25.6 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 7458

Arrestohen tre gjahtarë në Lubizhdë të Prizrenit

0

llovaqkaTre persona janë zënë në gjah të kundërligjshëm në fshatin Lubizhdë. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se dy prej tyre janë nga Shqipëria,ndërsa njëri nga Kosovë.

“Rreth orës 14:00, në fushën e fshatit Lubizhdë, policia ka hasur tre persona që kishin dalë për gjah në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e gjuetisë”.

“Pas sjelljes në stacion të policisë është kuptuar se dy gjahtarë ishin nga Shqipëria, ndërsa i treti ishte kosovar. Njëri nga ta posedonte një pushkë gjahu pa autorizim”.

“Që të treve u janë sekuestruar armët dhe municionet dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal i cili së bashku me provat materiale do t’i kalojë prokurorisë për procedurë të më tejme”./PrizrenPress.com/

Vdes një foshnje në Spitalin e Prizrenit, familjarët akuzojnë mjekun

0

spitali i prizrenitNjë foshnje ka vdekur në Spitalin e Prizrenit. Familjarët akuzojnë mjekun kujdestar për moskujdese. Rasti është lajmëruar në Policinë e Prizrenit.

“Një qytetar ka denoncuar në Policinë e Prizrenit neglizhencën e mjekut kujdestar në repartin e lindjeve në spitalin rajonal”, njoftoi zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

“ Sipas denoncuesve, mjeku kujdestar e ka lënë pacienten në dhomën e pritjes dhe është marrë me raste tjera”.

“Ndërkohë familjarët janë njoftuar se foshnja e tyre është pa shenja jete”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për autopsi”/PrizrenPress.com/

PDK-ja mblidhet pasdite

0

Thaci dhe VeseliKëshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 15:00 ku temë diskutimi mësohet se do të jenë zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë, kriza politike. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu.

“Po, do të ketë mbledhje të Këshillit Drejtues ku do të diskutohet lidhur me hapat e mëtutjeshëm të PDK-së, në kuadër të ndërtimit të institucioneve të reja të Kosovës. Dje është mbajt takimi i kryesisë dhe kryesia ka vendosë me e thirr një takim Këshillin drejtues të partisë”, ka thënë ajo.

Vlen të theksohet se Këshilli i partisë së Hashim Thaçit këtë mbledhje do ta mbajnë në ambientin e hotel Victory në Prishtinë. /Zëri/

Jim Carrey fton Bleonën në premierën e filmit të tij

0

97319Bleona ka marrë pjesë në premieren e filmit “Dumb and dumder 2” me aktorin kryesor Jim Carrey, dbe Jeff Daniels.

E veshur me një fustan të bardhë dhe me një paraqitje rrezellitëse Bleona ka publikuar në rrjetet sociale këtë ngjarje duke shkruar:

“Thank you to #jimcarrey for having me tonight at the dumb and dumber to movie premiere tonight ! You rock !!”

Migrimi zvogëlon numrin e nxënësve në Prizren

0

Nxenesit6-16Nga viti në vit, kohët e fundit numri i nxënëse në komunën e Prizrenit ka shënuar rënie. Krahasuar me vitin paraprak, sivjet në shkollat e këtushme fillore numri i tyre është zvogëluar për 234 sish, ndërsa, sipas zyrtarëve, pos uljes së natalitetit, shkak tjetër që ka ndikuar në pakësimin e numrit të fëmijëve në institucionet edukative është edhe migrimi dhe ndërprerja e mësimit.

Në vitin shkollor 2014/2015 në shkollat fillore të komunës së Prizrenit, në të tri gjuhët mësimore në të cilat këtu zhvillohet procesi mësimor, janë gjithsej 26.926 nxënës…/zeri/

Jonuz Kastrati me aktakuzë

0

Jonuz KastratiJonuz Kastrati, ish-zëvendësministër i Tregtisë, është zgjedhur zëvendësdrejtor në shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Malishevë.

Kastrati edhe pse është i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, ka arritur që nga Gjykata të sigurojë dokumentin që nuk është nën hetime./Zëri/

A do të ulen bashkë Blloku dhe Thaçi?

0

blloku opozitarPresidentja Atifete Jahjaga, nuk ka marrë ende konfirmimet nga të gjithë liderët e partive të përfaqësuara në Kuvend, rreth nismës së saj për realizimin e një takimi të përbashkët.
Aktualisht, vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij që t’i përgjigjet ftesës së presidentes. Përderisa partitë e bllokut paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, nuk po shprehin ndonjë interesim për këtë takim.

Ndërkohë, këshilltari politik dhe zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka vlerësuar se takimi i përbashkët i liderëve do të ishte në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike në vend. Ndërsa nuk ka konfirmuar nëse Jahjaga do të thërrasë këtë takim gjatë kësaj jave, si vendimtare për gjetjen e zgjidhjes, Vllahiu ka rikujtuar se kriza politike tashmë po rrezikon të shndërrohet edhe në krizë financiare e buxhetore.

“Sa më gjatë të shkojë kjo situatë aq më e thellë do të bëhet kriza dhe aq më shumë do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve. Ekspertët e ekonomisë thonë se për shkak të situatës së krijuar rënia ekonomike është e madhe, po aq sa edhe investimet e huaja dhe kjo situatë do ta rëndojë vendin posaçërisht vitin e ardhshëm, kurse pasojat do të ndjehen edhe në vitet në vijim”, ka theksuar Vllahiu./politiko.net/

Më mirë zgjedhje se qeveri të përkohshme

0

zgjedhjet5Krijimi i një qeverie të përkohshme nuk do të ishte në interes të vendit. Të paktën kështu vlerësojnë analistët që merren me çështje politike. Për ta, në mungesë të ndonjë alternative tjetër, më mirë do të ishte që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL ka shtruar dilemën se çfarë kuptimi mund të kishte qeveria teknike ose gjithëpërfshirëse nëse liderët politikë, aktualisht nuk po mund të merren vesh për gjera elementare ose për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se është absolutisht kundër çdo lloj tentative për të krijuar një qeveri të tillë.

“Në të dyja rastet nuk ka përgjegjësi as partiake as politike e as qeveritare. Në situatën ku kemi bllokim edhe nga ana e Bllokut opozitar dhe nga ana e PDK-së dhe në situatën ku dihet që gjetja e një zgjidhjeje është tërësisht e pamundur, më mirë do të ishte që të shkonim në zgjedhje të jashtëzakonshme e të mos diskutonim aspak qeverisjen teknike ose gjithëpërfshirëse”, ka thënë Zogaj../tribuna/

LDK-ja ka vendosur: Mustafa kryeministër

0

isa mustafa 3Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është pajtuar për rikonfigurim të marrëveshjes me partitë e Bllokut, në mënyrë që lideri i saj, Isa Mustafa, ta marrë drejtimin e Qeverisë.

Marrëveshja mes partive të Bllokut duhet të ridizajnohet, ndërsa Isa Mustafa do të marrë drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kështu ka vendosur të martën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi që sipas tyre, kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja në vend.

Burime të gazetës “Zëri” brenda kryesisë së LDK-së kanë po ashtu bëjnë të ditur se edhe partnerët e koalicionit paszgjedhor – LAN, janë pajtuar se duhet të lëvizet në drejtim të rikonfigurimit të marrëveshjes, për të mos lejuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. /zeri/

Kuçi: PDK-ja ta dijë se zgjidhja është te Blloku

0

Blerim KuciSekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, ka thënë se zgjidhja për tejkalimin e ngërçit politik është te blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV.

Sipas tij, në një republikë parlamentare siç është Kosova, ata që kanë shumicën në Kuvend e kanë të drejtën për konstituimin e institucioneve funksionale.

Kuçi ka vlerësuar se PDK-ja duhet të shkojë në shtëpi për një kohë të gjatë dhe të mbushet mend se si duhet qeverisur vendin.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se është koha që Ramush Haradinaj të vë në binar normal shtetin e Kosovës. /epoka e re/