16.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 6931

Ylli i YouTube: Jeta ime me dy vagina

0

Një yll në YouTube, e cila është bërë e famshme për këshillat që jep ndaj vajzave, të cilat tallen nga të tjerët, ka zbuluar se ka dy vagina.

Cassandra Bankson, 22 vjeç, e bëri zbulimi gjatë një skanimi rutinë të veshkave.

Ajo është bërë e njohur pasi ka vuajtur shumë nga aknet në fytyrë.

Eksperienca e saj ka bërë që ajo tani të ndihmojë shumë vajza të tjera, të cilat vuajnë nga ky problem ose që tallen për shkak të pamjes.

Por tani amerikania thotë se ka bërë një zbulim të çuditshëm në trupin e saj.

“Skanimet tregojnë se kam një vrimë dhe dy vagina brenda”.

Gjithçka nisi kur ajo u ankua për dhimbje në fund të barkut.

22- vjeçarja thotë se mbeti e shokuar, por të paktën ka mësuar se pse kishte dy perioda në muaj.

“Shpresoj që kjo çështje të mos jetë problem me mashkullin me të cilin do të lidhem”, tha ajo.

Zhbogar: Miratimi i MSA-së, hap i rëndësishëm

0

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se miratimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian “shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.

“Tani mbetet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të pajtohen para se marrëveshja të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fillimvitin 2016. Kur të hyjë në fuqi, MSA-ja do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Një marrëveshje e tillë e fuqishme do të forcojë pozicionin e Kosovës në rrjedhat e përgjithshme të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Zhbogar, njëherësh përfaqësues special i BE-së në Kosovë.

Ekspozitë e veçantë e të burgosurve

0

Në sallën “Motra Tone” të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë po qëndron e hapur një ekspozitë e pazakonshme. “Edukimi përmes artit” është një paraqitje e veprave artistike dhe artizanale e të burgosurve në Shqipëri, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sipas mediave shqiptare, kjo është hera e parë që personat me liri të kufizuar ekspozojnë punimet e tyre. Zv.ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka thënë se kjo ekspozitë paraqet ndryshime pozitive në qasjen ndaj burgjeve.

Përpos punonjësve social, organizatave jo-qeveritare dhe familjarëve, në ekspozitë ishin të pranishëm edhe disa të burgosur, të cilët u shpërblyen me çmime për punimet e tyre. Sipas “Shqiptarja”, çmimi i parë iu dha Vesel Hoxhës, nga IEVP Elbasan, me pikturën “Natyrë e qetë”, çmimi i dytë iu dha Albana Lazajt, e IEVP “Ali Demi”, për punimet artizanale në grep, qëndisje dhe objekte me rruaza, ndërsa çmimi i tretë iu dha Niku Beqirit, i IEVP Peqin, për pikturën “Natë me hënë”.

BE e përkushtuar në promovimin e lirisë së shtypit

0

Në Ditën botërore të lirisë së shtypit, me 3 maj, Bashkimi Evropian i ka kujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën, janë burgosur dhe kanë vuajtur pasoja të padrejta për ushtrimin e së drejtës së lirisë dhe shprehjes.

Përmes një kumtese, BE ka vlerësuar se në shtetet demokratike, liria e shprehjes duhet të përfshijë idetë që mund të ofendojnë, tronditin ose trazojnë shtetin apo çfarëdo pjese të popullsisë, duke përfshirë ideologjitë, fenë si dhe satirën, duke mos përfshirë nxitjen publike të dhunës dhe urrejtjes.

“Sot po festojmë Ditën Botërore e Lirisë së Shtypit. Një medie e lirë, e shumëllojshme dhe e pavarur është esenciale në çdo shoqëri demokratike. Pa liri të shprehjes dhe liri të mediave, një qytetari e informuar, aktive dhe e angazhuar është e pamundur. BE-ja do të dëshironte t’i nderojë ata të cilët humbën jetën, u burgosën ose vuajtën pasoja të padrejta për ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes. Ne e ripohojmë përkushtimin tonë në promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në mbarë botën, ndërsa vazhdojmë të promovojmë sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë të medieve”, thuhet në kumtesë.

Sipas BE-së, teknologjitë informative dhe komunikuese (TIK) tanimë janë pjesë e jetës së përditshme dhe sigurojnë mundësi të reja për përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.

Qasja jodiskriminuese tek informacionet dhe lirinë e shprehjes, vlerëson BE se duhet të sigurohet dhe mbrohet për të gjithë individët, si online ashtu edhe offline.

“Interneti duhet të mbes një rrjet i vetëm, i pandarë, që i nënshtrohet ligjeve të njëjta dhe normave të aplikueshme në fusha të tjera në jetën tonë të përditshme ku individët mund të përfitojnë nga të drejtat e tyre dhe kompensimet gjyqësore kur këto të drejta shkelen. Këto parime janë njohur nga Konkluzat e Këshillit të BE-së mbi Qeverisjen e Internetit të 27 nëntorit 2015 dhe Konkluzat e Këshillit për Diplomacinë Kibernetike të 11 shkurtit 2015”, thuhet tutje në kumtesë.

BE-ja është shprehur edhe më tej e përkushtuar në fuqizimin e përpjekjeve ndërkombëtare që nxisin promovimin e lirisë së shprehjes dhe mirëpret mandatin për procedurat e reja të veçanta të Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e privatësisë.

Pas gati një viti kur Këshilli për Punë të Jashtme miratoi Udhëzimet e BE-së për të Drejtat e Njeriut mbi “lirinë e shprehjes online dhe offline,” BE-ja është e vendosur të vazhdojë të shfrytëzojë të gjithë instrumentet e jashtëm të duhur financiarë të BE-së për të mbrojtur dhe promovuar lirinë e mendimit dhe shprehjes dhe për të mbështetur lirinë e mediave dhe pluralizimin.

Miratohet MSA-ja për Kosovën, nënshkrimi në qershor

0

Komisioni Evropian ka miratuar sot me procedurë të shkruar, tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Me këtë hap, KE ka përmbyllur procedurën e saj, e cila tani do t’i kalojë Këshillit, gjegjësisht shteteve anëtare për të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

Pasi Këshilli, me pajtimin e të gjitha 28 shteteve anëtare, të marrë vendimin, pritet që shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ta nënshkruajë marrëveshjen në emër të BE-së, ndërsa në emër të Kosovës, i takon vetë Qeverisë që të caktojë se kush do të jetë nënshkrues.

Burime të BE-së thonë se marrëveshja ka karakter evropian, që do të thotë se nuk ka nevojë të nënshkruhet nga të gjitha shtetet anëtare, por në emër të BE-së e nënshkruan përfaqësuesja e lartë.

Në këtë mënyrë edhe janë evituar bllokadat që do të mund t’i bënin kësaj marrëveshjeje shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Po ashtu thuhet se teksti i kësaj marrëveshjeje e bën të qartë se Bashkimi Evropian mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës dhe nuk paragjykon në asnjë mënyrë qëndrimin e shteteve anëtare ndaj statusit.

Në anën tjetër, Marrëveshja për Stabilizim-Asociim konsiderohet si kyçe në raportet e Kosovës me BE-në, si për bashkëpunimin politik, ashtu edhe për shkëmbimin tregtar.

Sipas BE-së, synohet që nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të bëhet gjatë verës, përkatësisht muajit qershor, ndërsa hyrja në fuqi e saj parashihet për fillimin e vitit që vjen. Kurse, në Kosovë, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi. /REL/

Dafina Zeqiri, foto topless në Instagram

0

Dafina Zeqiri ka postuar dje një foto ku shfaqet me gjoksin e zhveshur.

Këngëtarja bukuroshe ka postuar foton në Instagram me mbishkrimin “When dope girls work together”.

Ajo ka mbuluar gjinjtë vetëm me njërën dorë, derisa në foto shfaqet edhe një mikeshë e saj, e cila bën sikur e ka zhveshur këngëtaren.

Greva vazhdon edhe sot

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se edhe sot do të vazhdojë greva nëpër shkolla.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut pas raporteve të marra nga Këshillat Komunale greviste të SBASHK-ut dhe analizave të bëra nga ta dhe nga vet Këshilli Qendror Grevist ka konstatuar se edhe në llogaritjet që janë bërë sot dhe pagat që janë procesuar për të punësuarit në arsim ka shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 përqind e të punësuarve ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës si dhe nuk është bërë ndryshimi i pagesës për muajt janar,shkurt dhe mars të vitit 2015

“Për këto gabime të lëshuara edhe në këto lista te pagave të cilat u punuan dhe u procesuan sot deri në këtë moment që ne po lëshojmë këtë komunikatë nuk kemi informata as nga MASHT e as nga MF por as ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime prandaj: Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme edhe nesër mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe sot”, thuhet në komunikatën e sindikalistëve të arsimit.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje Qeverisë që në afat optimal t’i përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.

Një ditë më parë, Qeveria ka bërë të ditur se pagat e mësimdhënësve kanë dalë me rritje ndërsa, grevistët kanë thënë se nuk janë paguar në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit.

Cozman thumbon serbët: Jemi autoktonë, të parët në Ballkan

0

Triumfi i Sigal Prishtina në Ligën Ballkanike të basketbollit ka gëzuar gjithë shqiptarët anembanë të cilët e kanë shprehur gëzimin për triumfin në rrjetet sociale.

“Prishtina, qyteti i kampionëve. Ballkani nuk është pushtuar sërish, ne jemi bossët këtu që nga dita e parë. #Autokton #KampionetBallkanit, #Plisat #Krenar”, ka shkruar reperi Cozman në

Pater Walter Happel shpallet qytetar nderi i Prizrenit

0

Kuvendi Komunal i Prizrenit, shpalli qytetar nderi drejtorin e Gjimnazit gjerman “Loyola”, Pater Walter Happel.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se Happel ka kontribuar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në Prizren dhe me gjërë.

Edhe përfaqësuesit e subjekteve politik kanë vlerësuar lartë kontributin që Happel ka dhënë në avancimin e arsimit në Prizren.

Ndërkaq, Pater Walter Happel ka falënderuar Kuvendin e Prizrenit për këtë mirënjohje.

“Ju falënderoj për këtë nder. Unë e vlerësoj këtë mirënjohje. Kjo për mua do të thotë shumë. Do të qëndroj i lidhur me Prizrenin”, ka thënë Happel./PrizrenPress.com/

Bamir Topit i kriset partia

0

Kreu i Frymës së Re Demokratike në Shkodër, Zef Kolombi,m ka dhënë dorëheqjen e tij.

“Kjo është një dorëheqje për arsye personale. Jam i pakënaqur me Frymën e Re Demokratike. Kjo parti po punon vetëm për interesat e saj,” tha Kolombi.

Vendimi vjen pak ditë pasi FRD vendosi të hyjë në koalicion me Partinë Socialiste.

Dega e FRD në Shkodër ishte e para që bëri rezistencë.

Ata deklaruan se nuk do mbështesin Keti Bazhdarin në Shkodër, por kandidatin e tyre, Fatlum Nurja.

Bamir Topi synon që të shtojë numrin e këshilltarëve vendorë për partinë e tij në këto zgjedhje