17.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7398

Hashim Thaçi i vë syrin Presidencës

0

Hashim Thaci 2Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka përmendur postin (Presidencën e Kosovës) në kontekst të ndërtimit të institucioneve të reja pas marrëveshjes së arritur për koalicion në mes partisë së tij dhe LDK-së.

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i PDK-së ka thënë të premten në ceremoninë e vënies së gur themelit të Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj se grupet punuese të dy partive janë duke punuar për ndarjen e pushtetit ekzekutiv.

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka komentuar deklaratën e Thaçit për institucionin e presidentit, sikur që të mbyllur për medie kanë qenë edhe përfaqësuesit e dy partive të angazhuara në grupet punuese.

E çështja e Presidencës jo vetëm që është e lidhur me mandatin 5-vjeçar që i garantohet me Kushtetutën e Kosovës, por edhe se presidentja, Atifete Jahjaga, aty është vendosur me propozimin amerikan dhe me miratimin formal të Kuvendit të Kosovës.

Edhe koalicioni i fundit PDK-LDK vlerësohet të jetë arritur pas presionit ndërkombëtar, ashtu siç janë marrë shumë vendime të rëndësishme për vendin, në 15 vjetët e fundit.

Në mbrëmjen e 19 nëntorit, në zyrën e presidentes Jahjaga, aty ku thuhet se u arrit në parim marrëveshja, ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. /Koha Ditore/

SHKA “Jehona” falënderon Sali Asllanajn

0

shka jehona sali asllanajPërfaqësuesit e SHKA “Jehona” kanë vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

Ata kanë falënderuar Asllanajn për përkrahjen dhe mbështetjen që ia ka dhënë spektaklit “Jehona në vite”

Ata në shenjë respekti për mbështetje, Asllanajt i kanë dhuruar një foto-album me set fotografish të bëra gjatë gjithë mbrëmjes, si dhe dy tre dhurata të vogla modeste.

Ata e kanë njoftuar gjithashtu kryetarin edhe për çmimin që tash e tutje do ta ndaj për çdo vit ylli i estradës muzikore kosovare Shyhrete Behluli, për solistin apo punëtorinë më të suksesshëm muzikor nga kjo komunë./PrizrenPress.com/

Film për grupin legjendar Guns N’ Roses

0

Guns N RosesPjesëtarët e grupit të famshëm “Guns N’ Roses” do të paraqiten në një film të ri biografik.

Filmi do të adaptohet nga biografia e Marc Canterit “Reckless Road: Guns N’ Roses And The Making Of Appetite For Destruction”.

Autori i librit ka thënë se nuk është përzier në punën e skenaristit, por sipas tij filmi do të jetë i mirë.

“Skenari ende nuk ka përfunduar, por në bazë të asaj se çfarë kam parë, mund të them se do të jetë një film i mirë”, ka thënë Carter.

Sipas Canterit, lideri i grupit Axl Rose nuk do të jetë i përfshirë në filmin biografi sepse i duket projekt joserioz.

“Siç e dini Axl nuk përkrah diçka tjetër veçse performancat live”, ka thënë Carter.

Në këtë film nuk do të përfshihet as kitaristi i famshëm Slash, i cili kohë më parë kishte bërë të ditur se nuk do të aktrojë në film.

Detajet tjera të filmit ende nuk janë bërë të ditura.

PDK e vendosur: Mustafa nuk do të jetë kryeministër

0

HashimThaci-IsaMustafaPartia Demokratike e Kosovës nuk do të heq lehtë dorë nga posti i kryeministrit. Një zyrtar i lartë në PDK kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se PDK është partia fituese e zgjedhjeve dhe nuk do të heq dorë lehtë nga posti i kryeministrit.

“PDK nuk do t’ia lëshoj Isa Mustafës postin e kryeministrit. Nuk jemi marrë vesh për postin e kryeministrit. Jemi marrë vesh për bashkëqeverisje dhe kaq. Ne jemi partia fituese e zgjedhjeve dhe neve na takon posti i kryeministrit”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jackobson ka qartësuar se ajo nuk garanton kurrfarë marrëveshje.

As në Lidhjen Demokatike të Kosovës askush deri më tani nuk ka deklaruar publikisht se do të jetë kryeministër por vetëm është thënë se Kandidati do të jetë Isa Mustafa. Krejt çka ka thënë nga LDK është një kumtesë disa rreshtash, që u lëshua të mërkurën menjëherë pas marrëveshjes, e ku u tha se LDK do ta ketë postin e kryeministrit. Përjashtim këtu bën Dega e LDK-së në Gjilan, të cilët dje kanë festuar për Lutfi Hazirin kryeministër i ri i Kosovës.

Në anën tjetër, nga PDK askush nuk ka folur ende për postin e kryeministrit zyrtarisht. As kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk ka folur për këtë post. Në paraqitjen e vetme publike që e ka pasur pas arritjes së marrëveshjes, ditën e enjte pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë, ai nuk ka dashur të flas se kujt i takon kryeministri.

Në opinion, ndërkaq, po qarkullojnë ide se Hashim Thaçi të jetë kryeministër për një periudhë gati dy vjeçare, që pastaj të kaloj në postin e presidentit, në mënyrë që pastaj Isa Mustafa të vij në krye të ekzekutivit. Kjo marrëveshje duket se i ka kushtuar shumë LDK-së. Pos që anëtarë të thjeshtë të kësaj partie po protestojnë në rrjete sociale në Kryesi të partisë ka ndodhur përçarje.

Të paktën 5 deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar votë kundër qeverisë PDK- LDK. Vjosa Osmani, Alma Lama, Doruntinë Maloku, Adem Salihaj tashmë kanë paralajmëruar votë kundër këtij koalicioni. Ndërkaq, deputeti tjetër Kujtim Shala pos në këshillin e Përgjithshëm edhe në Kryesi ka paralajmëruar se është kundër këtij koalicioni.

Osmani: S’do të jem pjesë e qeverisë së Mustafës

0

VjosaOsmani-LDKDeri në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka qenë “krahu i djathtë” i Isa Mustafës. Madje ka qenë pjesë e takimeve të shuma në kuadër të Bllokut por edhe e besueshmja e liderit të LDK-së Isa Mustafa në procesin gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur cështjen e zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Por Vjosa Osmani e Isa Mustafa i kanë prishur llafet në mbledhjen e fundit të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka kundërshtuar fuqishëm koalicionin PDK-LDK, madje duke e cilësuar këtë koalicion si rrënim për partinë, jo vetëm që do të votojë kundër këtij koalicioni në Kuvend, por ajo nuk do të pranoj që të jetë as pjesë e kabinetit qeverisës të drejtuar nga LDK-ja.

E pyetur nga gazeta “Botapress” se a jeni e gatshme të merrni ndonjë post ministror nëse kjo ofertë ju vije nga kryeministri Mustafa, deputetja Osmani ka thënë se të gjitha përgjigjet i ka dhënë në fjalimin e saj në Këshillin e Përgjithshëm.

“Përgjigjet në të gjitha çështjet që më keni pyetur këto ditë tashmë i kam dhënë në fjalimin tim në Këshillin e Përgjithshëm”, ka deklaruar kështu deputetja Osmani, duke përjashtuar kështu çdo mundësi që të jetë pjesë në kabinetin Mustafa.

E në fjalimin e saj të mbajtur të mërkurën në mbledhjen e KP të LDK-së, deputetja Osmani ka numëruar disa nga arsyet pse nuk duhet LDK-ja të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në.

Filmi kosovar për protestat studentore, premierë në Itali

0

Film-KaliFilmi i shkurtër “Kali” me regji nga Alban Ukaj dhe Yll Çitaku do ta ketë premierën në edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit OZU në Itali, si dhe do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtare të festivalit.

“Kali” është prodhim i kompanisë Koperativa me producent ekzekutiv Arian Rexhepin, ndërsa do të shfaqet në Ozu Film Festival të shtunën, më 22 nëntor, në mbrëmje.

Me skenar nga Alban Ukaj, filmi trajton ngjarjen e vitit 1997, gjegjësisht 1 tetor 1997 ku qindra studentë kanë dalë në protestë kundër regjimit shtypës në rrugët e Prishtinës. Në mes të tyre janë edhe 3 shokë adoleshentë, të cilët e gjejnë vetën në një situatë të paimagjinueshme.

Në film luajnë aktorët Izudin Bajroviç, Florist Bajgora, Ermal Gërdovci, Fatlum Berisha, Astrit Kabashi dhe Faik Çitaku, ndërsa filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nga Fondi Heartefact dhe pritet të ketë shumë paraqitje nëpër festivale ndërkombëtare.

Kitaristi Petrit Çeku, ‘Artist në rezidencë’ në Bad Ragaz

0

Petrit Ceku-kitaristFestivali i pestë “Next Generation” që mbahet nga 6 deri më 13 shkurt të vitit 2015 në Bad Ragaz të kantonit St. Gallen në Zvicër, i kushtohet muzikës së barokut, muzikës klasike dhe asaj romantike. Po ashtu në festivalin e radhës do të ketë edhe inserte nga muzika e filmit e shekullit 20 dhe 21, raporton Albinfo.

Në cilësinë e artistëve në rezidencë për vitin 2015 do të jetë kitaristi i njohur shqiptar nga Kosova, Petrit Çeku dhe violinisti rus Yur Revich.

Çeku është një kitarist i ri por tashmë i dëshmuar nga Kosova që krijon në Kroaci dhe në Kosovë. Ai deri më tash ka dhënë shumë koncerte në vende të ndryshme të botës dhe ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.

Pjesë e festivalit do të jenë 40 instrumentistë të rinj prej 10 deri 29 vjeç nga Zvicra dhe nga 20 vende tjera të botës që do të performojnë në hotelin “Grand Resort”, Bad Ragaz.

Kastrati i LDK-së beson se gjykata s’do të merret me pretendimet e VV-së

0

Jonuz KastratiKundër ish-zëvendësministrit Jonuz Kastrati mund të hapet një proces i ri gjyqësor në rast se dalin të vërteta pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KTV.

Dega e VV-së në Malishevë ka ngritur një kallëzim penal ndaj Jonuz Kastratit për dyshimet për nxjerrje të jashtëligjshme të dokumenteve.

Vetëvendosje thotë se Kastrati po e mban jashtëligjshëm pozitën e zëvendësdrejtorit në Qendrën e Kompetencës në Malishevë.

Megjithatë, Kastrati mohon çdo pretendim të Vetëvendosjes. Ai thotë se dokumentin e ka marrë në mënyrë të ligjshme si çdo qytetar në Gjykatën Themelore.

Kastrati thotë se në këto pretendime nuk ka asgjë të vërtetë dhe beson se Vetëvendosje po i bën atij përndjekje politike.

Kastrati deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion të drejtësisë, porse beson fort se as prokuroria, e as gjykata nuk do të merren fare me pretendimet e VV-së.

Lirohet nga paraburgimi Gani Geci

0

GaniGeci7-06Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është liruar nga paraburgimi dhe masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë ndërkaq vendimi është marrë nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar kryetarja e kësaj gjykate, Kada Bujupi – Përçuku. Avokati i Gecit, Ndrecë Dodaj ka thënë për Kohavisionin se masa e paraburgimit është dashur t’i përfundonte nesër dhe Prokuroria në çdo kohë mund ta ndërroj këtë masë.

KTV-ja ka provuar të kontaktoj me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për të kuptuar arsyen që është kërkuar që masa e paraburgimit e Gecit të zëvendësohet me arrest shtëpiak, por kontakti me kryeprokurorin ka qenë i pamundur.

Gani Geci është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, e ndodhur me 4 gusht të këtij viti në qendër të Skenderajt.

Pas disa javësh në arrati, Geci ishte dorëzuar tek EULEX-i. Ai ishte kërcënuar disa herë në burgun e Lipjanit ku ka qenë në paraburgim.

Konjufca: LDK do të përfundojë si AKR

0

GlaukKonjufcaDeputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur për marrëveshjen PDK-LDK, për këtë të fundit ka thënë se i shkeli dy marrëveshje, të LAN-it e të VV-së. Nuk është pajtuar as me prioritetet e ambasadores amerikane Traccy Ann Jacobson.

Konjufca në një intervistë për RTK-në, ka thënë se secili qytetar është irrituar me ndryshimin e fjalëve nga LDK, që, sipas tij, s’kanë qenë vetëm fjalë por të kodifikuara edhe me shkrime.

“Kjo do të penalizohet prej qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që LDK ta ketë fatin e AKR-së së Behgjet Pacollit. Nuk mund të qeverisësh me PDK-në e t’i japësh fund krimit të organizuar”.

“Mendoj që prej fillimit nuk është se për LDK-në posti i kryeministrit ka qenë diçka që do t’i jepte të gjitha apo të shkonte edhe në zgjedhje. LDK është pajtuar që kryeministri t’i takonte tjetërkujt me LAN-in, por asaj t’i takonte kryeparlamentari. Tash, LDK s’mund ta mashtrojë popullin e Kosovës se pozita e kryeministrit për ta ka qenë si bast. Po të ishte kështu prej zgjedhjeve, s’do të arrihej as marrëveshja me LAN-in”, thotë Konjufca.

Konjufca thotë se “sherri” filloi kur LDK e AAK këmbëngulnin për postin e kryeministrit ose kërcënonin me prishje të të gjitha marrëveshjeve të blloku paszgjedhor. Pas kësaj, thotë ai, filloi një garë destruktive se cili po shkon i pari te PDK.

Duke e komentuar intervistën e fundit të ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson, Konjufca tha se radhitja e prioriteteve për qytetarin e Kosovës nga ana e ambasadores ishte në kundërshtim me realitetin.

“Prioritet e ndërkombëtarëve janë të ndryshëm se çka i nevojitet qytetarëve të Kosovës”.

“Tema e parë, sipas saj, është negociatat me Serbinë. Tema e dytë Gjykata Speciale për Krimet e Luftës. E treta është korrupsioni, sundimi i Ligjit, e kështu me radhë”.

“Për qytetarin e Kosovës prioritet janë, varfëria, papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar pastaj dikur vjen Serbia e të tjerat”, tha Konjufca.