26.6 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 7444

Demaçi: I lumtë Edi Ramës!

0

Adem DemaciVeprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd.

“Unë e kom ditë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një burrë shteti serioz dhe seriozitetin e vet e tregoj mas gjithë atyre që ndodhen në ndeshjen Shqipëri-Serbi, pranoj të shkoj dhe ta vizitoj Serbinë. E kam ditë që Rama ka me fol fjalë të vërteta”, ka thënë Demaçi në një bisedë për Indeksonline.

Ai thotë se Serbia ka qenë shtet çetnik, dhe se Rama, ua tha fjalët e duhura dhe të vërteta.

“I lumtë Edi Ramës, vetëm në këtë mënyrë Evropës i tregohet se Serbia ka qenë shtet qetnik. Andaj, kjo është mirë të shkojmë në Serbi dhe të flasim fjalë të vërteta”, ka theksuar Demaçi.

Kosovarja që synon ta përfaqësojë Zvicrën në “Eurovision”

0

Arbëresha Latifaj-kengetareArbëresha Latifaj është duke konkurruar për të marr pjesë në festivalin muzikorë “Eurovision Song Contest Swizerland”, ku fituesi do të përfaqësoj Zvicrën në “Eurovision” i cili mbahet në maj të vitit tjetër në Austri.

Në këngën e saj “Same Stars” ajo këndon kundër paragjykimeve të njerëzve, në veçanti ato që bëhen ndaj kosovarëve. Për ta dërguar Arbëreshën në finale, kërkohet të votohet në sajtin esc.srf.ch i cili është i hapur deri me datën 17 nëntor.

Arbresha Latifaj studion për muzikë në Cyrih por në të njëjtën kohë ajo edhe realizon këngë të reja. Këtë vit vajza nga Kosova që jeton në Kreuzlingen të Zvicrës ka vendosur që të konkurrojë për të marr pjesë në “Eurovision Song Contest Swizerland”.

Kënga dhe klipi më titull “Same Stars” flet kundër paragjykimeve të njerëzve në vende të ndryshme, e në veçanti kundër kosovarëve në Zvicër.

“Arsyeja pse dëshiroj të përfaqësoj Zvicrën në ”Eurovizion” është sepse dua të luftoj paragjykimet të cilat këtu kanë qenë kundër kosovarëve. Qëllimi i muzikës sime është gjithashtu për të nxitur mirëkuptimin ndërkombëtarë. Unë dua të them bëni dashuri e jo luftë”, ka thënë Arbëresha, transmeton “albinfo.ch”.

Këngëtarja Latifaj më këtë pjesëmarrje dëshiron të tregoj një imazh tjetër të kosovarëve në Zvicër. “Unë duhet ë bëj diçka për shkak të prejardhjes sime e cila nuk pranohet si duhet këtu. Shpesh më është krijuar ndjenja që nuk jemi të mirëpritur dhe ka paragjykime.

Për këtë unë ngas biçikletë, dhe jo BMW”, ka thënë ajo.

Pasioni i saj është i lidhur me muzikën, ndërkaq pëlqen teatrin, letërsinë gjermane, udhëtimet, por me mburrje pranon se është kosovare.

Arbëresha shpreson që pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest Swizerland” do të i hap dyer të reja në karrierën e saj, ndërkaq kërkon nga të gjithë që ta votojnë në sajtin e më poshtëm esc.srf.ch i cili është i hapur deri në mëngjesin e datës 17 nëntor.

Tre të lënduar nga një aksident në Prizren

0

aksidenti 555Tre persona kanë pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur në mes dy veturave në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë, si pasojë pos dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra K-Shqiptare”, njofton Policia.

Të lënduarit pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren

0

arrestimi 2Një person është arrestuar në rrugën “William Woker” në Prizren. I arrestuari është dërguar në qendrën e ndalimit.

“Duke u bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Prizren: Një muaj paraburgim ndaj 11 të pandehurve për kontrabandim me migrantë

0

Gjykata themelore ne prizrenGjyqtari i procedurës paraprake – Departamenti për Krime të Rënda, i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve Isaj Hoxhaj, Sejdi Hoxha, Florijan Hoxha, Velard Hoxha, Agron Hoxha, Valon Hasani, Visar Hasani, që të gjithë nga fshati Randobravë, Komuna e Prizrenit, Ekrem Rustemi, nga fshati Stanovc i Ulët, Komuna e Vushtrisë, Visar Jashari, nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, Blerim Beçaj nga Prizreni MiloshPetroviq nga fshati Gracë, Komuna e Vushtrisë, ju caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale, kontrabandimi me migrantë nga neni 170 parag. 1 lidhur me nenin 31 të KP-së dhe veprës penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 parag.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 05.11.2014 në ora 06:30, dhe do të zgjasë deri me datën 05.12.2014.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, se nga muaji Prill deri në Tetor të vitit 2014, duke vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë pasurore merren me kontrabandimin e migrantëve , në atë mënyrë që kontaktojnë me të dëmtuar- persona të interesuar për të dalur nga Kosova në vende të ndryshme të Evropës, dhe pas kontaktit me të dëmtuarit bëjnë marrëveshje rreth takimeve, kohën e nisjes, kush do ti përcjellë të dëmtuarit në destinacionin e kërkuar duke përfshirë gjithë organizimin e transportit të tyre deri në destinacionin e dëshiruar, dhe për këto shërbime paguajnë shumën nga 1800 euro deri në 3500 euro për një person”, tha Kicaj. /PrizrenPress.com/

Një muaj paraburgim kërcënuesin e Stacionit Policor në Prizren

0

Prizren-Qendra paraburgimitGjyqtari i procedurës paraprake – Departamenti i Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit, vendosi që ndaj të pandehurit Jetnor Germizaj nga Prizreni, t’i caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 parag. 2 lidhur meparag. 1 të KP-së.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 06.11.2014 në ora 16:20min, dhe do të zgjasë deri me datën 06.12.2014.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 04.11.2014, rreth orës 19:53 min. Në Prizren, seriozisht e kanos Stacionin Policor në Prizren, për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm në atë mënyrë që nga kabina e PTK-së nr.3. me numër të telefonit 029-624-881, e cila gjendet te Stacioni i Autobusëve në Prizren, thërret në telefonin zyrtar 192 dhe kanos me fjalët: ‘E keni zënë shefin – dilerin e drogës (duke aluduar në personin i cili gjendet në paraburgim ShefqetHallaqi), ka me ua bë ma zi se ai me kallash'”, tha Kicaj./PrizrenPress.com/

Begaj priti përfaqësuesin e UN HABITAT-it në Kosovë

0

Begaj-Ishaku MaitumbiKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot përfaqësuesin e ri të UNHABITAT-it në Kosovë, Ishaku Maitumbi. Ky takim kishte karakter njoftues, pasi Maitumbi, ka marrë këtë detyrë, ndërsa Malisheva dhe UNHABITAT-i, bashkëpunojnë në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), si dhe kanë bashkëfinancuar zgjerimin dhe rregullimin e urës kryesore në Malishevë.

Kryetari Begaj, fillimisht e uroi për përgjegjësinë e tij në këtë organizëm me rëndësi të Kombeve të Bashkuara, si dhe e falënderoi për angazhimin e tij, edhe në të kaluarën në UNHABITAT në përgjithësi, si dhe në veçanti në Malishevë, përderisa premtoi bashkëpunim të ndërsjellë në realizimin e projekteve të përbashkëta, si në finalizimin e PZHK-së, ashtu edhe në projekte tjera.

Nga ana tjetër, Ishaku Maitumbi, tha se është i informuar me Planin Zhvillimor Komunal, si dhe që ka marrë informacione për shumë zhvillime në Malishevë, siç tha edhe vet, “se është bërë shumë në zhvillimin e Malishevës”. Sipas zyrtarit Maitumbi, dhe kryetarit Begaj, Plani Zhvillimor Komunal është prioritet i dy palëve, dhe pritet që deri në dhjetor të përfundoj.

Begaj, e ka informuar përfaqësuesin e UNHABITAT-it, për angazhimet dhe prioritetet e komunës dhe resurset që ka Malisheva për zhvillim. /PrizrenPress.com/

Baraliu: Hashim – zgjohu prej amullisë sa s’ta ka hangër uki krytë

0

Bleron Baraliu-analistAnalisti politik, Bleron Baraliu ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi që të thërras seancën konstituive.

Sipas tij, Thaçi këtë duhet ta bëjë shumë shpejt. Baraliu në një postim në Facebook i ka thënë Thaçit se kur populli t’i hapë sytë, “nuk keni me i vytë as drunit e as hunit”.

Lexojeni të plotë postimin e Baraliut.

Hashim – zgjohu prej amullise sa s’ta ka hanger uki kryte

Ne mungese te kohes per t’ia derguar nje leter te shtruar e miqesore PDK-se, e vecanarisht liderit te saj, po ua them shkurt dhe me nje gjuhe me te kulturuar se ambasadorja e vendit ku jetoj e punoj une:

Hashim Thaçi – mos e (ban lluge) punen, se kur populli t’i hape dy syte, nuk keni me i vyte as drunit e as hunit (A te kujtohet si t’ka pas thane Baca Idriz a jo?!)

Hashim – ti po mashtrohesh dhe kurajohesh nga plogeshtia dhe naiviteti i kundershtareve te tu politik, te cilet, perveq se po te rrin gjithmone dy hapa mbrapa fal mosdijes se tyne, po kercenojne me lloj lloj kongjekcionesh kote e ne fund te dites mezi e perbijne nga nje caj rusi bashke me kokatjet e veta; POR mos harro se kur ti mbledh populli bete, ai nuk vet as per din e as per iman, po kurrizin ta ban bark ta ban. Mos thuj nuk e kom dite!

Lej pollavrat, dhe mos e detyro dikend tjeter me ta ba ni zile ty dhe zonjes Flore, po cohu SOT, hiq ma vone, thirre per kafe te mengjesit edhe caktone seancen jo ma larg se mesi i javes tjeter. Ti lexoje si te kesh deshire, mos kujto se po te dergoj mesazh prej New Yorku a Washingtoni, veq mos thuj pastaj kam kujtu se po ban hajgare, se ma zi te del se me 2011! K’te po ta kallxoj, mos thuj se kom dite!

Triumfuesit e MTV European Music Awards 2014

0

MTV European Music Awards 2014Është mbajtur nata gala e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards këtë të dielë në mbrëmje.

Të ftuar të rëndësishëm nga e gjithë bota ku ky eveniment priti në skenë Nicki Minaj, Ariana Grande, Enrique Inglesias, Alicia Keys etj.

Çmimet e rëndësishme, performancat elektrizuese nga këngëtarët e famshëm botërorë e kanë bërë këtë mbrëmje ndër më të ndjekurat dhe me audiencë të jashtëzakonshme.

Shikoni se çfarë ka ndodhur në MTV European Music Awards 2014.

“The medicine seller” fiton edicionin e 12-të të TIFF

0

TIFF14Ka përfunduar mbrëm edicioni i 12-të i “Tirana International Film Festival” ku gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve u shpall edhe fituesi i këtij edicioni të TIF-it, i cili ishte filmi “The medicine seller”.

Festivali i 7 ditor i cili nisi në datën 3 Nëntor, ka sjellë për publikun një program mjaft të ngjeshur e të larmishëm, duke filluar që workshopet e zhvilluara që në orët e para të ditës, e deri në shfaqen e filmave artistikë, dokumentarë, ekperimentalë apo të animuar që janë transmetuar në kinemanë Millenium deri në orët e vona të mbremjeve, raporton ATSH.

Në edicionin e 12-të të TIFF-it plot 5400 filma u paraqitën nga më shumë se 107 vënde të botës të cilët aplikuan në festival, dhe vetëm 83 prej tyre u zgjodhën për të garuar.

Përpara se të jepte çmimin e parë të mbrëmjes atë të “Publikut” filmit “Crossing by Amos” fictionit 18 minutësh të realizuar nga Erza Katz, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e sajë u shpreh se “Ura dashurie për kinemanë, janë 12 vitet e mbështetjes që Ministria e Kulturës i ka rezervuar festivalit ku në të cilin profesionistët dhe pasionantët e rinj kanë krijuar një atmosfere mjaft të veçantë në Tiranë.” “Filmi me metrazh të shkurtër” vijoi ministra në fajlën e saj, “është një gjini që meriton vëmëndje dhe promovim, dhe TIFF-i ka gjetur në Tiranë shtëpinë e kulturës në këtë vënd europian” u shpreh Kumbaro.

Ndërkohë që drejtuesi i mbrëmjes Edi Topi, dhe juritë e kategorive të filmave kanë ndare edhe çmime të tjera.