Kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja ka caktuar emrat që do të bëjnë zëvendësimin e drejtuesve të Arsimit, të cilët janë nën masa të sigurisë nga Gjykata Themelore në Prizren.
Sekretari i PDK-së, Nijazi Kryeziu tha se zëvendësimet janë bërë nga kryetari Muja.
Simir Krasniqi është caktuar përgjegjës në DKA. Eroll Kala, Ajriz Neziri, Mybexhele Zhuri e Islam Osmankaj, ndërkaq do të kryejnë detyrat përkatëse në këtë dikaster, derisa Sadete Bojaxhiu, do të jetë ushtruese e detyrës së drejtorit në shkollën e mesme të Ekonomisë “Ymer Prizreni”.
“Zëvendësimet janë bërë nga kryetari i Komunës për DKA”, ka thënë Kryeziu.
Dokumentari më i ri mbi jetën dhe vdekjen e këngëtares britanike, Amy Winehouse, do të shfaqet edhe para publikut kosovar.
Më 11 nëntor, me fillim nga ora 19:30 ky dokumentar që zgjat 128 minuta do të prezantohet në qytetin e Prizrenit, në kinemanë DokuKino.
I realizuar nga Asif Kapadia dhe i radhitur me notën pesë ai ka marrë 37 mijë dollarë fitime mesatare në Amerikë, ndërsa në Angli është dokumentari non fiction i cili ka përparuar më së shpejti, pas filmit të realizuar në vitin 2004 mbi Michael Moore.
Filmi tregon mbi jetën, abuzimin me drogën, dashurinë dhe artin e Amy Winehouse. Realizimi është konsideruar si një ndër më të saktë sa i përket jetës dhe të vërtetave në jetën e këngëtar.
Në kuadër të projektit Dokuvizion, dje, në DokuKino u shfaq filmi Dangerous Acts – Elementet e paqëndrueshme të Bjellorusisë.
Pas shfaqjes së filmit u mbajt një diskutim lidhur me temën e cila ngjalli shumë interesim te audienca, ku gjashtë qytetet e përshira në këtë shfaqje patën rastin t’i bënin pyetje Andrei Sannikov, ish kandidatit presidencial dhe liderit të opozitës së Bjellorusisë i cili ishte i ftuar në Beograd.
Filmi është kompletuar duke përdorur xhirimet e kontrabanduara jashtë vendit, përkundër kërcënimit të vazhdueshëm, sulmeve dhe burgosjeve, filmi sjell pamje dramatike të protestuesve paqësorë që rrahen dhe shtyhen në automjetet e blinduara të policisë, për shkak se krimi i tyre ishte duartrokitja dhe qeshja në rrugë.
E diskutimi ynë me mysafirin e veçantë përmes lidhjes në Beograd u përqëndrua në diskutimin se, a mundet përmes artit të luftohet kundër diktaturës dhe për liri, duke i bërë ballë uniformitetit dhe cenzurës, dhe përmes kësaj të ndryshoj edhe botën!
“Për qeverinë e Bjellorusisë arti i pacenzuruar është aktivitet kriminal!”
Një barcoletë e njohur e Bjellorusisë, ku kreu i komisionit zgjedhor i thotë Lukashenkos, “e kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është që jeni president përëri, e lajmi i keq është që askush nuk ka votuar për ju…”
Kjo barcoletë ka shumë të vërtetë, dhe ky film tregon për përpjekjet heroike në protestat kundër shtypjes të Belarus Free Theatre në shtetin e njohur si “Diktatura e Fundit e Europës”.
Gjatë diskutimit dhe pyetjes nga Prizreni se cili është roli i Rusisë në politikën e tashme të Bjellorusisë, Sannikov konfirmoi se Rusija ende i trajton shumë territore të ish Bashkimit Sovjetik si territore të veta dhe si rezultat është edhe influenca dhe ndikimi i politikës Ruse në Bjellorusinë e Llukashenkos. Ai poashtu konfirmoi se opozita, edhe pse në ekzil, është mjaft aktive në mobilizimin e aktivistëve të cilët janë duke e mbajtur frymën opozitare të gjallë, përkundër terrorit të ushtruar nga diktatura e fundit në Europë, si e quajti ai pushtetin aktual të Bjellorusisë.
Pas shfaqjes së filmit, publiku Prizrenas përmes votimit e vlerësoi lart filmin me notën mesatare 4.4 nga 5 sa është maksimumi.
Traileri i filmit:
Dokuvision është një projekt partneriteti i Rrjetit Ballkanik të Distribuimit të Dokumentarëve (BDDN) anëtarët e së cilës janë MakeDox /Shkup, Maqedoni/, Dokufest /Prizren, Kosovë/, Underhill Fest /Podgoricë, Mali i Zi/, Restart /Zagreb, Kroaci/, Slobodna Zona / Festival Free Zone Film /Beograd, Serbi/, Petra PAN Film Production dhe Demiurg Distribucija /Ljubjanë, Slloveni/. “Dokuvisioni” përkrahet nga Ballkan Arts & Culture Fund (BAC).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren nuk ka komentuar akuzat që kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi rreth arrestimit të vajzës së saj.
“Nuk kam koment”, ka thënë Nijazi Kryeziu, sekretar i PDK-së në Prizren.
Ndërkaq, një antar i PDK-së i ka thënë KD-së se u takon organeve të drejtësisë që të zbardhin rastin.
“PDK-ja nuk i komenton insinuatat e tilla ,që për ne janë shumë të ulta”, ka thënë ky anëtar i Kryesisë së PDK-së në Prizren.
Emilija Rexhepi, e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës ka shprehur dyshimin se konflikti me PDK-në në prizren është bërë shkas që persona të panjohur ta rrëmbejnë vajzën e saj për disa minuta. /PrizrenPress.com
Për një muaj rresht Muzeu i Kosovës ka hapur dyert për personat e verbër me qëllim të njohjes me ambientin e muzeut dhe eksponatet që gjenden në të.
Në Programin “Qasja taktike” që nisi të martën dhe do të zgjasë deri me 10 dhjetor përveç njohjes pjesëmarrësit do të punojnë vepra të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Punimet e tyre do të prezantohen në një ekspozite të përbashkët me Muzeun në fund të programit. Pjesëmarrësit e ditës së parë u shprehën të entuziasmuar për një mundësi të tillë.
Parlamenti Europian ka prezantuar këtë të martë raportin e zgjerimit për vitin 2015 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i takon Shqipërisë, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, vendi duhet të bëjë më shumë për konsolidimin e shtetit ligjor, duke çuar përpara reformën në drejtësi.
“Mirëpres progresin e bërë në adresimin e prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma të nevojshme për të avancuar integrimin në BE. Por më shumë duhet bërë në shtetin ligjor, sidomos duke çuar përpara reformën në gjyqësor dhe për të mbledhur të dhëna sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Hahn.
Gjithashtu, ka vijuar ai, duhet të sigurohet një mënyrë sistematike për të mbrojtur të drejtat themelore që lidhen me pronën, legjislacionin dhe kompensimin e pronave.
Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Hahn ka theksuar se kriza e refugjatëve ka rritur më tepër bashkëveprimin mes vendeve.
Veç konjukturave dhe lobimeve pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duket se shkaku i mos anëtarësimit të saj në këtë organizatë nuk është vetëm ky.
Duke ju referuar listës zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Kosova deri më tani njihet prej 111 vendesh, shifër kjo që normalisht pritej të arrihej edhe në votimin e së hënës.
UNESCO nga ana e saj ka 195 vende anëtare, por jo të gjitha me të drejtë vote. Dhe pikërisht këtu mund të gjendet dhe arsyeja e mosarritjes së votave të nevojshme (95) që i duheshin Kosovës.
Sipas rezultatit zyrtar, pro votuan 92 shtete. Të gjitha ato e njohin pavarësinë e Kosovës. 50 votuan kundër dhe ishin vende që nuk e njohin Prishtinën. Ndërsa 29 anëtarë të tjerë abstenuan, mes tyre 9 shtete që e njohin Pavarësinë, mes tyre Polonia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Egjipti.
Por, në votim nuk morën pjesë 15 vende, 4 prej të cilëve e njohin Kosovën si shtet.
Dhe ajo që duket se ka bërë diferencën është heqja e të drejtës së votës për 6 shtete që e njohin Pavarësinë, mes tyre dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat lobuan fort për anëtarësimin. Po ashtu, pa te drejtë vote ishte edhe Izraeli. Kjo, pasi këto dy shtete kanë refuzuar që në vitin 2011 që të paguajnë detyrimet financiare në këtë organizatë, vendim ky që erdhi pas anëtarësimit të Palestinës në UNESCO. Ky veprim i tyre bëri në 2013-ën t’u hiqej e drejta e votës. /TCH
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot përfaqësuesin e shoqatës “Ngritja e zërit”, Jahir Bejta, ku kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, mes komunës dhe kësaj shoqate, me qëllim të grumbullimit të të dhënave dhe fakteve për dëmet dhe krimet e luftës në territorin e Komunës së Malishevës.
Begaj, edhe më herët, kësaj shoqate i kishte premtuar ndihmën e komunës, në grumbullimin e të gjitha fakteve për dëmet e luftës dhe për krimet e kryera, me qëllim të ngritjes së aktakuzave, për të gjitha rastet e krimeve, por edhe për dëmet e shkaktuara.
Komuna e Malishevës, llogaritet të jetë komuna më e shkatërruar në vend, gjatë luftës së fundit, me rreth nëntëdhjetë për qind, e ekonomive familjare të shkatërruar, sikur edhe me qindra civil të vrarë dhe dhjetëra të zhdukur, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur. /PrizrenPress.com
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Rahovec. Arrestimet janë bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Dy persona janë arrestuar në fshatin Xërxë, të cilët pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata janë liruar.
Ndërkaq, arrestimi i tretë është bërë në fshatin Krushe e Madhe. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej 4 muaj. /PrizrenPress.com
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30 në Malishevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Sipas viktimës që ka raportuar në polici, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij përmes një dritareje duke e hapur me forcë dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari.