30.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7399

Lirohet nga paraburgimi Gani Geci

0

GaniGeci7-06Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është liruar nga paraburgimi dhe masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë ndërkaq vendimi është marrë nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar kryetarja e kësaj gjykate, Kada Bujupi – Përçuku. Avokati i Gecit, Ndrecë Dodaj ka thënë për Kohavisionin se masa e paraburgimit është dashur t’i përfundonte nesër dhe Prokuroria në çdo kohë mund ta ndërroj këtë masë.

KTV-ja ka provuar të kontaktoj me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për të kuptuar arsyen që është kërkuar që masa e paraburgimit e Gecit të zëvendësohet me arrest shtëpiak, por kontakti me kryeprokurorin ka qenë i pamundur.

Gani Geci është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, e ndodhur me 4 gusht të këtij viti në qendër të Skenderajt.

Pas disa javësh në arrati, Geci ishte dorëzuar tek EULEX-i. Ai ishte kërcënuar disa herë në burgun e Lipjanit ku ka qenë në paraburgim.

Konjufca: LDK do të përfundojë si AKR

0

GlaukKonjufcaDeputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur për marrëveshjen PDK-LDK, për këtë të fundit ka thënë se i shkeli dy marrëveshje, të LAN-it e të VV-së. Nuk është pajtuar as me prioritetet e ambasadores amerikane Traccy Ann Jacobson.

Konjufca në një intervistë për RTK-në, ka thënë se secili qytetar është irrituar me ndryshimin e fjalëve nga LDK, që, sipas tij, s’kanë qenë vetëm fjalë por të kodifikuara edhe me shkrime.

“Kjo do të penalizohet prej qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që LDK ta ketë fatin e AKR-së së Behgjet Pacollit. Nuk mund të qeverisësh me PDK-në e t’i japësh fund krimit të organizuar”.

“Mendoj që prej fillimit nuk është se për LDK-në posti i kryeministrit ka qenë diçka që do t’i jepte të gjitha apo të shkonte edhe në zgjedhje. LDK është pajtuar që kryeministri t’i takonte tjetërkujt me LAN-in, por asaj t’i takonte kryeparlamentari. Tash, LDK s’mund ta mashtrojë popullin e Kosovës se pozita e kryeministrit për ta ka qenë si bast. Po të ishte kështu prej zgjedhjeve, s’do të arrihej as marrëveshja me LAN-in”, thotë Konjufca.

Konjufca thotë se “sherri” filloi kur LDK e AAK këmbëngulnin për postin e kryeministrit ose kërcënonin me prishje të të gjitha marrëveshjeve të blloku paszgjedhor. Pas kësaj, thotë ai, filloi një garë destruktive se cili po shkon i pari te PDK.

Duke e komentuar intervistën e fundit të ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson, Konjufca tha se radhitja e prioriteteve për qytetarin e Kosovës nga ana e ambasadores ishte në kundërshtim me realitetin.

“Prioritet e ndërkombëtarëve janë të ndryshëm se çka i nevojitet qytetarëve të Kosovës”.

“Tema e parë, sipas saj, është negociatat me Serbinë. Tema e dytë Gjykata Speciale për Krimet e Luftës. E treta është korrupsioni, sundimi i Ligjit, e kështu me radhë”.

“Për qytetarin e Kosovës prioritet janë, varfëria, papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar pastaj dikur vjen Serbia e të tjerat”, tha Konjufca.

Shpresat e ambasadores Jacobson nga qeveria e re

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, tha se nuk është garantuese e koalicionit PDK-LDK të lidhur të mërkurën në mbrëmje në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Diplomatja amerikane, e cila ishte sot në vizitë në BIRN dhe Internews Kosova, tha se roli i saj në atë takim ishte vetëm si mbështetëse e rolit lehtësues të Presidentes.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë nuk kam luajtur asnjë rol lehtësues apo garantues në asnjërin nga këto procese”, tha ambasadorja Jacobson në ditën kur zyrtarë të LDK-së thanë se kanë garanci nga Jacobson për respektimin e marrëveshjes për koalicion me PDK-në.

“Kam qenë në takim me kërkesë të Presidentes, rolin lehtësues të së cilës unë e mbështes dhe me kërkesë të të dy liderëve politikë si vëzhguese, si dëshmitare e asaj që ndodhi, por jo si pjesëmarrëse aktive në takim”, u shpreh ajo.

Ambasadorja tha se në atë takim nuk është lakuar asnjë emër për postin e kryeministrit në qeverinë e ardhshme të vendit.

E pyetur se cilat janë pritjet e saj si diplomate e huaj nga qeveria e ardhshme, Jacobson tha se pret së pari që koalicioni të formohet shpejt.

“Nuk mund të them se kam pritje, por kam shpresa. Kam shpresa që ky koalicion do ta formojë një qeveri shpejt, se do të punojë në çështje strategjike që janë me rëndësi për popullin e Kosovës, përfshirë zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, luftimin e korrupcionit, dialogun me Serbinë, Gjykatën Speciale dhe të gjitha këto prioritete të rëndësishme që të cilat kanë lënguar për pesë muaj e më shumë sa nuk ka pasur qeveri”, tha ajo.

Gjithashtu Jacobson u shpreh se shpreson që qeveria do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se do të ketë një balanc të mirë gjinor.

Ajo relativizoi deklaratat e mëparshme të zyrtarëve partiakë të cilët zotoheshin se nuk do të bëjnë koalicion me parti të caktuara.

“Mendoj se kur flasin politikanët, kemi parë që nganjëherë i ndryshojnë fjalët”, tha ajo.

Duke iu kthyer përsëri takimit të së mërkurës, Jacobson u shpreh se ajo i përgjigjet gjithmonë ftesave të Presidentes Jahjaga, ndërsa kujtoi se një gjë të tillë e kishte bërë kur kishte shkuar bashkë me të në Graçanicë.

“Nëse ajo dëshiron ta ketë mbështetjen time, ajo do ta ketë atë gjithmonë për rolin e saj kushtetues.

Por ajo tha se nuk ka shfaqur asnjëherë preferenca për ndonjë parti apo koalicion të caktuar.

“Nuk kam rekomanduar koalicione, nuk kam rekomanduar parti ose individë. Kam qenë e fokusuar në prioritete, në proces dhe në atë që politikanët e Kosovës t’i ndjekin procedurat në bazë të kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

“Mua nuk më intereson kush me kë e formon koalicionin. As publikisht as privatisht nuk kam folur në favor të ndonjë koalicioni, por vetëm për themelimin e institucioneve dhe kryerjen e punës”, shtoi ambasadorja Jacobson.

Ajo është e bindur se liderët e PDK-së dhe LDK-së kanë dhënë një përkushtim publik për të punuar bashkë dhe tani janë në një proces negociues.

“Nuk mund të paragjykoj si do të përfundojë kjo apo sa kohë do të zgjasë. Mesazhi im për të dy ata ka qenë që do të ishte shenjë e mirë për efikasitetin dhe aftësinë e tyre për të punuar bashkë, nëse ata do të mund ta konstituojnë Kuvendin javën e ardhshme”, tha Jacobson.

Ajo zbuloi t’u ketë thënë liderëve të partive në koalicion se shpreson që të shohë njerëz kompetentë dhe me integritet në poste drejtuese qeveritare.

“Tashmë e u kam thënë edhe liderëve politikë se shpresoj që do të shoh në pozita të larta në qeveri njerëz që janë të përzgjedhur për kompetencën e tyre, integritetin e tyre, përvojën e tyre dhe për gatishmërinë e tyre për të punuar bashkë që ta çojnë përpara interesin e Kosovës e jo lidhjet e tyre partiake”, tha ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ejani legalizoni ndërtimet pa leje !

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë për legalizimin e objekteve të tyre pa leje, të cilat i kanë ndërtuar deri më datën 30.08.2013-të.

“Komuna dëshiron që të gjithë qytetarët, të cilët kanë bërë ndërtime pa leje në tërë territorin e Komunës, deri në datën e lartpërmendur, gëzojnë të drejtën e aplikimit për legalizimin e objekteve”, ka thënë Berisha për TV Prizrenin.

“Të gjitha ato objekte që i plotësojnë kërkesat ligjore do të pajisen me 3 certifikata dhe pronarëve do të iu jepet e drejta e pronësisë”..

Berisha tha se aplikuesit duhet t’i drejtohen zyrave të Drejtorisë së Kadastrit dhe Gjeodezisë për plotësimin e aplikacioneve.

“Aplikacionet procedohen drejt Taks Forcës së Drejtorisë së Urbanizmit, që do të merret me shqyrtimin e aplikacioneve rreth legalizimit të objekteve pa leje”,ka treguar Berisha.

“Deri më datën 30 nëntor do të jetë faza pilotuese e këtij projekti, por nëse kërkesat janë të mëdha, projekti do të vijojë edhe gjatë vitit në vijim”.

Aplikimi për legalizimin e pronave është falas,ndërsa pas aprovimit të kërkesës nga Task Forca, tarifa e pagesës nga qytetarët do të jetë afër 5 euro për metër katror.

Sipas të dhënave që posedojnë organet kompetente komunale, në territorin e Prizrenit ndodhen më shumë se 10 000 objekte të cilat janë ndërtuar pa leje. Afati për aplikim është deri më datën 30.11.2014/PrizrenPress.com/

Filloi restaurimi i mullirit më të vjetër në Prizren

0

mulliri 2Mulliri i ‘Tabakhanës’ është i vetmi që funksionon në Prizren. Mulliri ka formë drejtkëndëshe të ndërtuar me gurë lumi dhe me çati druri. Është i mbuluar me tjegulla tradicionale.

Objektit deri më tash i ka munguar përkujdesja institucionale. Për ta ruajtur mullirin, pronari me vetë-iniciativë dhe financim ka bërë renovime dhe riparime joprofesionale, gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha thotë se për të shpëtuar nga gjendja e keqe sot kanë filluar punimet për restaurimin e mullirit të ‘Tabakhanës’. Punimet do të mbikëqyren nga ekspertët e QRTK-së në Prizren.

“Objekti ka të gjitha elementet e një mulliri tradicional të Ballkanit. Ka hyrjen, vendin për kuaj,për drithëra të pa bluara, dhe të bluara, dhomën e mullingjisë,kanalin e ujit, etj”, tregon Hoxha.

“Arkitektura e ‘Tabakhanes’ është vernakular dhe e ndërtuar sipas nevojës së teknologjisë së punës me ç’rast është shfrytëzuar lumi i cili kalon pranë duke ndarë një pjesë të tij në formë të kanaleve (jaz) për nevojat e kohës”.

Mulliri i vjetër i ‘Tabakhanës’ ka rëndësi të madhe etnografike dhe arkitektonike. Ai ruan pajisje dhe rekuizita origjinale të kohës, njëherësh edhe procesi i bluarjes është tradicional duke shfrytëzuar fuqinë e ujit për fërkimin e gurëve që bën bluarjen e drithërave. “Nuk duhet harruar se procesi i bluarjes tradicionale është zhdukur pothuajse fare në këto treva”.

“Në Prizren është i vetmi mulli që është ende në funksion. Dihet se Prizreni vetëm gjysmë shekulli më parë ka pasur mbi 15 mullinj buzë rrjedhës së lumit”, tregon Hoxha.

mulliri
Sipas tij, renovimi i këtij mulliri, do të jetë një stimulim për zejet dhe prodhimtari tradicionale, që dita- ditës po shuhen.

“Duhet theksuar se ndërtesa e mullirit të vjetër gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, dhe në afërsi të saj janë edhe monumente tjera kulturo-historike, si ndërtesa e ‘Tabakhanës’, Kompleksi i Suziut (xhamia, tyrbe, biblioteka, ura, varezat e vjetra), ndërtesa e vjetër e Ryzhdijes (shkolla e mesme e ultë), ndërtesa e “Beledijes” , xhamia e Ahmet Beut, kroi i “Binbashi”-it, etj”.

Hoxha thotë se restaurimi dhe promovimi i mullirit të vjetër do të jetë i dobishëm në aspektin kulturor, ekonomik, turistik, arsimor, historik dhe tradicional./PrizrenPress.com/

Malishevë: PDK-LDK, koalicion për fshehje të krimit të organizuar dhe korrupsionit

0

albin kurti ne malisheveKryetari i VETËVNEDOSJE!, Albin Kurti, bashkë me deputeten Shqipe Pantina dhe koordiantorin e Qendrës së Lëvizjes në Malishevë, Muhamet Bytyqin, u takuan sot me qytetarët e Malishevës, për të diskutuar bashkë me ta mbi situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova sot.

Qytetarët e Malishevës ishin të interesuar të dinin se si ndodhi që pas gjithë kësaj kohe, në fund të ndryshojë gjithçka në mes të subjekteve politike që ishin nënshkruese të marrëveshjes së 10 shtatorit. “Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është nënshtruar PDK-së, përkatësisht Thaçit. Konsultimet që i ka zhvilluar me struktura kanë qenë sa për t’i hedhur hi syve të anëtarësisë së LDK-së, se kinse po konsultohet edhe me të tjerët, për vendimin e mbrapshtë që e kishte marrë tashmë. Nuk bëhet fjalë këtu për demokraci të brendshme, por për keqpërdorim të anëtarësisë dhe strukturave për t’i legjitimuar interesat e tij personale”, u shpreh Kurti, duke shtuar se çështja e pozitës së kryeministrit e rrënoi LAN-in. gjithnjë edhe më shumë, filloi acarimi dhe helmimi i atmosferës me militantët e tyre, dhe sa më shumë që e sulmonin njëri-tjetrin, aq më shumë të dy bashkë afroheshin me Thaçin. “Prej frontit kundër regjimit të PDK-së, përfunduan në garë negative se cili po i afrohet Thaçit më shumë dhe cili po ia zbret pazarin tjetrit më kollaj. As Isa Mustafa e as Ramush Haradinaj nuk mund ta imagjinonin njëri-tjetrin si kryeministër, ndërkohë që edhe Isa Mustafa edhe Ramush Haradinaj nuk mund të mos e fantazonin veten si kryeministër. Pra, kishim dy trupa, një karrige, asnjë tru”, potencoi Kurti.

Ai më tej tha se shpejtësia me të cilën filluan bisedimet mes Thaçit dhe Mustafës, e posaçërisht shpejtësia me të cilën arritën ujdinë, përveç ambicieve të papërmbajtura për pushtet, e ka edhe faktorin tjetër shtesë. “Shpjegimi shtesë është faktor shtesë. Janë ato 70 dosje, ato 70 lëndë në prokurori për krimin ekonomik dhe urbanistik në Komunën e Prishtinës. Ato lëndë u politizuan nga Ambasadorja amerikane Jackobson, që ia përmendi Mustafës, dhe vetëm dy ditë më pas shkoi e vizitoi ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit, Sylë Hoxhën, prej nga dërgoi porosinë e qartë. Me fjalë tjera: rrini urtë, se do të veprojë drejtësia nëse nuk jeni të dëgjueshëm”, shpjegoi Kurti, duke thënë se Mustafa tashmë e ka pranuar shtetin e kapur nga PDK-ja dhe ka vendosur t’i bëhet argat Hashim Thaçit. “Situata ishte e thjeshtë. Isa Mustafa e kishte e penalltinë. Ishte ai, topi dhe portieri. Mustafa, vetëm pse kishte portier, nuk e goditi penalltinë, por e dha autogol në anën tjetër!”

Në këtë tubim me qytetarë u diskutua ndër të tjerë edhe për deputetët e Kuvendit, të cilët qëndruan përballë presioneve dhe shantazheve të PDK-së, e të cilët as nuk u frikësuan e as nuk u shitën. Deputetja Shqipe Pantina tha se gjatë kësaj periudhe, PDK ka përdorur metoda shumë të ulëta për t’ua ndërruar mendjen deputetëve. “Kanë shantazhuar, si dhe kanë qenë të gatshëm t’i japin milionat. E respektoj qëndrimin e këtyre deputetëve që nuk e shitën votën e tyre, nuk u përkulën. Nuk di si ndihen ata sot, kur lideri i tyre i shiti të gjithë ata përnjëherë? Në seancën e ardhshme këta edhe do të obligohen të votojnë për PDK-në”, tha Pantina.

Qytetarët e Malishevës u shprehën thellësisht të zhgënjyer me marrëveshjen në mes të LDK-së dhe PDK-së, duke theksuar se koalicioni i tillë është koalicion i cili jo vetëm që nuk do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por do ta mirëmbajë e do ta shtojë atë. “Me PDK-LDK bashkë, nuk ka gjasa të luftohet as krimi i organizuar i ShIK-ut, as korrupsioni i pushtetarëve, as ndërhyrjet dhe obstruksionet e Serbisë, as varfëria dhe papunësia, dhe njëkohësisht nuk mund të ngjallen shpresat e qytetarëve për ardhmëri më të mirë në kuadër të mandatit të ardhshëm”, u tha në këtë tubim.

Thaçi vet nuk kishte mundësi. Fuqia i erdhi prej Isa Mustafës. LDK në fushatë thoshte “vetëm ne mundemi”. Po pra, vetëm këta munden, për Thaçin. Vetëm këta mund t’ia zgjasin jetën në pushtet atij.

A do të hyjë edhe Fatmir Limaj në koalicionin PDK-LDK? Ja përgjigja e “Nismës”

0

Fatmir  Limaj 5Marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së nuk do ti bashkohet edhe “Nisma” e Fatmir Limajt. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Bilall Sherifi, anëtar i kryesisë së kësaj partie.

Ai më tej tha se janë në pritje për detajet e kësaj marrëveshje.

“Qëndrimi i Kryesisë është që Nisma të ecë rrugës së vet dhe mos të bëhet pjesë e koalicionit që është arrit mes këtyre dyjave. Megjithëse ne jemi ende në pritje si gjithë qytetarët të shohim se çka kanë bërë këta, për çka janë marrë vesh dhe për çka s’janë marrë vesh”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, vendi ka nevojë urgjente ti ndërtojë institucionet nëse vërtetë ka marrëveshje, nëse jo, le ti tregojnë qytetarëve të këtij vendi nëse kanë marrëveshje.

Mund të them se sot është dashtë të mbahet vazhdimi i seancës dhe të kryhen gjitha, ka thënë në fund Sherifi. /Zëri/

Ja pse Jakup Krasniqi pret dështimin e marrëveshjes PDK-LDK!

0

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar i “Nisma për Kosovën”, njëherësh deputet i zgjedhur i kësaj partie, Jakup Krasniqi, në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit, ka theksuar se gjatë gjithë këtyre muajve janë përpjekur, si Blloku VLAN, që Kosovës t’i japin një qeverisje që do të angazhohej seriozisht në zhvillimin e shtetit të së drejtës.

Mirëpo sipas tij, ndodhi një veprim i papritur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila vendosi që të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për ta ndërtuar qeverinë e re, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka shtuar se “Nisma” nuk mund të jetë pjesë e koalicionit PDK- LDK, duke shtuar se ata mendojnë se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme, dhe “në këtë konstelacion të forcave politike në Kuvend, do të jenë pjesë e opozitës”.

“Ne jemi duke biseduar me dy partitë tjera, AAK dhe VV, që me fillimin e punës në Kuvend t’i kapërcejmë interesat partiake, duke i bashkërenduar qëndrimet, për të dhënë kontributin si opozitë në të mirën e vendit”, ka theksuar Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se “nuk e kanë pritur nga LDK-ja që të shkoj me PDK-në, sepse gjatë gjithë këtyre viteve LDK-ja ka qenë kundërshtare e PDK-së, duke shtuar se “lakmia për pushtet qenka më e madhe sesa interesi i vendit”.

Sipas tij, në ditën e dytë, të marrëveshjes PDK-LDK, kanë lindur shumë kontradikta.

“Për një marrëveshje të arritur në mënyrë të papritur, sikurse kjo, është e vështirë të thuhet se a do të realizohet ky koalicion. Nga ajo që po flitet duket se ka shumë paqartësi në këtë marrëveshje. Në një skenë politike pa rregulla dhe parime, gjithçka është e mundur, duke përfshirë edhe atë se mund të dështojë marrëveshja e arritur në mes PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë ndër tjerash Jakup Krasniqi. /Radio Dukagjini/

Thaçi paralajmëron ndryshime në Presidencë

0

Hashim Thaci 2Kryeministri në detyrë dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi duke folur për formimin e institucioneve të reja ka thënë se grupet punese të PDK-së dhe LDK-së janë takuar dhe se gjithçka po shkon sipas planeve të PDK-së, LDK-së dhe minoriteteve të cilat sipas Thaçit do të kontribuojnë në formimin e të gjitha institucioneve të reja shtetërore, duke e përfshirë edhe Presidencën.

“Gjithçka është duke shkuar sipas planit. Sot grupet punese të PDK-së dhe LDK-së janë takuar për të harmonizuar çështjet programore. Është duke u punuar në mënyrë intensive dhe shpresoj që shumë shpejt do të përmbyllet edhe kjo çështje. Gjithçka është e qartë duke e respektuar në plotni marrëveshjen e arritur në mes të PDK-s, LDK-së dhe partnerëve minoritar që do të jenë si pjesë e ndërtimit të institucioneve të të gjitha institucioneve, pra legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”, ka deklaruar Thaçi./zeri/

Jacobson: Nuk jam garantuese e marrëveshjes Thaçi-Mustafa

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka theksuar se nuk është në pozicion për të bërë ndonjë garanci në politikën e brendshme të Kosovës.

Në një përgjigje në Twitter, ambasadorja Jacobson ka thënë se nuk është në pozicion për të qenë garantuese e politikave të brendshme të partive politike.

”E di se unë nuk jam në pozicion për të bërë ndonjë garanci në politikën e brendshme të Kosovës”, ka shkruar Jacobson. /zeri/