21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7427

Shala mund të ikë nga AAK-ja?

0

Blerim ShalaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar tërheqjen nga procesi i dialogut me Serbinë, ku deri më tash përfaqësohej nga nënkryetari i saj, Blerim Shala, në cilësinë e koordinatorit të ekipit kosovar.

Por, burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se kundër një paralajmërimi të tillë është edhe vetë Shala, i cili në shenjë proteste mund të braktisë partinë e Ramush Haradinajt. /zeri/

Thaçit nuk i pritet deri më 2016 për t’u bërë president

0

Hashim thaci 4Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka shumë shanse të mbetet pa asnjë post kryesor, të paktën për dy vjetët e ardhshëm, kur i skadon mandatin presidentes Atifete Jahjaga, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa në deklaratat e pakta zyrtare nga LDK dhe PDK thuhet se gjithçka është në rregull, njerëz të përfshirë brenda procesit shprehen se ka dallime, veçmas për ndarjen e posteve kryesore.

Megjithatë, partnerët e koalicionit për shumicën e pikave të programit tashmë janë pajtuar. Për LDK-në, edhe çështja e kryeministrit është punë e kryer, dhe se ai do të jetë Isa Mustafa. Ndërkaq, ndarja e dikastereve qeveritare dhe emrat e ministrave do të publikohen vetëm pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, në fundjavë.

Burime të gazetës kanë thënë se hezitimet e PDK-së vijnë për shkak të postit të presidentit, në të cilin Thaçi do të donte të ulej qysh tani, kur të krijohen institucionet e reja.

Ja pesë shtyllat e programit qeverisës PDK-LDK?

0

Mustafa-Thaci14-26Grupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk kanë arritur që ta harmonizojnë në tërësi programin e ardhshëm qeverisës. Mbase në fundjavë pritet që të përmbyllet edhe çështja e programit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Blic një nga anëtarët e këtij grupi punues, që ka preferuar të mbes anonim.

Sipas këtij burimi gjatë takimeve të këtyre grupeve punuese janë marrë pikat kyçe që dy partitë kanë prezantuar gjatë fushatës së kaluar elektorale.

“Janë marrë pikat kyçe të programeve të të dyja partive dhe e kemi bërë një program të përbashkët”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi programi i qeverisë së ardhshme PDK- LDK është i mbështetur në pesë shtylla kryesore:
(1) zhvillimi ekonomik dhe punësim;
(2) sundimi i ligjit dhe qeverisje e mirë;
(3) agjenda evropiane
(4) arsimi dhe
(5) shëndetësia.

Sipas këtij burimi ende nuk janë ndarë as postet ministrore. “Grupet punuese nuk janë marrë me ndarjen e posteve”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, sot dy javë është arritur marrëveshja ndërmjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës për bashkëqeverisje, mirëpo ende deri më tani nuk është detajizuar kjo marrëveshje. LDK insiston se asaj i takon kryeministri.

Burime brenda PDK-së ndërkohë i kanë thënë Gazetës Blic se Hashim Thaçi qëllimisht e ka shtyrë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës deri pas kthimit nga New Yorku.

Sipas këtyre burimeve, Hashim Thaçi po shpreson që gjatë vizitës në New York të lobojë tek zyrtarë të lartë amerikan, në mënyrë që të ndikojnë tek Jahjaga, që kjo e fundit të jap dorëheqjen dhe kreu i PDK-së të vij në krye të shtetit.

“Thaçi gjatë kësaj vizite do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë amerikan. Në ato takime ai do të mundohet që të loboj që të vij në vend të Jahjagës, pra në krye të shtetit. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore se përse nuk u nënshkrua marrëveshja me LDK-në para vizitës që do ta ketë në New York”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Mbetet të shihet nëse Thaçi nuk do të mund ta përshpejtojë shkuarjen e Jahjagës se çfarë pozite do ketë në Qeveri apo nëse do ngelet vetëm deputet i PDK-së në Kuvend.

Eqa: Veç njëherë e pashë të mërzitur Ibrahim Rugovën

0

Eqrem KryeziuuIsh-kryetari i Prizrenit dhe ish deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, thotë se e kishte parë vetëm një herë të mërzitur ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Eqa thotë se atëherë Rugova kishte dhënë edhe mesazhin, të cilin Kryeziu e quan ‘Amaneti i Madh’, por i cili sipas tij nuk u kuptua asnjëherë nga askush.

Lexojeni të plotë postimin e Kryeziut në Facebook:

Amaneti i Madh

Vetëm një herë e kam parë Presidentin Rugova të shqetësuar. “A e keni vërejtur sesi njerëzit ecin rrugëve kokulur dhe të brengosur? Të mërzitur nga skamja, të zymtë e të pashpresë?”

Ja, kjo ishte.

Kur u kthye nga ekzaminimi në Gjermani, ishte fare i qetë dhe tha: “Doli se kam kancer të lokalizuar në mushkëri…”

Vetëm një herë e pata parë të tronditur. Ai ka qenë Amaneti i tij i Madh.

Për fat të keq, nuk pati njeri dhe nuk ka as tani që ta kuptojë.

Listat e dërguara në UP janë keqpërdorur

0

UP-rektoratiShoqatat e luftës mund të konsiderojnë se kanë të drejtë, por një hulumtim i RTK-­së sjell fakte rreth keqpërdorimeve që po bëhen gjatë regjistrimit të studentëve nga listat e dërguara nga OVL e UÇK­.
Ekipi i RTK-­së sjell argumente për regjistrimin e disa studentëve që në fakt nuk janë fëmijë të dëshmorëve, invalidëve apo veteranëve të luftës.
Në afatin e parë të provimit pranues janë pranuar mbi 120 studentë, emrat e të cilëve iu dorëzuan Rektoratit të UP-­së nga Organizatat e dala nga lufta. Lista u dorëzua pa u argumentuar nëse kandidatët janë fëmijë të kategorive të dala nga lufta. Kjo çështje ka nxitur dyshime të mëdha.
Ndër të tjera, listat janë dorëzuar pa emrat e prindërve të kandidatëve që është e vështirë të verifikohet. Bazuar në këtë fakt, RTK ka bërë një hulmtim ku më shumë se 7 studentë (emra të njohur për redaksinë) vetëm në Fakultetin e Mjekësisë nuk korrespondojnë me të dhënat se janë fëmijë të dëshmorëve. Këto i konfirmojnë në kushte anonimiteti edhe zyrtarët e lartë të rektoratit.
Njëri nga kandidatët tashmë student i Fakultetit të Mjeksisë me iniciale E.J (emër i njohur për redaksinë) në numrin kontaktues që ka lënë në UP, del të jetë i një femre. Ajo prezantohet si prokurore dhe nuk jep detaje lidhur me studentin në fjalë. Ndërkohë në rektorat thonë se studenti në fjalë besohet se prindërit i ka të gjallë!

Një rast tjetër në vend të studentit M.H lajmërohet axha i tij. Ai thotë se nipi i tij e ka nënën e vrarë. Për mënyrën e regjistrimit të nipit të tij ai na rekomandon që të pyesim shoqatat e OVL- UÇK­së.

Ndërkohë sugjeron gazetarët që të mos merren me këtë çështje.
Studentja tjetër A.Z thotë se prindin e ka dëshmor megjithatë nuk mundet ta dokumentojë pasi është e birësuar nga xhaxhai i saj dhe jo në emër të prindit biologjik që është dëshmor. Ajo e pohon faktin që megjithëse e paargumentuar ka përfituar të drejtën për tu regjistruar në fakultet në emër të xhaxhait.

A.GJ ka deklaruar se nënën e ka dëshmore ndërkohë sipas burimeve në Rektorat nëna e tij është gjallë dhe punon në një insitucion publik! Ky fakt është vërtetuar nga zyrtarët e Rektoratit të cilët janë në kërkim të dëshmive nga OVL­ UÇK.

M.P ka deklaruar se vëllai i saj është dëshmor ndërkohë sipas verifikimeve që ka bërë UP­-ja pohimet e saja janë të sajuara pasi studentja në fjalë nuk ka mundur ta dëshmoj atë.
Një studente tjetër me iniciale G.RR thotë se ajo kishte përmbushur pikët e kërkuara ne test por, për shkak të konkurrencës nuk ka arritur të regjistrohet dhe më pas ajo është drejtuar tek shoqatat e dala nga lufta pasi është mbesa e një dëshmori.

Mungesa e argumentimit të listave të dërguara nga organizatat e dala nga lufta ka bërë që rektori Ramadan Zejnullahu të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të regjistrimit të studentëve deri në kohën e verifikimit të dokumentacionit. Ai për RTK-­në, ndonëse jo para kamerës ka thënë se çdo fëmijë i dëshmorit, invalidit dhe atyre që meritojnë do ta gëzojë të drejtën e shkollimit por, jo edhe ata që keqpërdorin këtë të drejtë.

Xhavit Jashari përfaqësues i OVL ­UÇK-së në Prishtinë nuk e përjashton mundësinë e manipulimit të ndonjë rasti por kërkon me ngulm që listat e dërguara të pranohen nga UP-­ja. Ai thotë se rektori duhet të bëjë kërkesë zyrtare dhe OVL­ UÇK-ja do të bëjë verifikimin e çdo kandidati të dyshimtë.
Ndërsa, zyrtarët e Fakultetit të Mjekësisë thonë se përgjegjësi e fakultetit është vetëm vlerësimi i pikëve dhe asgjë më shumë.

Shoqatat e dala nga lufta bazuar në një marrëveshje të mëherëshme vazhdojnë të kërkojnë regjistrimin edhe të rreth 1 mijë studentëve të rinj. Kujdes të shtuar ndaj këtyre listave ka kërkuar edhe kryeministri në detyrë Hashim Thaçi. Dukembështetur vendimin e rektorit, Thaçi ka kërkuar verifikim të çdo kandidati.Rreth 3 mijë studentë të kategorive të dala nga lufta, nga periudha 8 nëntor 2011 deri tani janë pjesë e UP­së./RTK/

Vjehrra thotë se Shyhretja nuk është gjak i tyre

0

vjehrra e shyrtesKunati dhe vjehrra e Shyhrete Berishës e kanë versionin e tyre për konfliktin familjar të pronës me të, raporton KTV.

Bahrije Berisha thotë se pas kthimit nga Italia, ajo ia ofroi Shyhretes njërin prej djemve të Xhelalit për ta rritur si birin e saj, por ajo e refuzoi këtë, duke insistuar që ta marrë shtëpinë.

86-vjeçarja pajtohet me burrin e saj të ndjerë që nuk i la pas një pasuri Shyhretes. Thotë se ajo nuk është gjak i Berishëve.

Kunati, Xhelali, thotë të mos ketë qëlluar aty kur Shyhretja erdhi dhe e kërkoi shtëpinë në vitin 2001, porse pohon se nuk e pengoi asnjëherë atë të hyjë brenda.

Gjithë këto vjet thotë se ka provuar të merret vesh me të, por ka hasur në refuzim.

Pas seancës të së hënës, ai thotë se do t’i ofrojë kunatës një banesë ose para për vlerën e një të tille. Berisha është i bindur se juridikisht Shyhretes nuk i takon ndonjë pronë, meqë babai i tij i ndjerë nuk ia la asgjë, pas asaj që i ndodhi. Sipas tij, para luftës të gjitha pronat ishin në emër të të atit, Faik Berisha, dhe asnjë në emër të tij, apo vëllait të vrarë nga forcat serbe.

Shyhretes iu vra bashkëshorti, Nexhati dhe katër fëmijët, Majlinda 16, Herolinda 12, Altini 10 dhe Redoni 2 vjeç në Masakrën e Suharekës më 26 mars 1999.

Në rrëfimin e saj për KTV-në javën e kaluar ajo tha se kunati i saj ia mohoi hyrjen në shtëpinë që thotë se i takon, e ku ka jetuar me familjen e saj të ngushtë në kohën e masakrës.

Jacobson: Korrupsioni po e dëmton Kosovën

0

Tracey Ann JacobsonAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, është shprehur e shqetësuar me rangimin e Kosovës për korrupsion.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane ka shkruar se renditja e Kosovës në vendin e 110 në listën e shteteve më të korruptuara, mund të dëmtojë ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë e vendit.

“Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara – 110 nga 175 shtete në total – shkakton dëme të mëdha në ekonomi, shoqëri dhe siguri”, ka shkruar Jacobson.

Mosmarrëveshjet midis PDK-së e LDK-së, mund ta shtyjnë konstituimin e Kuvendit

0

Thaci e Mustafa14-23Analisti politik, Naim Rashiti, thotë se edhe pse gjuha midis dy partive që arritën marrëveshje për të bashkëqeverisur, PDK-LDK, është pozitive, midis tyre ka ende antagonizma.

Rashiti në emisionin “InfoMagazine” në KlanKosova konsideroi se marrëveshja midis PDK-së e LDK-së është shumë e paqartë. Ai thotë se në këtë marrëveshje ende është gjithçka e hapur.

“Mendoj se gjithçka është e hapur dhe në marrëveshje. Kjo marrëveshje është për të dy liderët. Ata shumë lehtë do të merren vesh për ministrat. Por, e gjithë çështja është tek kryeministri. Andaj unë nuk e besoj se edhe seanca do të mbahet më 8 dhjetor”.

“Programi dhe qeverisja janë tepër të rëndësishme në këtë fazë për të dy partitë politike”.

“Mos të besojmë se pas gjashtë muajsh kanë arritur këto parti t’i afrojnë qëndrimet. Midis tyre ka shumë antagonizma edhe pse tash gjuha nga PDK dhe LDK është shumë pozitive”.

Rashiti tha se koalicioni në fjalë ka bërë detyra të mëdha, teksa shtoi se ai nuk e ka çështje primare qeverisjen në vend, për kryerjen e detyrave ndërkombëtare.

Ndërkaq, analisti Petrit Zogaj thotë se në situatën politike në vend s’ka mbetur shumë për t’u befasuar.

Siapas tij, nuk është shumë i rëndësishëm se kush do të jetë kryeministri, sa është e rëndësishme se çfarë vendime do të merr ai.

“S’mund të befasohemi nëse zoti Mustafa nuk do të dalë kryeministër. Me gjithë hezitimin, ka një tendencë për t’i ulur ambiciet e disa njerëzve që kanë për poste”.

“Ne jemi duke interesuar shumë më shumë se kush do të jetë kryeministër se çfarë do të bëjë ai kryeministër. E rëndësishme është se çfarë vendime do të merr ai”.

“Nuk e besoj se zoti Thaçi do të jetë kryeministër dhe PDK do ta ketë kryeministrin. Besoj se kryeministri do të jetë brenda LDK-së”.

“Për demokracinë dhe qeverisjen në vend mendoj se është i dëmshëm koalicioni PDK-LDK. Këtu nuk bëhet fjalë për çfarë programi qeverisës po flitet”, tha Zogaj.

Artisti rritë lule prej dorës së tij!

0

Lule prej doresArtisti David Cata përdorë trupin e tij si medium artistik, duke e shndërruar atë në një kopsht në lëvizje. Cata ka realizuar projektin “Raices aladas”, shqip “Rrënjët me krahë”, me anë të cilit ai mbjellë bimë në shuplakë të dorës.

I frymëzuar për fillime të reja pasi u shpërngul në Berlin, Cata me këtë projekt ilustron se si njeriu mund të marrë krahë në territore të huaja, edhe pse rrënjët i ka tjetërkujt.

“Një xhep sipërfaqësor është marrë nga epiderma e lëkurës, ku është futur dheu dhe vegjetacioni, duke transformuar dorën e njeriut në një burim të jetës dhe rritjes natyrale”, thuhet në designboom.

Në të kaluarën, Cata ka qepur fytyrat e miqve dhe të dashurve në lëkurën e tij, duke larguar më pas penjtë, për të ilustruar shenjat që ata lënë tek ai. Në vijim, disa fotografi të siguruara nga Huffington Post.Lule prej dores1

Zbardhen shtatë raste të vjedhjeve në Lagjen serbe në Rahovec

0

policia e kosovesPas një pune intensive të hetuesve të stacionit policor në Rahovec, tanimë janë zbardhur shtatë raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në Lagjen Serbe.

Sipas raporteve hetimore, thuhet se vjedhjet janë kryer nga një grup prej tre të dyshuarve të nacionaliteteve të ndryshme, në vazhdimësi, nga muaji prill gjer më tani.

Kryesisht janë thyer dyqane tregtare por edhe shtëpi banimi. Nga aty janë vjedhur gjësende të ndryshme si: artikuj ushqimor; para të imëta duhan; pije të ndryshme por edhe vegla të ndryshme të punës dhe pajisje të amvisërisë. Sipas hetuesve, kryerësit janë të njohur për policinë si recidivist të veprave penale.

Po ashtu janë zbuluar edhe raste tjera të natyrës kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Rahovecit.
Vlen të theksohet se Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët në çfarëdo rrethane dhe vendi anekënd Kosovës.