21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7428

Artisti rritë lule prej dorës së tij!

0

Lule prej doresArtisti David Cata përdorë trupin e tij si medium artistik, duke e shndërruar atë në një kopsht në lëvizje. Cata ka realizuar projektin “Raices aladas”, shqip “Rrënjët me krahë”, me anë të cilit ai mbjellë bimë në shuplakë të dorës.

I frymëzuar për fillime të reja pasi u shpërngul në Berlin, Cata me këtë projekt ilustron se si njeriu mund të marrë krahë në territore të huaja, edhe pse rrënjët i ka tjetërkujt.

“Një xhep sipërfaqësor është marrë nga epiderma e lëkurës, ku është futur dheu dhe vegjetacioni, duke transformuar dorën e njeriut në një burim të jetës dhe rritjes natyrale”, thuhet në designboom.

Në të kaluarën, Cata ka qepur fytyrat e miqve dhe të dashurve në lëkurën e tij, duke larguar më pas penjtë, për të ilustruar shenjat që ata lënë tek ai. Në vijim, disa fotografi të siguruara nga Huffington Post.Lule prej dores1

Zbardhen shtatë raste të vjedhjeve në Lagjen serbe në Rahovec

0

policia e kosovesPas një pune intensive të hetuesve të stacionit policor në Rahovec, tanimë janë zbardhur shtatë raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në Lagjen Serbe.

Sipas raporteve hetimore, thuhet se vjedhjet janë kryer nga një grup prej tre të dyshuarve të nacionaliteteve të ndryshme, në vazhdimësi, nga muaji prill gjer më tani.

Kryesisht janë thyer dyqane tregtare por edhe shtëpi banimi. Nga aty janë vjedhur gjësende të ndryshme si: artikuj ushqimor; para të imëta duhan; pije të ndryshme por edhe vegla të ndryshme të punës dhe pajisje të amvisërisë. Sipas hetuesve, kryerësit janë të njohur për policinë si recidivist të veprave penale.

Po ashtu janë zbuluar edhe raste tjera të natyrës kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Rahovecit.
Vlen të theksohet se Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët në çfarëdo rrethane dhe vendi anekënd Kosovës.

Lutfi Haziri: Leni llafet, kryeministri vetëm i LDK-së

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar prapë ndaj deklaratave të fundit mbi dyshimet e ngritura se LDK nuk do ta ketë kryeministrinë.

Ai ka thënë se posti i kryeministrit është punë e kryer dhe se partisë së tij do t’i takojë pozita e Kryeministrit në koalicion me PDK-në.

Sipas tij, fjalët tjera janë vetëm llafe.

Ja postimi i plotë i Hazirit në “Facebook”:

Posti i kryeministrit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është punë është e kryer. Të tjerat janë veç llafe.

Thirrje për protestë

0

isa berisha ovlShoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Prizren kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në protesta kundër Rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren , Isa Berisha tha se është marrë vendim që në protestë të marrin pjesë në mënyrë të organizuar.

Ai në emër të katër degëve të shoqatave të dala nga lufta në Prizren, ka lexuar një deklaratë, përmes së cilës përkrahet protesta dhe kërkohet nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, që t’i përmbahet memorandumit për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga lufta.

Pjesëmarrësit e protestës në mënyrë të organizuar, do të nisen nga Shoqata e Veteranëve në orën 9 e 30. Protesta mbahet të enjten në orën 12./PrizrenPress.com/

Ramadani: PDK–LDK nuk e kanë larg

0

Burim Ramadani AAKSekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, nuk ka dashur t’i komentoj raportimet nëse AAK mund të hyjë në koalicion qeverisës me PDK-në. Megjithatë ai nuk beson se marrëveshja e arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së, për bashkëqeverisje do të këtë jetë të gjatë.
Sipas tij, ky koalicion është ndërtuar në bazë të interesave personale dhe jetëgjatësia e tij do të vazhdoi deri në momentin kur të dëshmohet kjo gjë.

“PDK dhe LDK nuk kanë bërë marrëveshje për ndryshimin në Kosovë. Prandaj, për mua nuk ka fare rëndësi se si merren vesh për detajet. Ato detaje mund të jenë vetëm përfitim nga qasjet personale te tyre, asgjë me shumë. Personalisht besoj se e kanë obligim të vazhdojnë më tutje, derisa të dëshmojnë plotësisht se interesat personale janë ato qe u prijnë”, ka thënë Ramadani për gazetën Tribuna.

Sipas tij, një dështim i tillë i jep fuqi Kosovës për të bërë ndryshimin e madh në periudhat e ardhshme të shpejta.

“Jam i sigurt se koalicioni i tyre ‘parimor’ është vetëm disamujor. Pastaj do të kemi zgjedhje të shpejta”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, gazeta Tribuna, ka raportuar gjatë ditës se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e ka në plan të tërhiqet nga pozita e kryeministrit.

Blendi Fevziu paraqet në emision dy dosje origjinale të Sigurimit.Imagjinoni ç’mund të jetë bërë me dosjet e tjera?

0

Blendi me dozjeIsh ­kreu i SHISH, Fatos Klosi, tha pak ditë më parë se shumë prej dosjeve të Sigurimit të Shtetit janë zhdukur, ose janë ndryshuar.

Se sa e lehtë mund të jetë kjo gjë, e ka treguar Blendi Fevziu. Ai ka paraqitur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, dy dosje origjinale të Sigurimit të Shtetit.
Dosjet i përkisnin degës së Dibrës.

Fevziu, i pyetur nga deputetja Mesila Doda, nuk ka pranuar të tregojë se ku i ka gjetur këto dosje.
Ai ndërkohë, sipas ligjit, edhe mund të arrestohet, për përvetësim dhe publikim të dosjeve secrete.
Por, përtej kësaj, imagjinoni se çfarë kanë bërë gjithë këto vite me dosjet ata që kanë pasur pushtetin në Shqipëri?! Rrezik bashkëpunëtorët e Sigurimit do na dalin si të përndjekur nga regjimi, nëse dosjet hapen vërtet, pas deklaratave të kryeministrit Rama./

BD: “Qeveria e Qebapëve” i Ramadan Mujës, po tjetërson pronën publike

0

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren, ka kritikuar pushtetin komunal për ndërhyrje selektive që po i bënë në emër të lirimit të hapësirave publike.

Bashkimi Demokratik konsideron se ‘Qeveria Muja’ ose siç po njihet “Qeveria e Qebapëve” në Prizren vazhdon t’i shërbejë klaneve të caktuara të para politikës së partisë në pushtet, duke dëmtuar qytetarët në emër të gjoja lirimit të hapësirës publike, bën ndërhyrje selektive, siç është rasti në rrugën “Ismail Kryeziu” dhe “Wesly Clark” ku zyrtarë të qeverisë lokale të cilët kanë uzurpuar pronat publike nuk ndëshkohen. Përpos uzurpimit të pronës publike është dëmtuar në mënyrë ekstreme edhe pasuria e Hekurudhave të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren.

“Ndërtime pa leje, mbindërtime dhe shkatërrimi i tokës së bukës tashmë është evident dhe pjesë e politikës mafioze të qeverisë komunale ku pasuria publike po tjetërsohet me të madhe siç është rasti në lagjen “Bazhdarhane” dhe lagjen “ Dardania”, deri sa Drejtoria e Urbanizmit dhe Shërbimeve Publike të cilët janë të involvuar në krim dhe korrupsion merren me gjera sekondare”.

“Keqpërdorimi i parasë publike tashmë është evident edhe në raportet e veta zyrtare të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, të dhëna të cilat tregojnë për shtimin e luksit të zyrtarëve komunal me paranë e qytetarëve”/PrizrenPress.com/

Thaçi nuk tërhiqet, kërkon kryeministrin?

0

hashim thaci 3Kreu i PDK-së nuk e ka ndërmend që të pranoj formulën sipas së cilës Isa Mustafa do të bëhej kryeministër derisa vetë Thaçi do të mbetej vetëm deputet.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, në rast se presidentja Jahjaga insiston që të zbatojë mandatin e saj deri më 2016 atëherë Thaçi pretendon që të jetë kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Sipas të njëjtave burime, në rast të një pamundësie qe këtë ta bëjë me LDK, kreu i PDK-së do të kërkojë që të realizoj këtë qëllim në një formulë tjetër koalicioni me Nismën apo AAK-në, ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Burimet e Tribuna gjithashtu kanë theksuar se Thaçi nuk po gjen arsye se pse të tërhiqet dhe të mundësojë që rivali kryesor i tij në zgjedhje të bëhet kryeministër, pasi që është fitues i garës së 8 qershorit dhe nuk ekziston më blloku i te gjitha partive tjera parlamentare që me një zë refuzonin bashkëpunimin me te. /Tribuna/

Rahovec- I ‘rrah’ punëtorët e ujësjellësit

0

rrahje  rrahjeeeePolicia e Kosovës njofton se dje në qytetin e Rahovecit rreth orës 13:35 është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar dy punëtorë të ujësjellësit të cilët ishin në kryerjen e detyrës.

Sipas PK-së, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Haki Rugova: Nuk duhet të diskutohet posti i Presidentit

0

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të finalizohet marrëveshja për ndërtimin ë koalicionit qeverisës në mes PDK-së dhe LDK-së.
Ai ka thënë për Telegrafin se “tash i kemi disa takime, e pastaj do të shohim”.

Ndërsa, i pyetur se a ka qenë pjesë e diskutimeve, në mes PDK-së dhe LDK-së, pazari për postin e Presidentit të Kosovës, Rugova ka theksuar se nuk e di nëse një gjë e tillë është shtruar në tavolinën e diskutimeve.

“Nuk besoj se duhet të diskutohet posti i presidentit, mirëpo kjo prapë varet prej liderëve, se çka diskutojnë. Një pyetje të tillë, është më mirë t’i drejtohet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”, ka deklaruar Rugova.

Ndryshe, qysh prej arritjes në parim të marrëveshjes , në mes PDK-së dhe LDK-së, për ndërtimin e qeverisë së re të Kosovës, mediat kanë raportuar së në ndarjen e kulaçit, ka hyrë edhe posti i shefit të shtetit.

Në anën tjetër, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar edhe një herë se Kushtetuta e Kosovës, ia garanton asaj mandatin deri në prill të vitit 2016. /Telegrafi/