit në panik

0

Disa shpërthime e kanë dridhur pak më parë Ankaranë, por ende nuk dihet shkaku, transmeton Russia Today.
Sipas informacioneve të fundit, ka të lënduar, derisa njerëzit janë në panik. Në rrugën janë policia. /Indeksonline/

Limaj: Dallojmë me VV-në, por na bashkoi zori (Video)

0

Nisma për Kosovën dallon shumë me Lëvizjen Vetëvendosje por këto dy subjekte parlamentare i ka bashkuar zori.

Këtë e ka pohuar vet lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke thënë se dallimet mes VV-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, janë të mëdha por që i ka bashkuar kauza dhe tema për mbrojtjen e shtetit.

Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin, të cilin mund ta ndiqni sonte të plotë në Tribuna Channel.
https:

Udhëtonte me dokumenta false, arrestohet siriani në Rinas

0

Policia Kufitare e Rinasit arrestoi një shtetas sirian të dyshuar për falsifikim të dokumentave. Ai është Muhamed Aldugll, 57 – vjeç, lindur në Damask të Sirisë.

Ai u ndalua pasi ka paraitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete të tjera. Nga ekzaminimi paraprak dyshohet që pasaporta të jetë falsifikuar.

Në bagazhe i janë gjetur edhe dokumenta me identitete të tjera që gjithashtu dyshohen si të falsifikuara. Vijojnë hetimet për të mësuar synimet e sirianit të ndaluar./Tv Klan/

Tenderokracia: Tani ministri po kërkon Albën

0

Këto ditë po flitet shumë për tenderokracinë, sidomos nga disa eksponentë të mazhorancës.

Ky mesazh është publikuar nga Jeta Osh Qef.

Nuk dihet nëse është autentik apo jo, por i është dërguar gabimisht një mashkulli nga një person që sapo ka mbyllur një tender me ministrin.

“Thuaji atij që do të vonohesh se do ta q… zemra p… dhe b… e bukur,” thuhet në mesazh.

Ndërkohë një nga komentuesit thotë se ta dinte ministri sa e mirë është, do e kishte mbyllur tenderin me Albën.

“Tani ministri po kërkon Albën”, tallet dikush.

tenderokracia-e1448450582418

 

Në Rahovec mbahet punëtoria “komunikimi i brendshëm”

0

Në sallën e Kuvendit komunal në Rahovec, nën organizimin e Zyrës Regjionale të OSBE-së në Prizren, është mbajtur punëtoria rreth temës “Komunikimi i brendshëm”.

Zyrtar i OSBE-së, Yusuke Hara, thotë në fillim se qëllimi i këtij projekti është që brenda mandatit që ka OSBE-ja, t’i ndihmohet komunave në themelimin e strategjive të komunikimit të brendshëm, ndërkaq dy objektivat kryesorë të projektit janë gjetja e mekanizmave të komunikimit si dhe sfidat të cilat paraqiten.

Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i komunës, përshëndeti organizatorët e kësaj punëtorie edhe në emër të kryetarit Idriz Vehapi, në vazhdim thotë shumë gjëra rreth kësaj teme i tha zotëri Hara, “por unë dua të potencoj se kjo çështje ka ekzistuar edhe më herët, është e vërtet se nuk kemi pasur një strategji të shkruar rreth komunikimit të brendshëm. Unë nuk dua të flas më shumë, sepse kontributet e juaja në diskutime do të jenë të frytshme, dhe OSBE-ja sigurisht do të hartojë Rregulloren mbi komunikim të brendshëm, mbetet e jona që këtë ta implementojmë në nivelin komunal”.

Në vazhdim, Hara prezantoi projektin, ku tha se përparësitë e komunikimit të brendshëm janë përpilimi i kanaleve të komunikimit (webfaqja dhe mediat lokale dhe sociale, gjegjësisht përpilimi më i mirë webfaqes komunale.

Yusuke Hara thotë në vazhdim se dobësitë të cilët mund të paraqiten kur është në pyetje komunikimi i brendshëm, janë mungesa e zyrës adekuate për informim, mungesa e furnizimit me informata në të dy gjuhët zyrtare, ndërkaq si kërcënim serioz përmendi mungesën e mediave lokale si dhe mungesën e vijës së veçantë buxhetore.

Me diskutime konstruktive, mbajtjes së punëtorisë kanë kontribuar edhe Avdullah Kryeziu, Feim Fetoshi, Lulzim Haska dhe Enis Mullaavda dhe Shaip Shala gazetar./PrizrenPress.com/

Gjësendet e Luigj Gurakuqit në një ekspozitë

0

Pak kush e kishte menduar që 103 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në Shkodër do të vinin të ekspozuara së bashku në Muzeun Historik sendet personale, tryeza e punës, dorëshkrimet dhe veshjet që kishte në trup në momentin e ekzekutimit patrioti i shquar kombëtar “Luigj Gurakuqi”.

Ekspozimi i tyre u bë në prag të festave të nëntorit, si një vlerësim për hartuesin e deklaratës së pavarësisë dhe një ndër nënshkruesit kryesor të saj pas Ismail Qemalit.

Shumë nga këto objekte u sollën dekada më parë nga i ndjeri Gjon Kamsi, i cili ndodhej në Itali ditën kur u vra Luigj Gurakuqi dhe u ruajtën me fanatizëm deri këtë nëntor që panë dritën e publikimit.

Por në këtë ditë nuk munguan as kritikat për vlerësimin që i është bërë në vite kësaj figure, si dhe për humbjen e një prej pasurive më të mëdha që kishte Shkodra dhe Shqipëria, shtëpinë e patriotit Gurakuqi, e cila u shkatërrua në harkun kohor 1993 -2000.

Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 2 shkurt të vitit 1879 dhe u vra në Bari të Italisë më 2 mars të vitit 1925.

Plumbat e tradhtisë ia morën jetën në moshën 46-vjeçare. Ai ishte një ndër figurat më të njohura të parlamentarizmit shqiptar si deputet i Shkodrës, opozitar i vendosur përkrah Fan Nolit, demokrat me cilësitë më të vyera të një intelektuali të kohës të nivelit europian./Oranews