19.1 C
Prizren
E enjte, 5 Qershor, 2025
Home Blog Page 7381

Haradinaj: AAK për momentin e ka të sigurt vetëm opozitën

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj ka shprehur vetëdijen e plotë se vendit i është humbur shumë kohë. Ai ka pranuar se ka vendime ende të pazbuluara për publikun, ndërsa ka theksuar se partia e tij për momentin e ka të sigurt vetëm opozitën.

Haradinaj është zënë ngushtë kur është pyetur për mundësinë e një koalicioni me PDK’në. Mundësinë e një koalicioni të tillë nuk ka dashur ta komentojë, mirëpo nuk e ka përjashtuar si mundesi as koalicionin me PDK’në e as vazhdimin e marrëveshjes me LDK’në dhe partnerët e tjerë të koalicionit, shkruan Gazeta Express.

E vetmja gjë që AAK’ja e ka të sigurt, sipas Haradinajt, është opozita.

Haradinaj ka thënë se proceset e mëtutjeshme janë vendime të brendshme të tyre, ndërsa ka shprehur besimin se shumë shpejtë do ta sjellin një lajm të mirë.

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ramush-haradinaj-thote-se-aak-per-momentin-e-ka-te-sigurt-vetem-opoziten-nuk-i-ve-vija-te-kuqe-askujt-60782/

Eshtrat e Isa Boletinit rivarrosen me 16 janar

0

Isa boletiniNë mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar përfundimisht propozimi që solemniteti i rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit të bëhet me 16 janar të vitit 2015, e jo më 28 nëntor të këtij viti, siç ishte planifikuar më herët.

Kreu i Këshillit organizativ të kësaj ceremonie, Agim Çeku, njëherësh ministër në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka treguar se janë mbajtur disa takime të rregullta dhe në takimin fundit ka vendosur që t’i propozojë qeverisë dhe kryeministrit në detyrë që ta ndryshojë datën e rivarrimit e cila ishe caktuar me 28 nëntor, transmeton koha.net.

“Mendojmë se datë me e përshtatshme për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini është 16 janari i vitit të ardhshëm, që është 99 vjetori i rende, për arsye të shumta kjo do të jetë një ngjarje ne veti dhe të jetë në përputhje me jetën dhe veprën e heroit kometat Isa Boletini”, ka thënë Çeku, në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

LDK-ja ka prioritet LAN-in, por s’përjashton PDK-në

0

LDK-kryesiaa(E plotësuar) Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së këshillit të përgjithshëm të partisë, ka thënë se LDK-ja mbetet e përkushtuar që me VLAN-in ta bëjë qeverinë, por nuk ka përjashtuar mundësinë që të diskutojë edhe me PDK-në e Hashim Thaçit.

Por për këtë ai ka një kusht, të cilin thotë t’ia ketë vënë KP i LDK-së.

“Kushti jonë është që të marrin Qeverinë. Nuk do të bëjmë me askënd debate për këtë. LDK-ja është e gatshme të merr përgjegjësinë vetëm nëse udhëheq me qeverinë, qoftë edhe me PDK-në”, ka thënë Mustafa pas takimit.

 

LDK nuk shkon me PDK, edhe nëse shkon në opozitë

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vendim që të mos shkohet në koalicion me PDK-në edhe me kushtin që të mbetet në opozitë. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Gazetës Blic brenda mbledhjes së organit më të lartë drejtues të LDK-së.

 

Orët vendimtare për LDK-në?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjendet në momentet ku do të vendos për rolin e që do ta luaj në skenën politike për katër vjetët e ardhshme.

Kjo mëdyshje pritet të largohet pas pak momentesh, kur të përfundojë edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm i cili sapo ka filluar, raporton lajmi.net.

Mbledhja e kryesisë së LDK-së, që u mbajt të martën, kishte lënë të gjitha përgjegjësitë te anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, të cilët do të vendosin se si do të procedojë tutje kjo parit dhe se a do të vazhdojë të jetë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen, apo do të jetë partneri i koalicionit të madh qeverisës me partinë fituese të zgjedhjeve, PDK-në.

Deri më tani, përfaqësues të kësaj partie kanë dhënë deklarata të ndryshme. Disa prej tyre thonë se do të qëndrojnë me bllokun LVAN, por me Isa Mustafën kandidat për kryeministër, ndërsa disa prej tyre, nuk e kanë kundërshtuar mundësinë që LDK të negociojë me PDK-në për bashkëqeverisje.

Buzhala thumbon Burimin e Donikën: Gjakun e ambel e ka Hasha

0

Berat BuzhalaIsh- deputeti i PDK-së, Berat Buzhala e ka thumbuar sekretarin e AAK-së, Burim Ramadanin dhe deputeten e kësaj partie, Donika Kadaj- Bujupi pas deklaratës zyrtare të partisë së Haradinajt se më nuk do të bëjnë koalicion me LDK-në. Buzhala duke ironizuar me këta zyrtarë të AAK-së në një postim në Facebook ka thënë se “Shefi” e ka gjakun shumë të ëmbël.

Lexojeni të plotë shënimin e Buzhalës.

Deri kur u largova prej PDK’se, une n’telashe kam qene me e permend PDK’ne dhe Hashim Thacin ne prezencen e Burim R. Ramadani dhe Donika Kadaj. Mu dokke qe jam anetar i Partise Naziste.
Kur cka me pa, e cka me ndi, taman dola une, keta po ju hedhen ne perqafim Shefit.
Gjakun e ambel e ka Hasha. Keni me u binde.
Mbajeni mend cka po ju them.
Be bre po ju boj, qe me u kenaq keni me njeri tjetrin. Keni me u shkri.
Se te njejte jeni..

Veliu: AAK “tradhtoi” Bllokun

0

agim veliuAnëtari i kryesisë së LDK-së, Agim Veliu nuk ka dashur ti komentoj deklarimet në media se AAK-ja tashmë përfundimisht është ndarë nga Blloku LANV dhe se nuk do komunikim të mëtutjeshëm me LDK-në. Në një deklaratë për “Botapress”, Veliu e vlerëson jo korrekte dhe “tradhti” të AAK-së faktin se ky subjekt politik është larguar nga Blloku pa ndonjë sqarim përfundimtar, sikur edhe është “ofruar” me PDK-në.

“Nuk është korrekte që të bëhet një gjë e tillë pa i pastruar të gjitha çështjet ne si Bllok. Ne gjithmonë kemi thënë se për ne nuk ka asnjë bisedë me askë pa i pastruar çështjet me Bllokun. Kërkesa jonë është bërë publike që ne pas mos realizimit të plotë të marrëveshjes, sepse kështu kanë qenë deklarimet e liderëv,e që marrëveshja ose të zbatohet e plotë ose nuk ka marrëveshje. Ne kemi bërë kërkesë që ajo marrëveshje të ribëhet dhe bashkërisht Blloku të gjej zgjidhe, dhe nuk do të ishte mirë që asnjëra nga palët që të bëjnë shkëputje nga Blloku pa u takuar dhe pa pasur një përgjigje të fundit”, tha Veliu.

Në ndërkohë, KP i LDK-së do të mblidhet në orën 16:00 për të shqyrtuar situatën aktuale dhe pozicionin e saj për zgjidhjen e krizës.

NISMA beson ende në VLAN

0

Limaj Nisma rahovecNisma për Kosovën, përmes një komunikate, ka thënë se kjo parti që nga 10 qershori është angazhuar që marrëveshja për koalicionin e arritur në mes të LDK-AAK-Nisma dhe bashkëngjitjes së më vonshme të Lëvizjes Vetëvendosje të jetësohet.

“Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj pothuaj se tërë javën është munduar që vizionin për të cilin u bashkuan nënshkruesit për asnjë moment mos ta heqin nga vëmendja”.

“NISMA vazhdon të besojë se marrëveshja ende është e mundur që të jetësohet nëse palët nënshkruese i shfrytëzojnë momentet e fundit dhe bëjnë përpjekje që të shohin përtej interesave momentale me të cilat aktualisht përballën”, thuhet në komunikatën e Nisma-s. /PrizrenPress.com/

Thaçi beson në krijimin e shpejtë të institucioneve

0

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se duhet të kenë përgjegjësinë që si bartës të institucioneve dhe partive, që krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit të vlerësuara si të lira, demokratike, njofton kumtesa qeveritare.

Ai tha se ka besim në krijimin e institucioneve në ditët e ardhshme.

Në mbledhje të qeverisë u miratuan edhe një sërë propozim-vendimesh si dhe u bë miratimi i kërkesës së ministrit të FSK-së, Agim Çeku për shtyrjen e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit më 16 janar në 99 vjetorin e rënies së tij.

Ben Blushi pranoi Çmimin Evropian për Letërsinë

0

BenBlushiShkrimtari shqiptar Ben Blushi ka pranuar Çmimin Evropian për Letërsinë në një ceremoni të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranon këtë çmim, i cili iu dorëzua nga komisioneri Europian për Arsimin, Kulturën dhe Sportin, Tibor Navraciss.

Blushi e fitoi çmimin gjatë Panairit të Librit në Frankfurt në tetor, me librin e tij “Otello, Arapi i Vlorës”, ndërsa këtë çmim e morën edhe 13 autorë të rinj nga Evropa, 6 prej të cilëve janë nga vendet e Ballkanit.

Gazeta Mapo njofton se Blushi këtë çmim ia ka dedikuar viktimës së fundit të ISIS, punonjësit amerikan që u vra së fundmi në Siri, Peter Kassig.

“Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur veten dhe lirinë e saj”, ka thënë Blushi, duke shtuar se libri i tij është një libër kundër racizmit.

Përpos që mori çmim për herë të parë, kjo ishte pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në këtë konkurs. “Otello, Arapi i Vlorës”, u botua në vitin 2009 dhe ishte libri i dytë i Blushit. Autori, që tani pajiset me 5 mijë euro, gjithashtu ka tërhequr vërejtjen për vështirësitë e përkthimit të gjuhës shqipe në gjuhë të tjera.

Autorët e tjerë që pranuan këtë çmim ishin Milen Ruskov nga Bullgaria, Jan N?mec nga Çekia, Makis Tsitas nga Greqia, Oddný Eir nga Islanda, Janis Jonevs nga Letonia, Armin Öhri nga Lihtenshtajni, Pierre J. Mejlak nga Malta, Ognjen Spahi? nga Mali i Zi, Marente de Moor nga Holanda, Uglješa Šajtinac nga Serbia, Birgül O?uz nga Turqia dhe Evie Wyld nga Mbretëria e Bashkuar.

Gashi: Kryeministrin, ose në opozitë

0

ArbenGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës pritet që sot në Këshillin e Përgjithshëm të vendosë që të pozicionohet qartë karshi Bllokut paszgjedhor, por edhe PDK’së.

LDK do të kërkojë postin e Kryeministrit, opsioni tjetër do të jetë opozita.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Arben Gashi, thotë për Politiko.net se LDK duhet të kërkojë që ta marrë qeverisjen e vendit.

“LDK duhet ta marrë qeverisjen dhe t’i jap fundë një epoke të keqqeverisjes. LDK ose duhet ta ketë Kryeministrin dhe ta drejtojë vendin, ose duhet të dalë në opozitë”.

Por, a mbështet Deputeti Gashi një koalicion PDK-LDK?

“Në princip, jam kundër bashkëqeverisjes me PDK”.

Sidoqoftë, për këtë do të vendosë sot Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie.

A po e “shantazhon” AAK-ja LDK-në, në momentet e fundit?!

0

Haradinaj-MustafaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e “shantazhon” Lidhjen Demokratike të Kosovës pak momente para se kjo e fundit ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Burime brenda Bllokut i kanë thënë Gazetës Blic se AAK këtë shantazh po e bën që LDK të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe të lejoj Ramush Haradinajn të jetë i nominuari i Bllokut për shef të ekzekutivit nga Blloku LVAN.

“Nuk ka kurrfarë marrëveshje me PDK-në. Ky është një lloj presioni që po i bëhet LDK-së, në mënyrë që kjo e fundit të heq dorë nga posti i kryeministrit brenda Bllokut, dhe kësisoj ta lejoj Ramush Haradinajn të jetë i nominuari i Bllokut për shef të ekzekutivit para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mbahet rreth në orën 16:00”, tha ky burim për Gazetën Blic.

Disa medie kanë raportuar se tashmë është kryer pazari ndërmjet PDK-së e AAK-së për formimin e qeverisë.