21.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7421

Isa Mustafa i padëshirueshëm për PDK-në

0

Isa mustafaaaPartia Demokratike e Kosovës në asnjë mënyrë nuk po mund të pajtohet me faktin se Hashim Thaçi mos të jetë më kryeministër i vendit dhe në krye të ekzekutivit të vij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Një zyrtarë i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti ka thënë për Gazetën Blic se, Mustafa nuk e gëzon përkrahjen e partisë më të madhe në vend.

“Pjesa më e madhe e PDK-së nuk e duan Isa Mustafën kryeministër” , ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.Sipas këtij burimi, PDK do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të mos e dorëzoj postin e kryeministrit. Mirëpo, ky burim ka shtuar se edhe nëse PDK e dorëzon këtë post, atëherë do të insistohet që kryeministër të mos jetë Isa Mustafa.

“Nëse LDK nuk do të lëshojë pe në asnjë mënyrë për kryeministrin, atëherë PDK do të insistojë me çdo kusht që as Hashim Thaçi e as Isa Mustafa të mos jenë kryeministër. Në këtë situatë, do të duhej të ishte një person i tretë për kryeministër, por nga radhët e LDK-së. Sipas të gjitha gjasave, Lutfi Haziri do ta ketë mbështetjen më të madhe, dhe ka gjasa të vij në krye të qeverisë, sepse është i pranueshëm edhe për PDK edhe për LDK”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Derisa në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehen të bindur se atyre do t’u takoj posti i kryeministrit, në PDK thonë se nuk ka marrëveshje për këtë pozitë.

Madje edhe deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa- Remi, i cili për pesë muaj insistoj për koalicionin PDK- LDK që në fund u arrit, ka thënë se posti i kryeministrit do t’i takoj partisë më të madhe në vend.

Por, Lutfi Haziri i LDK-së ka thënë se posti i kryeministrit është punë e kryer. Sipas tij, posti i shefit të ekzekutivit i takon partisë së tij, mirëpo nuk ka qartësuar se kush do të jetë kandidati, Isa Mustafa apo dikush tjetër nga LDK.

Ndonëse Haziri publikisht ka thënë se ai nuk është kandidati për kryeministër, nga dega e tij vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes PDK- LDK kishin nisur festimet për Lutfi Hazirin si shef i qeverisë.

Marrëveshja ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës u arrit para dy javësh, mirëpo ende nuk janë krijuar institucionet.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së djeshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është zotuar se gjatë javës së ardhshme do të formohen institucionet e reja./ Gazeta Blic

Agron Llakaj: Pasi imitova Berishën ia mbatha në Greqi nga frika

0

AgronLlakaj-roli berishes“Sali Berishën e kam imituar për herë të pare në vitin 1994. Ai atëherë ishte president dhe kjo pati efektin e një boom-i. Unë shquhem se jam trim, por pas kësaj ia mbatha 4 muaj në Greqi”.

Kështu ka deklaruar Agron Llakaj, aktor dhe prezantues i programit televiziv “Al Pazar” në Vizion Plus, i cili ka qenë i ftuar në një emision të njohur “The Karntasians” në Greqi të televizionit Antena 1.

Përpos kësaj, Llakaj i cili gjatë gjithë emisionit ka folur shqip, ka interpretuar një skeç në greqisht ku ai parodizonte trysninë e grekëve që emigrantët shqiptarë të ndërrojnë emrat. Ai ka rrëfyer me këtë fabul një histori nga e shkuara e të atit të tij. Videoja e tij në këtë emision është kthyer në hit në internet, sidomos mes emigrantëve në Greqi

Ylljet Aliçka në garë për çmimin letrar “Balkanika”

0

Ylljet AliçkaShkrimtari Ylljet Aliçka, është nominuar me romanin “Valsi i lumturisë”, kandidat për çmimin “Balkanika”, i cili përfshin disa prej emrave më të njohur letrarë të rajonit. Fituesi i këtij çmimi do ta ketë librin e tij të përkthyer në të gjitha gjuhët ballkanike.

Këtë vit, kjo ngjarje do të mbahet në Shqipëri nga datat 5-7 dhjetor.

Shkrimtarët shqiptarë që e kanë fituar këtë çmim më herët janë Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli, kurse sivjet garon Aliçka, me një histori për gjashtë personazhe, me stil të pasur me ironi dhe sarkazëm.

Nga Bullgaria këtë vit, është nominuar Zdravka Eftimova me romanin “Histori nga Perkini”, Dimitrios Stefakanis nga Greqia me romanin “Film Noir”, Mitko Madzunkov nga Serbia me librin “Zogu nga viti i shkuar”, Mirela Noznoevanu nga Romania me një përmbledhje të tregimeve, Dragan Velikic nga Serbia garon romanin “Bonavia” dhe Hakan Gunday nga Greqia me “Ziyan”, shkruan gazeta Shqip.
“Balkanika” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar sepse promovon arritjet letrare nga vendet e Ballkanit, ofron mbështetje për projektet kërkimore dhe publikon veprat e autorëve në një revistë letrare.

Arrestohen gjashtë persona në regjionin e Prizrenit

0

arrestimi 2Gjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren dhe asaj në Gjakovë.

Raporti i plotë dhe pa ndërhyrje i Policisë së Kosovës

Rr. “William Woker”, Prizren 04.12.2014-08:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe është dërguar në seancë gjyqësore dhe më pas është liruar.

Fshati Lubiqevë, Prizren 04.12.2014-07:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut në Prizren në kohëzgjatje prej 20 ditëve.

Fshati Bubavc, Malishevë 04.12.2014-08:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti, pasi që ka kryer obligimet ndaj gjykatës e më pas është liruar.

Rr. “William Woker”, Prizren 04.12.2014 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti dërgohet në vuajtje dënimit në kohëzgjatje prej 75 ditësh.

Rr. “Ahmet Prishtina”, Prizren 04.12.2014 – 11:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti dërgohet në vuajtje dënimit në kohëzgjatje prej 16 ditëve.

Fshati Lubiqevë, Prizren 04.12.2014-07:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet ndaj gjykatës më pas është liruar.

Sylë Hoxha: Po hetohen 130 persona të dyshuar për terrorizëm

0

syle hoxhaj atifete jahjagaUshtruesi i detyrës se Kryeprokurorit të Shtetit ka thënë se janë duke hetuar 130 persona të dyshuar për terrorizim.

Ai foli për sukseset e Prokurorisë dhe tha edhe që pret që kjo konferencë të sjellë rezultate e uroj që të ketë edhe në regjion ndonjë konferencë tjetër si kjo.

Kurse, presidentja e vendit Atifete Jahjaga, e përgëzoi Prokurorinë për organizimin e kësaj konference.

“Asnjë vend nuk është i paprekshëm nga radikalizmi. Prandaj, lufta jonë do të jetë luftë e përbashkët. Çdo dështim në këtë luftë, do të jetë kthim mbrapa i vendeve tona. Na duhet një bashkëpunim mes vendeve që përgjigja ndaj këtyre fenomeneve të jetë e fuqishme”.

“Përshaka të mungesës së bashkëpunimit na ka bërë që të lulëzojnë grupet qe bëjnë trafikim të njerëzve”, tha Jahjaga, transmeton express.

Bushati: Kosova të ketë vendin e saj në OSBE

0

Bushati në samitMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 21 të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, i cili u zhvillua në Bazel të Zvicrës.

Gjatë Ministerialit u evidentua roli që OSBE-ja dhe institucionet të saj të monitorimit luajnë në Evropë në respektimin, konsolidimin e të drejtave të barabarta të të gjithë shtetasve pavarësisht vendit ku jetojnë si garanci e sigurisë së përbashkët. Në fjalën e tij Ministri Bushati u ndal në rolin që duhet te luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën.

“Ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonal dhe ndërkombëtar, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet Misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha Bushati.

Në fokus të këtij Ministerali ishin kryesisht zhvillimet më të fundit në Ukrainë, rolit i OSBE-së në ç’tensionimin e gjendjes atje si dhe situata e sigurisë në Evropë.

OSBE-ja, u mundësoi përfaqësueseve të nivelit të lartë të shkëmbejnë ide për të përforcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve përballë sfidave të reja që prekin dhe cenojnë sigurinë Evropiane dhe më gjerë.

Ministri i Bushati gjatë qëndrimit në Bazel, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në Ministerialin e OSBE-së me qëllim trajtimin e disa çështjeve me interes të ndërsjellë.

Jacobson: Luftojeni korrupsionin nga rrënjët!

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneJacobson ka sugjeruar institucionet e Kosovës që për të pasur sukses në luftën kundër këtij fenomeni që shkatërron edhe shoqërinë, duhet që të fillojnë ta luftojnë korrupsionin nga rrënjët.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka komentuar shkurt të premten raportin për indeksin e korrupsionit të bërë publik një ditë më parë nga Organizata “Transparency International”, e cila e nxori Kosovën si shtetit më të korruptuar në rajon.

Ambasadorja Jacobson, e cila ka marrë pjesë në dhjetëvjetorin e themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se korrupsioni është shqetësues edhe në Amerikë, edhe kudo tjetër, por se sipas saj secili vend merr masa për ta luftuar këtë fenomen shkatërrues të zhvillimit të shtetit.

Jacobson ka sugjeruar institucionet e Kosovës që për të pasur sukses në luftën kundër këtij fenomeni që shkatërron edhe shoqërinë, duhet që të fillojnë ta luftojnë korrupsionin nga rrënjët, jo nga periferia.

Sipas raportit të “Transparency International”, Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë, ka marrë 33 pikë dhe nga vendi i 111-të që ishte renditur një vit më parë, është ngritur në vendin 110.

Tirana nikoqire e “nobelit ballkanik”

0

StilolapsiI cilësuar si nobeli ballkanik, çmimi më i madh letrar në rajon, “Ballkanika”, do të nisë punimet dy ditore të premten në Tiranë, ku nga 5 deri më 7 nëntor do të qëndrojnë autorë të ndryshëm ballkanik që janë kandidatë të këtij çmimi.

Shqipërinë do ta përfaqësojë shkrimtari Ylljet Aliçka me veprën “Valsi i lumturisë”, ndërsa do të përballet me Zdravka Evtimova nga Bullgaria, Dimitrios Stefanakis nga Greqia, Mitko Madzunkov nga Serbia, Mirela Roznoveanu nga Rumania, Dragan Velikic nga Serbia dhe Hakan Gunday nga Greqia.

Fitues i parë i këtij çmimi ka qenë serbi David Albahari, ndërsa shqiptarë fitues kanë qenë Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli, ndërsa është kandiduar edhe Ben Blushi. Shkrimtari fitues përkthehet në të gjitha gjuhët e Ballkanit, duke fituar kështu njohje të gjerë.

Nait Hasani: Politika më dërgoi në gjykatë

0

Nait HasaniIsh deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani është i bindur se kallëzimi penal që është bërë ndaj tij,  nga Agjencioni Kundër Korrupsion, ka prapavijë politike.

Pavarësisht veprimeve të AKK-së, ai beson se gjykata do të thotë fjalën e vetë në mënyrë të drejtë.

“Po ka prapavijë politike,sepse unë nuk kam keqpërdorë asgjë”, thotë Hasani për “PrizrenPress”.

Nait Hasani akuzohet për veprën penale ‘’mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare’’ vepër e dënuar sipas Kodit Penal të Kosovës me dënim me gjobë dhe burg deri në 5 vjet.

Sipas aktakuzës, së ngritur në bazë të kallëzimit penal nga Agjencioni Kundër Korrupsion, thuhet se “Hasani nuk i ka paraqitur saktë të hyrat vjetore të kërkuara në deklaratë nga 1 janari 2012 deri më 31 dhjetor 2012”.

“Ekziston mospërputhje në mes të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë, si dhe raportit nga të hyrat vjetore të siguruara nga Kuvendi i Kosovës, ngase është gjetur mospërputhje në mes të hyrave prej 21 mijë e 200 euro, të cilat i ka deklaruar Hasani në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2012, si dhe raportit nga të hyrat vjetore që janë 26 mijë e 485,04 euro, të cilat janë siguruar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Diferenca në mes këtyre të hyrave është 5 mijë e 285,04 euro të cilat Hasani, sipas AKK-së, nuk i ka deklaruar saktë në të hyrat vjetore.

Ish-deputeti Hasani thotë ndërkaq, se nuk ndihet fajtor dhe nuk e pranon veprën për të cilën akuzohet.

“Rast të ngjashëm kam pasur edhe për deklarimin e pasurisë të vitit 2011, mirëpo atëherë jam njoftuar me shkrim nga Agjencioni Kundër Korrupsion dhe kishte bërë plotësimet e kërkuara”, tregon Hasani.

“Ndërsa për deklarimin e pasurisë të vitit 2013 nuk më është kërkuar asnjë plotësim, ku unë kam qenë i gatshëm të bashkëpunoj me AKK-në, mirëpo ata nuk më kanë kërkuar plotësime. Unë e shoh se kësi lloj lëshime në deklarim kanë edhe diku 80 për qind e deputetëve, mirëpo unë gjithnjë sa i përket vetes i kam kërkuar AKK-së, të më tregojë për lëshimet dhe kam qenë i gatshëm të bashkëpunoj, gjë e cila asnjëherë nuk është kërkuar nga unë”.

“Është e çuditshme se si të konsiderohet mosdeklarim i pasurisë, kur për pagën e marrë nga buxheti i Kosovës kishte paguar tatim dhe të njëjtat i kishte pranuar përmes llogarisë bankare”.

Hasani thotë se kallëzimi penal ka qëllim që të degradojë punën e tij që ka bërë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam i pastër. Kam luftuar e punoj për të ndërtuar shtetin për të cilin kem dhënë jetën”, shprehet Hasani./PrizrenPress.com/

Një film ambicioz për Guns N’ Roses

0

Guns N RosesHistoria e themelimit dhe ngritjes në famë të grupit legjendar të rokut, Guns N’ Roses, do të shndërrohet në një film të mbështetur në biografinë e realizuar nga Marc Canter, “Reckless Road: Guns N’ Roses And The Making Of Appetite For Destruction”.

Sipas Canter, ende nuk janë përzgjedhur aktorët sepse po punohet për “skenarin perfekt”, mirëpo sipas NME, pritet që aktorët të jenë të klasit të lartë.

“Kur ta kuptoni se kush po e bën regjinë e filmit, do ta kuptoni që do të jetë fantastik. Jam krenar për gjithë punën që është bërë dhe do të jetë shumë më ndryshe sesa filmat si ‘Rock Star’”, ka thënë Canter.

Në anën tjetër, Guns N’ Roses në korrik të këtij viti lansuan një film koncertal në formatin 3D, të quajtur “Appetite For Democracy 3D: Live From The Hard Rock Casino”, ndërsa më herët, frontmeni i grupit, Axl Rose, ka thënë se bendi së shpejti vjen me dy albume.