20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7429

Rahovec- I ‘rrah’ punëtorët e ujësjellësit

0

rrahje  rrahjeeeePolicia e Kosovës njofton se dje në qytetin e Rahovecit rreth orës 13:35 është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar dy punëtorë të ujësjellësit të cilët ishin në kryerjen e detyrës.

Sipas PK-së, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Haki Rugova: Nuk duhet të diskutohet posti i Presidentit

0

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të finalizohet marrëveshja për ndërtimin ë koalicionit qeverisës në mes PDK-së dhe LDK-së.
Ai ka thënë për Telegrafin se “tash i kemi disa takime, e pastaj do të shohim”.

Ndërsa, i pyetur se a ka qenë pjesë e diskutimeve, në mes PDK-së dhe LDK-së, pazari për postin e Presidentit të Kosovës, Rugova ka theksuar se nuk e di nëse një gjë e tillë është shtruar në tavolinën e diskutimeve.

“Nuk besoj se duhet të diskutohet posti i presidentit, mirëpo kjo prapë varet prej liderëve, se çka diskutojnë. Një pyetje të tillë, është më mirë t’i drejtohet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”, ka deklaruar Rugova.

Ndryshe, qysh prej arritjes në parim të marrëveshjes , në mes PDK-së dhe LDK-së, për ndërtimin e qeverisë së re të Kosovës, mediat kanë raportuar së në ndarjen e kulaçit, ka hyrë edhe posti i shefit të shtetit.

Në anën tjetër, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar edhe një herë se Kushtetuta e Kosovës, ia garanton asaj mandatin deri në prill të vitit 2016. /Telegrafi/

Vajzat e raportuar si të zhdukura, gjenden në Vërmicë

0

Prostitucion2Dy vajza të raportuara si të zhdukura janë gjetur në Vërmicë të Prizrenit.

“Në PKK të Vërmicës janë ndaluar dy viktimat femra K/Shqiptare të raportuara si të zhdukura. Të njëjtat pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Avokati i Popullit kundër ndërhyrjeve në UP

0

Avokatin e Popullit-logoAvokati i Popullit, përmes një kumtese për medie, njofton se sot i ka kërkuar zyrtarisht ministrit Buja dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që të pezullojnë zbatimin e vendimit, deri në përfundimin e hetimeve të Avokatit të Popullit. Ky rekomandim nuk paragjykon, në asnjë mënyrë, meritat e çështjes ose rezultatet e hetimeve.

Avokati i Popullit ka hapur hetime në lidhje me ndikimet në të drejtat e njeriut të parapara me Kushtetutë dhe ligje në fushën e arsimit universitar të Vendimit nr. 178/01B të ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të datës 13 nëntor 2014, Për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin akademik 2014/2015.

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Greikoc të Suharekës

0

Aksident shiritatNjë veturë ka goditur për vdekje një banorë të fshatit Greikoc të Suharekës. Policia e Kosovës, njofton se viktima kishte marrë lëndime të rënda trupore.

“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (këmbësor) pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit

0

prokuroria e shtetitShpalljes se konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit i ka paraprirë plotësim-ndryshimi i Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të nenit 109 dhe 110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit, Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës të datës 26 nëntor 2014, sot ka shpallë konkursin e brendshëm për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas njoftimit, afati i konkursit të brendshëm për Kryeprokurorë të Shtetit do zgjasë 15 ditë.

“Dashnori i nënës…”, paguhet 35 mijë euro

0

dashnoret filmNjë shfaqje komedi do të jepet sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës në ora 20:00. Publiku, në mos asgjë tjetër, pritet të dalë i buzëqeshur nga salla me karrige të kuqe. Kështu të paktën shpresojnë ata që e kanë bërë këtë projekt. Premiera “Dashnori i nënës sime”, do të sjellë në skenë autorin e tekstit Adem Mikullovcin dhe aktoren Leze Qena
Një shfaqje komedi do të jepet sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës në ora 20:00. Publiku, në mos asgjë tjetër, pritet të dal i buzëqeshur nga salla me karrige të kuqe. Kështu të paktën shpresojnë ata që e kanë bërë këtë projekt. Por një ditë para se të jepet premiera, gazetarët u ftuan në konferencë. Në skenë ishin ulur aktorët Adem Mikullovci, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi, Makfire Miftari, Florentina Ademi dhe Basri Shala. Në mes tyre ishte edhe drejtori i Teatrit, Valdet Avdiu.
Ky i fundit e hapi konferencën duke falënderuar gazetarët që sipas tij, po e përkrahin TKK-në duke promovuar shfaqjet. Ai tha se është nderë për këtë institucion që po risjellë në skenë divën dhe doajenin e teatrit, Leze Qenën dhe Adem Mikullovcin. Avdiu konsideron se drama e Mikullovcit

“Dashnori i nënës sime”, trajton rrënimin e vlerave tradicionale dhe ndërtimin e të rejave. Drama paraqet dy grup- mosha, ballafaqimin e tyre me realitetin, procesi i rinjohjes, mashtrimet aktuale si politike ashtu edhe shoqërore, periudha e tranzicionit, problemet seksuale gjinore, roli i gruas dhe burrit brenda shtëpisë dhe jashtë saj, problemet fqinjësore, e të tjera.

“Ky kombinim nuk është një luftë mes dy gjeneratave, sepse Kafka thotë se ‘të rinjtë janë shumë të mençur dhe nuk i shpallin luftë ardhmërisë së vet’. Mendoj se jo vetëm shoqëria ka nevojë për rikomponimin e vlerave, por edhe arti. Sot po punohet në Teatër dhe kjo shfaqje do t’i sjellë publikut kosovarë, atë që ka më së shumti nevojë, buzëqeshjen”, vlerësoi Avdiu. Regjisorja e shfaqjes Ilirjana Arifi, ka thënë se ndihet e privilegjuar që ka punuar këtë shfaqje në të cilën luajnë Mikullovci e Qena.
“Është hera e parë për mua që luaj me ta. Puna e tyre më kanë inspiruar shumë sepse ata gjithmonë kanë ardhur të parët në prova. Është një ndjenjë shumë e veçantë. Kjo më ka bërë me punua me shumë”, u shpreh Arifi. Shfaqja do të kushtoj rreth 35 mijë euro dhe Avdiu tha se është aprovuar nga Ministria e Kulturës. Dramaturge e shfaqjes është Arta Arifi, skenografia: Agron Blakqori; Kostumografia: Erza Xhema; Muzika: Egzon Pireci; Ispicient: Bajram Mehmetaj.
I pyetur nga gazeta pse është dashur që shfaqja të ketë dramaturge pasi vetë autori i tekstit është pjesë e shfaqjes, Avdiu tha se ka pasur nevojë që dramës t’i jepet një sharmë më ndryshe.

“Zakonisht e bukura ka nevojë të punohet. Baca Adem e ka sjellë këtë dramë si pikë fillestare dhe ne menduam që ka nevojë për një dorë tjetër që ia jep një sharmë më ndryshe dhe i bashkë dyzon këto dy gjenerata. Substanca e dramës nuk është ndryshuar, por vetëm është plotësuar dhe për këtë e ka marr edhe aprovimin e vetë autorit”, tha Avdiu.

Mikullovci: Dua të luaj me Lezën si në kohët e vjetra

Autori i tekstit “Dashnori i nënës sime”, Adem Mikullovci, tha se nuk preferon të flasë para premierës, pasi konsideron se publiku është ‘sovrani’ i shfaqjes.
“Nëse publiku e mbush sallën, atëherë mendoj se shfaqja është e mirë”, vlerëson Mikullovci. Ai thotë se kjo shfaqje, me gjasë do të jetë e fundit e tij.

“Pikënisja ime për këtë shfaqje ka qenë që, Lezja dhe unë, si dy aktorë që kemi mbet gjallë nga gjenerata e dikurshme, të luajmë edhe një herë së bashku në skenë. Kam pas dëshirë që të luajmë sikurse në kohët e vjetra. Ta përjetoj kënaqësinë, madhështinë e të qenit në skenë me Lezën”, u shpreh Mikullovci. Ai shtoi se shfaqja është e ndërtuar në dy tablo, në dashurinë që nuk vdes kurrë dhe aktualitetit të shoqërisë e cila nuk ngopet me pasuri e grabitje. Në këtë moment në konferencë mbërriti Leze Qena.

“Qy Lezja, loçka. Kjo është me orar të Anglisë. Baca Adem, Lezja erdh”, bërtiti Ylber Bardhi.
“Nuk dëgjuake nipi, mezi e bindëm. Prandaj u vonova”, tha Qena, derisa Basri Shala e ndihmoi të ngjitej në skenë.

“Kam 60 vite punë dhe edhe pse kam dal në pension, kam vazhdua me punua. Te artistët s’ka pension, edhe ashtu nuk po na japin pensione të mira. Këta po mendojnë se kjo shfaqje është fundit, por jo, ‘henez’ po ja nisi. Ndoshta është fundi, por kurrë nuk i dihet”, u shpreh Qena. Derisa ishte duke folur, Mikullovci e dëgjonte me vëmendje duke vendosur shuplakën e dorës në fytyrë.

“Adem çka ki, a po t’dhem dhëmbi a? Unë kam kënaqësi që po luaj me Ademin, sepse veç na dy kemi mbet nga gjenerata e vjetër”, u shpreh me buzëqeshje Qena.

Handikos falënderon Begajn për përkrahje

0

Begaj-HandikosKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot një delegacion nga Qendra e Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë.

Kjo vizitë e Handikos, është bërë në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe me këtë rast, ky delegacion i Handikos-it, e ka falënderuar kryetarin Begaj për mbështetje.

“Ne si komunë, jemi përpjekur gjithmonë që brenda mundësive buxhetore, t’ju ofrojmë mbështetje dhe të krijojmë kushte më të mira për qendrën e rehabilitimit, por kufizimet buxhetore, po na kufizojnë edhe neve si komunë, që ndoshta edhe të mos ju përkrahim sa duhet”, tha Begaj.

Ndërsa menaxherja e Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevë, znj.Feride Hoxha, e falënderoi kryetarin Begaj, për mbështetjen e vazhdueshme. “Ne ju falënderojmë për përkrahjen që na jepni dhe falë kësaj ne po përpiqemi t’ju ofrojmë shërbimet e nevojshme personave me aftësi të kufizuara”, tha Hoxha.

Në këtë datë, menaxherja e Handikos-it në Malishevë, shfrytëzoi rastin të shpreh pakënaqësinë e saj, për moskrijimin e kushteve në disa institucione, për qasje në objekte, për rreth 70 persona nga Malisheva, të cilët lëvizin me karrocë. /PrizrenPress.com/

Zbulohet kopja e rrallë e dramave të Shekspirit

0

Zbulohet kopja e dramave te ShekspiritNë një qytet të vogël francez është zbuluar një kopje e rrallë e përmbledhjes së parë të dramave të Shekspirit. Libri kishte mbetur i panjohur për më shumë se dy shekuj. Remy Cordonnier, bibliotekar në qytetin verior Saint-Omer, e zbuloi përmbledhjen kur ishte duke përzgjedhur librat që do të vendoseshin në një ekspozitë ku do të trajtoheshin lidhjet historike midis këtij rajoni dhe Anglisë, transmetojnë mediat shqiptare.

Përmbledhja e parë e dramave është botuar fillimisht në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit. Nga ky libër ekzistojnë vetëm 230 kopje. Pa edicionin e parë të përmbledhjes, shumë drama të Shekspirit, si Jul Qezari, Nata e dymbëdhjetë dhe Magbethi, mund të kishin humbur përgjithmonë. Ato ishin mes 18 dramave që mbetën pa u botuar kur ai vdiq në vitin 1616.

Kopja e sapo zbuluar u vërtetua si autentike të shtunën e kaluar nga studiuesi Eric Rasmussen i Universitetit të Nevadës. Përmbledhja e parë e dramave është një nga librat më me vlerë në gjuhën angleze. Një libër i tillë u shit për më shumë se 4.4 milionë dollarë në një ankand të Londrës më 2006. Një tjetër u shit për 5.6 milionë dollarë në New York në vitin 2001.

Opozita akuzon nënkryetarin e Prizrenit për konflikt interesi

0

Lulezim KabashiiVendimi i miratuar nga KK i Prizrenit për shkëmbim të pronës komunale me atë të personit juridik “K-Group” nga përfaqësuesit e opozitës cilësohet si konflikt i interesi i nënkryetarit të Komunës, Lulzim Kabashi, si dhe përmbushje e pazareve politike që janë bërë në mes të PDK-së dhe AAK-së, si partnerë të koalicionit në nivel lokal.

Mirëpo, nënkryetari i Komunës, Kabashi, këto pretendime i ka quajtur shpifje dhe ka kërkuar nga opozitarët që paraprakisht ta lexojnë legjislacionin dhe të grumbullojnë informatat relevante para se ta akuzojnë dikë për shkelje të dispozitave ligjore.

Këshilltari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Artan Abrashi, ka theksuar se shkëmbimi i pronës nuk është bërë për interes publik, ngase në prapavijë qëndrojnë motivet biznesore, ku është i përfshirë nënkryetari i Komunës, Lulzim Kabashi./Koha Ditore/