30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 7443

LDK kërkon kryeministrin, AAK heziton t’ia japë

0

Blloku VVUniteti brenda bllokut nuk është si dikur. Gatishmëria e LAN-it për ta votuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, si duket ia ka prishur baraspeshën këtij koalicioni.

Në LDK insistojnë në një marrëveshje të re, ku i nominuar për kryeministër do të vinte nga kjo parti, ndërsa në AAK thonë se kjo gjë do të duhej të definohej vetëm pas takimit të 4 liderëve.

Kësisoj, mundësia që këto parti të vazhdojnë rrugën ndaras në politikë nuk përjashtohet, sepse arritja e një marrëveshjeje të re nuk është e sigurt se mund të ndodhë.

Për Bajram Gecajn, nga LDK, tërheqja e bllokut nga pozita e kryeparlamentarit tregon se marrëveshja nuk vlen më dhe në një marrëveshje të re LDK do të kërkojë postin e kryeministrit.

“Ne këtë duhet ta diskutojmë me të gjithë pjesëtarët e koalicionit. Deri të premten nuk do të ketë ndonjë takim brenda bllokut. Qëllimi është të arrihet një marrëveshje e re për bashkëqeverisje. Katër forcat politike do të ulen bashkë dhe do të bisedojnë”, ka thënë Gecaj.

Ndërsa sa i përket vizitës së Isa Mustafës në Berlin, Gecaj ka thënë se kjo vizitë ishte e planifikuar paraprakisht dhe gjatë kësaj vizite kreu i LDK-së do të takohet me zyrtarë të CDU-së ku do të diskutohet çështja e Kosovës dhe çështje tjera politike.

Ai ka thënë se ende nuk është konfirmuar takimi me kancelaren Merkel, por një takim më të nuk është i pamundshëm.

Sa i përket seancës së ardhshme, Gecaj ka thënë se tani topi është në fushën e PDK-së edhe pse ata vazhdimisht e kanë bllokuar thirrjen e seancës, por tani që kryetari u takon atyre, Qeveria do t’i takojë koalicionit paszgjedhor. /Tribuna/

Rexhepi: Hajnat janë në të gjitha partitë

0

BajramRexhepi-ministerMinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e pranon se ka korrupsion në të gjitha partitë dhe tha se “as PDK nuk janë engjëj”. “Por, as partitë tjera nuk janë engjëj. Ka hajna në të gjitha partitë”, thotë Rexhepi, ndërsa e pranon publikisht edhe deklaratën e ambasadores amerikane, Tracy Jacobson.

“Plotësisht pajtohem edhe me deklaratën tjetër të Ambasadores Amerikane se e kemi ‘piiiip’ punën të gjithë dhe e kemi merituar edhe këtë. Haptas po e them”, deklaroi Rexhepi, duke shtuar se mbështet edhe deklaratën e Jacobson kur tha se “politikanët e Kosovës e kanë traditë korrupsionin.

Duke folur në emisionin “Puls” të KTV-së Rexhepi nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Vetëvendosjes se “PDK bën pjesë në superligën e hajnave” ndërsa LAN-i “janë në ligën e dytë”.

“Deklaratat e tyre tek unë bëjnë vetëm hyrje-dalje, por tash, meqenëse kanë hyrë në zgjedhje, kanë financa, mund të them se edhe ata janë duke u hetuar”, ka shtuar Rexhepi.

Por ai ka bërë edhe një deklaratë të rëndë ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ditë më parë publikoi një listë me raste të cilat kjo e fundit tha se po ia rikujton ambasadores Jacobson, e ndër ato raste ka përmendur edhe vet ministrin në detyrë Rexhepi, por edhe atë të drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“Hiç më larg se dje, një sorrë e Vetëvendosjes prapë del me të njëjtat akuza, thua se nuk i lexon zhvillimet”, ka thënë Rexhepi, duke aluduar në deputeten e VV-së Albulena Haxhiu.

Rexhepi ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë nëse shkrimet në “Koha Ditore” për EULEX-in janë të vërteta apo jo, por thotë se mirëpret vendimin për nisjen e hetimeve për këto raste brenda EULEX-it.

“Askush nuk mund të thotë se EULEX-i nuk ka kryer punë në Kosovë. Por, nëse ka pasur dështime, ato duhet të adresohen”, ka thënë Rexhepitransmeton koha.net.

Ai ka thënë se nuk e di nëse kanë filluar hetimet ndaj Azem Sylës.

Duke folur për shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri, Rexhepi ka thënë se qytetarët tanë ka rreth 2 vjet që kanë nisur të shkojnë atje.

“Një numër i madh i tyre janë arrestuar. Ndër aksionet më të mëdha që janë bërë në Ballkan për arrestimin e personave të dyshuar se janë marrë me organizata terroriste është zhvilluar në Kosovë”, ka theksuar Rexhepi.

Sipas tij, numër të saktë të qytetarëve tanë që marrin pjesë në luftën në Siri, Kosova nuk ka, “por mund të spekulojmë se mund të jetë rreth 150 që kanë marrë pjesë në luftën në Siri, megjithëse një numër i tyre janë vrarë”.

“Procesi i ndjekjes së tyre ende s’ka përfunduar”, shtoi Rexhepi.

Safetja, me e madhja e Motrave Mustafa padit vjehrrën dhe kunetërit

0

Safete Mustafa-kengetareKëngëtarja Safete Mustafa, më e madhja e motrave Mustafa, ka bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit- Dega Suharekë, për vërtetim pronësie të palujtshmërisë. Pasi i vdiq burri, mes këngëtares dhe kunatërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit.

Këngëtarja me anë të padisë kërkon që shtëpia t’i jepet asaj dhe vajzave që ka nga kjo martesë, pasi në bazë të kontributit pretendon se e ka të fituar të drejtën e pronësisë në shtëpinë e ndërtuar me mjetet e saj dhe të burrit të ndjerë, transmeton Zhurnal.mk.

Të hënën u mbajt shqyrtim për këtë çështje kontestimore, në mes Safete Mustafës dhe kunetërve të saj.

Përfaqësuesi i këngëtares, avokati Ekrem Agushi, në seancë deklaroi se mbështet padinë, duke kërkuar që e njëjta t’i aprovohet paditëses Safete Mustafa.

“Safetes dhe vajzave të saj, i takon shtëpia, pasi ajo me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj e kanë ndërtuar këtë shtëpi, ndërsa sot, këtë të drejtë ia mohojnë kunetërit e saj”, tha avokati Agushi.

Të kundërtën e tha i autorizuari i të paditurve Gentian Krasniqi.

“Padia duhet të refuzohet sa i përket paditëses Safete Mustafa, ndërsa sa u përket vajzave të saj, nuk ua mohojnë të drejtën që u takon”, tha Krasniqi.

Në shqyrtimin e ardhshëm është vendosur të dilet ne vendngjarje me ekspertë të gjeodezisë dhe inxhinierin e ndërtimtarisë, ndërsa do të dëgjohet edhe inxhinieri i ndërtimtarisë, i cili ka menaxhuar ndërtimin e shtëpisë, për të sqaruar se me kontribut të kujt është ndërtuar shtëpia.

Problemet e këngëtares kanë nisur pas vdekjes së bashkëshortit së saj. Ajo disa muaj pasi i vdiq burri është detyruar ta lëshojë shtëpinë në Suharekë ku jetonte bashkë me të.

Në këtë shtëpi aktualisht është vendosur vjehrra e këngëtares me njërin nga kunetërit e saj.

Zyrtare: Pagesa e studimeve doktorale është 500 euro (Dokument)

0

RektoriatiMinistria e Arsimit i ka kthyer përgjigje Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe i ka kërkuar të respektojë vendimin e Kryeministrit për pagesat e semestrave për tri nivelet e studimeve.
Kështu, të gjithë studentët e studimeve të nivelit të Doktoraturës do të paguajnë 500 euro semestrin, të nivelit master 150, kurse të nivelit themelor 25 euro.

Ministri i ka tërhequr vërejtjen Rektoratit të mos bëj shkelje të vendimit te Kryeministrit sic kishte ndodhur në disa raste kur ishte kërkuar që pagesat për semestër të bëhen në shpërputhje të vendimit mbi lirimin e studimeve.

Administrata e UP’së, megjithëse, në sistemin e digjitalizuar kishte vendosur tarifën prej 500 euro për semestër, në mënyrë kundërligjore, kanë kërkuar dy pagesa në vlerë prej 1000 euro për një semestër.

Ndëkohë, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë njoftuar se kanë pasur një takim sot me një grup doktorantësh të UP, ku iu është sqaruar se askush nuk duhet të paguajë më shumë se 500 euro për semestër./Express/

dokument-doktoratura 500e

VV në Therandë: PDK si pakicë parlamentare duhet të mbetet në opozitë

0

Visar Ymeri ne Suhareke14Për të diskutuar lidhur me mënyrën e daljes nga situata aktuale në të cilën gjendet Kosova, Lëvizja Vetëvendosje! sot organizoi tubim me qytetarët e Therandës, ku morën pjesë edhe deputeti Visar Ymeri dhe ish deputetja e Vetëvendosje!-s nga kjo Komunë, Albana Gashi.

Në vazhdën e këtyre tubimeve, Vetëvendosje! ka marrë propozime të ndryshme nga qytetarët, por që të gjitha ishin në linjën që partia e cila e ka kapur shtetin, pra PDK-ja, duhet të shkojë në opozitë dhe të jap përgjegjësi për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës ndër vite.

Në bashkëbisedim me qytetarët e Therandës u tha që në muajt e fundit shumë është diskutuar çështja e formimit të institucioneve, dhe kjo është paraqitur nga mediet si një situatë komplekse ku të dy palët janë fajtore. “Kjo është bërë me qëllim që të fshihet e vërteta. Situata për ne është shumë e qartë: Në njërën anë i kemi katër subjekte politike që kanë marrëveshje për parimet udhërrëfyese të qeverisë së re dhe me këtë marrëveshje i kanë bërë bashkë deputetët që i kanë dhe kanë bërë shumicën parlamentare prej 63 deputetësh, dhe në anën tjetër e kemi koalicionin parazgjedhor të PDK-së që i kanë jo më shumë se 36 deputetë, dhe që po i përdorin institucionet që i kanë nën kontroll për ta bllokuar situatën, siç është rasti edhe me Gjykatën Kushtetuese”, tha deputeti Ymeri, përderisa përgjigjej në pyetjet e qytetarëve lidhur me këtë çështje.

Gjatë këtij diskutimi u theksua se Vetëvendosje! ka kërkuar vazhdimisht që së bashku me qytetarët, në formë proteste ose në formë tjetër, t’i detyrojë pushtetarët dhe institucionet e kapura nga ta që ta zhbllokojnë situatën dhe t’i nënshtrohen shumicës së votuesve. Qytetarët e Therandës, duke folur për kërkesën e radhës të PDK-së, për marrëveshje totale, thanë se zyrtarët e kësaj partie çështjen e kryeparlamentarit e përdorën vetëm si hap të parë drejt mbajtjes pa të drejtë të pushtetit në Kosovë. “Para katër ditëve LAN ka vendosur përfundimisht që ta lejojnë zbatimin e gjykimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese. Me t’u publikuar ky vendim, PDK doli dhe kërkoi marrëveshje gjithëpërfshirëse, pra edhe për qeverinë e jo vetëm për Kuvendin. Ajo po e dëshmon që është e vetme duke i bllokuar institucionet. Ne dhe partitë tjera nënshkruese të marrëveshjes së 10 shtatorit jemi kundër çfarëdo qeverie në të cilën do të ishte edhe PDK-ja. Për ne si Vetëvendosje!, çështja më e rëndësishme është çlirimi i shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni që është instaluar dhe më pas është thelluar pikërisht nga PDK-ja”, shtoi Ymeri në këtë temë, meqë qytetarët ishin të interesuar të dinin më shumë për lëvizjet e fundit që kanë bërë subjektet politike në tentim të zhbllokimit të situatës, dhe donin të siguroheshin edhe njëherë se nuk do të ketë “Qeveri gjithëpërfshirëse” me PDK-në brenda.

Qytetarët ishin të pajtimit se gjatë kësaj periudhe, edhe pse nuk janë krijuar ende institucionet, janë ndalur shumë procese të dëmshme për shtetin e Kosovës, përfshirë këtu edhe negociatat dhe privatizimin. Pra, Kosova më shumë humb kur ka Qeveri të keqe si PDK-ja, sesa kur nuk ka Qeveri fare. Ata e vlerësuan marrëveshjen e 10 shtatorit mes Vetëvendosje!-s dhe subjekteve tjera politike, si marrëveshja e parë në Kosovën e pasluftës që është nënshkruar me vullnet të lirë të subjekteve politike.

“Në koncepte dhe programe kemi shumë dallime, por bashkëpunojmë si subjekte për ta hequr një të keqe të madhe ashtu siç ne e perceptojmë ata. Pra, ka bashkëpunim mes subjekteve, por nuk ka bashkëpunim me PDK-në. Kjo për shkak se mënyra e qeverisjes së PDK-së, mënyra se si është sjellë ajo me shtetin dhe qytetarët e ka sjellë PDK-në në këtë pozitë që askush nuk dëshiron as të flet me të, e lëre më të bashkëpunojë”, potencoi Ymeri në fund të këtij bashkëbisedimi me qytetarët e Therandës./PrizrenPress.com/

Artistët ngushëllojnë familjen Shita

0

Vehap ShitaMe rastin e vdekjes së doajenit të kritikës teatrore kosovare, Vehap Shita, Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes, familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij të shumtë.

“Në këto çaste të rënda për ju, ne bashkëndjejmë me dhembjen dhe me pikëllimin tuaj për humbjen e njeriut tuaj të dashur, i cili, me jetën, angazhimin, përkushtimin, profesionalizmin dhe idealizmin e tij, përmes shkrimeve me karakter analitik dhe kritik, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit e të kinematografisë sonë kombëtare”, thuhet në letrën ngushëlluese.

“Jeta dhe vepra krijuese e kritikut Vehap Shita, si me shumësinë ashtu edhe me cilësinë dhe me profesionalizmin e saj, është një nga shenjat më identifikuese të kritikës në fushën e teatrit e të filmit në Kosovë, ndërkohë që, me kohëgjatësinë e saj, vepra e tij është një përmbledhje e begatshme e mendimit kritik për pjesën më të madhe të artistëve dhe krijuesve, të cilët, si bashkëkohanikë të tij, jetuan, vepruan dhe krijuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20”.

“Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës vlerëson se vdekja e kritikut Vehap Shita është një humbje e madhe jo vetëm për kritikën teatrore dhe kinematografike kosovare, por edhe për gazetarinë, publicistikën, letërsinë, fushën e përkthimit dhe përgjithësisht për botën e letrave, për artin dhe kulturën kombëtare. Emri, jeta dhe vepra kritike, letrare, gazetareske e publicistike e z. Vehap Shita, sot dhe në të ardhmen, do të jenë pjesë e natyrshme e memories sonë kulturore, përmes të cilës ne, si një vlerë e veçantë dhe thellësisht profesionale, do të vazhdojmë t’i referohemi trashëgimisë së tij, pa të cilën nuk do të mund të shkruhet e as të interpretohet historia e teatrit kosovar”.

“Ne të gjithë lutemi, që shpirti i tij të pushojë në paqe të përjetshme!”, përfundon letra ngushëlluese e Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës.

Thaçi e Limaj bashkë në një lokal në Malishevë

0

Thaci-Limaj bashkeDy ish-bashkëluftëtarët e UÇK’së dhe bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e Fatmir Limaj, të cilët për arsye politike i kanë ndarë rrugët e tyre, janë parë duke qëndruar së bashku në një lokal në Malishevë.

Se malishevasit i duan këto dy figura të larta të UÇK-së dëshmon edhe kjo foto e realizuar nga infodirekt në një lokal të Malishevës./Express/Thaçi e Limaj-foto

Kërkojnë nga UPZ të krijojë kuotë për regjistrim të studentëve romë

0

Vataj-Jolxhi ShalaRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të hënën ka pritur në një takim përfaqësuesit e komunitetit romë në Prizren, Jolxhi Shala, kryetar i KNRP-së dhe Kujtim Pacaku, deputet i Kuvendit Kosovës nga ky subjekt politik.

“Rektori Vataj theksoi se si të gjithë të tjerë edhe studentët e këtij komuniteti do t’i mbështesë që të kenë mundësi të sigurojnë shkollim universitar që nesër të bëhen të zotë e vetvetes dhe të kontribuojnë për familjet e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti kërkuan nga UPZ që të krijojë një kuotë për regjistrim të studentëve nga kjo kategori e shoqërisë, që tu jepet mundësia për shkollim, pasi që kjo është pika më e dobët e këtij komuniteti.

Rektori Vataj i siguroi se këtë çështje do ta diskutoj në MASHT, pasi që është kompetent për caktimin e kuotave dhe se do të bëjë çfarë është e mundur që në suaza të ligjit të sigurohet përfshirje në arsimin e lartë edhe për këtë kategori të shoqërisë përmes krijimit të një kuote të posaçme”, thuet në kumtesën e UPZ-së. /PrizrenPress.com/

Rektori i UShA-së të Vjenës, Arthur Mettinger vizitoi UPZ-në

0

Vataj-Arthur MettingerRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të hënën ka pritur në një takim rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës, Arthur Mettinger, njëri nga universitetet me prestigjioze evropiane, me të cilin është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve. Ky Universitet është edhe grand mbajtës i projektimit “Ngritja e autonomisë dhe llogaridhënies financiare në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë”, i financuar nga Komisioni Evropian përmes programit TEMPUS. Në takim ishte edhe drejtori i “Wus Kosova”, Bud Dedaj, një organizatë e cila ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e UPZ-në që nga themelimi.

“Rektori Vataj pasi shprehi kënaqësinë e tij që pret në një vizitë rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës, një universitet prestigjioz dhe që është rektori i parë nga universitetet evropiane që takon në fillim të punës si rektor i UPZ-së, theksoi se kontributi i Austrisë në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosova ka qenë i madh, për të cilën gjë shprehi falënderime ndaj shtetit austriak”.

“Vataj potencoi se është në interes të Universitetit të Prizrenit që të bashkëpunojë me një universitet të tillë, si në projekte të përbashkëta, kurikula, shkëmbim të mësimdhënësve dhe studentëve etj., duke shtuar se UPZ mund të mësoj shumë nga përvoja shumëvjeçare e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës”.

“Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës, Arthur Mettinger e falënderoi rektorin Vataj për mikpritjen dhe gatishmërinë e shprehur për të bashkëpunuar. Ai theksoi se Universiteti të cilin e drejton është i gatshëm për të dhënë kontributin e vetë për zhvillimin e Universitetit të Prizrenit dhe për bashkëpunim në fushat e cekura. Ai shtoi se në të ardhmen do të takohen prapë dhe do të bisedojnë për konkretizimin e bashkëpunimit në fushat përkatëse”.

“Në fund të vizitës rektori Mettinger me bashkëpunëtor vizitoi sektorin e financave në Administratën e UPZ-së ku takoi personelin përkatës dhe u njoftua me ambientet e punës në këtë sektor”, thuhet në kumtesën e UPZ-së./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Rama i dha leksion politikës serbe

0

Jakup Krasniqi14-12Ish-kryeparlamentar, tani deputet në Kuvendit e Kosovës, Jakup Krasniqi ka lavdëruar paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, përball kryeministrit serb Vuçiq.

“Vizita e Ramës në Beograd tregoj:

Se Rama është lideri më stabil në Evropën Juglindore,
Se fjalët i mendon dhe i thotë me mençuri të veçantë dhe
Politikës serbe i dha një leksion të rëndësishëm për politikat që duhet të udhëhiqen në rajonin tonë.
Politika evropiane, në Ballkanin e trazuar e ka gjetur përfaqësuesin e saj të denjë”, shkroi Krasniqi në Facebook.