7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6971

Opozita nuk lejon vazhdimin, ndërpritet sërish seanca

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sërish ka kërkuar 15 minuta pauzë, pasi opozita nuk lejoi vazhdimin e seancës së Kuvendit.
Pas rifillimit të seancës partitë opozitare sërish kanë dalë para foltores së Kuvendit, duke pamundësuar kështu vazhdimin e seancës.
Pas kësaj, Veseli kërkoi 15 minuta pauzë për ta diskutuar me opozitën gjendjen e krijuar. /Telegrafi/

Rifillon seanca, opozita sërish para foltores

E plotësuar: Ka rifilluar seanca e paradites që ka si pikë rend dite raportimin e kryeministrit për marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërkaq para foltores së Kuvendit shihet sërish opozita e cila nuk po lejon vazhdimin e seancës,

VV: Deputetët e pozitës na sulmuan me gota qelqi (Foto)

0

Lëvizja Vetëvendosje! në një njoftim për media ka theksuar se sot në Kuvend, deputetët opozitarë janë sulmuar me gota qelqi nga deputetët e pozitës.

“Derisa deputetët e opozitës gjuajtën Isa Mustafën me vezë, deputetët e pozitës përdorën mjete të forta për të kundërshtuar një aksion demokratik.

Kjo tregon të vërtetën e tyre, pavarësisht çirrjes se gjoja opozita po e pengon demokracinë dhe po përdor dhunë”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Kuvend-gota e thyer1

Qeveria reagon: Kuvendi të krijojë kushte normale për punë

0

Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi aktet, siç i quajti të dhunshme të zhvilluara sot nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po informonte deputetët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur më marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Në reagim thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se të gjithë kanë për detyrim të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shmangin veprimet që tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit të cilat dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton Kuvendin e Kosovës që të krijojë kushte normale të punës, në mënyrë që sot të vazhdoj pa pengesa seanca e Kuvendit të Kosovës dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të informohen në detaje për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura. Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vlerëson se ato do t’i hapin rrugë integrimeve euroatlantike të vendit, dhe se janë mbështetur fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja”, thuhet në reagim.

Zaifir Berisha: Ja sa euro u shpenzuan për vezët!

0

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Zafir Berisha ka treguar se kostoja e vezëve që janë shpenzuar sot në Kuvendin e Kosovës ishte 20 euro.

Sipsa tij, çmimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i shtrenjtë për Republikën e Kosovës,

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Reagimi simbolik i opozitës sot në Kuvendin e Kosovës kishte kosto në vlerë prej 20 euro, 10 euro vezë dhe 10 euro për pastrimin e sallës.

Ndërsa, kostot e Marrëveshjeve të Isa Mustafës në Bruksel janë shumë më të shtrenjta për demokracinë e Kosovës dhe perspektivën evropiane të saj.

Isë,Kosova nuk e ka Kshtetuten e 1989 pranoje që ke bërë gabim me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, dhe zotohu që do të tërhiqesh sa nuk është bërë vonë…!

Momenti kur kryeministri është gjuajtur me ve (Video)

0

Raportimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë është ndërprerë pasi që deputetët e partive opozitare kanë filluar të gjuajnë me vezë.

Lajmi.net, ju sjellë videon ekskluzive të këtij gjesti të deputetëve opozitar.

Vetëvendosje: Kryeministrit ia ndalëm gënjeshtrat

0

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një deklaratë pasi ka hedhur vezë në drejtim të Kryeministrit.

“Sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit. Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm”, thuhet në deklaratën e VV-së.

“Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës” thuhet në deklaratën e VV-së.

Ja kush gjuajti vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa (Foto)

0

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka gjuajtur me vezë kryeministrin Isa Mustafa gjatë fjalës së tij derisa ishte duke thënë se marrëveshjet me Serbinë dhe ajo e demarkacionit me Malin e Zi janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Në foto shihet Kadaj-Bujupi teksa gjuan me forcë vezën drejt Mustafës, raporton Indeksonline. Asaj i ka ndihmuar edhe Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje, duke gjuajtur njëkohësisht vezë drejt Mustafës.

Shtyhet seanca e gjykimit të Nexhat Çoçajt

0

Seanca e gjykimit ku Nexhat Çoçaj akuzohet për keqpërdorim detyre është shtyrë për mungesë të avokatit të tij dhe një të akuzuari.

Bashkim Nevzati, avokati i drejtorit të arsimit në Prizren Nexhat Çoçajt kishte njoftuar me shkrim Gjykatën themelore në Prizren se sot gjendet në një seancë tjetër civile në Prishtinë.

Sot mungoi edhe i akuzuari Bedri Çejku, pasi fletëkthesa e postës për gjykatën konstatonte se aty jetonte një palë e panjohur. Çeku kishte marrë pjesë në dy seancat e para të këtij gjykimi.

Sot ishte paraparë të dëshmonte Arbër Rexhaj, aktivist i “Vetëvendosjes” në Prizren, i cili edhe kishte ngritur kallëzimin penal ndaj drejtorit Çoçaj. Ky kallëzim penal është pjesë e aktakuzës ndaj drejtorit të arsimit.

Rexhaj, shtyrjen e seancës e konsideroi të qëllimshme.

“Këto zvarritje po bëhen qëllimisht për ta shtyrë sa më shumë vendimin edhe unë personalisht edhe LVV-ja kemi thënë se ne nuk besojmë në këto organe të drejtësisë dhe këto organe të drejtësisë kanë treguar disa herë që dinë të marrin vendime të gabuara dhe selektive, tha Rexhaj”.

Kallëzimi penal i “Vetëvendosjes” ndaj Nexhat Çoçajt ishte ngritur, pasi ky subjekt siguroi gjendjen e llogarive bankare të drejtorit të arsimit në Prizren dhe mësimdhënësit Bekim Thaçi. Nga kjo gjendje e llogarive “Vetëvendosje” pretendon se Komuna e Prizrenit i kishte transferuar në llogarinë e Çoçajt 12 mijë e 803 euro për Manifestimin “Java e Remzi Ademajt”.

Kjo është pika e parë e aktakuzës kundër Çoçajt.

“Nexhat Çoçaj, gjatë periudhës kohore maj- qershor të vitit 2008 në Prizren, si person zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të fitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në atë mënyrë që si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Ademaj” në xhirollogarinë e tij bankare, alokohet shuma 12 mijë e 803 euro nga Komuna e Prizrenit,” thuhet në këtë pikë të aktakuzës.

Për dorëzimin e gjendjes së llogarive bankare të Çoçajt e Thaçit në selinë e “Vetëvendosjes” në Prizren u dënua më 18 gusht me 5 mijë euro gjobë ish-punonjësi i Bankës “ProCredit” Abdullah Thaçi.

“I akuzuari Çoçaj, përmes kësaj shume të mjeteve, pa një procedurë të tenderimit ka paguar fatura furnitorëve përmes transferit, ka bërë blerje me kartelë nëpër qendra tregtare, ka tërhequr mjete në shuma të ndryshme nga bankomati, ka bërë po ashtu tërheqje të parave nga llogaria rrjedhëse, të cilat i ka alokuar Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe atë më datë 14.11.2008, shumën prej 2 mijë euro dhe më datë 04.12.2008 shumën prej 1 mijë e 137 euro, pa u ditur destinacioni i shpenzimit të parasë publike,” vijojnë të shpjegohen veprimet e Çoçajt në aktakuzë.

Përmes këtyre veprimeve prokuroria akuzon Çoçajn se ka kryer keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Çoçaj, akuzohet se gjatë periudhës maj- qershor 2009 në Prizren, ka keqpërdorur sërish manifestimin e javës që mbahet në emër të dëshmorit “Remzi Ademaj”.

Kësaj radhe aktakuza thotë se Çoçaj nuk merr mjetet në xhirollogarinë e tij, por mjetet prej 11 mijë euro, alokohen në xhirollogarinë e ndërmarrjes botuese “Bogdani”, pronar i së cilës është vetë ai.

Në pikën katër të akuzës, Çoçaj, sërish në vitin tjetër, gjatë muajve maj- qershor 2011, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, së bashku me arsimtarin Bekim Thaçi. /Kallxo.com

Opozita e gjuan me ve Mustafën në Kuvend, ndërpritet seanca

0

Kryeministri Isa Mustafa është gjuajtur me ve nga deputetet e opozitës gjatë kohes sa raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Isa Mustafa gjatë raportimit për marrëveshjet e fundit në Bruksel, është gjuajtur me vezë nga deputetët e VV’së, AAK’së dhe NISMA’s. Në atë momente sigurimi i Kryeministrit ka hapur çadrën duke e mbrojtur atë.

Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërtitur “Turp Trup Turp” dhe ka kërkuar për 10 minuta pauzë. /Express

Akademia e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen deri më 2017

0

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik për vitet 2015-2017.

Sipas Akademisë së Kosovës, ky është protokolli i tetë me radhë mbi bazë të marrëveshjes së vitit 2000, të nënshkruar në Tiranë.

“Protokolli për këtë periudhë dyvjeçare përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga sfera e arteve. Me protokoll parashihet të mbahen disa tryeza dhe konferenca shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për figura të mëdha të shkencës dhe të kulturës shqiptare, pastaj të mbahen ligjërata të ndërsjella të akademikëve dhe punonjësve shkencorë për çështje të rëndësishme dhe aktuale shkencore dhe artistike, të bëhet përurimi dhe këmbimi i rregullt i literaturës dhe informatave etj”, thuhet në një komunikatë të Akademisë.