12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6949

Aksident në Suharekë, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhë në fshatin Semetisht të Suharekës.

Sipas policisë, i dyshuari me veturë “Audi” nga pakujdesia ka goditur veturën “Opel Kadet”.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjere, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com

Suharekë: Kapen duke vjedhur kabllo elektrike, i arreston Policia

0

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike.

Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com

Kërcënon verbalisht policin në Mamushë

0

Një turk ka kërcënuar me fjalë një person zyrtar policor në Mamushë.

“Njësiti policor ka ndaluar një mashkull K/Turk dhe gjatë diskutimit me të i njëjti nuk ka pasur dokument identifikimi me vete, më vonë ka ardhë babai i të dyshuarit dhe i njëjti u është kërcënuar me fjalë personave zyrtar”, bën të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com

Inspektorati i Arsimit në Prizren urdhëron rivlerësimin e ngelcave të “Remzi Ademajt” (Dokument)

0

Inspektorati i Arsimit (SIA) në Prizren nuk tërhiqet, që në mënyrë të jashtëligjshme t’ia mundësojë rivlerësimin e nxënësve, që kanë humbur vitin në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

SIA në një vendim që ka siguruar ‘PrizrenPress’, urdhëron mësimdhënësit e kësaj shkolle, që të rivlerësojnë ngelcat . Rivlerësimi i tyre është bërë dje.

Inspektorati i Arsimit në korrik të këtij viti pat kërkuar nga kujdestarët e këtyre klasave që t’i njoftojnë nxënësit që kanë ngelur me tre apo katër nota të dobëta se do të kenë edhe një mundësi të rivlerësimit.

Ndërkaq, ky vendim i SIA-s është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve.

Udhëzimi Administrativ, parasheh se nxënësit mund të ankohen 48 orë pas komunikimit të suksesit. Procesi mësimorë në këtë shkollë ka përfunduar me 5 qershor, ndërkaq njoftimi për mundësin e rivlerësimit është shpallë me 24 qershor.

Inspektorati në shenjë hakmarrje për moszbatimin e këtij vendimi ka kërkuar nga drejtori i kësaj shkolle që t’i ndëshkojë mësimdhënësit që nuk kanë bërë rivleësimin e ngelcave.

“Të merren masa disiplinora ndaj këtyre mësimdhënësave”, thuhet në vendimin e SIA-s.

Burimet brenda Gjimnazit “Remzi Ademaj” bëjnë të ditur se mësimdhënësit nuk kanë respektuar vendimin e SIA-së për shkak se ka qenë jashtëligjor dhe i pa vulosur.

“Vendimi që është sjellë në korrik nga SIA nuk ka qenë i vulosur, por edhe jashtë afatit që Udhëzimi Administrativ parasheh që nxënësi mund të ankohet 48 orë pas komunikimit të suksesit”,tregon burimi brenda kësaj shkolle. /PrizrenPress.com/

12049004_905934406156131_519438710_n

Dinakëria e Thaçit dhe Veselit për rrëzimin e Mustafës

0

PDK-ja me plane për ta prishur koalicionin qeverisës

Salihaj: Bllokada e Kuvendit është paralajmërim për shkuarje në zgjedhje të parakohshme

“PDK-ja e ka përgatitur më herët planin për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Një gjë e tillë do të ndodhë, sepse PDK-ja, ose më mirë të them Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk durojnë që Qeverinë ta udhëheqë LDK-ja dhe Isa Mustafa”, thotë analisti Faik Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shpejt mund ta shohë veten jashtë Qeverisë, kjo sepse partneri i tij Hashim Thaçi njihet si një lojtar politik, që në vazhdimësi i djeg bashkëpunëtorët, duke nisur nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e këndej. Duket se PDK-ja luan lojë të dyfishtë përmes një plani të fshehtë për rrëzimin e Isa Mustafës.

Në fakt, Hashim Thaçi është duke luajtur në vazhdimësi dhe duke u përpjekur që nëpërmes makinerisë së blerë nga ai të shumicës së medieve të tij të korruptuara që i kontrollon dhe i financon, të arrijë qëllimin e tij prej mafio-oligarku, në mënyrë që të sigurohet që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin e ardhshëm 2016 të mos pësojë rënie të madhe të votave, duke viktimizuar kësaj radhe “si kurbanin e radhës” me rënie të madhe të votave vetëm LDK-në e Isa Mustafës. Pa dyshim se kryeministri Mustafa duhet t’i shohë këto lojëra me qëllim të mos bëhet “kurban”, i radhës i Thaçit./kosova sot/

Hasani të tërhiqet nga Komisioni i Venedikut!

0

Kosova në Komisionin e Venedikut përfaqësohet nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndaj të cilit në korrik të këtij viti është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”.

Prandaj, ekspertët e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se përfaqësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut nga Hasani është jodinjitoz.

Ata thonë se Hasani duhet të tërhiqet nga ky post, pasi, sipas tyre, mbajtja e një pozite kaq të rëndësishme nga një person i cili ka probleme me ligjin e dëmton imazhin e Kosovës.

Megjithatë, kjo duket e pamundur pasi Hasani ka edhe rreth tri vjet mandat në atë Komision, ndërsa Statuti i Komisionit të Venedikut specifikon se mandati i përfaqësuesve të shteteve në këtë Komision përfundon nëse ata e ofrojnë dorëheqjen e tyre apo nëse Komisioni vlerëson se ata nuk janë në gjendje që ta kryejnë detyrën.

“Mandati i anëtarëve mund të përfundojë vetëm nëse ata ofrojnë dorëheqjen e tyre ose në qoftë se Komisioni vëren se anëtari në fjalë nuk është më në gjendje apo i kualifikuar për ta ushtruar funksionin e tij”, thuhet në Statutin e këtij Komisioni../zeri/

Thaçi: Jemi ende larg krizës politike, por opozita po vepron kundër shtetit

0

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, pas kthimit nga Nju Jorku ka thënë se nuk ka bllokim as të Kuvendit, as të Qeverisë dhe jemi larg krizës politike.

Për Indeksonline, Thaçi ka thënë se në Kuvend kemi vetëm përpjekje të pengimit të punës së rregull nga partitë opozitare, kemi uzurpim të hapësirës që duhet të shfrytëzohet për të mirën e qytetarëve dhe kjo është krejtësisht në kundërshtim me rregullat e punës së Kuvendit, por edhe në kundërshtim me rregullat e vetë demokracisë.
“Po presim që vetë opozita ta kuptojë se është duke vepruar kundër institucioneve të shtetit, kundër vetë Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Si qeveri, sipas Thaçit, Kosova asnjëherë nuk ka pasur koalicion qeverisës më të fuqishëm dhe më stabil.
“Vështrimin e kemi kah të arriturat, si MSA-ja dhe liberalizimi i vizave, formimi i FAK-ut dhe kah anëtarësimi në Partneritetin për Paqe, anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL, UEFA e FIFA, në Këshillin e Evropës dhe në shumë institucione tjera, e kemi edhe kah Procesi i Berlinit dhe zhvillimi ekonomik”, ka deklaruar Thaçi për Indeksonline.
Këto të arritura sigurisht që e acarojnë opozitën politike, ka thënë ai, por që edhe opozita duhet të veprojnë me mjete politike dhe jo të kërcënojnë me dhunë.

Blerim Kuçi: Drejtorët e Sali Asllanajt, janë përfshirë në skandale

0

Ish-kryetari i Suharekës Blerim Kuçi, vlerëson se kryetari aktual i këtij qyteti, Sali Asllanaj ka realizuar vetëm 8 për qind të premtimeve.

Ai tregon se Qeveria e Asllanajt, po ashtu është përfshirë në skandale të ndryshme.

“Sipas analizave të shoqërisë civile, Asllanaj ka realizuar vetëm 8 për qind të premtimeve”.

“ Tri rrahje kanë ndodh të drejtorëve me qytetarë”.

Kuçi tha se kryetari Sali Asllanaj ka dështuar edhe në realizimin e të hyrave buxhetore. /PrizrenPress.com/

Haradinaj në Suharekë: Ose tërheqje të nënshkrimeve, ose zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë sot në Suharekë, se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq nënshkrimet për Asocacionin e Komunave dhe demarkacionin me Malin e Zi.

“Nëse nuk tërhqiet nënshkrimi gjegjësisht nuk bojkotohet implementimi i atyre dy nënshkrimeve për demarkacion dhe për Asocacionin e Komunave ne do të shkojmë deri në kërkim të zgjedhjeve të reja”, ka thënë Haradinaj transmeton TV Besa

Gratë e PDK-së në Prizren, fushatë kundër sëmundjes së kancerit të gjirit

0

Në organizim të Gruas Demokratike të PDK-së, në Prizren ka filluar fushata sensibiluese për luftimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, pasi që muaji tetor është muaj i luftimit të kësaj sëmundje të rrezikshme.

Aktivitetet kanë filluar me vizitën në QKMF-në ku bëhet edhe kontrollimi i kësaj sëmundje përmes aparatit të mamografisë. Më pas , në Qendrën “ Europa” është mbajtur edhe një takim ku është folur për rreziqet dhe masat parandaluese të kësaj sëmundje, takim ky në të cilin morrën pjesë drejtueset e GD të PDK-së,zyrtarët e pushtetit lokal të Prizrenit dhe pjesëmarrese të shumta.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se ne si qeveri lokale kemi qenë dhe do të jemi të përkushtuar që të sigurojmë pajisje të nevojshme për punë efikase në trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshirë edhe ato për sëmundjen e kancerit të gjirit, ndërsa vijoi ai, ne si komunë mbështesim materialisht edhe shumë pacientë që trajtohen nga sëmundja e kancerit, theksoi ai.

Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula – Shiroka, tha se kjo fushatë sensibilizuese i është dedikuar mbrojtjes së shëndetit dhe në përgjithësi është shprehje e solidaritetin tonë , theksoi ajo, me të gjitha gratë e Botës që janë të prekura nga kjo sëmundje.

Ndërkaq, kryetarja e degës së GD të PDK-së në Prizren Laura Guguli, tha se e gjithë kjo fushatë tregon gatishmërinë tonë për tu vënë në mbrojtje të shëndetit të mbarë shqoërisë sonë, theksoi ajo. Pas fjalimeve, rreth parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, ka mbajtur një ligjëratë profesionale radiologja, dr. Shpresa Goçaj, ndërkaq për të gjithë të pranishmit rreth informimit sa më të mirë për këtë sëmundje është shfaqur edhe një film dokumentar.Pas kësaj ngjarje, pjesëmarrëset e këtyre aktiviteteve kanë bërë edhe një defile në qendër të Prizrenit/TV Prizreni/