22.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 7382

Fundi i një episodi të dhimbshëm dhe fillimi i një episodi të tmerrshëm

0

haki-abazi1Analisti politik, Haki Abazi është shprehur shumë i zhgënjyer me marrëveshjen e arritur ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se nga një episod i dhimbshëm, po fillojmë me një episod të tmerrshëm.

Lexojeni reagimin e plotë të Haki Abazit.

Nje status-quo tjeter po fillon e perkrahur nga politika dhe poltikane pakurrizor. Nje gje e garantuar eshte qe dite me te mira do te vijne nje dite, kjo eshte shpresa nga erresira, sepse ne vazhdim eshte nje thellim tjeter i natyres dhe tradites kriminale dhe korruptive dhe zhberjes se shtetit. Fund i nje episode te dhimbshme dhe fillim i nje te tmerrshme por perfundim i idese iluzore per te qene ndryshe ne kursin e paturpsise per pozita dhe fuqi poltike qe nuk tejkalon mendimin provincial.

Flora Brovina: Jemi gati për seancë

0

FloraBrovina14-08Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të kësaj legjislature, Flora Brovina në një prononcim për InLajm, ka thënë se ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Ajo ka thënë se seancën do ta thërrasin shumë shpejt. Madje, Brovina tregoi se ka kërkuar që administrata e Kuvendit të jetë e gatshme.

“Shumë , shumë shpejt, realisht gati jam. Sot e kame thirre administratën të jetë gati”, tha ajo.

Sipas saj, nesër do të vendoset se kur do të thirret seanca.

“Nesër vendosi, thash unë jam gati, të tjerët nuk ishin, dhe u vonuam derisa ata nuk u munden dhe nuk u morën veshe .Seanca është gati për tu thirre”, tha Brovina.

AAK: Veprimi i Isa Mustafës ishte i pritshëm

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar veprimin e Isa Mustafës për koalicion me PDK’në si të pritshëm.

Këshilltari Kryesor i Ramush Haradinajt ka thënë për Gazetën Express se pavarësisht koalicionit PDK-LDK, AAK do të vazhdojë punën për ndërtimin e një shteti demokratik.

“Pas zhvillimeve ne muajin e fundit kjo ishte e pritshme. Na vie keq per prishjen e bllokut. AAK vazhdon me subjektivitetin e vet dhe me kembenguljen per ndertim te nje vendi demokratik, te lire prej korrupsionit dhe krimit te organizuar”, ka thënë Arifi, për Express, një orë pas arritjes së marrëveshjes mes PDK’së dhe LDK’së

Vjosa Osmani e quan fund të LDK-së koalicionin me PDK-në

0

VjosaOsmani-LDKNumri dy më i votuar në LDK, Vjosa Osmani, është shprehur kundër koalicionit me PDK-në, në mbledhjen që Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka mbajtur të mërkurën, para se Mustafa e Thaçi të bëjnë publike se janë marrë vesh për të udhëhequr me vendin.

“Ky Këshill i Përgjithshëm, edhe para zagjedhjeve të 8 qershorit ka mandatuar kryetarin Isa Mustafa për Kryeministër. Këtë e kemi bërë pa asnjë dyshim dhe edhe sot shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit e përkrahim kryetarin e partisë për këtë post. POR JO ME ÇDO KUSHT. JO NË NJË KOALICION ME PDK-NË”, ka shkruar, Osmani, me shkronja të mëdha në Facebook.

Ja fjalimi i Vjosa Osmanit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Sot, secili prej nesh, kemi përgjegjësinë e madhe që të vendosim për të ardhmen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Besoj që nuk ka njeri në këtë sallë që vazhdimisht nuk e ka thënë që edhe fati i Kosovës lidhet me fatin e LDK-së. Prandaj, sot, nuk vendoset vetëm kush është Kryeministër e kush do t’a udhëheqë Qeverinë, por vendosët për lejim apo parandalim të rrënimit përfundimtar të partisë sonë. Ky Këshill i Përgjithshëm, edhe para zagjedhjeve të 8 qershorit ka mandatuar Kryetarin Isa Mustafa per Kryeministër. Këtë e kemi bërë pa asnjë dyshim dhe edhe sot shumica dërmuese e Anëtarëve të Këshillit e përkrahim kryetarin e partisë për këtë post. POR JO ME CDO KUSHT. JO NË NJË KOALICION ME PDK-NË.
Dua t’i përmend sot para jush disa nga arsyet pse një koalicion i tillë, qoftë edhe me pozitën e Kryeministrit për LDK-në do të nënkuptonte fundin e partisë sonë, e rrjedhimisht edhe fundin e një alternative më të mirë për qeverisje. Në fakt, besoj që ne të gjithë i dijmë këto, sepse i kemi përsëritur qe 4 vite, që nga Kryetari e deri të anëtari i fundit i Këshillit, në të gjitha takimet që kemi pasur me elektoratin tonë.
Më 29 korrik 2014 një ndër prokurorët më të njohur ndërkombëtarë, Clint Ëilliamson, në raportin e publikuar rreth dyshimeve për krime të kryera, ndër të tjera tha: “Këta individë bartin përgjegjësinë për një kampanjë persekutimi të drejtuar edhe ndaj shqiptarëve që ata i konsideronin kundërshtarë politikë. Ata janë angazhuar në një kampanjë të vazhdueshme të dhunës dhe frikësimit kundër oponentëve politikë shqiptar, duke përfshirë kështu edhe akte të vrasjes, burgosjes ilegale dhe trajtimit çnjerëzor.” Nëse dikush ka dyshim se për cilët individë bëhet fjalë, ju ftoj ta lexoni raportin e plotë të Ëilliamsonit. Dhe derisa ne sot po vendosin për fatin e LDK-së, dje, në një nga Gjykatat e Kosovës një dëshmitar i mbrojtur dëshmonte se si ishte urdhëruar t’a kryente atentatin ndaj Presidentit Rugova.
Në këtë sallë, ne kemi njerëz që janë prekur në familje për shkak të këtyre eliminimeve politike dhe vrasje të pasluftës. Bërja bashkë me kupolën e krimit nuk është derë për të filluar luftimin e krimit. Ne mund t’a luftojmë krimin vetëm duke u distancuar nga ai dhe duke e luftuar pa u bërë bashkë me ta. Dje në mbledhjen e Kryesisë dëgjuam se kinse është garantuar se ministrat e PDK-së në qeverisjen e ardhshme me LDK do të jenë njerëz që nuk kanë dosje kriminale. Unë ju pyes, cfarë rëndësie ka kjo kur të gjithë e dijmë që PDK nuk e udhëheqë Qeverinë nëpërmjet ministrave të saj por nëpërmjet nëntokës së krimit. Kështu ka bërë edhe në kohën e koalicionit LDK-PDK e kështu ka vazhduar edhe më vonë. Në një qeverisje të tillë, pavarësisht posteve që do të kishin njerëzit tanë, nuk do të mund të ndryshojmë asgjë, por thjesht do të bëhemi pjesë ecjes prapa të Kosovës. Dëgjuam poashtu argument se LDK-ja duhet të merr përgjegjësi dhe mos t’i frikësohet përgjegjësive. Për cfarë përgjegjësi është fjala? Përgjegjësi për të amnistuar krimin? Përgjegjësi për të vazhduar rrënimin e shtetit? Një përgjegjësie të tillë ne duhet t’i themi JO.
Dikush madje thotë që ne që e kundërshtojmë koalicionin me PDK-në mendojmë për interesa personale. Pyetja ime për ju është: cfarë interesa personale kemi ne që po kërkojmë të qëndrojmë në një opozitë të dinjitetshme e jo të bashkohemi me krimin. A po punojnë për interesa personale ata që po kërkojnë poste apo ne që po kërkojmë mos t’i marrim ato poste dhe nuk po pranojmë asnjë post në një qeverisje me PDK-në. Një logjikë e tillë nonsens por poashtu kërcënuese, e qon LDK-në drejt humnerës. Në fakt, kushdo që sot mendon se koalicioni me PDK e shpëton LDK-në apo Kosovën le ta dijë që një koalicion i tillë rehaton vetëm 100-200 persona të cilët shpresojnë në gradime, avancime, punësime e pozita për ta e njerëzit e tyre të afërt. Por, kjo përjetësisht i then zemrat dhe besimin e palëkundur të elektoratit tonë në LDK. Një vendim i tillë është në kundërshtim me vullnetin e këtij elektorati sepse këtë na e kanë thënë në qindra e qindra takime anekënd Kosovës. Kërkesa e vetme ka qenë (ashtu sic po përsëritet edhe këto ditë) kjo: JO ME PDK-në.
Nëse ky Këshill vendosë që të jepet drita e gjelbër për të hyrë në negociata pa vija të kuqe, pra duke lejuar edhe negociata me PDK-në, dhe nëse ky koalicion arrihet, atëherë të jemi të vetëdijshëm që po lidhet marrëveshje me një parti e cila parim jetik të saj e ka mosrespektimin e marrëveshjeve. Poashtu, ashtu sic ka bërë gjatë viteve 2007-2010, për të arritur qëllimet e veta në atë qeverisje, PDK cdo ditë do të kërcënojë me prishje të koalicionit. Zanzibari, të nderuar anëtarë, nuk ka ndodhur vetëm njëherë. Ai ka ndodhur gati cdo ditë gjatë qeverisjes PDK-LDK gjatë viteve 2007-2010. Ne nuk kemi nevoje që sërish t’i nënshtrohemi përuljes së tillë.
Ta kemi të gjithë të qartë që sot po votohet per te mandatuar Kryesine per te negociuar me cilindo partner, pra edhe me PDK-ne, per ta marre Kryeministrin. Kjo nenkupton, qe nese votohet pro, ne momentin qe perfundon ky takim, Kryesia ka mandatin qe te ulet dhe te negocioje koalicion me PDK-ne. Mos të mendohet të kontrabandohet kjo punë duke përdorur nuanca në formulimin e fjalive. Edhe dje në takimin e kryesisë na është thënë se sot Këshilli i Përgjithshëm vendosë për të mandatuar ose jo fillimin e negociatave me cilindo partner, pra përfshirë PDK-në, për të marrë udhëheqjen e Qeverisë. Për këtë votohet sot. Prandaj duhet të reflektojmë mirë, gjithnjë duke pasur parasysh vullnetin e elektoratit tonë, nese ky opcion, pra koalicioni me PDK (qofte edhe duke marre poziten e KM) eshte me i mire se opcioni i opozites.
LDK ne opozite ka fituar 9 komuna dhe ka rrite numrin e deputeteve. Nuk qendrojne pohimet qe kjo rritje e numrit te deputeteve eshte vetem per shkak se AKR nuk ka hy dhe ato vota jane shperndarë tek partitë e tjera, sepse edhe ne v. 2010 disa parti, qe perbenin afër 5% se bashku, nuk arritën të hyjnë në Kuvend dhe ato vota u shperndanë të partitë e tjera, por perfundimisht ne patëm mbetë vetem 27 deputete.
Në vitin 2009, derisa në qendër ishim në bashkëqeverisje me PDK-në, LDK fitoi vetëm 4 komuna dhe numri i votave ishte diku rreth 219 mijë. Pra kjo ndodhi kur ishim në pushtet. Në vitin 2013, ndërkaq, gjatë kohës sa ishim në opozitë, fituam 9 komuna dhe numri i votave u rritë u rritë për rreth 40 mijë më shumë në nivel të asambleve dhe në në përqindje edhe më të madhe nëse shihen votat për kryetarë komunash. Këto janë të dhëna nga raporti për zgjedhje lokale që është paraqitur para këtij Këshilli të Përgjithshëm dhe që ky këshill e ka votuar gati unanimisht.
Pra opozita nuk është aq e frikshme sa disa po e mendojnë, nëse ne punojmë parreshtur për ta ktheyr LDK-në partinë e parë në vend. Nuk duhet të lejojmë që disa interesa të caktuara të ndalin rritën e LDK-së e ta fundosin atë përfundimisht duke mundësuar kështu fuqizimin e PDK-së dhe qëndrimin e saj në pushtet më gjatë se që mund të paramendohet. Unë sot ju ftoj që të te permbysen keto interesa per nje qellim ma madhor. Derisa me 9 qershor koalicionin anti-PDK ju e quajtët koalicion të kthimit të shpresës, cdo bashkim me atë parti sot, qoftë edhe me pozitën e kryeministrit, do të ishte koalicion i rrënimit të shpresës.

Hashim Thaçi President më 2016

0

Thaci14-17aLideri i PDK’së, Hashim Thaçi, pritet të bëhet President i Kosovës në vitin 2016, atëherë edhe kur i përfundon mandati presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.

Kjo është përfolur në vazhdimësi si një mundësi, në rast se do të arrihej marrëveshja PDK-LDK, e cila u arrit sonte.

Pas situatës politike të krijuar në vend, e sidomos pas asaj që ndodhi mes Bllokut, LDK ka këmbëngulur se në qeveri do të jetë vetëm me postin e kryeministrit.

Ndërkaq për “lëshimin” e këtij posti, kishte kohë që PDK pati dhënë shenja.

Derisa LDK kishte si kusht Kryeministrin, PDK në anën tjetër kishte kusht të jetë në qeverisje./zeri/

Zyrtare: Isa Mustafa kryeministër

0

isa mustafa 3

Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), njofton opinion publik, se sot në mbrëmje Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka organizuar takim në mes të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

LDK njofton opinion publik se është arritur marrëveshje në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së.

Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t’i takoj posti i Kryeministrit të vendit, derisa resoret ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë. Ndarja e resoreve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese.

Isa Mustafa do të udhëheqë me ekzekutivin në koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Marrëveshja për koalicion në mes të PDK’së dhe LDK’së u arrit sonte me ndërmjetësimin e Ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Presidentes Atifete Jahjaga./express/

Arrihet marrëveshja në mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

0

HashimThaci-IsaMustafaPartia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur pajtueshmëri që të formojnë qeverinë e ardhshme. Kjo është bërë me ndërmjetësimin e ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson dhe Presidentes Atifete Jahjaga.
Këtë e ka konfirmuar vetë Presidentja Jahjaga nëpërmjet një mesazhi në Facebook.

Deklarata e Jahjagës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces.

Ja emrat e atyre që votuan kundër bisedimeve me PDK-në

0

LDK-kryesiaaNdonëse gjatë gjithë debatit shumë shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ishin kundër koalicionit me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit, megjithatë shumica prej tyre votuan për koalicion me partinë e Thaçit.

“Gjatë debatit shumica ishin kundër. Mirëpo, kundër votuan vetëm 7 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, 5 abstenuan dhe 65 votuan për”, ka bërë të ditur një burim brenda takimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Ky burim i ka bërë të ditur se kush janë emrat e pesë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që votuan kundër koalicionit me PDK-në:

Vjosa Osmani
Faton Peci
Kimete Bytyçi
Xhafer Tahiri
Kujtim Shala

Gazeta Blic nuk ka arritur që t’i konfirmojë emrat e dy anëtarëve tjerë që votuan kundër koalicionit me PDK-në. /Gazeta Blic/

Prizreni i marrëveshjeve për pranim të fajësisë

0

Oda e avokateve te Kosoves-logoNë serinë e takimeve të organizuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës, institucionet kosovare të drejtësisë u bënë bashkë në Prizren për të diskutuar rreth shqyrtimit fillestar dhe të dytë në procedurën penale’.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues nga policia, prokuroria, gjykata dhe shoqëria civile

Gjykatësi Xheladin Osmani tha se sa i përket fazës së shqyrtimit fillestar, problemi më i madh qëndron në marrjen e të dhënave rreth personalitetit dhe të kaluarës kriminale të të pandehurit.

Ndërsa përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore të Przrenit thanë se qysh në start duhet ftuar edhe i dëmtuari që të jetë pjesëmarrës, ndërsa kërkuan që prezenca e të dëmtuarit të jetë e obliguar me ligj në cdo fazë të procedurës penale.

Në këtë takim, avokatët ngritën shqetësime rreth caktimit të avokatëve të caktuar sipas detyrës zyrtare. Ata thanë se edhe përkundër memorandumeve bashkëpunuese që kanë më KGjK-në dhe KPK-në, kjo marrëveshje nuk po realizohet në plotëni dhe se caktimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare po vazhdon të bëhet pa u njoftuar Oda e Avokatëve.

Prokurori i krimeve të rënda, Genc Nixha, i cili kishte realizuar mbi 30 raste ku të pandehurit kishin hyrë në marrëveshje për pranimin e fajësisë, tha se Kosova prin në rajon për negocimin e pranimit të fajësisë me marrëveshje.

“Insistoj që sa më shumë t’i kryejmë lëndët në bazë të marrëveshjes, se vetëm në këtë mënyrë ne do të mundemi t’i zvogëlojmë numrin e lëndëve të cilat i kemi në shqyrtim”, tha Nixha.

Avokati Ruzhdi Gashi e quajti të nevojshëm takimin e sotëm mes katër institucioneve të drejtësisë.

“Ka nevojw për shumë gjëra që të diskutohen, të shqyrtohen dhe të qartësohen, që punët të shkojnë më mirë si për gjyqtarin si për prokurorin njashtu edhe për avokatin dhe për gjithë procesin gjyqësor në përgjithësi”, tha avokati Gashi.

Ndërsa Flamur Ramadani nga Oda e Avokatëve të Kosovës, takimet e quajtura “Bench Bar” kanë qenë shumë produktive për shkak të rekomandimeve që janë nxjerrë nga to.

“Gjatë këtyre tri viteve kemi gjetur shumë rekomandime që faktikisht do të adresohen në konferencën e përgjithshme që do të mbahet në fund të dhjetorit”, tha Ramadani.

Oda e Avokatëve organizon takime të tilla që nga viti 2012. /Kallxo.com/

Kryetari Lexhendar: Mirënjohje për popullin e Kosovës

0

Visar Arifaj-lexhendariiKreytari Lexhendar, Visar Arifaj, nuk ka lënë pa komentuar ngjarjet e fundit politike në vend, e këtë natyrisht e ka bërë përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Kreu u Partisë së Fortë ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë një mirënjohje speciale.

“Mirënjohje speciale i takon qytetarit të Kosovës i cili pas çdo gjë që ka ndodhur është ende në gjendje të befasohet me zhvillimet politike në vend”, ka shkruar ai.