32.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7400

Ja pse Jakup Krasniqi pret dështimin e marrëveshjes PDK-LDK!

0

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar i “Nisma për Kosovën”, njëherësh deputet i zgjedhur i kësaj partie, Jakup Krasniqi, në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit, ka theksuar se gjatë gjithë këtyre muajve janë përpjekur, si Blloku VLAN, që Kosovës t’i japin një qeverisje që do të angazhohej seriozisht në zhvillimin e shtetit të së drejtës.

Mirëpo sipas tij, ndodhi një veprim i papritur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila vendosi që të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për ta ndërtuar qeverinë e re, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka shtuar se “Nisma” nuk mund të jetë pjesë e koalicionit PDK- LDK, duke shtuar se ata mendojnë se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme, dhe “në këtë konstelacion të forcave politike në Kuvend, do të jenë pjesë e opozitës”.

“Ne jemi duke biseduar me dy partitë tjera, AAK dhe VV, që me fillimin e punës në Kuvend t’i kapërcejmë interesat partiake, duke i bashkërenduar qëndrimet, për të dhënë kontributin si opozitë në të mirën e vendit”, ka theksuar Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se “nuk e kanë pritur nga LDK-ja që të shkoj me PDK-në, sepse gjatë gjithë këtyre viteve LDK-ja ka qenë kundërshtare e PDK-së, duke shtuar se “lakmia për pushtet qenka më e madhe sesa interesi i vendit”.

Sipas tij, në ditën e dytë, të marrëveshjes PDK-LDK, kanë lindur shumë kontradikta.

“Për një marrëveshje të arritur në mënyrë të papritur, sikurse kjo, është e vështirë të thuhet se a do të realizohet ky koalicion. Nga ajo që po flitet duket se ka shumë paqartësi në këtë marrëveshje. Në një skenë politike pa rregulla dhe parime, gjithçka është e mundur, duke përfshirë edhe atë se mund të dështojë marrëveshja e arritur në mes PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë ndër tjerash Jakup Krasniqi. /Radio Dukagjini/

Thaçi paralajmëron ndryshime në Presidencë

0

Hashim Thaci 2Kryeministri në detyrë dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi duke folur për formimin e institucioneve të reja ka thënë se grupet punese të PDK-së dhe LDK-së janë takuar dhe se gjithçka po shkon sipas planeve të PDK-së, LDK-së dhe minoriteteve të cilat sipas Thaçit do të kontribuojnë në formimin e të gjitha institucioneve të reja shtetërore, duke e përfshirë edhe Presidencën.

“Gjithçka është duke shkuar sipas planit. Sot grupet punese të PDK-së dhe LDK-së janë takuar për të harmonizuar çështjet programore. Është duke u punuar në mënyrë intensive dhe shpresoj që shumë shpejt do të përmbyllet edhe kjo çështje. Gjithçka është e qartë duke e respektuar në plotni marrëveshjen e arritur në mes të PDK-s, LDK-së dhe partnerëve minoritar që do të jenë si pjesë e ndërtimit të institucioneve të të gjitha institucioneve, pra legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”, ka deklaruar Thaçi./zeri/

Jacobson: Nuk jam garantuese e marrëveshjes Thaçi-Mustafa

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka theksuar se nuk është në pozicion për të bërë ndonjë garanci në politikën e brendshme të Kosovës.

Në një përgjigje në Twitter, ambasadorja Jacobson ka thënë se nuk është në pozicion për të qenë garantuese e politikave të brendshme të partive politike.

”E di se unë nuk jam në pozicion për të bërë ndonjë garanci në politikën e brendshme të Kosovës”, ka shkruar Jacobson. /zeri/

Takohen LDK e PDK në Kuvendin e Kosovës, për ndarjen e posteve

0

HashimThaci-IsaMustafaGrupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këto momente janë duke u takuar në Kuvendin e Kosovës.

Ata po diskutojnë për ndarjen e posteve, raporton rtk.

Siç dihet, PDK dhe LDK kanë arritur marrëveshje për të krijuar qeverinë e re të Kosovës, pas një bllokade pesë muajsh.

Lista e të propozuarve nga OVL UÇK për pranim automatik në UP

0

RektoriatiLista, tashmë problematike, e të propozuarve nga OVL e UÇK për pranim me automatizëm në Universitetin “Hasan Prishtina”, sipas një memorandumi të nënshkruar vite më parë mes kësaj organizate dhe Universitetit, e mbajtur “sekrete”, s’është më e tillë.

Atë e disponon “Koha Ditore” dhe në funksion të përmbushjes së kërkesës për transparencë, se kush janë ata fëmijë veteranësh, viktimash e dëshmorësh të luftës çlirimtare, Koha.net e bën publike.

Kërkesa ultimative e OVL të UÇK,e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli Drejtues i Universitetit, që mbi një mijë fëmijë të kategorive të dala nga lufta, u kundërshtua nga rektori i ri i tij, Ramadan Zejnullahu dhe nga një pjesë e shoqërisë civile, si një cenim kriteresh të shtruara për rritjen e cilësisë në këtë institucion, por edhe si një diskriminim.

Ndërsa u bënë dyshime në interpretimin e Memorandumit, që sipas OVL UÇK u jep të drejtën të gjithë fëmijëve nga prindër të kategorive të dala nga lufta të regjistrohen me automatizëm, të tjerë thanë se ata kanë përparësi regjistrimi vetëm nëse janë të njëjtë me rezultatet e kriteret e kërkuara për regjistrim.

Kishte edhe dyshime se në listë janë përfshirë fëmijë kategorish që s’kanë lidhje me prindër veteranë, invalidë a dëshmorë të luftës dhe OVL e UÇK kundërshtoi ta bëjë publike listën, që të mund të verifikoheshin dyshimet. Atë që s’e bëri OVL e UÇK, po e bëjmë ne, me bindjen se kështu u ndihmohet atyre kandidatëve që e meritojnë regjistrimin në bazë të meritave të luftës së prindërve të tyre.

Duke klikuar më poshtë, mund ta shikoni listën e plotë të publikuar nga organizata e dala nga lufta e UÇK-së.

http://www.scribd.com/doc/247723667/shoqata-e-familjeve-te-deshmoreve-lista-1-pdf

Vetura godet një këmbësor në Semetisht të Suharekës

0

Aksident shiritatNjë këmbësor është goditur nga vetura në fshatin Semetisht të Suharekës. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar, pasi që nga pakujdesia ka goditur një këmbësor”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Ja dyfytyrëshat tjerë të LDK-së!

0

agim veliuParia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkonte me çdo kusht “vizën” e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, siç merr vesh Gazeta Blic disa nga drejtuesit kryesor të LDK-së i kanë kërcënuar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, që ose të shkohet me PDK ose vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.

Një burim që ka qenë brenda takimit i ka thënë Gazetës Blic se Agim Veliu haptas i ka kërcanuar anëtarët e KP.

“Ose do të votoni për PDK-së ose do të shkoni në zgjedhje, u ka thënë Agim Vleiu anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Gazeta Blic ka arritur që të mësoj edhe emrat e atyre anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që abestuan, por që mbajtën fjalim pro koalicionit me PDK.

Njëri prej tyre është edhe Sabri Hamiti. “Dyshi” i përjetshëm i LDK-së, Sabri Hamiti edhe pse abstenoi gjatë votimit, ai në fjalimin e tij kishte kërkuar që të votohet pro koalicionit me PDK-në.

Befasi ka qenë edhe Armend Zemaj.

Deputeti i LDK-se edhe pse publikisht deklaroi se LDK më mirë e ka që të shkoj në opozitë se sa të hyj me PDK, ai në Këshillin e Përgjithshëm kërkoi që të votohet koalicioni me PDK.

“Zemaj madje ka mbajtur një fjalim shumë të gjatë, ku e mbështeti fuqishëm koalicionin me PDK”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtij burimi, fjalime që kanë mbajtur për koalicion pro PDK-së edhe Lutfi Haziri, i cili po prtendon që ta marrë edhe postin e kryeministrit. “Lutfi Haziri e mbështeti fuqishëm koalicionin me PDK dhe kërkoi që të votohet për të”, tha ky burim.

Pro koalicionit me PDK ishin edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ai i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarça, ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, ish- ministri i Hashim Thaçit, Sadri Ferati.
Edhe deputeti Arben Gashi, ndonëse mbajti fjalim kundër koalicionit me PDK-në, ai votioi pro këtij koalicioni.

Ndërkaq, Teuta Sahatqija edhe pse në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nuk ka mbajtur fjalim, siç mëson Gazeta Blic ajo në Kryesi të partisë është mbështetësja më e madhe e koalicionit me PDK-në.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, të gjithë këta zyrtarë të lartë të PDK-së kanë marrë premtime nga Isa Mustafa që do të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ndërkaq, vetëm 7 anëtarë të Këshillit votuan kundër. Ata janë:
Vjosa Osmani
Faton Peci
Kimete Bytyçi
Xhafer Tahiri
Kujtim Shala
Naim Hajra
Haki Imeri

Haziri: Isa Kryeministër

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se vetëm Isa Mustafa duhet të bëhet Kryeministër.

Këtë reagim Haziri e ka bërë pasi është përmendur emri i tij si Kryeministër i ri i Kosovës.

“Jam i Juaji deri në fund, me Isën Kryeministër”, ka shkruar Haziri, në Facebook.

Ndryshe, LDK dhe as PDK, deri më tash, nuk kanë dhënë një qëndrim të qartë se kush do të bëhet Kryeministër. Madje, edhe Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, ka thënë se nuk e di emrin e Kryeministrit të ri.

Lexojeni të plotë reagimin

Unë jam me ju që besoni në qeverisjen e LDK-së, për të herë të parë pas 15 vitesh sakrificë e kompromise. LDK do të punoj për shtet, integrime brendashqiptare, euroatlantike, lëvizje të lirë e prosperitet. Detyra ime sot është ajo që bëjë vazhdimisht: gjilanasi për gjilanasit. Jam i nderuar që më keni dhënë besimin në mënyrë plebishitare në zgjedhjet lokale. Jam i Juaji deri në fund, me Isën Kryeministër!

Mustafa e dëshiron Limajn në qeveri

0

Mustafa LimajKryetari i LDK-së Isa Mustafa po tenton që me çdo kusht pjesë e koalicionit qeverisës të jetë edhe Nisma e Fatmir Limajt.

Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se Mustafa i ka kërkuar kreut të PDK-së Hashim Thaçi që në koalicionin e ardhshëm qeverisës të jetë edhe partia e Limajt.

Megjithatë kjo kërkesë sipas burimit, nuk ka marrë përgjigje nga Thaçi.

“Këtë kërkesë Thaçi e ka marrë me rezerva pjesë e qeverisë të jetë edhe Limaj, mirëpo ai nuk dhënë ndonjë përgjigje definitive rreth kësaj kërkese”, ka thënë burimi.

Kërkesa e Mustafës që të ketë në qeverisje edhe partin e Limajt po bëhet për shkak që ai dëshiron ta rrisë ndikimin ndaj PDK-së e cila pritet ti ketë resorët kryesore në qeverinë e ardhshme.

Arrestohet një zyrtar komunal në Suharekë, dyshohet për ryshfet

0

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar komunal në Suharekë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se një zyrtari Komunal të dyshuarit mashkull K/Shqiptar përgjegjës i pylltarisë në Komunën e Suharekës, disa herë i ka dhëne para me qëllim që të transportoj dru pa u penguar nga rojet e pyllit”, thuhet në raportin e Policisë.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”. /PrizrenPress.com/