14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7394

Gjykata Speciale vendoset në Holandë

0

Robert BoschGjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të vendoset në Holandë. Kjo është konfirmuar nga ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch.

Në një intervistë për RTV 21 ai bëri të ditur se kjo ishte kërkesë drejtuar Holandës dhe kjo e fundit dha përgjigje pozitive. Bosch parashikon se Gjykata Speciale nuk do të mund të bëhet para verës së vitit të ardhshëm.

“Gjykata Speciale mund të formohet vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese në vend sepse për të pasur një Gjykatë dhe për ta mbajtur atë në një vend tjetër përkatësisht në Gjykatën Ndërkombëtare Holandeze pasi në këtë moment ju nuk mund të bëni një Gjykatë në një shtet tjetër. Unë nuk pres që formimi i kësaj Gjykate të arrihet shumë shpejt”, ka deklaruar ai.

Kush janë Ministrat e ardhshëm të Qeverisë PDK-LDK?

0

QeveriaKosoves-NdertesaZyrtarët e Lidhjes Demokratike, e ata të Partisë Demokratike, vazhdojnë me shpreh qëndrime të ndryshme për postin e kryeministrit.

Por, burime të besueshme të Televizionit Rrokum mbrenda grupeve punuese për ndamjen e resoreve ministrish dhe planin qeverisës, thonë se nuk asht definitive posti i kryeministrit.

Simbas këtij burimi, pozita e të parit të qeverisë po diskutohet, dhe marrëveshja edhe në grupet punuese, dhe se marrëveshja për këtë nuk asht arritë.

Gjithnji simbas këtij burimi, nëse kryeministër ka me qenë kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, atëherë PDK ka me i drejtue 8 ministri, ndërsa LDK 7.

Ndërsa katër ministri, asht vendos me iu lanë në drejtim partive minoritare.

Por, në rast PDK nuk lëshon pe, dhe vazhdon me insistue që Hashim Thaçi me mbet kryeministër, atëherë, ai ka me drejtue qëverinë edhe për dy vjetët e ardhshme, derisa presidentes aktuale, Atifete Jahjagës t’i kaloj mandati.

Pastaj në 2016, Thaçi, kandidon për postin e Presidentit, ndërsa në karrigen e kryeministrit vendos Isa Mustafa, apo Lutfi Haziri.

Televizioni Rrokum ka sigurue edhe disa nga emnat e mundshëm për ministra, të cilët janë diskutue në takimin e fundit të grupit punues.

Disa prej ministrave t’ardhshëm të qeverisjes PDK-LDK, janë Bardhy Meta – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Sadri Ferati -Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Valon Murtezaj, Ministër i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni – Ministër për Integrime Europiane.

Grupi punues ka mbet me vendos ndërmjet dy emnave për Ministër të Shëndetësisë Bekim Haxhiu dhe Bajram Rexhepi.

Blerand Stavileci ka gjasë me mbetë si Ministër i Bujqësisë, apo me u emnue ministër i Administratës Publike.

Memli Krasniqi, aktualisht ministër i kulturës, ka mundësi me drejtue ministrinë aktuale, megjithëse, Ministria e Kulturës, asht njana nga 4 ministritë që mundet me iu lanë partive të minoriteteve.

Agim Çeku ka me vazhdue me mbetë Ministër i Forcës së Sigurisë.

Ndërsa Ministrinë e Arsimit PDK po synon me ia besue Ferid Aganit, kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Grupet punuese, kanë me u mbledh edhe të Hanën, me diskutu për resoret e tjera ministrore.

Televizioni Rrokum, po ashtu ka mësue se seanca për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit nuk ka me u mbajt deri në fund të javës që vjen, përkatësisht deri në ndamjen e tanë resoreve ministrore.

Rugova: LDK nuk u nënshtrohet apetiteve të mëdha të partive të vogla

0

Naser RugovaKa shumë gjëra në marrëveshjen për qeverisje në mes të LDK-së dhe PDK-së që Naser Rugovës nuk po i pëlqejnë. Por anëtari i LDK-së thotë se kjo nuk e anashkalon faktin e madh se për herë të parë që nga viti 2001, LDK merr përsipër udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Nuk janë të paktë ata që kritikojnë LDK-në dhe akuzojnë për “tradhti” e të ngjashme, por po të njëjtit nuk duhet të harrojnë se në çdo rast të mundshëm kanë bashkëpunuar me të tjerë kundër LDK-së. Shembujt e garës për Prishtinën dhe qytete të tjera janë shumë të freskëta për t’u injoruar. Po të njëjtit po ashtu nuk duhet të harrojnë se LDK nuk mund të jetë parti që pranon të nënshtrohet pas apetiteve të mëdha të partive të vogla”, ka thënë Rugova.

Sipas tij LDK e meriton që të sprovohet në udhëheqjen e vendit, pikërisht për atë se, në emër të stabilitetit, vazhdimisht ka bërë sakrifica në dëm të vetes.

“Koalicioni me PDK-në ngrit shumë pikëpyetje dhe për këtë, gjatë procesit zgjedhor që na pret brenda LDK-së, duhet të reflektojë anëtarësia jonë dhe vetëm ajo. Liderët e partive të tjera nuk kanë asnjë të drejtë që të deklarohen për anëtarësinë e LDK-së. Formimi i qeverisë në asnjë mënyrë nuk i amniston të gjithë ata që janë përgjegjës për rezultatet jo të kënaqshme me 8 Qershor”, ka thënë Rugova.

Rugova thotë se në LDK janë të vetëdijshëm se partneri i tyre, PDK, është dikush që shquhet për mungesë korrektësie.

“Por kjo vetëm sa na nxit të jemi më vigjilentë dhe të vëmendshëm”, thotë Rugova.

Rugova kujton se vazhdimisht ka kërkuar që LDK të marrë jo vetëm postin e Kryeministrit, por edhe përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit.

“Kjo shumicë parlamentare , ku sigurohet një shumicë dërmuese shqiptare në Kuvendin e Kosovës, që nuk mund të shantazhohet nga numrat e listës SRSPKA, ka shumë sfida përpara vetes dhe shumë përgjegjësi ndaj të ardhmes së vendit tonë. Kemi përgjegjësi të ruajmë raportet me miqtë tanë dhe të mbrojmë autoritetin dhe kredibilitetin e shtetit. Sot është rasti ynë për të dëshmuar veten”, ka thënë Rugova, teksa ka porositur kolegët e tij të partisë se para se të merren me shpërthime emocionale duhet të mendojnë për atë se të tjerët janë në gjah për anëtarësinë e LDK-së, por, në të njëjtën kohë, nuk i pranojnë vlerat tona.

“LDK është lokomotivë. Kjo fjali gjithnjë ishte sllogani im dhe tani LDK ka rastin të dëshmojë veten. Kemi mësuar shumë nga e kaluara dhe nëse edhe kësaj here nuk dimë të mbrojmë vlerat tona, të realizojmë premtimet që i kemi dhënë elektoratit dhe të çojmë përpara vendin tonë, atëherë nuk besoj se do të kemi rast tjetër. Po e përsëris edhe njëherë. Kam shumë dilema për këtë koalicion, por në të njëjtën kohë kam shumë besim se, të gjithë ne në LDK, më në fund jemi mbushur mend dhe do të dimë të mbrojmë si parimet tona ashtu edhe interesin e vendit”, ka thënë Rugova.

Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit

0

Kurti-HaradinajKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj pohimeve të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ky i fundit ka thënë se PDK-ja nuk e pranoi ofrimin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së në fillim të kësaj jave dhe kësisoj e refuzoi për së dyti, duke e pasur për qëllim jo vetëm përdorimin e Haradinajt për shkatërrimin e LAN-it por edhe poshtërimin e Haradinajt e të AAK-së.

“Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por edhe kolegët e tjerë e dinë shumë mirë se këtij koalicioni i kam shërbyer me besnikëri prej ditës së parë deri në të fundit. U kam shërbyer të gjithëve e ndoshta më së shumti Vetëvendosjes. Është për keqardhje që për pak vota më shumë të shkelni mbi çdo parim. Ne jemi parti e djathtë dhe sigurt kurrë nuk do të jemi të majtë, por të paktën në situata të tilla është më mirë të mendoni përtej koncepteve denigruese dhe aq më parë kur na pret një punë e përbashkët në ndaljen e ‘kapjes së shtetit’”, ka shkruar Ramush Haradinaj në reagimin e tij.

Kosova harron Ditën e Alfabetit

0

Dita e AlfabetitËshtë shënuar me një sërë aktivitetesh në Maqedoni, 106- vjetori i Kongresit të Manastirit e njohur si Dita e Alfabetit.

Politikanët në Maqedoni kanë uruar gjithë popullin shqiptar, ndërkaq urime të tilla pati edhe nga skena politike kosovare. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastir me rastin e 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Kongresi i Manastirit ka qenë bazamenti dhe i ka paraprijë kjo ngjarje historike pavarësisë së kombit shqiptar dhe krijimit të shtetit shqiptar”, është shprehur Xhaferri, transmeton koha.net.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka uruar gjithë shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Dita e Alfabetit… është një nga ditët më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që është, prandaj le ta kujtojmë dhe festojmë për çdo vit e mot”, ka shkruar Bejta.

Këtë ditë e ka uruar edhe Menduh Thaçi në emër të Partisë Demokratike Shqiptare.

Por në Kosovë nuk është zhvilluar asnjë veprimtari. Megjithatë kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët, duke lavdëruar punën e rilindësve të cilët, sipas tij që në atë kohë orientuan kombin tonë drejt Perëndimit duke u përcaktuar për alfabetin latin.

Analistët parashikojnë rritje të numrit të të pakënaqurve në LDK

0

HalilMatoshi-analistBashkimin e dy fuqive partiake më të mëdha në vend, nuk e kanë mirëpritur analistët politikë në Kosovë.

Tradhtia që u është bërë partive të Bllokut nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk arsyetohet, sipas analistëve, raporton KTV.

Halil Matoshi e Petrit Zogaj, pohojnë se ky koalicion pos që është i çuditshëm, ai është edhe i dëmshëm.

Sipas Petrit Zogajt, ekziston një tendencë për zbehje të koalicionit nga zërat e pakënaqur në partinë e Isa Mustafës. E analisti Halil Matoshi, beson se zërat e pakënaqur në LDK do të vazhdojnë të rriten.

Pas pesë muajsh të ngërçit politik, liderët e PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, vendosën që të lidhin një koalicion për bashkëqeverisje, ku në të ardhmen pritet të përfshihen edhe pakicat.

Tashti pritet që të dyja partitë partnere të hartojnë edhe programin qeverisës dhe të kërkojnë nga Kuvendi votat për formimin e Qeverisë.

Deri tashti ende zyrtarisht nuk është njoftuar se kush do të jetë udhëheqës i Qeverisë. Derisa LDK-ja insiston që kryeministër të jetë Isa Mustafa, në PDK thonë se grupet punuese do të vendosin gjatë ditëve në vazhdim.

Molliqaj: Edhe Ramushi gaboi

0

Dardan Mulliqaj5-22Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka fajësuar edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj për mos heqje dorë të kryeministrit.

Ai në një prononcim për Zëri, ka thënë se insistimi i dy liderëve për postin e kryeministrit ka qenë gabim në të dyja anët.

“Mendoj që insistimi i dy liderëve për postin e kryeministrit ka qenë gabim në të dyja anët dhe po mendoj që ka pas interesa të dyja anëve. Nuk jam i sigurt se nëse t’i jepej mundësia Isa Mustafës për postin e kryeministrit do të ndalte për të shkuar te PDK”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, Ramush Haradinaj do të duhej të jepte shembull dhe të hiqte dorë nga ky pozicion.

“Mendoj se Haradinaj do të duhet të jepte shembull dhe të hiqte dorë nga ky pozicion edhe nëse kjo vetëm do të dëshmonte që Isa Mustafa ka pas gjithsesi të jetë me PDK ”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj tha se ky vendim nuk ka qenë një shembull jo i mirë i dy liderëve.

Kurti e quan Thaçin sadist e Isën mazohist

0

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi me qytetarë në Viti, ka nxjerrë detaje nga takimet me liderët e LAN-it. Ai ka thënë se, gjatë takimeve të krerëve të LAN-it, Fatmir Limajn u pati treguar se Thaçi është njeri sadist, “pra ai kënaqet duke i parë të tjerët teksa vuajnë”. Por sipas Kurtit, “përderisa Thaçi qenka sadist, i bie që Isa Mustafa me gatishmërinë për nënshtrim është mazohist”.

Kurti, deri dje partner me Isa Mustafën, e akuzon këtë të fundit për tradhëti ndaj Bllokut, për çështje postesh dhe për t’u mbrojtur nga dosjet, të cilat ja ka dërguar në prokurori Komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Vetëvendosje.

Në një tubim me qytetarë në Viti, Kurti ka thënë se, koalicioni LAN është prishur për çështje postesh, ndërsa ujdia e Mustafës me Thaçin është ndrequr për çështje dosjesh.

“Për pesë muaj rresht asnjërin prej 63 deputetëve që kishin formuar shumicën parlamentare as nuk i frikësoi e as nuk i bleu dot PDK-ja, por kreu i LDK-së Isa Mustafa u shit te Hashim Thaçi. Të shënojë autogol nga penaltia mund të bëjë vetëm një njeri i talentuar për dobësi si Isa Mustafa”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.

Kurti tha që Mustafa bëri ujdi e jo marrëveshje sepse ai nuk bëri negociata para marrëveshjes, por qeveria u nda përgjysmë si plaçkë pas nënshtrimit ndaj Thaçit.

“Kjo shpejtësi e ujdisë vjen nga ato 70 lëndë në prokurori të krimit ekonomik e urbanistik të komunës së Prishtinës kur atje ishte kryetar Isa Mustafa e të cilat ambasadorja amerikane Jacobson ia futi në frigorifer për ngrirje të cekët. Dy ditë pasi që Ambasadorja amerikane iu tha krerëve të LAN-it që edhe ju jeni të korruptuar andaj s’keni pse të distancoheni nga Thaçi, ajo shkoi te u.d. i kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha, i cili është po ashtu i kapur: në njërën anë e mbajnë peng në pozitën e ushtruesit të detyrës e, në anën tjetër, vëllau i tij, Elez Hoxha, është në burg për korrupsion i dënuar me katër vjet pasi që si gjykatës ka marrë ryshfet”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

Kurti tha se tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e dëmtojnë Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë ndihmuar shumë në kohë lufte për çlirim por tash Ambasada Amerikane nuk po e ndihmon Kosovën në kohë paqe për zhvillim dhe demokratizim. Përkundrazi”.

Sipas Kurtit, PDK e ka poshtëruar Haradinajn dhe AAK-në.

“PDK-ja nuk e pranoi ofrimin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së në fillim të kësaj jave dhe kësisoj e refuzoi për së dyti atë duke e pasur për qëllim jo vetëm përdorimin e Haradinajt për shkatërrimin e LAN-it por edhe poshtërimin e Haradinajt e të AAK-së”.

Letërsia, ku Zija Çela sublimohet

0

MehmetKrajaPesë romanet e fundit të Zija Çelës janë saga alegorike më e madhe e letërsisë shqipe. “Arkipelagu Spiritus” sapo ka dalë në qarkullim.

Mehmet KrajaShkathtësia, me të cilën është ndërtuar realiteti i figurshëm imagjinar tek “Arkipelagu Spiritus”, është e pashembullt në letërsinë tonë, mund të krahasohet me Huxley-n dhe Orwell-in. Roman polivalent, me një shtresim të përgjithshëm alegorik dhe shumë shtresime të tjera, që shkojnë deri te mikrostrukturat. Sa i përket shkrimit, më vjen ndër mend një shprehje e njohur: fjalitë ngjajnë me gjethet e një pylli, mund të gjenden dy të ngjashme, por kurrë të njëjta. Dhe kjo është arritje e madhe në letërsi. Përgjatë leximit, krahas shijimit të vlerave estetike, ruhet e ndezur kureshtja edhe për lexuesin e zakonshëm.

Në aventurën e leximit të një vepre letrare nuk prirem nga analizat dhe sqarimet e nocioneve, sepse konsideroj se dija e nocioneve është mundësi e barabartë për të gjithë, njëkohësisht edhe parakusht për depërtim njohës në secilën fushë. Megjithatë, një sqarim paraqitet i nevojshëm në leximin e “Arkipelagut Spiritus” të Zija Çelës, sepse sikundër kam thënë edhe më parë, si shkrimtar duket se Zija Çela ka arritur në atë pikë, kur shkrimi nuk është më kërkim, nuk është zbulim, por është sublimim, madje matje me mundësitë ose pamundësitë e gjuhës. Pra “mundësitë ose pamundësitë e gjuhës” janë çelësi i parë për një analizë substanciale të kësaj vepre.

Dhe tani do të përmend dy koncepte të zakonshme për fushën e letërsisë, metaforën dhe alegorinë, meqë syni im është të jem i qartë në këtë pikë. Romani “Arkipelagu Spiritus” i Zija Çelës është alegori, jo metaforë. Nëse te metafora na bie në sy fakti se kuptimi i bartur lidhet me një figurë, alegoria është një metaforë e zgjatur dhe shtrihet në tërë kuptimin e tekstit, ndonjëherë të rrëfimit, dhe në rastin e Zija Çelës të krejt veprës letrare. Thënë ndryshe, nëse metafora “bën sikur”, apo është një lloj shpërndërrimi i kuptimeve, alegoria në këtë rast ndërton një realitet artistik të tërësishëm, ekuivalencën e të cilit mund ta gjejmë vetëm nëse e perceptojmë krejt rrëfimin e romanit si lojë të figurshme të të shprehurit përmes një kuptimi të bartur që shtrihet në krejt subjektin, në gjetjet dhe personazhet e romanit.

Unë ia kam bërë vetes këtë pyetje, pse Zija Çela ka nevojë të flasë në mënyrë kaq alegorike në pesë romanet e tij të fundit që, po u morën së bashku, përbëjnë sagën alegorike më të madhe të letërsisë shqipe? Pra, përse shkrimtarit i duhet të ndërtojë një realitet alegorik dhe të na japë kuptime të bartura për një sërë ndodhish e fenomenesh jetësore, që na rrethojnë dhe i kemi pranë? E bën këtë vetëm për efekte letrare? A thua nuk i mjaftuaka “literaliteti” i vetvetishëm i këtij realiteti, por u dashka ta përfshijë në një projeksion tjetër, tërësisht të bartur e tërësisht të “sendërgjuar”, thënë kuptimisht? Mos ky realiteti ynë qenka tepër prozaik, i papërdorshëm, refuzues, i tillë që kur përfshihet në letërsi nuk na thotë gjë, ose së paku nuk na i shpërfaq esencat jetësore e artistike? Pse i duhet shkrimtarit të ndërtojë një realitet tjetër, aq i ngjashëm me këtë që jetojmë, por i zhvendosur në nivele të tjera të një bote të përpunuar dhe transformuar përmes imagjinatës krijuese? Pse pra Zija Çelës nuk i mjafton imagjinata e zakonshme, por i duhet një imagjinatë më shpërthyese, e cila e transformon realitetin në alegori?

Përgjigjja aproksimative është: Që nga “Las Varrezas” (2005 ) e deri te “Arkipelagu Spiritus” (2014 ), përmes “SOS, një buzëqeshje” (2009 ), “Goja e botës” (2010 ) dhe “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” (2011 ), rrëfimi i Zija Çelës anon nga rrëfimi heterodiegjetik, sipas Zhenetit, duke mos përjashtuar ndonjëherë edhe mundësinë e identifikimit të narratorit me autorin. Me një fjalë, nuk kemi të bëjmë me nja narrator statik, që kundron e gjykon, por që futet në brendinë e rrëfimit dhe zbërthen polivalencën kuptimore të shtresimeve tekstore. E megjithatë, herë i identifikuar e herë i paidentifikuar, autori i kalon me lehtësi zhvendosjet nga realiteti fiktiv, që është karakteristikë e secilës prozë artistike, në realitetin alegorik, çfarë kemi në këto romane të Zija Çelës. E kështu esenca e përgjigjes në aspektin brendatekstor qëndron te vetë autori, ndërsa në aspektin e leximit, respektivisht të komunikimit, realiteti alegorik do të perceptohet si një interpretim ironik, ndonjëherë edhe dëshpërimisht cinik i realitetit ekzistues. Zija Çela pikërisht këtë e dëshiron, dëshiron të tallet në mënyrë perfekte me realitetin e shëmtuar, por këtë tallje nuk e shpërfaq i veshur me rroba cirku, por me një kostum elegant krejtësisht artistik. Pothuajse në secilin nga këto pesë romane autori bën shkapërcim narrativ: nga narratori heterodiegjetik, në fund të rrëfimit i kthehet narratorit homodiegjetik. E kjo ndodh sepse pothuaj në secilin roman Zija Çela si autor na del lehtësisht i identifikueshëm, tani jo “i fshehur”, jo “duke bërë sikur”, jo i veshur me alegori, por krejtësisht real, i tillë siç është, pa u kamufluar, pa u sendërgjuar as para lexuesit e as para Zotit. Më anë tjetër, me këtë shndërrim të narratorit “të jashtëm” në një narrator sui generis, Zija Çela sikur na kërcënon jo pa shpotitje: Ruhuni, sepse ju që po lexoni këto libra, mund të përfundoni fare lehtë si personazhe alegorike të një fiksioni të ri të kësaj sage!

Nëse në “Las Varrezas”, romani i parë i ciklit, temë bosht është sakrifica njerëzore, në të dytin “SOS, një buzëqeshje” është mëshira; në të tretin “Goja e botës” është flijimi; në të katërtin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” është rrëfimi i shpirtit njerëzor; në të pestin “Arkipelagu Spiritus”është ironia e hollë deri në përbuzje e vanitetit.

E këto tema janë sa shqiptare, po aq universale./mehmet kraja/

Tare rrëmon në fotot e harruara: Ushtari italian qethet në front

0

98506Një nga fotot e mrekullueshme të frontit në Luftën e Parë Botërore në Shqipëri. Ushtar italian duke u qethur.”

Me këtë diçiturë ka postuar një fotografi në internet, Auron Tare, kreu i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, i cili gjithnjë rrëmon në histori dhe nxjerr në pah, pasuri të fshehta të vendit dhe pjesë të kulturës dhe historisë së tij.