5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6972

Mali i Zi mbështet pranimin e Kosovës në UNESCO

0

Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin politik karshi Kosovës.

Tani ky shtet fqinj pritet që ta mbështesë Kosovën edhe në anëtarësimin në UNESCO, pavarësisht kundërshtimeve nga Serbia, dhe atyre të komunitetit serb në Mal të Zi.

Gazeta beogradase “Novosti” shkruan se kursi i politikës zyrtare të Malit të Zi, i cili ka filluar me njohjen e pavarësisë, organizimin e vizitës zyrtare të Hashim Thaçit në Podgoricë dhe paralajmërimi për hapje të ambasadës në Prishtinë, do të vazhdojë me mbështetjen Prishtinës për anëtarësim në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Mali i Zi për këtë çështje të marrë një qëndrim kur vjen koha e seancës, dhe atë në bazë të kursit të tanishëm politik për rajonin”, ka thënë ministri i Jashtëm malazez Igor Luksiq. Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin politik karshi Kosovës.

Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën për anëtarësim të Kosovës më 3 tetor dhe sipas “Novostit”, rrjedhimisht kjo deklaratë e Luksiqit nënkupton edhe mbështetje për kërkesën e Kosovës.

Shkelet me veturë një fëmijë në Prizren

0

Një femër e mitur është shkelur nga një veturë në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Policia njofton se një mashkull duke lëvizur me veturën VW me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një këmbësore- femër e mitur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. /PrizrenPress.com

Arrestohen tre persona në Suharekë për marrje me prostitucion

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër shqiptare në Suharekë, pasi që për të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën kriminale ‘marrje me prostitucion’.

Policia bën të ditur se gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer veprën kriminale.

Të njëjtit janë dërguar në gjykatën për kundërvajtje për procedurë të mëtejme. /PrizrenPress.com

Përplasen dy automjete në Prizren

0

Në fshatin Sallagrazhdë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit është liruar. /PrizrenPress.com

Pajaziti: Opozita t’u ikë veprimeve të dhunshme

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, nuk është pajtuar me veprimet e fundit të tri subjekteve politike opozitare.

Ndonëse peticionin dhe protestat i ka vlerësuar të drejta dhe legjitime të opozitës, ai i ka ftuar këto subjekte politike të largohen nga veprimet që mund të nxisin dhunë dhe t’i kthehen debatit në Kuvend.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Pajaziti ka thënë se me këto veprime opozita po e ashpërson disponimin qytetar.

“Opozita duhet t’i kthehet debatit në kuvend dhe t’i ikë me çdo kusht mundësisë të ketë mënyra dhe reagime të dhunshme. Aktivitetet e fundit të opozitës, më shumë sesa nxjerrje në pah të ndonjë mangësie në këtë proces, po e ashpërsojnë vetë disponimin qytetar, që nuk është në rregull”, ka thënë Pajaziti.

Për procesin e dialogut me Serbinë, ai e ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ekzekutivi duhet t’i informojë më mirë qytetarët për gjithë atë që ka ndodhur në procesin e Brukselit.

“Natyrisht se edhe Qeveria duhet të jetë më aktive me gjithë ekipin që ka bërë negociatat me Serbinë, në mënyrë që t’u shpjegohet qytetarëve gjithçka që ka ndodhur dhe atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në procesin e negociatave me Serbinë”, ka deklaruar ai, duke e ftuar opozitën që në marrëveshjet që pretendojnë se është shkelur Kushtetuta, t’i lihet hapësirë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Ne, në fakt, si Kuvend i Kosovës, ia kemi dhënë dritën e gjelbër procesit të dialogut, por nuk ia kemi dhënë dritën e gjelbër asnjë veprimi antikushtetues. Kështu që, në këtë rast duhet t’u jepet hapësirë institucioneve të pavarura siç është Gjykata Kushtetuese, pa e përdorur mjetin e fundit që është nxjerrja e qytetarëve në rrugë”, ka deklaruar Pajaziti.

Më tutje, ai ka thënë se opozita duhet të merret me çështje me konkrete, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve në vend. Duke e komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja,
Pajaziti ka thënë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, sepse vendi ka një koalicion qeverisës stabil.

“Ne zgjedhjeve nuk iu kemi ikur asnjëherë dhe nuk besoj se do t’u ikim as tash. Besoj se nuk ka ardhur puna deri te zgjedhjet, sepse tani kemi një koalicion që konsiderohet se ka stabilitet të duhur për ta udhëhequr vendin dhe proceset e rëndësishme. Mendoj se vendi provokohet në zgjedhje vetëm në rastet kur kemi kriza të ndryshme, kur bllokohet jeta institucionale. Tani nuk është momenti”, ka thënë Pajaziti./Epoka e Re

Prokuroria t’i akuzojë kriminelët

0

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vijon të mbetet i përkeqësuar, duke bërë të pamundur kështu qasjen e qytetarëve në drejtësi. Prokuroria, gjykatat dhe policia ndikohen politikisht dhe i keqpërdorin detyrat, për të cilat janë të thirrur t’i kryejnë.

Problemet e akumuluara nën mandatin e UNMIK-ut, i cili i ngriti këto tre institucione, kanë mbetur të pandryshuara dhe të pazgjidhura edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe pas vendosjes së misionit të EULEX–it, pasi ky i fundit tashmë ka treguar se ka dështuar.

Gjykatat janë shndërruar në institucione të pabesueshme me mijëra lëndë të grumbulluara ndër vite dhe të përcjella nga reputacion për favorizime dhe korrupsion. Ndërsa prokuroria një hap e hedh përpara dhe dy tre hapa të tjerë shkon prapa, pasi çështje të ndjeshme ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë i fillon me bujë, por që në fund pajtohet me shuarjen e tyre. Që do të thotë se edhe për institucionin e prokurorisë jobesueshmëria mbetet e përhapur, ndërkohë që nuk mungojnë zëra për sabotim të punë së tyre nga oficerët hetues, për të cilët thuhet se kanë lidhje me politikën.

Sipas analistit Leon Duhanaj, Prokuroria e Shtetit, në qoftë se dëshiron dhe ka vullnetin për të bërë kthesa, të cilat nuk janë aspak të lehta, duhet që së pari të tregojë gatishmëri dhe guxim për hapa konkretë.

“Prokuroria e Shtetit duhet t’i ngre aktakuzat publikisht dhe nëse pushtetit vendor i mungon guximi apo gatishmëria për drejtësi atëherë kjo të kërkohet nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë ai. /Kosova Sot

Rexhep Selimi ka një selam për kryeministrin Mustafa

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka një selam për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Selimi në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se shefi i qeverisë i ka vetëm dy rrugë, dorëheqjen ose tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, përfshirë atë për “Zajednicën” dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Se a do të ketë protesta në vend, sipas Selimti është në dorën e vet kryeministrit Isa Mustafa.

Ai ka thënë se i vetmi njeri që mund të shmang protestat është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duket se e ka zgjedhur se do të ketë protesta në këtë vend.

Ai ka paralajmëruar ballafaqim të fuqishëm të opozitës me pozitën të martën ne Kuvendin e Kosovës.

Rexhep Selimi, ish-komandat i UÇK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron që të vijë në pushtet me dhunë, siç pretendohet nga shumica por që VV dëshiron që përmes votës të marrë timonin e ekzekutivit. /Telegrafi

Profesorët e gjimnazit ‘Atatyrk’ në Mamushë ligjërojnë nga 2-3 lëndë (Video)

0

Nxënësve të klasës së dhjetë në gjimnazin ‘Atatyrk’ të Mamushës profesori që e jep lëndën e informatikës e jep edhe lëndën e psikologjisë.

Kjo ndodh pavarësisht se profesori shkollimin universitar e ka për Informatikë, njofton Klan Kosova.

E angazhuar është në më shumë se një lëndë është edhe profesoresha Gokcen Curci e cila jep lëndën e historisë, gjeografisë e astronomisë.

Kështu nga dy e tri lëndë japin 6 profesorët e gjimnazit që ka 226 nxënës. Pa angazhim nuk është as drejtori i shkollës.

E kjo situatë sipas tij është qeë një kohë të gjatë.

Këtë problem kryetari i Mamushës e ka paraqitur edhe në Ministrinë e Arsimit, ku thotë se disa herë ka bërë kërkesa për shtimin e numrit të profesorëve.

Megjithatë zyrtar të MASHT-it nuk japin shpresë se do të ndërhyjnë në këtë komunë. Drejtor i Departamentit për shkollim parauniversitar në MASHT tha se drejtuesit e komunës duhet të bëjnë zgjidhje vet duke bashkëpunuar me komunat tjera përrreth.

A po paralajmëron Remi prishjen e koalicionit PDK-LDK?

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, përmes një postimi në facebook ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të vendit që të përmirsojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial.

Rrustem Mustafa, i cili gjatë ngërçit politik të vitit 2014, vazhdimisht kishte thënë se do të ndodhë koalicioni PDK-LDK, ka thënë se “po ofrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht munden me qëndru në pozitat e dëshiruara”, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Sfidat institucionale karshi koalicionit të madh

Në bazë të formës së qeverisë, në sistemin parlamentar kryemistri i vendit e ka pushtetin përfundimtar, ai është lideri i pushtetit ekzekutiv dhe ka për obligim të përmirsojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial.

Po ofrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht munden me qëndru në pozitat e dëshiruara.

Vendit i duhet normalizim institutcional, kjo arrihet me politika e sjellje të qytetëruara dhe komunikim efektiv për të qenë afër prioriteteve në nevojë.

Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, të politikëbërsve në veqanti..!!”(sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Bie dëshmia e Bernard Përlazrit, dëshmitari: Bernardi gjuajti i pari në Hekuranin e Fadilin (Video)

0

Pretendimet e të dyshuarit Bernard Përlazri, se e ka vrarë Hekuran Morinën dhe ka plagosur vëllain e tij Fadil Morinën në vetëmbrojtje, janë hedhur poshtë nga një dëshmitar i cili e ka parë nga afër tërë ngjarjen.

Bernard Përlazri që gjendet në arrati prej ditës kur në qendër të Prizrenit kishte vrarë Hekuran Morinën e plagosur rëndë vëllain e tij Fadil Morinën, në një intervistë për Gazetën Express para disa ditësh, kishte pohuar se vrasjen e kishte kryer në vetëmbrojtje duke treguar se ishin familja Morina, që sipas tij, kishin tentuar të shtinin në drejtim të Përlazrit dhe shoqëruesve që ishin në veturë.

RTV Dukagjini ka siguruar një video – dëshmi ekskluzive në të cilën dëshmitari në kushte anonimiteti rrëfen në detaje ngjarjen, ku një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosen, për shkak të fajdeve.

Në këtë video, dëshmitari tregon se si dorasi dhe viktima ishin duke ecur me veturat e tyre ballëpërballë. Ka qenë Përlazri me disa shoqërues ai që e ka ndalur veturën duke i dalë përpara Hekuran Morinës, dhe ka nxjerrë revolen duke shtënë në ta. Fillimisht, sipas dëshmitarit, ka pasur të shara.

Dëshmitari ka përshkruar në detaje edhe llojet e veturave, duke e përshkruar krejt çfarë ka parë si në filmat aksion.

Vrasje që ka tmerruar jo vetëm Prizrenin, pretendohet se ka ndodhur pasi që i dyshuari Bernard Perlazri pretendonte se babai i tashmë viktimës, Hekuran Morina, i kishte marrë 70 mijë euro me fajde për t`i kthyer në afat prej gjashtë muajsh. Kjo ishte mohuar nga familjarët e Morinës.

Përlazri, pak ditë para se të kryente aktin ishte liruar nga paraburigimi ku kishte qëndruar afër katër muaj.

Protesta nga familjarët e Hekuran Morinës, në kërkim të drejtësisë, drejtori I policisë në Prizren i suspenduar bashkë me shefin e hetimeve, kanë qenë epilogu pas skenave të tmerrshme që kishin ndodhur në qendër të Prizrenit.

Vrasja për fajde në Prizren është ngritur si çështje edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputet që vijnë nga ky qytet. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

https://youtu.be/_eMTsC51jtk